ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rruga e vėshtirė drejt dijes sė tregut

Shko poshtė

02062008

Mesazh 

Rruga e vėshtirė drejt dijes sė tregut Empty Rruga e vėshtirė drejt dijes sė tregut




Rruga e vėshtirė drejt dijes sė tregut
Rruga e vėshtirė drejt dijes sė tregut Sp
ALBAN BALA
Rruga e vėshtirė drejt dijes sė tregut Sp


Para pak ditėsh, njė njeri qė importon ēorape, mė pyeti si mund t’i investonte gati njė milion dollarė qė ka fituar pėr disa vite punė nė “dyqanin” e tij, 15 metra katror, nė Tiranė. Me mallra tė lirė ai ka fituar njė pasuri tė shtrenjtė. “Por njerėzit nuk blejnė mė si dikur”.

Tregtia qė ai zhvillon i zė vetėm gjysmėn e ditės, ngase puna e tij prej vitesh ėshtė shitja me shumicė. “Meqė kam kohė pasdite, - tha - mund tė bėj edhe ndonjė gjė tjetėr. Por nuk dua t’i humb ato para. Dua t’i shtoj. Sipas teje, ēfarė mund tė bėj?”.

Pėrballė kėtyre pyetjeve tė thjeshta, tė arrish tek pėrgjigjet nuk ėshtė kaq kollaj. Ndaj edhe konsulenca mbetet njė ēelės i artė pėr tė hapur dyert e shumė kapitaleve qė ose jetojnė tė trembura nė errėsirė, ose qarkullojnė pa adresė dhe pa efikasitet.

Nėse dilema proverbiale e tregut mbetet “mė mirė tė dish apo tė kesh?”, sot e vėrteta ėshtė se mund t’i kesh tė dyja, nėse di.

Banka Evropiane pėr Rindėrtim dhe Zhvillim ka nisur t’u pėrgjigjet kėtyre dilemave nė mėnyrėn mė tė mirė pėrmes Programit tė Kėshillimit tė Biznesit – BAS. Ajo mbėshtet financiarisht kompanitė vendase tė mesme e tė vogla qė tė blejnė konsulencė, ndėrsa i trajnon tė dyja palėt qė tė ngrenė profilin profesional nė bashkėveprim.

Programi BAS po shėrben aktualisht edhe si urė lidhėse mes kompanive shqiptare dhe Bankės Evropiane pėr Rindėrtim dhe Zhvillim, kur kompanive – brenda vizionit strategjik tė rritjes – u duhet mbėshtetje financiare me kredi apo pėrfshirja si ortak e bankės nė investime.

Por shpesh kompanitė shqiptare nuk e dinė se ēfarė u duhet, sepse ajo qė bėjnė nuk ėshtė e ndėrtuar mbi baza profesionale. Intuita qė udhėhoqi ngritjen e biznesit gjatė viteve tė para tė tranzicionit, tani mund tė vlejė pėr biseda nostalgjike nė pėrvjetore themelimi, por jo pėr tė mbėshtetur vizionet evropiane tė sė ardhmes.

Fakti qė shumė kompani, tė mesme e tė vogla, po synojnė tė ngrenė standardin e menaxhimit nė nivele tė reja cilėsore drejt certifikimit ndėrkombėtar, po rehabilitojnė imazhin dhe marketingun, tregon se tregu pas rritjes sė shpejtė sasiore tė dy dekadave tė para, po zhvendoset drejt rritjesh cilėsore.

Kjo pritet tė shtresėzojė edhe masėn konsumatore, duke i forcuar asaj instinktet e kėrkimit tė cilėsisė dhe largimin nga nivelet mesatare e tė ulėta.

Ndėrkohė, ėshtė rritur marketingu i markave dhe janė forcuar tipologjitė identitare, tė cilat mė herėt thuajse neglizhoheshin. Rritja e tregut nė vizionin cilėsor ėshtė e ndjeshme nė kėto vite, me gjithė luhatjet e fuqisė blerėse, theksuar kjo edhe nga kriza botėrore e shumė komoditeteve.

Konkurencialiteti i kompanive sot synon garėn, sa pėrmes njė menaxhimi efikas tė burimeve tė brendshme, po aq edhe pėrmes zgjerimit tė hapėsirave nė treg pėr produktet. Kėsaj i janė shtuar sistemet e integruara informatike tė menaxhimit tė informacionit dhe ngritja e komunikimit tė brendshėm e tė jashtėm nė nivele tė reja.

Shumė shpejt nė treg nuk do tė sundohet mė thjesht me ēmime dhe me shpėrndarje intensive tė produktit. Panorama e re e mjedisit evropian, ku po afrohemi, sendėrton ēdo ditė e mė shumė nevojėn e pėrqafimit tė konsulencės sė specializuar, ku suksesi matet me rezultate financiare, me fleksibilitet nė gjykim dhe me aftėsi tė shtuara.

Ėshtė koha e dijes sė specializuar qė gjeneron fitime pėrmes formave tė planifikuara tė zhvillimit ekonomik. Ėshtė koha e rritjes nė mendim. Pa kėtė rritje, ēdo kapital ėshtė njė “Bukuroshe e fjetur”, njė pasuri muzeale, qė nuk e shumėfishon dot vetveten.
Standart
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34586
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi