ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Unikaliteti i Shqiperise, ketij vendi te madh

Shko poshtė

02112012

Mesazh 

Unikaliteti i Shqiperise, ketij vendi te madh Empty Unikaliteti i Shqiperise, ketij vendi te madh




Nga Hillary Rodham Clinton, Sekretare e Shtetit, SHBA
Jam shume e lumtur qe jam ketu dhe kam mundesine qe te flas perpara ketij parlamenti te nje Shqiperie te lire, te pavarur, sovrane e demokratike. Z. President, Zonja Kryetare, Z. Kryeminister, anetare te parlamentit, nderi eshte edhe me i madh sepse bashkohem me ju per te festuar jubileun tuaj - 100 vjet pavaresi. Ka qene nje fitore per te cilen keni luftuar shume. Teksa po hyja me - me pelqen shume te them Zonjen Kryetare - me Kryetaren Topalli neper korridore, pashe fotot e paraardhesve tuaj. Ne 100 vitet e fundit ka ndodhur aq shume, por nje gje ka qene e pandryshuar: Shtetet e Bashkuara te Amerikes kane qene miku dhe partneri juaj dhe per kete jemi shume krenare.

Lidhjet tona vetem sa jane forcuar dhe shumefishuar. Dhe nuk ka ndodhur vetem mes qeverive tona; ka ndodhur mes popujve tane. Populli amerikan dhe populli shqiptar ndajne kapacitetin per te demonstruar zhdervjelltesi dhe vendosmeri. Ju, ashtu si ne, keni qene te vendosur per te qene te lire, per te ndertuar nje demokraci te gjalle dhe nje ekonomi ne lulezim. Ju, ashtu si ne, zoteroni deshiren e zjarrte per te lene pas perplasjet e vjetra dhe per te arritur nje te ardhme paqeje dhe mundesie per te gjithe.

Jam shume mirenjohese per kete partneritet dhe per miqesine tone historike, ashtu sic jam mirenjohese per kontributet qe mijera shqiptare kane dhene per vendin tim. E dini shume mire qe aq shume shqiptaro-amerikane sherbejne ne qeverine tone dhe ne forcat tona te armatosura. Jane sipermarres e mesues, inxhiniere dhe artiste, udheheqes fetare, si dhe drejtojne disa prej restoranteve me te mira ne bote.

Kultura shqiptare eshte nje perberes i pasur i jetes amerikane. Arrita ta njoh kete mire si senatore nga Nju Jorku per tete vite. Dhe, Z. President, u ndjeva thellesisht e nderuar qe mora sot Urdhrin e Flamurit Kombetar. Kete do ta adhuroj pergjithmone. Ishte nje tjeter simbol i miqesise se forte qe kemi mes nesh.

Njeqind vjet me pare si kete muaj, Presidenti i SHBA Udrou Uillson mbrojti pavaresine e Shqiperise dhe ndaloi ndarjen e vendit tuaj gjate pasojave te Luftes se Pare Boterore. Ne dhjetevjecaret qe pasuan, udheheqesit amerikane, si demokrate ashtu edhe republikane, ne menyre te perseritur u ngriten per te mbeshtetur te drejtat dhe lirite tuaja, jo vetem ketu ne Shqiperi por anekend rajonit.

I vleresova shume fjalet e Kryetares mbi rolin qe Shtetet e Bashkuara kane luajtur duke rivendosur shpejt marredheniet me Shqiperine ne vitin 1991, ne kohen e Presidentit Xhorxh H. W. Bush. Dhe, sigurisht, isha e nderuar dhe shume e lumtur qe degjova edhe nje here tjeter se cfare kishte bere im shoq, duke ngritur fondin e sipemarrjeve. Si President, Presidenti Klinton themeloi nje fond sipemarrjeje per te sjelle investime amerikane ne Shqiperi, per te mbeshtetur zgjedhjet demokratike ketu, dhe punoi me Shqiperine dhe aleatet tane ne NATO per te mbrojtur Kosoven dhe per te rivendosur stabilitetin ne rajon. Me pas, pese vjet me pare, Presidenti Xhorxh Bush u be presidenti i pare ne detyre qe vizitonte Shqiperine. Dhe, ne vitin 2009, Presidenti Obama ishte krenar qe ju mirepriti juve, sebashku me Kroacine, si anetaret tane me te rinj ne NATO.

Jam sot ketu, ne kete cast historik ne historine tuaj me nje mesazh per popullin e Shqiperise. Shtetet e Bashkuara qendruan me ju per 100 vitet e para te pavaresise dhe do te qendrojme me ju edhe per 100 vitet e ardhshme, dhe per 100 te tjera pas tyre, dhe ato 100 pas ketyre.

Teksa isha ulur ne karrigen ketu pas meje, duke ju veshtruar te gjitheve juve dhe duke pare fytyrat tuaja e duke menduar per prinderit e gjysherit e stergjysherit tuaj dhe gjithcka qe kane hequr - pushtime, diktaturen komuniste, privime te ashpra - eshte e veshtire te besosh sot qe jo shume kohe me pare, Shqiperia ishte vendi me i izoluar ne Europe. Nuk kishit asgje nga ato qe keni sot: liri politike dhe shoqerore, vete-vendosje, dhe shanse. Aq shume shqiptareve iu desh te braktisnin familjet e vendet e dashura per t'i kerkuar tjeterkund.

Megjithate, tani keni aq shume per te festuar. Ky jubile nuk ka te beje vetem me te kaluaren. Eshte edhe nje sfide se cfare do te beheni ne te ardhmen.

Njezete vite me pare, sapo po dilnit nga zgjedha e komunizmit; tani, perfaqesuesit e zgjedhur te popullit perfshihen ne debate dhe votojne hapur ligjet e vendit, veprimtari qe dikur ishin te pamundura.

Ne ate kohe, ekonomia juaj ishte e mbyllur dhe keni punuar fort per ta hapur, per te krijuar kushtet per sipermarrje, tregti e investime, hedhjen e themeleve per mundesi edhe me te mira ne te ardhmen.

Ne ate kohe, Shqiperia ishte vendi i qindra mijera bunkereve prej betoni, nje prove e mosbesimit qe udheheqesit komuniste kishin jo vetem ndaj kombeve te tjera, por edhe ndaj popullit te vet. Tani jeni anetare te vlefshem te NATO-s, pjesemarres te suksesshem ne Forcen Nderkombetare te Sigurise ne Afganistan, dhe shpreh ngushellimet e mia per humbjen e pare te nje ushtari shqiptar atje. Po ecni drejt integrimit te plote ne Europe teksa kerkoni hyrjen ne Bashkimin Europian.

Te gjitha keto jane baza per feste. Por mendoj qe amerikanet dhe shqiptaret nuk mund te jene kurre te kenaqur. Na duhet te pyesim veten, c'mund te bejme me shume? Si mund t'i permiresojme jetet e atyre te cileve iu sherbejme? Nuk mund te ndaleni tani. Keni potencialin te beheni model, jo vetem per kete rajon, jo vetem per Europen, por per te gjithe boten.

Dhe Shtetet e Bashkuara kane interes te madh ne suksesin tuaj. Jo vetem duam te shohim marredhenien tone te rritet edhe me e forte, por duam t'ju shohim edhe juve te rriteni me te forte. Duam te shohim ekonomine tuaj, demokracine tuaj te shkaktoje zili tek kushdo tjeter. Mbeshtesim plotesisht aspiratat e Shqiperise per ne BE sepse mendojme qe kjo do t'ju beje me te forte. Do te jete dicka e mire edhe per Europen dhe, ndonese nuk kemi vote ne ate aplikim per anetaresim, do t'i themi kujtdo qe do te degjoje se sa fort ju mbeshtesim.

Shqiperia dhe populli shqiptar meritojne nje vend ne familjen europiane te kombeve. Kjo eshte dicka jo vetem per te miren tuaj, por do ta bente kete kontinent me te paqte e te sigurt. Por qe kjo te ndodhe, muajt qe vijne paraqesin disa vendime kritike per ju qe jeni ne kete salle, per qeverine tuaj dhe per popullin tuaj. Si mike dhe adhuruese e Shqiperise, jane vecanerisht disa sfida qe shpresoj do t'i permbushni. Jane jetike per perparimin tuaj afatgjate.

Se pari, ju lutem te punoni per te siguruar qe zgjedhjet tuaja te ardhshme te jene te lira dhe te ndershme dhe qe te shihen si te tilla nga e gjithe bota. Ne radhe te pare, kjo duhet ne menyre qe populli i Shqiperise te mund te kete besim tek rezultati dhe tek ju si udheheqesit tuaj. Eshte po ashtu nje sinjal i rendesishem per BE-ne qe politika shqiptare mund te funksionoje paqesisht dhe pa konflikte. E di qe shume prej jush jeni perqendruar ne kete ceshtje dhe po ndermerrni tani hapa per te ngritur nje proces te qarte dhe te efektshem dhe per kete ju pergezoj.

Si dikush qe ka qene ne politike e ka kandiduar ne zgjedhje me kundershti, ne te cilat disa i kam fituar e disa jo, e di se sa e veshtire mund te jete politika ne boten moderne. Mund te deshmoj edhe se si zgjedhjet terheqin vemendjen e botes sepse me Twitter dhe Facebook dhe komunikime te castit, duhet te marresh parasysh qe gjithcka do mesohet, do shihet, cka eshte e mire per demokracine, por vendos nje barre shtese mbi ne qe jemi ne drejtim. Ndaj, nxis jo vetem udheheqesit e Shqiperise, por popullin, qytetaret e Shqiperise, qe te punojne fort per t'i shnderruar keto zgjedhje te ardhshme nje sukses qe pasqyron thellesine e perkushtimit tuaj ndaj demokracise.

Ne te njejten kohe, eshte gjithmone me rendesi t'i kujtojme vetes qe konsolidimi i demokracise kerkon me shume se sa thjesht zgjedhjet. Kerkon sundimin e ligjit. Kerkon institucione te forta, perfshi nje gjyqesor te efektshem dhe te paanshem. Kerkon qe qeveria te jete e hapur ne menyre qe qytetaret te na kerkojne neve, drejtuesve, llogari. Atribute te tilla si keto sigurojne qe demokracia te jape rezultate konkrete per njerezit. Dhe kur keto minohen, duhet dhene llogari.

Se dyti, ju nxis te perballeni me problemin qe ndikon aq shume demokraci ne bote sot, dhe pikerisht korrupsionin. Kjo eshte nje lufte qe cdo vend duhet ta kryeje dhe te fitoje sepse ne mbare boten, korrupsioni eshte nje kancer qe gerryen shoqerite. Shteron burimet, bllokon rritjen ekonomike, eshte mburoje per udheheqes te paafte dhe joetike, dhe ndoshta me e keqja, krijon nje kulture pandeshkueshmerie qe iu gerryen njerezve vullnetin per te permiresuar jetet dhe komunitetet e tyre.

Per kete nuk ka pergjigje te lehte. Eshte po aq i vjeter sa natyra njerezore. Jam e sigurt qe nese do te kishte nje pergjigje te lehte, bota do ta kishte zgjidhur kete problem kohe me pare. Crrenjosja e korrupsionit kerkon perpjekje te pandalshme dhe nje perkushtim te perbashket. Pavaresisht ciles parti i perkisni, pavaresisht cilat jane mosmarreveshjet tuaja, nxis te gjithe udheheqesit e Shqiperise te gjejne vullnetin politik per te punuar se bashku, per t'u perballur me kete kercenim ndaj pavaresise suaj.

Dhe kjo na drejton tek sfida e fundit qe dua te ngre para jush, nje sfide qe ka lidhje me gjithcka tjeter qe permenda. Qe demokracia e Shqiperise te lulezoje, udheheqesve te Shqiperise do t'iu duhet te ndertojne nje kulture bashkepunimi qe kapercen dallimet politike, ajo qe Aleksis de Tokvil, historiani i madh i viteve te hershme te Amerikes, e quante zakonet e zemres. Ato qendrojne ne thelbin e cdo demokracie te suksesshme.

Tani, kjo eshte nje sfide qe disa vende nuk jane kurre ne gjendje ta kapercejne, por une besoj se Shqiperia mundet. Perseris qe kam pervoje personale me kete. Si senatore demokrate, kam punuar shpesh me republikane ne cdo krah per te zgjidhur probleme, per t'u perballur me ceshtje qe ndikonin shtetin tim dhe vendin tim. Dhe mund te keni vene re qe tani sherbej si Sekretare Shteti per Presidentin Obama, ish-rivalin tim.

Njerez perreth botes vazhdojne te me pyesin se si mundet qe Presidenti Obama dhe une te punojme se bashku cdo dite si partnere pasi kemi luftuar aq fort kunder njeri-tjetrit. Me besoni, kam bere gjithcka per ta mundur. Por ai fitoi dhe pastaj me kerkoi te isha Sekretare Shteti e tij. Ndaj, kur me pyesin se si munden dy njerez qe nuk kane lene gje pa thene per njeri tjetrin, qe kane harxhuar dhjetera miliona dollare reklama kunder njeri tjetrit, mbeshtetesit e te cileve perballeshin kudo - kunder njeri tjetrit, si mund te punoni bashke ju te dy? Do t'jua tregoj, eshte nje pergjigje shume shume e thjeshte. Te dy e duam vendin tone. Dhe e di qe nuk ka asnje shqiptar ketu qe nuk e do Shqiperine.

Ndaj shpresoj qe edhe ju do mund te gjeni rrugen tuaj per bashkepunim te sinqerte e te qendrueshem. Ruajini besimet e ndryshme politike, besoni qe mund te jeni nje udheheqes me i mire se sa tjetri. Politika keshtu e ka. Nuk do merreshit me te nese nuk do besonit kete per veten. Por ne fund, vendosja e interesave vetjake dhe interesave partiake prapa interesave kombetare eshte ajo qe iu kerkohet udheheqesve demokratike.

Megjithese populli shqiptar mund t'i gjeje rrenjet e historise mijera vjet pas, kjo periudhe qe vjen mund te jete nje prej periudhave me me pasoja me te cilat jeni perballur, per sa i perket menyres se si do te konsolidoni pergjithmone dhuraten e demokracise per brezat e ardhshem. Dhe ka pyetje qe ju, dhe vetem ju, do duhet te ngrini dhe t'iu pergjigjeni: A do vazhdoje Shqiperia te ngreje tullat e qeverisjes se mire? A do te vazhdojne udheheqesit qe te fitojne besimin e njerezve dhe te sigurojne qe qeveria te prodhoje rezultate? A do te lini menjane politiken personale dhe politiken partiake per te miren e vendit? A do te kryeni reformat qe mbeshtesin rritjen ekonomike duke krijuar mundesi per te gjithe shqiptaret? A do ta luftoni korrupsionin qe iu vjen per shtat nje pakice ne kurriz te shumices? A do te vazhdoni te beni punen e madhe qe kerkohet per te hyre ne Bashkimin Europian, duke pranuar qe ai ofron nje rruge te paqes dhe perparimit afatgjate per qytetaret tuaj? A do te vazhdoni te sherbeni si model per rajonin dhe boten? Toleranca fetare qe ekziston ketu ne Shqiperi eshte nje dhurate e cmuar. Eshte e veshtire ta gjesh kete ne shume vende ne rajon dhe tjeterkund. Vleresojeni ate. Perdoreni si nje tjeter argument ne favor te unikalitetit te ketij vendi te madh.

Keto jane pyetje te veshtira per t'iu pergjigjur. Nuk vij me pergjigjet ketu. Vij me pyetjet. Por vij edhe me nje ndjenje te thelle besimi tek ju. Dhe me lejoni te them qe ndersa merrni vendimet e veshtira qe kerkohen per perparimin tuaj te metejshem drejt Bashkimit Europian, aty ku ju takon, Shtetet e Bashkuara do t'ju mbeshtesin ne keto vendime te veshtira. Ne besojme qe jemi bashke ne kete, Shtetet e Bashkuara dhe Shqiperia.

E dime se cfare lloj bote duam per femijet tane dhe per brezat e ardhshem. Eshte nje bote mundesish dhe tolerance dhe perfshirjeje. Eshte nje bote e te drejtave te njeriut ku perfshihen te gjithe, qe i japin cdo njeriu nje shans per te permbushur potencialin e dhene nga perendia. Dhe si udheheqes te demokracive ne shekullin e 21-te, eshte detyrimi yne solemn per t'i dhene keto rezultate per njerezit qe na kane dhene besimin.

Ju shoh juve dhe shoh te ardhmen. Besoj qe do te perballeni me sfidat dhe do te rrokni mundesite e shekullit qe kemi perpara. Dhe, te pakten une, do t'ju nxis dhe do t'i tregoj kujtdo qe do te degjoje se nese doni te shihni demokracine e vertete ne veprim, shkoni ne Shqiperi.

Urime dhe Perendia ju bekofte juve dhe Perendia e bekofte Shqiperine.

* Fjalim per Nder te 100-Vjetorit te Pavaresise se Shqiperise mbajtur dje ne Kuvend

Marre nga Koha Jone
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 38525
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi