ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qėndresa e Biankės: I shkulėn dhėmbėt, por jo fjalėt

Shko poshtė

02092019

Mesazh 

Qėndresa e Biankės: I shkulėn dhėmbėt, por jo fjalėt Empty Qėndresa e Biankės: I shkulėn dhėmbėt, por jo fjalėt




Qėndresa e Biankės: I shkulėn dhėmbėt, por jo fjalėt Auto_Screenshot_101567440610

Njė 20 vjeēare nė duart e hetuesve dhe policėve, qė provuan ēdo formė torture ndaj saj, por pa ia arritur qėllimit. Bianka nuk i nxori kurrė fjalėt qė ata kėrkonin...


Edhe pse mė pak nė numėr sesa burrat, gratė nuk kanė munguar nė hetuesitė, sheshet e pushkatimit, burgjet dhe kampet e punės sė detyruar tė diktaturės komuniste. Edhe pse me njė trup mė tė brishtė, ato nuk u kanė shpėtuar torturave mesjetare tė krijuara nga mendjet e sėmura qė merrnin nė dorė jetėn e njerėzve tė pafajshėm qė nga ēasti i arrestimit tė tyre. Si nė rastin e viktimave burra, mes tyre ka pasur intelektuale, mendje tė kultivuara e personalitete tė spiktatura qė e kundėrshtuan haptazi tė keqen. Por nuk kanė munguar as gratė e thjeshta, me pak ose aspak arsim e mundėsi nė jetė, e gjithsesi, me njė bėrthamė tė fortė virtytesh pėr shpirt, i cili nuk u mposht deri nė frymėn e fundit.
Disa gra tashmė njihen pėr heroizmin e tyre, tė tjera ende jo. Disa histori janė zbuluar, tė tjera i gjen nė dokumente e botime mė pak tė njohura.
Libri “Premtimi i pėrmbushur” i Gjon Sinishtės, i botuar nė SHBA, nė vitin 1976 dhe i publikuar nė shqip, 40 vjet mė vonė, pėrmend disa prej tyre, qė nga Marie Shllaku, shkodrania e njohur qė dashurinė pėr Kosovėn, komunistėt ia llogaritėn pėr krim, te njė listė motrash katolike qė i shtohen martirėve qė dhanė jetėn pėr besimin e tyre deri te besimtaret e thjeshta qė u torturuan e megjithatė, nuk i treguan patriotėt antikomunistė tė fshehur maleve, si Elena Shllaku, qė u dėnua me 20 vjet punė tė detyruar dhe Bianka Krosaj, qė humbi jetėn pas 14 muajsh nė qelinė e ftohtė ku u sėmur nga tuberkulozi.
Bianka, nga fshati Kaēinar i Mirditės, ishte vetėm njėzet vjeēe kur u arrestua nė gusht tė 1947-ės, shkruan Sinishta nė kapitullin me profile martirėsh, tė marrė nga numrat e revistės “Zani i Katolikėve shqiptarė nė mėrgim”, tė viteve 1957-1958.


U akuzua se kishte ndihmuar luftėtarėt antikomunistė nė male, duke u ēuar ushqime e barna. Qė ditėn e parė tė burgimit, filluan ta torturonin brutalisht. E torturuan me shkopinj e me litar tė lagur. I futėn vezė tė ziera nė sqetull, derisa lėkura e njomė iu mbush me flluska djegieje. Ēdo ditė, e torturonin me korrent, nė tė gjitha pjesėt e trupit. Duke qenė se ajo nuk u dorėzua para gjithė kėsaj egėrsie mizore, policia e detyroi tė gėlltiste njė kilogram kripė dhe nuk i dhanė asnjė pikė ujė, pėr dy ditė. 
Njėherė ia mbushėn kokėn e trupin me pleshta (torturė makabre e shpikur nga fantazia e sėmurė e komunistėve ruso-shqiptarė). I bėnė edhe njė serum pėr t’i paralizuar arsyen e pėr t’ia dobėsuar vullnetin, por kjo djallėzi nuk pati efekt te kjo heroinė shqiptare. Nga goja e saj, nuk doli asnjė fjalė qė mund tė tregonte se ku fshiheshin patriotėt antikomunistė, qė luftonin kundėr shtypjes. Me njė forcė mbinjerėzore,Bianka Krosaj i duroi tė gjitha torturat e nuk foli kurrė. Policėt i xhindosi aq shumė qėndresa e saj, saqė ia hoqėn dhėmbėt me darė e ia shkulėn flokėt. Kjo torturė zgjati pėr 14 muaj nė njė qeli tė ftohtė betoni, derisa ajo mori tuberkulozin. Nė pranverė e 1949, Bianka Krosaj vdiq duke dhėnė njė shembull sesi tė besojmė nė Zotin e sesi tė fitojmė kundėr armiqve tė Zotit e tė Atdheut.


Autori i kėtij libri, Gjon Sinishta, ish-student i Seminarit Papnor nė Shkodėr, ėshtė njė i mbijetuar i regjimit komunist, qė u arratis nga Shqipėria pėr nė ish-Jugosllavi, e mė pas, nė SHBA, ku edhe e shkroi dhe botoi kėtė libėr si njė premtim ndaj Zotit dhe bashkėvuajtėsve pėr tė rrėfyer historinė e persekutimit tė klerit katolik nga komunistėt. Ai ka shfrytėzuar jo vetėm botimet e katolikėve nė SHBA, por edhe dėshmitė e tė njohurve, tė arratisur nga Shqipėria, qė kishin parė nga afėr vuajtjet e tė persekutuarve dhe njihnin historitė e tyre tė toturave dhe qėndresės.


kujto.al
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37480
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi