ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

TIVARI - VARRI MĖ I MADH MASIV I SHQIPTARĖVE!

Shko poshtė

04062008

Mesazh 

TIVARI - VARRI MĖ I MADH MASIV I SHQIPTARĖVE! Empty TIVARI - VARRI MĖ I MADH MASIV I SHQIPTARĖVE!




A ėshtė harruar nga kujtesa jonė kolektive - Maskra e Tivarit e 1 prillit 1945…?!

TIVARI - VARRI MĖ I MADH MASIV I SHQIPTARĖVE!

· Ėshtė koha e fundit qė shkenca e historisė ta thotė fjalėn e vet meritore pėr Masakrėn e Tivarit… ende tė pastudiuara sa duhet. Ėshtė detyrė e historianėve tė merren mė shumė e mė me pėrkushtim pėr zbardhjen e kėtyre ngjarjeve tė pashembullta nė histori. Me kėtė rast duhet pėrgėzuar pėrēapjet e para nė kėtė drejtim tė Prof. Muhamet Pirrakut, tė Prof. Hakif Bajramit, tė Prof. Zekeria Canės, tė Sheradin Berishės e tė ndonjė tjetri. Veēanėrisht duhet pėrgėzuar pėrjetuesit e masakrės, Bajram Golėn, autori i njė fejtoni me dėshmi dhe Azem Hajdinin – Xanin, autorin e disa librave me dėshmi e kujtime pėr masakrėn e Tivarit.

Foto: Eshaloni i prillit 1945, duke rrugėtuar nėpėr Shqipėri nė drejtim tė Tivarit.

Shkruan: Berat LUZHA *
avatar
ILLYRIA

Numri i postimeve : 1370
Age : 110
Reputation : 1
Points : 29076
Registration date : 29/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

TIVARI - VARRI MĖ I MADH MASIV I SHQIPTARĖVE! :: Komentet

avatar

Mesazh Wed Jun 04, 2008 4:35 pm nga ILLYRIA

Ishte viti i madh 1945. Lufta Nacionalēlirimtare apo Lufta e Dytė Botėrore sapo kishte pėrfunduar edhe nė Kosovė. Populli shqiptar, i gjendur dhe i rivendosur pa dėshirėn e tij nė kreaturėn shtetėrore tė quajtur Jugosllavi, megjithatė shpresonte se gjendja e tij do tė ndryshonte rrėnjėsisht nė krahasim me paraluftėn. Shpresonte pėr bashkimin me shtetin amė dhe shpresonte pėr lirinė e fituar nė luftė me gjak. Por, nė vend se ta gėzonte lirinė e fituar, regjimi serb kishte planifikuar e realizuar masakra masive kudo. Pranvera e atij viti kishte ardhur e zezė si nata, skėterrė. Numėroheshin njėra pas tjetrės masakrat, vrasjet masive, burgosjet dhe plaēkitjet e njė populli tė lodhur nga lufta, nga varfėria dhe nga robėria e gjatė.

Nė dimrin e ftohtė tė vitit 1945 “ēlirimtarėt” jugosllavė iu kishin vėrsulur nga tė gjitha anėt Kosovės dhe viseve tjera shqiptare pėr t’i gėlltitur ato. Kurse, pėr ta bėrė gllabėrimin mė tė lehtė, njėsitė vendore partizane, si aradhat, ēetat, batalionet e brigadat, ishin dėrguar nė frontet e luftės jashtė vendit, kudo nėpėr Jugosllavi, gjoja pėr t’i plotėsuar njėsitė partizane tė Ushtrisė Naconalēlirimtare tė Jugosllavisė. Pos kėsaj, regjimi i ri jugosllav kishte mobilizuar dhunshėm edhe dhjetra mijėra shqiptarė tė tjerė pėr t’i dėrguar ata nė frontet e luftės nė Dalmaci, nė Srem e kudo nėpėr Jugosllavi. Por, nė vend se nė frontet e luftės, nė muajt mars - prill 1945, shovinistėt serbė, maqedonas e malazez kryen vrasje monstruoze e masakra tė papara mbi ushtarėt – rekrutėt duarthatė shqiptarė.

Regjimi serb – jugosllav mė 8 shkurt 1945 vetėm nė Kosovė kishte vendosur administratė ushtarake, e cila udhėhiqej plotėsisht nga ushtarakėt serbo – malazezė. Me urdhėr tė veēantė tė kreut ushtarak jugosllav, kishte filluar edhe mobilizimin e dhunshėm tė shqiptarėve.

Tė mobilizuarit ishin ndarė nė dy pjesė; njė pjesė u dėrgua nė Frontin e Sremit, kurse pjesa tjetėr nė Frontin e Adriatikut (mbi 22 mijė ushtarė). Pjesa e dytė e tė mobilizuarve apo e rekrutėve shqiptarė u grumbulluan fillimisht nė Prizren, ku qėndruan disa ditė, ku u ēarmatosėn dhe ku u ndanė nė eshalone e njėsi tjera ushtarake. Pastaj vazhduan rrugėn drejt Tivarit, nėpėr Kukės, Fushė-Arrės, Pukė e Shkodėr, por me komandėn serbe tė Divizionit 46-tė tė Serbisė. Gjatė rrugės kėmbė e nėpėr tė ftohtė, pa ushqim dhe duke mos lejuar ta shuanin etjen, u vranė disa qindra ushtarė shqiptarė.

Me tė arritur nė Tivar, mė 1 prill 1945, pasoi njė masakrim masiv i ushtarėve – rekrutė shqiptarė. Aty janė vrarė, pa asnjė shkak, sipas disa shėnimeve, mbi katėr mijė ushtarė. Mė 18 prill, me njė metodė tjetėr, atė tė ngulfatjes me gaz helmues, nė Raguzė (Dubrovnik), janė vrarė edhe 1300 shqiptarė tė tjerė. Nė qytetin e Tregurit (Trogirit) nė Dalmaci u mbytėn nė det, pas fundosjes me njė anije, sė paku 29 shqiptarė – ushtarė rekrutė. Numri i saktė i ushtarėve – rekrutėve shqiptarė tė vrarė gjatė rrugės nėpėr territorin shqiptar, nė qytetet e Tivarit, tė Raguzės e tė Tregurit, asnjėherė nuk ėshtė mėsuar.

Politika e pushtetmbajtėsve tė rinj serbė – jugosllavė nuk ndryshonte thuajse aspak nga politika shfarosėse e regjimeve serbe tė paraluftės. Shqiptarėt akuzoheshin padrejtėsisht. Ndaj tyre udhėheqja politike e ushtarake serbe, malazeze e maqedonase kishte krijuar njė qėndrim tendencioz dhe disponim thellėsisht armiqėsor, qė reflektonte mė vonė, gjatė tė gjitha zhvillimeve politike pėr Kosovėn, me veprime tė padrejta, me veprime shoviniste e fashiste; duke e “zhvlerėsuar” Rezolutėn e Bujanit, duke vendosur administratė ushtarake, duke e manipuluar e dhunuar votėn nė Konferencėn e Prizrenit, duke dėrguar nė Kosovė njėsi ushtarake nga Serbia e nga Maqedonia pėr tė bėrė krime, duke e ēarmatosur popullsinė vendore, duke bėrė arrestime tė shumta, duke hapur dosje pėr secilin intelektual dhe shqiptar patriot, duke i eliminuar shqiptarėt nga pushteti dhe administrata, duke e bėrė mobilizimin e dhunshėm vetėm tė shqiptarėve, duke masakruar ushtarėt - rekrutėt e mobilizuar, por edhe popullsinė duarthatė, duke i dėrguar shqiptarėt nėpėr frontet e luftės jashtė Kosovės e pėr t’i pėrdorur ata si “mish pėr top”, duke i detyruar tė shpėrnguleshin pėr nė Turqi...

Ishte thėnė se mobilizimi po bėhej pėr plotėsimin e njėsive ushtarake tė Armatės Popullore tė Jugosllavisė pėr pjesėmarrje nė operacionet ēlirimtare. Por, tė mobilizuarit shqiptarė nga Kosova dhe pjesa shqiptare e Maqedonisė nuk u dėrguan nė frontet e luftės, as nė operacionet pėr ēlirimin e Jugosllavisė. Ata, nė vend se nė frontet e luftės, u vranė nga eprorėt e tyre, nga komanduesit e tyre, duke pėrjetuar golgotėn e vuajtjeve tė pambarim e tė vrasjeve tė pashembullta nė histori, si gjatė rrugėtimit “pėr nė frontet e luftės”, ashtu edhe nė vendet (e planifikuara) pėr vrasjen masive tė tyre; nė Tivar, nė Raguzė, nė Tregur...

Tė mobilizuarit shqiptarė – rekrutėt e ēarmatosur kishin mbetur rrugėve, kishin mbetur nėn komandėn dhe nėn mėshirėn e eprorėve dhe tė ushtarėve serbė. Ata ishin tė kėputur e tė lodhur, tė uritur e tė etshėm, pa ushqim, pa kujdes dhe nė kushte tepėr tė vėshtira. Prandaj, vrasjet masive nė Tivar, nė Raguzė e nė Tregur kishin pėrmasa tė krimeve tė papara e tepėr monstruoze, kishin pėrmasa tė masakrave e tė gjenocidit. Kėto vrasje nuk mund tė cilėsohen ndryshe, pos si shfryrje tė epsheve shoviniste e fashiste tė kreut ushtarak e politik jugosllav, e veēanėrisht tė kreut serb, malazez dhe maqedonas, pėrgjegjės tė drejtpėrdrejtė tė kėtyre ngjarjeve tragjike.

Kėto masakra monstruoze duket se janė harruar nga kujtesa jonė kolektive dhe sidomos nga shkenca e historisė. Mijėra shqiptarė, viktima tė njė regjimi tė ri shovinist e fashist, i cili sapo kishte marrė pushtet, na bėhet sikur janė mbuluar nga harresa jonė. Por, ata kanė ekzistuar; kanė lindur e kanė jetuar nė tė njėjtin vend kemi lindur e ku jetojmė edhe ne. Janė vrarė nė moshėn e tyre mė tė mirė pėr fajin e vetėm, pse ishin shqiptarė! Regjimi serb – jugosllav ishte kujdesur shumė qė viktimat e tij, tė vrarėt tė harroheshin pėrgjithmonė, nė mėnyrė qė pėr ta tė mos dihej, tė mos shkruhej e tė mos mėsohej kurrė. Kurse, nė anėn tjetėr, ky regjim shqiptarėve u bėnte premtime mashtruese, u paraqitej si ēlirimtar e si shpėtimtar, u paraqitej sikur atyre ua kishte dhuruar lirinė dhe tė gjitha tė drejtat njerėzore, politike e kombėtare.

Ėshtė koha e fundit qė shkenca e historisė ta thotė fjalėn e vet meritore pėr Masakrėn e Tivarit… ende tė pastudiuara sa duhet. Ėshtė detyrė e historianėve tė merren mė shumė e mė me pėrkushtim pėr zbardhjen e kėtyre ngjarjeve tė pashembullta nė histori. Me kėtė rast duhet pėrgėzuar pėrēapjet e para nė kėtė drejtim tė Prof. Muhamet Pirrakut, tė Prof. Hakif Bajramit, tė Prof. Zekeria Canės, tė Sheradin Berishės e tė ndonjė tjetri. Veēanėrisht duhet pėrgėzuar pėrjetuesit e masakrės, Bajram Golėn, autori i njė fejtoni me dėshmi dhe Azem Hajdinin – Xanin, autorin e disa librave me dėshmi e kujtime pėr masakrėn e Tivarit. Azem Hajdini ishte pėrjetues i drejtpėrdrejt i tėrė kalvarit dhe njėri nga dėshmitarėt e shumtė autentik, i cili me pėrkushtim tė pashoq po punon qe disa dekada pėr zbardhjen e ngjarjeve tragjike – masakrave mbi ushtarėt shqiptarė nė Tivar, nė Raguzė e nė Tregur.

Por, historiografia shqiptare ende nuk e ka thėnė fjalėn, nuk e ka kryer detyrėn e vet pėr kėto ngjarje historike tė tragjedisė sonė kombėtare.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi