Shqiperia tjeter
Faqja 1 e 1
07082019
Shqiperia tjeter
Dh.K
Shqiperia, ajo qe ka krijuar dora e zotit dhe qe ka mbetur e tille, eshte padyshim nje parajs me bukuri natyrore qe te lene pa fryme, te pazevendesueshme nga dora e njeriut.
Shqiperia tjeter qe ka ndertuar dora e njeriut, eshte nje tjeter histori. Eshte ajo pjese me te cilen ne mos fare, deshirojme qe, sa me pak te perballemi me te, per te evituar trishtimin, dhimbjen dhe energjine negative qe rrezaton cdo cep i saj.
Natyrisht kur nisesh per ne Shqiperi do s’do do ta marresh ne sy rrezikun per tu perballur edhe me kete rrealitet te hidhur brenda te cilit perpiqet te pershtatet qytetari i thjeshte shqiptar.
Per njerezit te cilet takohen me Shqiperine ne vije tokesore, kontaktin e pare me kete realitet e marrin qe ne hapin e pare te kapercimit te doganes kufitare, apo ndonjeher edhe me keq, qe ne kontaktin me ambjentet e jashtme perreth doganes, si ne rastin e Qafe Thanes, ku automjetit i duhet te beje cirk per ti shpetuar gungave e gropave te krijuara me gjase qe ne shekullin e kaluar. Mbasi kapercen doganen, rreth territorit te saj sheh te vertiten koloni qensh te rruges,te cilet enden ne kerkim te ushqimit ne menyre te “organizuar” “ ose individuale.
Nderkoh qe vijon rrugetimin, perpara te shpalosen njera pas tjetres pejsazhe te mahnitshme natyrore, krijese e dores se zotit, por per çdo here qe i afrohemi nje zone te banuar, pejsazhi pasqyrohet i trishte, dominuar nga nje rrumpalle e ndotjes ambjentale, prej grumbujsh pleherash, mbetje inertesh e mbetjesh te tjera te hedhura aty ketu pa kujdes. Natyrisht per te bere nje pershkrim te detajuar nuk mjafton nje shkrim i shkurter. Kontrastet jane kaq te thella sa ne fakt nevojitet nje studim i tere per te pasqyruar me detaje ate qe sot po ndodh me pasurite natyrore te Shqiperise,dhe vet natyren shqiptare, ku nje vend te rendesishem zene edhe vet njerezit, populli i thjeshte, te cilit i duhet te mbaje mbi kurriz pasojat katastrofike me karakter ekonomik, social,kulturor e shendetesor.
E sa me shume i afrohesh Tiranes, aq me shume katastrofa natyrore shfaqet para syve te tu e trajtezuar dramatikisht ne blloqe betoni shumekateshe, te rreshtuara rremujshem si ne nje magazine te rendomte materialesh ndertimi, e cila ze pameshirshem hapesira te tera, gjelberimi i te cilave tashme do te kujtohet vetem si nje perralle.
“Na ishte dikur nje kurore e gjelber qe rrethonte Tiranen”…
Perkundrejt kesaj katastrofe, njerezit jane ne kulmin e gares per te zene ate çka ka mbetur ende prone e „zotit“.
Ndersa futesh mes njerezve ne Tirane, ne pamje te pare te duket sikur gjithshka rrjedh normalisht. Njerezit jan ne levizje, rruget jane te qeta, lokalet e mbushura tek “Blloku” ( dikur territori i ish pushtetareve komunist, sot i pasanikeve te rinj), automjete te shumta ne levizje etj.
Ne fakt mjafton te vezhgosh me vemendje, dhe do vesh re pa veshtiresi, fytyrat e lodhura te njerezve te cilet te deprimuar ecin kuturu rrugeve te Tiranes gjithmon te zene me gjetjen e destinacionit per te kerkuar zgjidhje per kete apo ate problem.
Ajo çka ne siperfaqe duket normale, nuk eshte gje tjeter, veçse si qetesia para stuhise. Ashtu sikurse askush nuk di te thote se kur do te ndodh apokalipsi, ashtu edhe ne Tirane, apo qytete te tjera te Shqiperise, askush nuk di te thote se kur do te shpertheje “stuhia”, por ama te gjithe e dine se eshte e sigurte qe do te ndodhe si njera si tjetra.
Tirana, ne fakt mua me eshte dukur gjithmone si nje femije rrakitik, me strukture te dobet kockore, te cilit gjithmone i ka mungur dora e dashur e perkujdesjes.
Pa shkuar ne te kaluaren, sot , ani pse organet e propagandes prane bashkise dhe kryministrit, perpiqen me te gjitha forcat ta orjentojne ndryshe perceptimin vizual te turisteve te paket, e sidomos te qytetareve, duke u bere me çdo mjet nga mengjesi ne darke shperlarje rradikale te trurit, rreth ndryshimeve „kolosale“ qe ka pesuar kryeqyteti nen drejtimin e tyre, fasada nuk mund te beje qe syrit te vemendshem te vizitorit ti shpetojne pamje e detaje te shemtuara qe vene ne dyshim realitetin virtual te ngritur nga propaganda dhe agjitacioni mediatik prane qeverise .
Vete “Blloku”, “streha” e pasanikeve te rinj, eshte mjerim, imagjinoni pastaj rrethinat, ku kolonite e qenve te rruges te japin koncert nga mengjesi ne darke. Plehrat kane hedhur “polenin” kudo, dhe lulezojne gezueshem ne cdo cep te Tiranes.
Punime te zhurmshme, me orar e pa orar, sepse koncepti i “ndotjes akustike”, as qe egziston. Pergjat rruges drejt mbikalimit, qytetarit i duhet ti krijoje ne imagjinaten e tij vijezimet dhe tabelat rrugore, perndryshe … Ndersa Shqiponja,tek rrethkalimi “Zogu i zi” krenaria e shqiptareve, tashme duket nje enderr e larget. Prej nje vit e me shume shteti eshte vene perballe protestes se banoreve te Astirit i vendosur per te realizuar nje projekt mbikalimi, rreth abuzimit finaciar te te cilit, mendiat kane folur shume, duke dhene shifra e detaje te frikeshme te publikuara nga opozita, te cilat varjonin deri ne 2 milion euro per nje km. Per kete shkak kjo rruge ka marre emrin “Rruga e florinjte”.
Eshte e vertete qe Tirana ka ndryshuar shume, por kjo s’do te thote se ndryshimet kan qene per mire. Sheshi qe do te duhet te ishte krenaria e kryeqytetit, siç rendom ndodh ne çdo kryeqytet te botes, tashme dihet se si ka perfunduar. Veç pllakave, as mermer, as beton as granit, as cilesi, as se si,nje zot e di se çfar, dhe as ne nje madhesi te pershtashme, ujerat qe leshohen gjat vapes nga ca vrima, e bejne ti ngjaje nje te semuri me veshka, qe i shpeton here pas here .. Anash saj jane vendosur disa hapesira te gjelbera, ku lulezojne gezueshem lloje te ndryshme shkurresh dhe ferrash. Nën të, krenueshem ka hedh shtat nje parking i nendheshem vetem me nje hyrje qe sherben edhe si dalje. Mungesa e disa daljeve dhe hyrjeve si dhe mungesa e ajrimit te bollshem e kthejn kete parking ne nje rrezik real per qytetaret, sidomos ne raste piku, pervoje te cilen e kam perjetuar personalisht.
Ndersa te “pedonalja” para Teatrit Kombetar, dhjetra qindra artiste e qytetare protestojne prej me shume se nje viti, te vendosur kunder projektit te qeverise per shembjen e Teatrit Kombetar.
Mbrojtja e Teatrit Kombetar, tashme, nga nje beteje ne mbrojtje te nje ndertese me vlera kulturore, eshte kthyer ne simbol qendrese kunder zhberjes se shtetit ligjor. Beteja tashme nuk ka vetem karakter qytetar por edhe politik.
Tirana tashme eshte nje qytet i madh, qe vazhdon te zgjerohet frikshem si nje perbindesh qe ha egersisht, hapesirat e mbetura brenda saj, fusha, kodra e male me gjith ç’mbajne siper e poshte tyre.
Po kaq e eger eshte propaganda qeveritare, qe sapunin ta servir per djath, pa ju dridhur syri e dora dhe pa ju “tronditur “ ndergjegjia e munguar. Shume syresh e hane me qef, por ne shumicen e popullates vihet re nje lloj pezmatimi i cili pasqyrohet ne sjelljet dhe qendrime te tilla shprehese si, deshira masive dhe perpjekjet per te emigruar, e sidomos protesta mbare popullore duke mosvepruar, çka u paqyrua qarte ne braktisjen e votimeve te 30 Qershorit.
Ajo çka e ben te frikeshme gjendjen, eshte vet frika nga rregjimi i dhunes qe eshte bere evident sidomos muajt e fundit, nen peshen e se ciles po perpiqet te pershtase perkohesisht jetesen brezi i ri, deri ne gjetjen e nje momenti te pershtatshem per ta lene vendin.
Eshte vertet e dhimbshme deri ne palc, ndersa konstaton se i gjithe brezi i ri, eshte i angazhuar te beje gjithshka ne funksion te pergatitjes per te ikur nga vendi, e per te qene sadopak nje krah i “kualifikuar” pune per vendin prites, ku te rinjte synojne te largohen, pasi ne Shqiperi nuk shohin me asnje shprese.
Statistikat e rraportuara nga mediat pasqyrojne shifra te frikeshme te numerit te emigranteve shqiptare qe largohen drejt vendeve te BE e me gjere. Perqindja e popullsise shqiptare qe tashme jeton ne emigracion sipas mediave ka arritur ne 40% dhe tendenca eshte akoma ne rritje. Ne te kundert qeveria duket e pashqetesuar nga kjo zbrazje masive e vendit. Asnje projekt per ndalimin e zbrazjes se vendit, vetem miliona qe derdhen rrugeve pa hesap.
Ne fakt qeveria eshte maksimalisht e zene me gjetje menyrash e formash per ti zgjatur jeten vetes ne pushtet, perballe agresivitetit ne rritje te frymes se protestave qytetare e opozitare. “Rama ik” eshte slogani qe mbizoteron ne sheshet e protestave, por ne fakt Rama duket se as ka ndermend ti bindet ketij “urdheri” protestues, perderisa populli ende nuk i ka derguar fleten e pushimit nga puna. E deri atehere, ai do te qendroje i palekundur duke bere sikur po i bindet “punedhenesit” te tij, popullit te majte, qe simbas te dhenave te 30 Qershorit eshte larguar ne drejtim te paditur.
E nderkoh qe qeveria eshte vene ne kerkim te popullit te majte, ne do te na duhet te durojme lehjet e qenve qe na shoqerojne pergjat gjithe udhetimit tone turistik neper atdhe.
Dh.K
Iliriada Portal- Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 38540
Registration date : 08/12/2007
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi