ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Teatri na pastroi nga spastruesit

Shko poshtė

27072019

Mesazh 

Teatri na pastroi nga spastruesit Empty Teatri na pastroi nga spastruesit




Teatri na pastroi nga spastruesit ASTRIT-CANI-150x150ASTRIT CANI 
Nji marrėveshje u arrit. Nji besabesė mes Aleancės pėr Mbrojtjen e Teatrit dhe opozitės. Kjo arritje asht rritje. Duket si real deal. Dėshmitarė tė saj nuk kjenė vetėm mullarėt butaforikė tė skenės sė teatrit kombtar tė lanun nė mėshirė tė fatit, por edhe tė gjithė shqiptarėt qė e ndjekėn ktė pjesė tė kalvarit tė nji grushti qytetarėsh qė patėn konsekuencėn sakrifikale, qė kalvari i tyne tė ishte fundi i kalvarit tė gjasė publike, pra fundi i dhunimit dhe prostituimit tė “res publica”.
Teatri na pastroi nga spastruesit Lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=603&loc=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com

Ky kompromis me PD-nė nuk ishte para kohe. Nuk ishte nji shfaqje jashtė sezonit. Erdhi nė momentin e duhun. Pėr herė tė parė Basha vetė nuk na u duk butaforik. Dikujt mund t’i jetė dukė se ai thjesht iu zgjati kurorėn me gjemba atyne qė i kishin hy kalvarit. Deri dje flitte pėr gropė, prandej njerzit ende kanė dyshime. Nji gja ma tepėr qė sak mund tė bante Basha, ishte me pėrvjelė mangėt dhe me ia hi pastrimit, tue tregue se pėrkundėr atyne qė e shohin teatrin me synin e spastrimit, ai ishte pėr pastrimin. Por jemi n’mirėbesim. Na ban me e marrė nė mirėbesim besimi i Aleancės, por edhe sjellja horrorifike e palės tjetėr, ku kryetari i Tiranės, kujtoi se mund tė harbitet qytetaria e kryeqendrės tue e qerasė me ndoj koncert porno, pėr me i kujtue banorėve se asht verė dhe ata duhet tė bajnė pak jetė nate meqė pushteti punon edhe natėn pėr ‘ta. Kshtu mbasi ēuen nėpunėsat e ngratė me (r)ruejtė teatrin, pushtetarėt sosėn tė qethun pėrvedi.
Nė kjoftė se herėn e parė stalinizmi shqiptar kje tragjedi, simbas dialektikės hegeliane, i ra qė herėn e dytė t’ishte farsė. Ne pamė para nji viti e kusur se renderat e teatrit tė ri tė bamun prej nji studioje beneluksoze, i ngjajshin ma shum nji kinemaje porno, sesa nji teatri kombtar. Dhe vumė re se ēakejt tonė i kjenė lshue teatrit kombtar me e fshi prej faqes sė dheut, si tė ishte kinema porno. Tė gjitha kullat qė kta mundohen me ndėrtue, janė monumente qė mshehin por gishtojnė, mblojnė mirėpo kallzojnė, impotencėn e tyne fallocentrike. Nė krye dhe nė krye tė vet, qeveriu ēoi nji komisģ me i hjekė statusin “monument kulture”, tė vetmit monument kulture qė asnji pushtues tė paktėn prej ktij planet s’kishte mujtė me ia hjekė ktė status: teatrit.
Mjaftoi nji skotė ēiēikovėsh me e realizue nė letėr ktė ēertifikim. Por asht e kotė me shqetėsue rusin Gogol tue marrė uha personazh prej Frymėve tė vdekuna. Marrim ma mirė nji tonin, Trebeshinėn: te Tregtari i skeleteve, ka nji personazh ultra-gogolian, qė merret me ksi punėsh, shoqi Asmut Rrakatakja. Pra me asmutat e duhun, mundesh me “certum facere” ēa tė duesh ti si pushtet i radhės, qė tė mundesh me hy pa radhė nė tana punėt botore. Nji ballkanas i natyralizuem gjermanik Gregor Von Rezzori, tek mozaiku i tij pėr Ballkanin, difton si erdhi nė pushtet dinastia e Karakriminajlloviēėve, alegori kjo qė vlen pėr tė gjithė vendet e gadishullit, ku hymė ndėr tė parėt edhe ne.
Rama erdhi me luftue degradimin dhe e ēoi nė dekadencė. Asht ai vetė primsi i dekadentave. Me kravatat 500 dollarshe dhe xhaketat 3000 dollarshe, nuk humb rast me u shitė si bohem. Meqė ka deklarue vetėm 3000 euro kursime gjithsej, i bjen qė kollaren e ka dhuratė. E pra bohema e vėrtetė, dhe energjia pozitive qė buron prej saj, ishte bohema e ktij grushti njerzish qė mbrojtėn teatrin kombtar. Ajo energji pozitive qė bohemėt e vėrtetė derdhėn nė konakun e artit tonė skenik, nė formė djerse dhe lotėsh dhe ngėthjesh, s’ka me u fashitė ndėr vite. Rama e la teatrin me degradue, qė mandej me e luftue degradimin me dekadencė, me operacionet prej kirurgu estetik si kur botoksizon qendrat e lokaliteteve tue i pajisė me betonale qė tė duken tė rilinduna jo prej hinit tė vet po prej hiēit. Mirėpo ksaj radhe i kishte ba hesapet pa hanxhiun.
Poeti i dekadencės romake, Ausoni, vėrteton kjartė se dekadenca nuk asht nė gjendje me i ndi vlerat e tė kaluemes as rrėnimin e tė sotshmes. Asht shurdhe karshi vetė historisė. Pavarsisht se ishte romanissimo, ai nuk ia mrrinte me e ndie dekadencėn e qytetit tė amėshuem, ngase nuk ishte ma pjesė e sė tanės, ishte ba’ pjesė e pjesės. Tradita ishte pre’. Nė vargjet e tij ai i bante fresk kastės sė vet, porqė edhe kur i kndon tė vetmes lule jashtė tarafit, skllaves gjermanike me emnin perimor Bisula, e ka pėr me diftue sa mashkull kenkej, jo pėr tjetėr. Ma mirė se kushdo poeti dėshmon energjinė e kohės. Me nji energji si kjo qė dėshmonte Ausoni, shum pak nuhatje i duhej Alarikut mbretit tė Visigotėve me trokitė me ushtri nė dyert e Romės. Misitė qė Roma i ēoi u munduen me e mėrzitė me retorikė mandej kur e panė qė s’e hante retorikėn, i skjaruen se ata kishin shum ma tepėr ushtarė se Alariku, prandej do ta kishte tė sigurt humbjen. Sa ma i dendun bari, aq ma lehtė kositet, ia ktheu ky, pa e hollue shum muhabetin. Ēa don at-herė? e pyetėn misitė me habi. Tanė ēa ka Roma tė vlertė. E ne ēa na mbetet? Shpirti gjallė.
Kalimin prej dekadencės nė mesjetė e bani nji shpirt i madh i perėndimit, i mbrami i antikėve dhe i pari i mesjetarėve, Agustini. Ndoshta sikur dekadenca tė mos kishte qenė aq e gjatė, aq mesjeta s’kishte me zgjatė aq shum. Nji narrativė e re, qė ishte pjekė me kohė underground nė katakomet e Romės, tashma pak zanė vend mbi dhé dhe po unjisonte perėndimin, ajo qė Agustini e shenjoi n’at nivel sa me u quejt shejt i saji.
Mirėpo nė Shqipni, dekadenca nuk asht e pakthyeshme, asht smundje qė ka kapėplotsisht pushtetin, por jo edhe njerzit. Karta e fundit qė i ka mbetė ktij pushteti dekadent, asht premtimi se kanė me na integrue te dekadenca e madhe e perėndimit. S’kemi pse ngutemi n’ktė vrap. Ende e kemi nji shans me qenė vetvetja.
Nė gjithė kto muej ka ndodhė nji ndryshim paradigmatik. Asht kthjellue diskursi publik i palės civile nė radhė tė parė dhe i elitės sė ardhshme nė radhė tė dytė. Lėvizja studentore pati efektin e nji ekzorcizmi. Por e gjitha filloi te teatri. Dhe pėr herė tė parė pushteti e ndigjoi veten se po flitte marrina. Kjo nuk ndodhte qysh nė ‘90n. Rama i ka pėrjetue tė dyja kto momente kthjellimi, por tė parin si kthjellim rinie, tė dytin si aberracion. Teatri e provon ktė.
Ai e muer pėrsipėr ktė sipėrmarrje, me ktė logjikė: ēa iu duhet teatri kombtar, kur un ju jap teatrin e ri? Mos tė harrojmė se programi punist ishte: ēa iu duhet njeriu kombtar, kur ne do prodhojmė njeriun e ri. Primend, me kohė kemi pyetė idhnisht: ēa ju duhet teatri kombtar, kur keni kombin teatral? Por nuk jemi komb teatral. Jemi etnia ma e vjetėr nė Europė dhe nuk jemi n’Europė. A thue ngase Europa ka dashtė me na nda tue na falė dreqit ndėr etni tė reja? Thjesht pyetje. E dini si asht nji punė: nuk jemi komb teatral. Jemi komb jetim, mirėpo tash na erdhi pjekunia dhe nuk mund tė rrimė ma mbrenda kushteve tė jetimores. Dy janė rrugėt: ose ikim, dhe bahet bota jetimorja jonė. Ose e bajmė jetimoren vend tė jetueshėm si bota.
Nji pikė qė nuk u konceptue pėr teatrin dhe nė kto kushte emergjence nuk i pati ardhė ende radha, ishte libri nė teatėr. Nji kand i hapsinės teatrore i duhet kushtue librit. Tjetra, ajo qė s’duhet, asht nji drejtor kanakar. Duhet vu’ nė status qė teatri drejtohet prej nji bordi profesionistash tė papolitizuem. Ma e para, duhet nji bibliotekė e teatrit kombtar. Qė aktorat, regjisorat, studentat tė mos punojnė ma me fotokopje. Ne tė gjithė do tė japim koleksionet tona me libra teatri dhe ka me dalė nji fond krejt i vyem. Me libra nė tė gjitha gjuhėt e gjalla dhe tė vdekuna. Me veprat e plota tė Sofoklijve, Shekspirėve, Molierėve, Hygove, Uajlldėve dhe Zharive, Brehtėve, Dyrrenmatėve dhe Kamyve, Bernhardėve dhe Beketėve me shokė. Me dorėshkrimet e panumėrta tė dramaturgėve tonė. Dhe aty mes tyne, resmet e aktorve e mjeshtrave, zani i tė cilve dikur ndėr njato mure tė vjetra kumboi logos, pathos, eros.
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37555
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi