ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Golgota shqiptare nė vitet 1912 - 1913

Shko poshtė

04062008

Mesazh 

Golgota shqiptare nė vitet 1912 - 1913 Empty Golgota shqiptare nė vitet 1912 - 1913




Golgota shqiptare nė vitet 1912 – 1913


Rrėfimet tronditėse tė Leon Trockit pėr dhunėn dhe gjenocidin sllav kundėr shqiptarėve 1912 - 1913


Raportimet e luftės tė Leon Trockit, janė rrėfime realiste, tė tmerrshme dhe tė llahtarshme, tė cilat pėrshkruajnė vrasjet mizore masakrimet dhe shfarosjen e shqiptarėve gjatė Luftėrave Ballkanike, 1912-1913.


Leon Trocki ( 1879 – 1940) teorik i marksizmit dhe revolucionar, ka qenė i dėrguar nė Ballkan me qėllim pėr tė raportuar pėr gazetėn e majtė mė tė popullarizuar nė Rusinė Jugore “Kijevskaja misl” ( Mendimi i Kijevės). Raportimet e tij nga vendi i luftimeve janė botuar nė fletushkat e veprave tė zgjedhura, tė papėrfunduara, nė gjuhėn ruse, mes viteve 1923 – 1927. Raportet e tij pėr Ballkanin dhe luftėrat ballkanike janė pėrkthyer nė gjuhen angleze nė vitin 1980 dhe janė ribotuar mes viteve 1991 – 1993, nė kohėn e ripėrsėritjes sė luftėrave ballkanike( nė Kroaci e Bosnje).


Teksti nė vazhdim flet pėr veprimet e shteteve ballkanike kundėr popullatės myslimane nė vitet 1912-1913 dhe pėr heshtjen e shtypit rus lidhur me krimet tė cilat i kanė kryer aleatėt e tyre nė Ballkan.


Edituar pėr herė tė fundit nga fv nė Wed Jun 04, 2008 4:00 pm, edituar 1 herė gjithsej
avatar
ILLYRIA

Numri i postimeve : 1370
Age : 110
Reputation : 1
Points : 29081
Registration date : 29/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Golgota shqiptare nė vitet 1912 - 1913 :: Komentet

avatar

Mesazh Wed Jun 04, 2008 3:55 pm nga ILLYRIA

Rrėfimet tronditėse tė Leon Trockit

Kam pasur rastin, pėr fat apo fatkeqėsi ta vizitoj Shkupin, disa ditė pas Betejės sė Kumanovės. Qysh nė fillim isha i irrituar nga autoritetet e Beogradit lidhur me lejen pėr qarkullim. Nga pengesat qė m’i ka bėrė Ministria e luftės, kam filluar tė mendoj se njerėzit, tė cilėt e udhėhiqnin luftėn nuk e kishin ndėrgjegjen e pastėr dhe qė atje poshtė, ata po kryenin veprime krejt ndryshe nga sa paraqitej nė shtypin zyrtar. Kjo pėrshtypje ose parandjenjė mė ėshtė pėrforcuar me rastin e takimit me njė oficer, i cili kishte qėndruar nė Shkup me ushtarėt tė Shtabit tė Pėrgjithshėm.
Ky oficer, tė cilin e kam njohur pėr njė kohė tė gjatė, ishte njeri i ndershėm. Mirėpo, sapo ai e mori vesh se unė po shkoja pėr nė Shkup, meqė realisht edhe e kisha marrė lejen pėr tė shkuar atje, ai me njė qėndrim tė hapur armiqėsor mė tha se nuk duhet tė shkoja atje dhe qė Beogradi sipas tij nuk e kuptonte se ēka po bėnte kur i lejonte “tė huajt” tė shkonin nė Shkup. Nė Vrajė nė kufirin me Serbinė, kur e kuptoi se nuk do ta ndėrroja vendimin, oficeri serb e ndėrroi zėrin dhe filloi tė mė pėrgatitė pėr pamjet qė do t’ i shikoja kur tė arrija nė Shkup. “Kėto janė gjėra tė pakėndshme, por fatkeqėsisht janė tė paevitueshme”. Krejt kjo mė duhet tė pranoj se mė bėnte edhe mė shumė tė dyshoja. Kjo do tė thotė se veprat e liga, pėr tė cilat ishte dėgjuar deri nė Beograd, nuk ishin tė rastėsishme, nuk ishin raste tė veēanta e tė izoluara, pėrderisa njė oficer i trajtonte si “nevoja tė shtetit”.Dikush duhej tė kishte tė dhėna pėr kėto. Kush? Ushtria? Apo Qeveria? Pėrgjigjen nė kėto pyetje e mėsova sapo arrita nė Shkup. Trishtimi filloi sapo e kaluam kufirin. Nė orėn 5 pas dite jemi afruar te Kumanova. Dielli po perėndonte dhe terri tashmė ishte lėshuar.

 

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Wed Jun 04, 2008 3:56 pm nga ILLYRIA

Sa mė shumė qė errėsohej aq mė tepėr shiheshin flakėt e zjarrit qė shkonin pėrpjetė. Po digjej gjithēka pėrreth nesh. Tė gjitha fshatrat shqiptare, tė afėrta dhe tė largėta, ishin kthyer nė shtylla zjarri, deri te hekurudha.


Ishte ky njė shembull i njė lufte tė tmerrshme shkatėrruese, qė kam parė nė zonat e luftimeve. Pėr njė ēast pasuria e atyre njerėzve e trashėguar nga gjyshėrit e stėrgjyshėrit dhe e fituar me mund po kthehej nė flakė. Kjo monotoni e zjarrit na ka pėrcjellė gjatė tėrė rrugės deri nė Shkup. Kam zbritur nga vagoni me tė cilin kam udhėtuar. Tėrė qyteti ishte i heshtur, nė rrugė nuk shihje njeri tė gjallė, Vetėm para stacionit tė trenit ishte njė grup ushtarėsh, nga ku pėrhapeshin zėra tė dehurish. Secili shkonte nė rrugėn e vet, ndėrsa unė mbeta i vetmuar nė stacion. Shkova te grupi i ushtarėve. Katėr ushtarė mbanin bajonetat nė gjendje gatishmėrie. Nė mesin e grupit tė ushtarėve qėndronin dy tė rinj shqiptarė, me plisa tė bardhė. Njė ushtar, ēetnik i dehur, mbante nė dorė thikėn, ndėrsa nė dorėn tjetėr shishen e rakisė. Ēetniku urdhėroi shqiptarėt tė binin pėr tokė. Ata gjysmė tė vdekur nga frika ulėn nė gjunjė. Pas urdhrit tjetėr ata ngihen. Kėtė ai e pėrsėrit disa herė....

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Wed Jun 04, 2008 3:56 pm nga ILLYRIA

Pastaj ēetniku duke sharė dhe duke i kėrcėnuar u drejtoi majėn e thikės edhe viktimave tė tjera. I detyron tė pinė raki, pastaj... i puth. I dehur nga forca nga rakia dhe gjaku ai argėtohej, duke luajtur me ta ashtu si macja e egėr me minjtė. Tė njėjtat veprime, e njėjta psikologji. Tė tre ushtarėt e tjerė tė dehur qėndronin duke ruajtur mos shqiptarėt po iknin ose do tė kundėrshtonin, derisa ēetniku po argėtohej. “Kėta janė arnautė” mė thotė njė ushtar “tash do t’ i therė”.

Prej frikės u largova nga grupi. Nuk kishte kuptim tė mundohesha t’i mbroja shqiptarėt. Ata mund tė shpėtonin nga kėta ushtarė vetėm me njė forcė tė armatosur … Krejt kjo skenė po luhej nė stacionin e trenit kur sapo erdhi treni. Ika pėr tė mos dėgjuar britmat e tmerrshme dhe thirrjen e tyre pėr ndihmė...


Nė qytet, nėpėr rrugė ishte aq qetėsi, sa dukej shkret. Tė gjitha dyert ishin mbyllur qysh nga ora gjashtė pas dite. Me tė rėnė nata, ēetnikėt fillojnė punėt e tyre. Futen dhunshėm nė shtėpitė e shqiptarėve dhe turqve dhe kryejnė veprat e tyre tė vrasjes dhe plaēkitjes. Shkupi kishte 60 mijė banorė nga tė cilėt gjysma ishin shqiptarė e turq. Disa nga ata sigurisht qė kishin ikur, por shumica kishte mbetur. Dhe tash, gjatė natės kundėr tyre kryhen krime.


Dy ditė pas arritjes sime nė Shkup, e para gjė qė do tė shihej nė mėngjes ishte grumbulli e kufomave tė shqiptarėve me koka tė thyera nėn Urėn e Vardarit, mu nė qendėr tė qytetit. Disa thoshin se ishin shqiptarė, tė cilėt ishin mbytur nga ēetnikėt, tė tjerėt thoshin se ata i kishte sjellė uji i lumit. Vetėm njė gjė dihej se ata njerėz nuk ishin vrarė nė luftime....

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Wed Jun 04, 2008 3:56 pm nga ILLYRIA

Shkupi ishte kthyer nė njė kamp tė rėndomtė ushtarak. Popullata, sidomos myslimanėt fshiheshin nėpėr rrugė pėr tė mos u parė nga ushtarėt serbė. Nė mesin e masės sė ushtarėve dallohen edhe fshatarė serbė, tė cilėt kanė ardhur kėtu nga vende tė ndryshme tė Serbisė. Duke rrėfyer se kanė ardhur pėr tė gjetur bijtė dhe vėllezėrit e tyre, ata kalojnė nėpėr Kosovė duke plaēkitur. Kam biseduar me tre prej kėtyre “torbarėve”. Mė i riu prej tyre, njė burrė i shkurtė i sojit tė “trimave” lavdėrohet sesi me pushkėn e tij ka vrarė dy shqiptarė, por dy tė tjerė i kishin ikur. Bashkudhėtarėt e tij, fshatarė tė moshuar e vėrtetonin rrėfimin e tij.

“Njė gjė nuk ėshtė e mirė” ankohen ata. “Nuk kemi para me vete. Kėtu mund tė marrėsh sa tė duash qe dhe kuaj. Paga e ushtarit ėshtė dy dinarė ( 75 kopejkė). Ushtari shkon nė fshatin e parė tė shqiptarėve dhe e merr kalin e parė tė cilin e gjen. Pėrmes ushtarėve mund tė marrėsh njė pendė qe pėr 20 dinarė. Serbėt nga rrethina e Vrajės, nė mėnyrė masive janė nisur drejt fshatrave shqiptare me qėllim pėr tė rrėmbyer gjithēka tė gjejnė. Gratė serbe kanė ngarkuar nė shpinė edhe dyer e dritare qė kanė marrė nėpėr fshatrat shqiptare.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Wed Jun 04, 2008 3:57 pm nga ILLYRIA

Ndėrkohė erdhėn dy ushtarė. Ata bėjnė pjesė nė ēetat tė cilat i ēarmatosin shqiptarėt. Njė ushtar pyet ku mund ta kėmbejė njė lirė. Kėrkova tė ma tregojė lirėn meqė nuk kisha parė monedhė turke. Ushtari fillimisht shikon anash, pastaj e nxjerrė dukatin nga qesja, duke rrėfyer se ka edhe tė tjera, por nuk dėshiron tė rrėfejė sasinė.
Njė lirė turke kėmbehet me 23 franga. Erdhėn edhe ushtarė tė tjerė. Po dėgjoja bisedat e tyre. “Nuk e di sa shqiptarė kam vrarė”, thotė njėri, “por te asnjėri prej tyre nuk kam gjetur diēka tė vlefshme pėr tė marrė. Dhe, kur ia kam hequr kokėn njė nuseje tė re, te ajo kam gjetur 10 lira”. Pėr bėmat e tyre ata flasin krejt lirshėm. Kjo ėshtė e zakonshme pėr ta. Njerėzit nuk e kuptojnė se sa ndryshime tė brendshme kanė sjellė vetėm disa ditė tė luftės. Mund tė shihet se deri nė ē’ nivel njeriu varet nga rrethanat. Nė kushte tė organizmit barbar tė luftės, njerėzit shpejt brutalizohen dhe kėtė ndoshta edhe nuk e kuptojnė.


Njė tog ushtarėsh po marshonte rrugės kryesore tė Shkupit. Njė i dehur, sipas tė gjitha gjasave, njė turk i marrė, filloi t’i mallkonte. Ushtarėt ndaluan. E mbėshtetėn turkun pėr murin mė tė afėrm dhe e pushkatuan nė vend. Togu vazhdoi tutje ashtu sikur edhe popullata qė ishte nė rrugė.


Atė mbrėmje nė njė pijetore kam takuar njė oficer tė cilin e njihja. Njėsia e tij ka qenė e stacionuar nė Ferizaj nė qendrėn e shqiptarėve, “Serbia e vjetėr”. Me njerėzit e tij rreshteri ka tėrhequr njė top tė madh tė rrezikshėm, gjatė defilimit nga Koēani deri nė Shkup. Ky top to t’i dėrgohet ushtrisė e cila e cila ka rrethuar Edrenen.
“Ēka po punon tani nė Ferizaj mes shqiptarėve” e pyes. Po pjekim zogj dhe po vrasim arnautė. Jemi lodhur tashmė” thotė duke bėrė grimasa dhe hapur gojėn nga lodhja. “Ka shumė njerėz tė pasur mes tyre.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Wed Jun 04, 2008 3:57 pm nga ILLYRIA

Afėr Ferizajt kemi hyrė nė njė fshat tė pasur me shtėpi sikur kėshtjella. Pronari ishte njė njeri i pasur, i cili kishte tre bij. Ishin katėr veta dhe shumė gra. Tė gjithė i kemi nxjerrė nga shtėpia i kemi radhitur gratė dhe ua kemi prerė burrat para syve tė tyre. Gratė nuk kanė qarė. Na kanė lutur tė futen nė shtėpi dhe tė marrin rrobat e tyre. I kemi lejuar. Ato pastaj na kanė dhėnė nga njė dhuratė. Pastaj ia kemi dhėnė zjarrin tėrė vendit...

“Si mund tė veproni nė mėnyrė kaq brutale”,- e pyes i ēmeritur me rrėfimin e tij. “Nuk e di as vetė-mėsohet njeriu. Nė njė kohė tjetėr, nuk do tė kisha qenė nė gjendje ta vrisja njė plak apo njė fėmijė tė pafajshėm. Nė kohė lufte, sikur e dini, komandanti iu urdhėron dhe ju duhet ta zbatoni urdhrin”.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Wed Jun 04, 2008 3:57 pm nga ILLYRIA

Shumė gjėra si kėto kanė ndodhur jo moti.


Derisa e kemi bartur atė top nė Shkup gjatė rrugės takuam njė qerre, nė tė cilėn ishin shtrirė katėr burra tė mbuluar deri nė brez. Pėrnjėherė kam nuhatur erėn e jodit. Diēka ishte e dyshimtė, po mendoja. E kam ndaluar qerren dhe i kam pyetur kush ishin dhe ku shkonin. Heshtnin duke u arsyetuar se nuk dinin serbisht. Me ta ishte vetėm qerrexhiu, njė magjup, i cili na tregoi se katėr tė plagosurit kishin marrė pjesė nė luftime nė Merdare. Ishin plagosur dhe tani po ktheheshin nėpėr shtėpi. E kisha kuptuar kush ishin. “Zbritni” urdhėrova. Kuptuan ēka po iu them, por hezitonin. Ēka tė bėsh? E kam vendosur bajonetėn nė pushkė dhe i kamė therur tė katėrtit....

E kam njohur atė njeri. Ka qenė kamerier nė Kragujevc. Njeri pa ndonjė kualitet. Jo luftarak nga natyra. Kamerier, ashtu sikur tė gjithė kamerierėt nė vendet e tjera. Njė kohė ishte edhe nė Sindikatėn e kamerierėve. Ishte madje edhe sekretar por u largua...

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Wed Jun 04, 2008 3:58 pm nga ILLYRIA

Dhe shikoni tash se nė ēka ėshtė kthyer.


“Pėrse veproni si banditė, po vrisni dhe po plaēkitni pa bėrė asnjė dallim”, bėrtita, duke ndier njė neveri pėr njeriun me tė cilin kisha biseduar. Eprori u gjend nė njė situatė tė vėshtirė. Duket sikur diēka i kishte rėnė ndėrmend. Pastaj duke u munduar ta arsyetojė vetveten, i bindur dhe serioz kumtoi njė frazė e cila hidhte edhe mė shumė tė zeza sesa kisha parė dhe dėgjuar.


“Jo. Kjo nuk ėshtė ashtu. Ne ushtria e rregullt, i pėrfillim nė mėnyrė rigoroze rregullat, asnjėherė nuk vrasim njeri mė tė ri se 12 vjet. Pėr ēetnikėt nuk tė them asgjė me siguri. Ata janė krye nė vete. Unė mund tė iu siguroj pėr ushtarėt. Rreshteri nuk siguronte pėr ēetnikėt. Dhe me tė vėrtetė ata nuk pranonin asnjė kufizim. Tė rekrutuar nga mesi i tė papunėve, tė paaftėve, elementė tė ligj dhe tė pa vlerė, nga turma mė e ulėt, argėtoheshin me egėrsinė e tyre me krimet, plaēkitjet dhe dhunėn.
Veprat dėshmonin shumė kundėr tyre. Edhe ushtria e shteti ndihej jo mirė nga banalitetet e tilla tė pėrgjakshme tė ēetave tė degjeneruara. Ata u detyruan tė ndėrmarrin masa dhe ende pa mbaruar lufta, i ēarmatosėn dhe i kthyen nėpėr shtėpitė e tyre.


Nuk isha nė gjendje ta duroja edhe mė tej atė atmosferė, nuk kisha lukth pėr t i duruar ato. Interesi politik dhe vetėdija morale, pėr tė parė me sy se si bėhen gjėrat e tilla, u fundosen. Tashmė kisha vetėm njė dėshirė. Tė kthehesha sa mė parė. Sėrish u gjeta nė vagon. Po shikoja fushat e gjėra rreth Shkupit. Ēfarė bukurie, ēfarė gjerėsia. Njerėzit mund tė jetonin mirė kėtu. Ēfarė dobie ka tė flasė kur ju vetė i dini kėto ide, vetėm ato nė atė vend mė tingėllonin dhjetė herė mė fortė.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Wed Jun 04, 2008 3:58 pm nga ILLYRIA

Pesėmbėdhjetė minuta nga nisja e trenit, hodha vėshtrimin jashtė dhe pashė nė njė largėsi prej 200 jardė nga stacioni njė kufomė me fes nė kokė, mė fytyrė pėrdhe dhe duar tė shtrira. Rreth 5o jardė kah hekurudha po qėndronin dy rojtarė serbė, pjesė e forcave qė po e ruanin hekurudhėn. Me siguri se kjo ishte vepėr e tyre.
Tutje, tutje, vetėm tė largohem sa mė parė nga ky vend.

Jo larg nga Kumanova, nė njė livadh, afėr hekurudhės ushtarėt po hapnin njė gropė tė madhe. I pyes pėr ēka po hapej ajo gropė. Mė thanė se gropa po hapet pėr mish tė prishur qė ndodhej nė dhjetė apo 15 kamionė, tė cilėn ishin stacionuar anash.
Ushtarėt nuk e kishin marrė mishin qė iu kishte takuar. Krejt nevojat e tyre ushqimore madje edhe mė shumė ata i merrnin nga shtėpitė e shqiptarėve: djathė, qumėsht, mjaltė. Nė atė kohė kam ngrėnė mė shumė mjaltė qė u merrej shqiptarėve, sesa kisha ngrėnė gjatė tėrė jetės sime mė thotė njė ushtar, tė cilin e njihja. Pėr ēdo ditė ushtarėt serbė thernin qe, dele, derra, pula tė cilat i hanin dhe i gjuanin mbetjet anash. “Neve nuk na duhet mishi. Sa e sa herė u kemi shkruar atyre nė Beograd tė mos na dėrgojnė mish, por ata e bėjnė kėtė sipas do rregullave”.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Wed Jun 04, 2008 3:58 pm nga ILLYRIA

Kėshtu qėndrojnė gjėrat kur shikohen nga afėr. Mishi po prishet, si mishi i njerėzve ashtu edhe i kafshėve, fshatrat janė bėrė shkrumb e hi, njerėzit po dėbohen. “njerėzit mbi 12 vjet”... tė gjithė janė brutalizuar, duke humbur fytyrėn e tyre njerėzore. Lufta po del nė sipėrfaqe si kryesorja dhe mė e rėndėsishmja, do t’i shihni krimet nėse shpalosni pak perden, e cila ri varur para veprave tė trimėrisė sė ushtarėve... “Kievskaya Mysl” No. 355 23. dhjetor, 1912.


Trocki raporton pėr dhunėn, gjenocidin dhe barbarinė qė ushtronin aleatėt sllavė kundėr shqiptarėve, turqve dhe hebrenjve


Nga kėto vise tė ēliruara, po vijnė lajme tė kėqija. Nė fillim na kanė folur pėr brohoritjet e popullatės sė ēliruar, kanė mbajtur fjalime patriotike pėr administratorėt e rinj. Por brohoritjet patriotike tashmė janė shuar. Prapa ka mbetur kaosi dhe e liga. Edhe para luftės, nė Maqedoni ka pasur mjaftė elementė dezintegrues dhe anarki politike. Lufta kryengritėse dhe sulmet dinamike i kanė dhėnė areal ushtarak kėtyre elementeve dhe kanė fituar bindjen se gjithēka ėshtė e lejueshme. Pėrkohėsisht lufta i ka dehur. Tash sėrish kanė dalė nė sipėrfaqe krejtėsisht tė prishur nga pėrvoja e luftės. Mė ka rėnė nė dorė njė letėr, tė cilėn e ka shkruar njė zyrtar, i dėrguar nė Shtip, me qėllim pėr ta themeluar njė filiale tė Bankės Kombėtare. Letra ėshtė aq e qartė sa tė tėrėn do ta jap nė tėrėsi.


“Kam arritur para katėr ditėsh dhe tashmė jam penduar pėrse kam ardhur.
Kėtu kam parė gjėra tė tmerrshme. As qė kam ėndėrruar se gjėra tė tilla janė mund tė bėhen.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Wed Jun 04, 2008 3:59 pm nga ILLYRIA

Nė orėn gjashtė tė mbrėmjes qyteti vdes.

Shtėpitė e turqve dhe tė hebrenjve, tė cilat kėtu pėrbėjnė gjysmėn e qytetit krejtėsisht janė tė zbrazėta. Tė gjitha dyqanet e asaj pjese tė qytetit janė plaēkitur dhe janė djegur. Vrasje dhe plaēkitje ndodhin pėrditė. Kam parė me sytė e mi, se mė 2 nėntor nė mesditė, 20 deri 25 ēetnikė plaēkitės kanė sulmuar njė hebre tė moshuar rreth 60 apo 70 vjeēar, tė cilit ia kanė shtypur kokėn. Unė fillova ta thėrras policinė. “Kapeni, edhe ky ėshtė hebre”, thanė ata. Filluan tė mė ndjekin dhe u detyrova tė ikė. U mbylla nė katin e parė tė dhomės sime, nxora revolen ashtu sikurse edhe pronari i banesės ku po banoja. Plaēkitėsit filluan tė shtynin dyert, por dera kryesore ishte shumė e fortė. Gruaja ime e cila kishte mbetur jashtė po mundohej tė fshihej nė podrum. Kur ndjekėsit u bindėn se unė nuk jam aty, u tėrhoqėn. Kam lajmėruar prefektin, shefit e policisė dhe komandantin e kryengritėsve. Pas njė orė, 12 apo 15 anėtarė nga kreu erdhėn nė dhomėn time. U vėrtetua pa ndonjė vėshtirėsi se kush e kishte mbytur dhunshėm plakun hebre. Ishin disa kryengritės tė njohur tė sapo pranuar nė radha. Asnjėri prej tyre nuk ėshtė dėnuar. Kėtu nuk ka ushtri dhe kėta “kryengritėsit” e kanė nė dorė situatėn. Disa prijės tė kėtyre kryengritėsve, gjatė kėsaj periudhe kanė grabitur pasuri dhe tė holla me vlerė deri nė 4 mijė lira ( njė lirė vlen 23 franga). Nė Radovishte, dyshohet se shefi i policisė lokale bashkėpunon fshehtas me kėto banda.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Wed Jun 04, 2008 3:59 pm nga ILLYRIA

Ėshtė njė situatė e tmerrshme.


Kur shoh nganjėherė sesi janė gjymtuar fshatarėt paqėsorė, sesi iu ėshtė marrė pasuria, ndėrsa fėmijėt e gratė e tyre janė lėnė tė vdesin urie, zemra mė lėngon nga dhembja. Nė mes tė Radovishtit dhe Shtipit ndodhen mbi 2000 tė ikur, shumica prej tyre gra e fėmijė kanė vdekur urie. Plaku 70-vjeēar me kokė tė shtypur, mijėra gra e fėmijė tė vdekur urie, kryengritėsit revolucionarė tė degjeneruar nė banda, shefi i policisė mbrojtės i plaēkitėsve, kjo ėshtė pasqyra e jetės nė njė krahinė tė ēliruar.


Kufizimi pėr vetėpėrmbajtje ėshtė definuar keq, ndėrsa mundėsia e pasurimit tė shpejtė ėshtė mjaft sfiduese. Ja fjalėt e njė anonimi. “Njė zyrtar i shkruan tjetrit”.. Toka mund tė blihet shumė lirė, sidomos nė Ovce Polje. Turqit, ( ėshtė fjala pėr shqiptarėt, meqė turq nuk kishte nėpėr fshatra, por jo tė gjithė zyrtarėt e vėrenin kėtė dallim) kanė ikur dhe i kanė lėnė shkret pasuritė e tyre dhe grabitja e pasurive tė tyre po bėhet me shpejtėsi. Njerėzit largpamės tashmė kanė zbuluar rrugėt qė shpijnė nė kėto vise, ata hulumtojnė dhe po nuhasin mundėsi tė tjera. Shumė ushtarė bullgarė mendojnė, jo pa leje nga lartė, se tokat do t’u jepen atyre. Nė ditėt e lira ata hulumtojnė tokat mė tė mira dhe fillojnė tė vendosin kufijtė... Kėta burra po gabohen. Ata do tė sjellin nėpėr shtėpitė e tyre ndonjė turk invalid apo bjerrakohės, pėr t’ i shėrbyer deri nė fund tė jetės.

Tokat po i marrin politikanėt e pasur e largpamės. Sot pronat e reja janė tė paluajtshme, kufiri ėshtė vendosur. Pėr pak kohė do tė fillojė lufta e ashpėr qytetare, lufta qytetare nė tė cilėn kryengritėsit duhet ta thonė fjalėn e tyre tė fundit. Por mbi tė gjitha vendosja e rendit nė “viset e tyre” do tė bėhet njė peshė tjetėr popullit punėtor tė Bullgarisė.


Protesta e Leon Trockit kundėr Qeverisės ruse, e cila ishte frymėzuese dhe bashkėfajtore e krimeve tė kryera nga Aleanca e shteteve sllave tė Ballkanit kundėr shqiptarėve

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Wed Jun 04, 2008 4:00 pm nga ILLYRIA

Njė pyetje jashtėparlamentare z. N. Milukov *

Zotėri deputet! Ju jeni njėri nga inspiruesit e asaj qė njihet si “Lėvizje pansllave”, e cila bazohet nė principet e pėrgjithshme tė qytetėrimit, humanizmit dhe ēlirimit kombėtar. Ju shumė shpesh si nė shtyp ashtu edhe foltoren e Dumės, i keni bindur aleatėt, dinastitė dhe klikat e tyre, tė cilat e sundojnė Ballkanin, lidhur me simpatitė qė ata kanė pėr shoqėrinė ruse dhe pėr fushatėn qė ata kanė ndėrmarrė pėr “ēlirim”.
Jo moti, pas ndėrprerjes sė zjarrit ju keni ndėrmarrė njė udhėtim politik nėpėr Ballkan. Keni vajtur nėpėr krahina, dhe ēka ėshtė mė e rėndėsishme, keni vizituar krahinat, tė cilat janė pushtuar nga aleatėt.


Gjatė udhėtimeve Tuaja a thua a nuk keni dėgjuar pėr kėto akte tė mizorisė dhe brutalitetit, tė cilat i kanė kryer disa nga aleatėt nė zonat Tuaja tė luftimeve, jo vetėm kundėr ushtarėve tė paarmatosur turq, kundėr robėrve dhe tė plagosurve, mirėpo edhe kundėr popullatės paqėsore myslimane, kundėr pleqve e plakave dhe kundėr fėmijėve. Nėse keni dėgjuar, dhe nuk mund tė mos keni dėgjuar, atėherė pėrse heshtni. Pėrse hesht fjala juaj?


Faktet e pamohueshme a nuk ju kanė detyruar tė kuptoni se bullgarėt nė Maqedoni dhe nė Serbinė e Vjetėr, nė turrin e tyre kombėtar pėr tė pėrmirėsuar tė dhėnat pėr statistikat etnografike, tė cilat nuk janė sipas shijes sė tyre, ata thjesht po angazhohen pėr tė shfarosur nė mėnyrė sistematike popullatėn myslimane nėpėr fshatra, nė qytete dhe nė rrethe.

Ēka keni pėr tė thėnė lidhur me kėto metoda pėr tė siguruar fitoren e elementit sllav? A nuk do tė pajtoheni se heshtja nga i tėrė shtypi juaj shtetėror, nga gjarpri i patriotizmit “Novoje Vremja” , pastaj “Ruskaja Molva”, “Ruskoje Slovo” dhe “Reē” tė cilat gjithnjė vazhdojnė tė tregohen mė tė pėrkushtuara, dhe kjo marrėveshje e brendshme e tė gjithė juve pėr tė heshtur, a nuk iu bėn juve bashkėfajtorė pėr kėto akte shtazarake, tė cilat do tė lėnė damka tė zeza pėr tėrė epokėn?
Nė rrethana tė tilla, protestat tuaja kundėr veprimeve tė shėmtuara turke, tė cilat nuk i mohoj, a nuk janė tė njėjta me veprimet fariseje: qė rrjedhin jo nga principet e pėrgjithshme tė kulturės dhe humanizmit, por nga kalkulimet lakuriqe imperialiste?
A thua a nuk e keni tė qartė se heshtja e tillė e “partive udhėheqėse tė Rusisė” kundrejt veprimeve ēmeritėse serbe e bullgare, tani kur aleatėt ballkanikė kanė rifilluar operacionet ushtarake, i lehtėson kėto tė fundit qė tė angazhohen nė veprat e tyre Kainiste, nė masakra tė tjera kundėr popujve tė “Gjysmėhėnės” nė interes tė “kulturės” sė Krishtit?

A mund tė pėrgjigjeni nė kėto pyetje tė qarta dhe tė thjeshta, zotėri deputet?
Apo ndoshta ju jeni mėsuar tė llogaritni vetėm sa bėjnė dy e dy, dhe tė konstatoni se prijėsit janė fajtorė... Kjo letėr proteste e Trockit ėshtė botuar nė Gazetėn “Luē” Nr. 34 (110) 30. Janar, 1913.



* Pavel Nikolajeviē Miljukov (1859-1943), ka qenė historian, i njohur pėr orientimin e tij sllavofil dhe figurė politike. Themelues dhe udhėheqės i Partisė kryesore Liberale Ruse, redaktor i gazetės “Reē” dhe udhėheqės i delegacionit tė Kadetėve nė Dumėn e Katėrt, nė kohėn kur Trocki i ka drejtuar kėtė protestė.


· Kėtė shkrim e pėrgatiti pėr botim: Ahmet Qeriqi, drejtor i Radios Kosova e Lirė.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi