ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lufta pa gjak: Shqiptaret kunder serbėve

Shko poshtė

31052008

Mesazh 

Lufta pa gjak: Shqiptaret kunder serbėve Empty Lufta pa gjak: Shqiptaret kunder serbėve




Lufta pa gjak: Shqiptaret kunder serbėve
Lufta pa gjak: Shqiptaret kunder serbėve Sp
VLADIMIR KARAJ
Lufta pa gjak: Shqiptaret kunder serbėve Sp
Ushtarė tė njė lufte tė ēuditshme kodesh, shumė herė mė tė avancuar se stėrgjyshėrit e tyre prej tė cilėve kanė trashėguar veē inatet ballkanike dhe dėshirėn pėr tė goditur tjetrin. Shqiptarėt dhe serbėt janė pėrfshirė nė luftėn e tyre tė fundit. Lufta e internetit dhe betejat e saj pa gjak, por me urrejtje, tė cilat nė pjesėn mė tė madhe kalojnė shpesh herė nė heshtje



Ata janė aty. Nėn emra tė rreme, pas kodesh qė i kuptojnė vetėm ata. Me grada dhe uniforma qė ia veshin vetes sipas qejfit. Ushtarė tė njė lufte tė ēuditshme kodesh, shumė herė mė tė avancuar se stėrgjyshėrit e tyre prej tė cilėve kanė trashėguar veē inatet ballkanike dhe dėshirėn pėr tė goditur tjetrin. Shqiptarėt dhe serbėt janė pėrfshirė nė luftėn e tyre tė fundit. Lufta e internetit dhe betejat e saj pa gjak, por me urrejtje, tė cilat nė pjesėn mė tė madhe kalojnė shpesh herė nė heshtje. Hackersat (Piratėt) nuk ėshtė e lehtė t’i gjesh qoftė edhe nė internet ku kalojnė pjesėn mė tė madhe tė kohės, por ėshtė e thjeshtė tė kapėsh gjurmėt e tyre. Dhjetėra artikuj paralajmėrojnė pėr “betejat” e sapombyllura, “paqen” e vendosur dhe kushtet e “luftės”. Pėrndryshe nga tė gjitha ushtritė e tjera, piratėt nuk rrezikojnė asgjė, ata kurrė nuk e shohin armikun nė sy, llogoret e tyre me shumė mundėsi janė kolltukė tė rehatshėm dhe arma e vetme ėshtė njė kompjuter. Ndėrsa tė mundurit nė tė gjitha rastet janė kompanitė apo grupet e ndryshme dhe faqet e tyre tė internetit. Edhe pse e habitshme lufta e tyre vazhdon prej vitesh. Nė internet gjenden dy grupe shqiptare: “Albanian Security Clan” dhe KHG (Kosova Hackers Group), faqet e uebit dhe forumet janė tė mbushura pėrplot me “trimėritė” e tyre qė sidoqoftė duhet tė jenė sekrete.

Beteja e fundit u zhvillua pak kohė mė parė. Nė Shqipėri e pėsuan Posta Shqiptare, faqja e Partisė Demokracia Sociale, ajo e klubit tė futbollit Partizani dhe dy forume ekonomike. Kėshtu thotė: “zdnet.com” duke i shoqėruar me foto tė marra nga faqet pasi kėto ishin sulmuar. Piratėt serbė e justifikonin betejėn me sloganin “Kosova ėshtė serbi” e cila goditi sipas mirėmbajtėsve tė faqeve 12 faqe shqiptare, njė hakmarrje ndaj sulmeve tė KHG, tė cilėt sipas tyre kishin qenė tė parėt qė kishin sulmuar faqe serbe.

Nė faqen e KHG mėson se kėta janė krijuar nė vitin 1998, me qėllim: “Pėr tė mbrojtur faqet shqiptare nga sulmet e piratėve serbė, nė veēanti nga sulmet e shpeshta qė bėnte nė atėkohė grupi serb i njohur me emrin “Crna Ruka’”. KHG lajmėron se ka sulmuar mė parė faqen e internetit tė njė kompanie celulare. Nė faqen topix.com/forum/ėorld/serbia/ gjen njė listė faqesh qė thuhet se janė goditur nga piratėt shqiptarė KHG dhe ASC, tė cilėt pretendojnė se mė parė kanė sulmuar edhe disa faqe interneti nė Greqi, ku nė vend tė pėrmbajtjes u gjendėn parulla pro shqiptare, flamuri shqiptarė dhe himnin. Nė forumin e KHG shkruhet se, kur kanė sulmuar “MOBTEL” e kanė mbajtur kėtė pėr tre ditė tė prishur.

Anėtarėt e kėtyre grupeve nuk para identifikohen, vendqėndrimet e tyre janė tė ndryshme nga sa deklarohen dhe suksesi i tyre matet me numėr faqesh tė thyera. Sigurisht gjithēka qė bėjnė ėshtė ilegale. Dancho Danchev, konsulent i pavarur pėr sigurinė nė internet shkruan se beteja e fundit ėshtė ndalur, “palėt thotė ai kanė bėrė armėpushim dhe janė nė kėrkim tė atyre qė nisėn luftėn”.

Nė internet ka njerėz qė besojnė se lufta kibernetike ėshtė vetėm nė fillimet e saj dhe e ardhmja do jetė po aq e pėrgjakshme. “Kėta njerėz nesėr mund tė ndėrhyjnė nė sistemin e fluturimit tė aeroplanėve dhe tė shkaktojnė po aq viktima sa njė bombardim”, shkruhet nė zdnet.com njė faqe qė njofton sulmet e piratėve dhe ngulmon nė rritjen e sigurisė nė ueb. “Ēfarė njerėzit janė duke bėrė tani nė internet ėshtė sulmi kundėr faqeve dhe vjedhja e kartave tė kreditit apo informacionit, por kjo ėshtė vetėm maja e ajsbergut dhe e asaj qė do tė ndodhė”, shkruan Danchev. Ai dhe tė tjerė hyjnė nė pjesėn e atyre qė besojnė se lufta e internetit duhet marrė seriozisht, ajo u ngjan aeroplanėve qė nė fillim u pėrdorėn vetėm pėr spiunim dhe mė pas u kthyen nė armė vdekjeprurėse. Por sa mund tė shkatėrrojė njė adoleshent apo njė 20-vjeēarė. Duket se shumė. Gazeta e Kosovės, “Lajm” nė njė artikull pėr KHG shkruan se nė pak kohė ata kishin sulmuar dhe prishur faqe si ato tė telekomit serb apo tė disa forumeve. Ndėrkohė vetėm nė pak kohė serbėt u hakmorėn duke goditur postėn shqiptare. Sistemi i sigurisė dhe i mbrojtjes sė internetit duket se nuk do tė evoluojė asnjėherė po aq shpejt sa piratėt tė gatshėm pėr tė qėndruar me orė tė tėra nė ueb dhe shkatėrruar faqe tė tėra informacioni.

Grupet shqiptare dhe serbe, janė ende tė vogla pėr tė qenė mė problematikėt, ndėrsa Kosova qė ėshtė edhe molla e sherrit e tyre nė internet, ka vite qė pėrdoret si e tillė dhe jo vetėm prej tyre. Nė kohėn e luftės nė Kosovė, CNN njoftonte njė sulm hakerash kinezė kundėr faqeve amerikane. Sulmi filloi pas bombardimit tė ambasadės kineze nė Beograd, gjatė fushatės sė NATO-s dhe sipas CNN mjaft faqe amerikane e pėsuan prej kėsaj. Nė internet luftėrat janė tė ndryshme nga ato tė tokės. Por edhe kėtu “ushtritė” janė tė ndara thuajse njėlloj. Palestinezėt qė luftojnė hebrenjtė, turqit sulmojnė grekėt, shqiptarėt godasin serbėt apo e anasjellta dhe gjithēka pėrfundon me njė faqe tė prishur interneti, me sharje, thirrje nacionaliste dhe pėrqeshje, pra pa gjak. Deri tani lufta e internetit veē kokėēarjeve pėr administratorėt e faqeve ėshtė “luftė paqėsore”.
STANDART
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34586
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi