ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vlera e kombit

Shko poshtė

02062008

Mesazh 

Vlera e kombit Empty Vlera e kombit




Vlera e kombit
Vlera e kombit Sp
NGA AGIM VUNIQI
Vlera e kombit Sp
Edhe pse tė ndarė nė dysh, analistėt dhe artikullshkruesit tė njohur dhe tė panjohur pėr opinionin, janė duke dhėnė njė kualitet tė ri tė mendimit tė lirė, fatkeqėsisht me shumė vonesė, si herėve tė tjera, duke pėrfshirė edhe fazėn e bisedimeve shqiptaro-serbe nė Vjenė. Ėshtė paksa i pakuptimtė debati agresiv pėr ata qė mendojnė pro apo kontra. Nuk duhet njeriu tė jetė ndonjė njohės i pėrpiktė i historisė pėr tė dhėnė mendimin e tij, meqė kemi jetuar dhe akoma jetojmė nė kohėn kur po bėhen kėto ndryshime tė rėndėsishme pėr tė ardhmen e vendit.

Gabimi mė i madh qė ėshtė bėrė gjatė hartimit tė ligjit mbi festat, ka qenė mosmarrja parasysh e njė vendimi konsensual dhe pajtues me shqiptarėt jashtė Kosovės, me tė cilėt shqiptarėt kanė bashkėjetuar nėn njė ēati tė shtetit federal tė quajtur Jugosllavi, pra interesi i Kosovės nuk do tė duhej tė ishte specifik, por duhet t'i merrte parasysh rrethanat politike tė njė kontinuiteti institucional, ku shqiptarėt trajtoheshin si komunitet kompakt, edhe pse tė ndarė nė republika tė veēuara, pra konkretisht flamuri dhe valimi i tij kishte njė dimension tė pėrbashkėt politik dhe nacional, atėherė, por edhe tash.

Nuk them apriori tė mos merren pėr bazė ndryshimet qė janė bėrė nė fazėn e re tė pasluftės, por ėshtė ligėsi tė mos konsultohen shqiptarėt jashtė Kosovės pėr njė vendim kaq tė rėndėsishėm dhe vendimtar. Vetė akti shumė pėrqeshės, festa e shqiptarėve, nuk u jep tė drejtė kuvendarėve tė Kosovės tė manipulojnė me teza deri mė tash inekzistente. Ky ishte njė joseriozitet politikisht shumė i dėmshėm. Pavarėsia e Kosovės dhe shteti i ri do tė duhej tė kishin njė karakter politik njėsues me viset e tjera tė banuara me shqiptarė nė shtetet pėrreth, mė herėt tė mbuluara me njė ombrellė tė pėrbashkėt federale. Nėse nė Kosovė nuk ėshtė zyrtarizuar flamuri, ēfarė duhet tė bėjė faktori politik nė Preshevė, Bujanovc dhe Medvegjė? Si do tė realizojė objektivat nacionale, kur kėrkesave tė tyre nuk ua vėnė veshin fare institucionet demokratike tė Kosovės? Si t'i realizojnė dhe mbrojnė tė drejtat e tyre nacionale shqiptarėt nė Mal tė Zi?

Dhe pėrfundimisht sigurisht qė shqiptarėt nė Maqedoni duhet tė kėrkojnė federalizimin e shtetit, pėr shumė arsye, ngase ata objektivisht janė pėrcaktuar pėr integrimet euro-atlantike, dhe pėr anėtarėsim tė shtetit maqedonas nė NATO, ata nuk duhet tė mbesin peng tė kokėfortėsisė nacionaliste tė maqedonasve, nėse pranohet konstatimi se ata janė qytetarė tė barabartė nė Maqedoni. Pėrkundrazi, shqiptarėt duhet tė vėnė kontakte tė drejtpėrdrejta me diplomatėt grekė, kam fjalėn pėr partitė politike shqiptare, pėr tė zbutur qėndrimin dypalėsh, meqė ftohja e raporteve greko-maqedonase po u shkon nė disfavor vetė shqiptarėve.

Mund tė them lirisht se diplomacia shqiptare nuk ka lozur ndonjė rol tė rėndėsishėm nė afrimin e pikėpamjeve nė mes tė shqiptarėve, jo qė nuk ka dashur, por pėr shkak tė angazhimeve tė shumta pėr pranim nė NATO, pastaj pėr shkak tė kufirit poroz me Greqinė, ku minoritarėt grekė janė bėrė faktorė destabilizues pėr sigurinė e shtetit. Do tė ishte plotėsisht banale tė kėrkohej qė shqiptarėt tė tregojnė dhėmbėt nė situata tė tilla konfliktuale, por ata bile do tė duhej tė ishin mė aktivė nė prononcimet e tyre.

Ēuditėrisht, shpejt ėshtė harruar fakti se shqiptarėt kanė qenė shumė unikė gjatė luftės. Pse nuk ėshtė kėshtu edhe nė paqe, nė marrjen e vendimeve tė rėndėsishme me konsensus, pėr tė mos u lėnduar politikisht, por pėr tė hapėruar bashkėrisht nė rrugėn e zgjedhur tė integrimeve euro-atlantike.
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34571
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi