ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Projekti Neo-otoman, Aleanca Kuq e Zi, parti turke

Shko poshtė

10052012

Mesazh 

Projekti Neo-otoman, Aleanca Kuq e Zi, parti turke Empty Projekti Neo-otoman, Aleanca Kuq e Zi, parti turke




Projekti Neo-otoman, Aleanca Kuq e Zi, parti turke Beteja-e-vienes-300x254Alfred Lela

Pse u shoqėrua me mister vizita nė Washington e Kreshnik Spahiut dhe kush e mundėsoi atė? Kush ėshtė ndėrmjetėsi mes Kreshnik Spahiut dhe interesave turke nė Shqipėri? A janė tė interesuar amerikanėt pėr njė rimėkėmbje tė Perandorisė sė dikurshme Osmane? A ka ardhur koha qė pas infrastrukturės sė biznesit, arsimit dhe ideve turke, Ankaraja tė pėrfaqėsohet edhe politikisht nė Shqipėri? Neo-otomanizmi, njė doktrinė apo njė shpikje?
***
Shkrimi i plotė bashkangjitur reagimet e (linku kėtu) z. Nuh Tokēelik e avokati i Fetullah Gylenit tė botuara nė numrin e ri tė revistės
Kur javė mė parė, njė panel gazetarėsh, tė ftuar nė studion e Top Story tė Sokol Ballės, ngulmonte te pyetja se ‘si i siguronte paratė pėr tė mbuluar shpenzimet e aktiviteteve tė Aleancės Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu nxirrte diēka nga xhepi i brendshėm i xhaketės. “Asi nėn mėngė’ ishin kartat e anėtarėsimit, njė prej tė cilave, sipas shefit tė AKZ, kushtonte 10 euro. Spahiu, duke nėnvizuar atė qė ai quante ‘sukses tė madh tė Aleancės’, pėrmendi Durrėsin dhe sesi, sipas tij, vetėm nė kėtė qytet, vetėm nė njė ditė, kishte pasur mbi 1 mijė anėtarėsime. Duke luajtur me njė shifėr qė njė prej gazetarėve tė ftuar ia quajti ‘hiperbolė’, ai i shtyu dhe mė tej kartat, duke u shprehur se Aleanca Kuq e Zi synon njė anėtarėsi prej 1 milionė vetėsh. “Bėjeni vetė llogarinė, sa bėjnė 1 milion herė 10 euro”, i sfidoi gazetarėt Spahiu, duke i dhėnė kėshtu publikut njė pėrgjigje tė vagullt, por edhe tė pasaktė mbi financimin e lėvizjes sė tij, tė saposhpallur parti.
Njė milion anėtarė herė 10 euro, bėjnė plot 10 milionė euro, duhet tė ketė menduar njė publik pasiv, i humbur para retorikės nacionaliste tė shefit tė Aleancės, qė ka premtuar ‘shfronėsimin e sulltanėve’, mandate tė kufizuara, heqjen e imuniteteve bashkė me nxjerrjen jashtė skenės politike tė PD-sė e PS-sė, tė dyja kėtyre ‘partive bolshevike’, dhe zėvendėsimin e tyre me forcėn e parė, qė njėrit prej gazetarėve tė ftuar sėrish iu duk hiperbolike, e qė do tė ishte pikėrisht formacioni qė ai kryeson, tashmė zyrtarisht, Aleanca Kuq e Zi. Qė pas intervistės nė Top Story, revista MAPO ka kryer njė hetim duke hulumtuar mbi burimet e mundshme tė financave tė Aleancės Kuq e zi.
Misteri i njė vizite dhe lidhja turke
Nė botėn e ndėrlikuar tė politikės, financimet vijnė bashkė me sponsorizimet apo lobimet. Kėto tė fundit janė edhe mė tė shtrenjta se financimet e drejtpėrdrejta nė formėn e donacioneve apo blerjeve tė kartave tė anėtarėsimit. Njė sponsorizim i tillė politik mund tė konsiderohet vizita nė Amerikė e Kreshnik Spahiut. Ky tur u krye me statusin e sapomarrė tė shefit tė Aleancės Kuq e Zi dhe jo nė atė tė nėnkryetarit tė Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė. Njė vizitė nė njė status tė tillė, z. Spahiu e pat kryer nė vitin 2008. Vizita nė Washington e kreut tė Aleancės Kuq e Zi ėshtė hapur e mbyllur me mister. I vetmi akt transparence ka qenė njė intervistė e Kreshnik Spahiut pėr radion Zėri i Amerikės, seksioni shqip, ku ėshtė folur me terma tė pėrgjithshėm. Edhe vetė pyetjet e gazetares nuk kanė sqaruar shumė pėr nivelin, shtrirjen apo qėllimin e vizitės nė Washington tė kreut tė Aleancės. Njė prej tyre ka filluar me ‘sipas njė zyrtari amerikan’. Arsyet se pse vizita ka lėvizur brenda njė axhende tė pasqaruar dhe gjysmė sekrete kanė tė bėjnė me atė se ajo ka qenė njė investim privat, mė saktė njė lobing individėsh pranė zyrtarėve amerikanė. Lobimi ėshtė njė industri mė vete nė rrethet politike e diplomatike nė Washington, ku grupet e interesit, shtetet, aleancat rajonale, kompanitė e mėdha apo edhe individėt kėrkojnė mbėshtetje nga Kongresi apo Shtėpia e Bardhė pėr axhendat e tyre. Sipas pėrllogaritjeve, miliarda dollarė ēdo vit ndėrrojnė duart si derivat i drejtpėrdrejtė ose anėsor i pėrpjekjeve tė firmave apo individėve lobues. Burime diplomatike, me kushtin e anonimatit, i thanė revistės MAPO se vizita e Kreshnik Spahiut nė Amerikė ėshtė mundėsuar nė sajė tė ndėrmjetėsimit tė njė shtetasi turk, Nuh Tokēelik.
Tokēelik dhe elitat shqiptare
Tokēelik, nė fakt, nuk ėshtė vetėm qytetar turk: ai ka marrė nėnshtetėsinė shqiptare pas njė vendimi tė Presidentit tė Republikės sė Shqipėrisė, Bamir Topi, me dekret nr.6924 tė datės 15 mars 2011. Nuh Murat Tokēelik ėshtė i njėzeti, nė njė listė me 24 emra gjithsej, tė cilėve presidenti Topi ka vendosur t’u japė nėnshtetėsinė shqiptare. Nuh Tokēelik drejton Qendrėn e dialogut “Prizmi”, i cili paraqitet nė publik si njė fondacion kulturor qė kontribuon nė dialogun ndėrfetar dhe ndėrkulturor. Kjo qendėr ka botuar pjesėn mė tė madhe tė veprave tė mendimtarit bashkėkohor turk Fetullah Gylen. Mė saktė, Nuh Tokēelik ėshtė pėrfaqėsues i Fetullah Gylenit nė Shqipėri. Gjatė vitit tė shkuar, tė gjitha gazetat shqiptare u pėrmbytėn nga shkrime promocioanle apo komente rreth Fetullah Gylenit dhe rolit tė tij si dishepulli i paqes ndėrfetare e ndėrkulturore.
Viti 2011 ka qenė gjithashtu njė vit i ngjeshur me simpoziume e veprimtari tė tjera, tė cilat kanė pasur si qėllim pėrhapjen nė Shqipėri tė ideve tė Gylenit. Sipas gazetės ‘Start’, e cila ėshtė njė botim online i universitetit ‘Epoka’, gjithashtu njė qendėr e pėrhapjes sė kulturės turke, nė njė simpozium me temė idetė e Gylenit, tė 11 tetorit 2011, kanė marrė pjesė emra tė njohur tė botės akademike shqiptare. Ndėr tė tjerė, Gjergj Sinani, Zyhdi Dervishi, Adriatik Kallulli, Agron Tufa. Programin, vazhdon gazeta ‘Start’, e ka pėrshėndetur drejtori i shtėpisė botuese “Prizmi”, Nuh Tokēelik. Tė pranishėm, sipas ‘Start’, ishin zv.ministri i Arsimit, Halit Shamata; zv.ministri i Mbrojtjes, Ekrem Spahia; ish-prefekti i Tiranės, Ruzhdi Keēi; kryetari i “Forumit Shqiptar pėr Aleancė tė Qytetėrimeve”, Besnik Mustafaj; si dhe studiues e akademikė, artistė, shkrimtarė e tė tjerė.
Pėrveē rrafshit akademik, Tokēelik ka vijuar kontaktet edhe me botėn fetare, pėrkatėsisht atė muslimane. Tė enjten e 24 qershorit 2010, sipas sajtit online tė Myftinisė sė Shkodrės, ai ka bėrė njė vizitė nė kėtė institucion fetar, ku ėshtė pritur nga imami Muhamed Sytari. Tokēeik ka mundėsuar edhe njė vizitė nė Turqi nė nėntor 2007 tė Kryegjyshit Botėror tė Bektashinjve. Kryegjyshi ėshtė shoqėruar gjatė gjithė vizitės nga pėrfaqėsuesi i PRIZMIT nė Shqipėri, Nuh Tokēelik.
Njė tjetėr simpozium pėr pėrhapjen e ideve tė Fetyllah Gylenit, organizuar nga Universiteti i Tiranės, Universiteti ‘Fatih’ nė Turqi dhe qendra e Dialogut ‘Prizmi’, mbėshtetur edhe nga Ministria e Kulturės, ėshtė organizuar nė mars tė vitit tė shkuar. Nė takim kanė marrė pjesė 36 akademikė tė shquar, sipas lajmėrimit zyrtar pėr aktivitetin, ‘nga Shtetet e Bashkuara, Australia, Anglia, Franca, Turqia, Kosova, Bullgaria, Gjermania dhe sigurisht edhe nga Shqipėria.’
Tė enjten e 15 marsit, ‘Epoka’, njė universitet turk, organizoi njė Forum me temė ‘Partitė e reja dhe risitė qė do tė sjellin nė konfigurimin e politikės shqiptare’. I ftuar pėr tė moderuar Forumin ishte gazetari Blendi Fevziu, autori i emisionit qė mbahet si me ndikimin mė tė gjerė politik nė vend. Pak kohė mė parė, siē vėrente publicisti Mark Marku nė njė shkrim pėr gazetėn Mapo, nė njė ‘nder’ qė u bėhet vetėm politikanėve tė kalibrit Berisha e Rama, Kreshnik Spahiu i Aleancės Kuq e Zi ishte i ftuar nė njė pėrballje me gazetarėt nė studion e Top Story tė Sokol Ballės, njė tjetėr gazetar me ndikim nė Shqipėri. Balla, pak ditė mė pas, botoi njė koment po nė gazetėn ‘Mapo’ me titull ‘Kreshniku, rreziku qė vjen nga Greqia’. Nė tė, gazetari i njohur mundohej tė vinte njė shenjė barazimi mes AKZ sė Spahiut dhe ‘mamuthėve’ tė politikės shqiptare PD e PS, duke projektuar njėfarė force tė kėrkuar pėrmes numrave. Sokol Balla ishte, nė fakt, i pari nga gazetarėt e rėndėsishėm qė i mėshonte idesė se me ‘Aleancėn’ kishte ardhur njė aktor i dorės sė parė nė politikėn shqiptare.
Aleanca Kuq e zi si outpost i neo-otomanizmit
Aleanca Kuq e Zi ka hyrė nė skenėn politike shqiptare si lėvizje populiste, e cila nė fillim u mor pėr njė sofistikim tė Tifozave Kuq e zi, njė Projekti Neo-otoman, Aleanca Kuq e Zi, parti turke Revista-mapo-Mars-grup ultrasish tė kombėtares shqiptare tė futbollit. Tifozat Kuq e zi ishin tė organizuar me karta anėtarėsie, tė cilat pėr njė shumė prej 10 dollarėsh u lejonte tifozėve udhėtime tė organizuara kur luante kombėtarja dhe bileta autobusi, avioni, stadiumi apo hotele me ēmime tė ulura. Pėrveē emrit Kuq e zi, Alenca mori nga Tifozat edhe idenė e kartės sė anėtarėsimit. Tubimet dhe retorika e Aleancės nė fillim u ngjanin pikė pėr pikė atyre tė tifozave tė njė skuadre futbolli: njė grusht njerėzish, kryesisht tė rinj tė zemėruar mbuluar me flamuj e shenja tė tjera tė regalias shqiptare, zaptonin sheshe tė vogla dhe aty, herė dal vivo e herė me megafona, bėnin tė njohur idetė apo kauzėn e tyre. Njė pikė tjetėr ku Aleanca i ngjante Tifozave ishte edhe identifikimi i tė dyjave me njė ndjenjė tė fortė anti-greke. Kjo e fundit erdh e u bė modė e organizuar, sidomos pas ndeshjeve tė dy kombėtareve, Shqipėrisė e Greqisė. (Nuk ka njė kufi tė saktė ndarės mes asaj nėse janė Tifozat Kuq e zi qė lindėn anti-greqizmin nėpėr stadiumet shqiptare, apo ėshtė antigreqizmi qė lindi Tifozat Kuq e zi.) Paralel me tubimet, pa ndonjė valencė shoqėrore e politike, u shfaq nė skenė edhe Kreshnik Spahiu, nėnkryetar i Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė. Diskursi i tij ishte gjithashtu nacionalist me nota tė theksuara antihelene. Temat janė tė njohura: varret e ushtarėve grekė, arrestimi i njė dhunuesi shqiptar tė tyre nga Tepelena, tubimet nacionaliste para Komisariatit tė kėtij qyteti. Pėr tė ardhur te klimaksi qė e katapultoi Spahiun nė skenėn e madhe: ndėrrimi kombėsisė. Kreshnik Spahiu, shpejt e shpejt, u bė njė ‘kalorės’ kundėr ndėrrimit tė kombėsisė, pėr tė cilin individė tė ndryshėm, pėr interesa financiare, kryesisht nė Jug tė vendit dhe me prejardhje ortodokse, ishin gati tė shkelnin edhe ligjin. Aksioni i Spahiut, brenda rolit tė tij si funksionar i sistemit tė drejtėsisė, rezonoi jo vetėm me popullatėn, por edhe me njė pjesė tė mediave. Prej kėtu kurba e retorikės sė Spahiut filloi tė rritej, ndėrsa aktiviteti i tij tė zgjerohej. Aleanca Kuq e zi dhe Kreshnik Spahiu filluan tė identifikoheshin me njėra-tjetrėn. Pa kaluar shumė, Spahiu u bė Aleanca Kuq e zi, gjė qė binte ndesh me ‘kultin e individit’ nė partitė e tjera, tė cilat ai mėtonte tė zėvendėsonte. Si gjithmonė, retorika mbetej nacionaliste dhe nė qendėr tė saj ishin grekėt, njė ‘armik’ tė cilit mė vonė iu shtuan edhe serbėt, kur Spahiu hapi njė front tjetėr: atė pėr zėvendėsimin e toponimeve greke e sllave me emra shqiptarė. Njė burim i revistės, shumė i afėrt me eksponentėt e AKZ, thotė se financuesit turq tė Spahiut e kuptuan se njė Lėvizje qė i mėshon pafund spastrimit tė peizazhit shqiptar nga greqizmat e sllavizmat, pa pėrmendur turqizmat, shumė shpejt do tė vetėzbulohej. Spahiu ‘e pasuroi’ shpejt e shpejt menunė e retorikės sė tij duke futur nė ‘listėn e spastrimeve’ edhe toponimet turke. Mė vonė, pėr ta anuar edhe mė bindshėm peshoren, Spahiu i shtoi gjellės nacionaliste tė AKZ edhe “sulltanėt e politikės”.
Lidhja Spahiu-Tokēelik-Gylen dhe Amerika
A shkon lidhja Spahiu-Tokēelik-Gylen pėrtej interesave politiko-financiare, dhe sa vend ka ndikimi amerikan nė kėtė raport? Trekėndėshi ėshtė, sė pari, njė bashkim interesash politiko-socialo-financiarė. Gylen ėshtė njė teoricien i mundėsisė pėr dialog e paqtim mes feve e kulturave dhe njė nismė e tillė ka, sigurisht, valencė dhe mbėshtetje globale. Nė rastin e Shqipėrisė ky trekėndėsh lėviz brenda njė gjeometrie tjetėr. Ėshtė tashmė njė doktrinė politike e pranuar edhe nga ministri i Jashtėm turk, njėherėsh teoricien i saj, ideja pėr rikthimin e ndikimit turk nė Ballkan, nė zonat dikur tė pushtuara nga otomanėt. Shtrirja e njė rrjeti tė fuqishėm biznesesh turke nė Shqipėri, shoqėruar edhe me institucione arsimore, si kolegje, medrese e universitete ka kaluar tani, me sa duket, nė njė fazė dhe ekzigjencė tė re e mė kėrkuese: pėrfaqėsimi politik. Nėse interesat greke nė Shqipėri, tradicionalisht, janė parė si tė pėrfaqėsuara nga Partia Socialiste, ato turke janė identifikuar me Partinė Demokratike. Me sa duket, diēka ka lėvizur nė zemberekun e kėtij raporti dhe bartėsit e doktrinės neo-otomane duan ta shohin ndikimin e tyre pėrtej njė raporti Berisha-Erdogan. Marrėdhėniet shqiptaro-greke gjithashtu, qė nga viti 2005 kur e djathta ėshtė rikthyer nė pushtet, kanė qenė tė mira dhe nuk kanė njohur asnjė prej lėkundjeve tė forta tė fillimviteve ’90, kur PD-ja ishte nė pushtet si rishtare politike e gjeostrategjike. Berisha, nė raport me frymėn turke, nuk ndihmohet as nga fjali tė llojit “do t’ia bėj Edi Ramės mė keq se Skėnderbeu turqve”. Turqia ėshtė njė vend qė kėrkon ekspansion ose rikthim te sfera e dikurshme e influencės, ku pjesė tė Ballkanit dhe bota arabe ishin nėn zotėrimin e saj. Kjo ka ardhur edhe si pasojė e refuzimit tė vazhdueshėm europian ndaj kėrkesės sė Turqisė pėr t’u bėrė anėtare e Bashkmit Europian. Pėr njė rastėsi apo fat gjeopolitik, Turqia, njė aleat i vjetėr i amerikanėve, ka edhe mbėshtetjen e Washington-it. Amerikės i shkon pėr shtat njė sferė influence turke brenda sė cilės rrinė Shqipėria, Kosova e Bosnja, kjo sepse Washington-i do ta pėrdorė si pasqyrė tė ‘botės sė mirė muslimane’. Kjo do t’i pėrgjigjej mė sė miri dilemės ngacmuese e kundėrthėnėse ‘a janė kompatibėl Islami dhe Demokracia?’ Po, janė! – do tė ishte pėrgjigjja dhe Turqia me satelitėt e saj e dėshmojnė kėtė. Pax Americana mund tė gjejė njė pėrgjigje, tė paktėn tė pjesshme, te ky realitet i cili mundėsohet edhe pėrmes neo-otomanizmit. Amerika dhe Perėndimi janė duke u marrė ende me fuēinė e barutit qė shpėrtheu pas shpėrbėrjes sė Perandorisė Osmane. David Fromkin, njė historian amerikan, ka shkruar njė libėr voluminoz me kėtė temė dhe ndoshta titulli e pėrkufizon mė mirė paktin ose paqen e britanikėve me otomanėt, qė ēoi nė shpėrbėrjen e Perandorisė Osmane dhe krijimin e njė harte tė re e tė trazuar nė Lindjen e Mesme: Paqja qė i dha fund tė gjitha paqeve.


MAPO
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37545
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi