ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjyqi nė Senat, ēfarė mund ta zgjidhė ngėrēin?

Shko poshtė

28122019

Mesazh 

Gjyqi nė Senat, ēfarė mund ta zgjidhė ngėrēin? Empty Gjyqi nė Senat, ēfarė mund ta zgjidhė ngėrēin?




Gjyqi nė Senat, ēfarė mund ta zgjidhė ngėrēin? 1C2C995D-48B1-4733-BB93-E1B4386A3215_w1023_r1_sMė shumė se njė javė nga dita kur Dhoma e Pėrfaqėsuesve miratoi ngritjen zyrtarisht tė akuzave qė synojnė shkarkimin e Presidentin Donald Trump, procesi i gjykimit nė Senat mbetet i bllokuar. Zoti Trump akuzohet pėr abuzim me detyrėn dhe pengimit tė hetimeve qė po kryente Kongresi mbi kėtė ēėshtje.
Udhėheqėsi i shumicės nė Senat Mitch McConnell ka thėnė se ai dėshiron ta nisė procesin gjyqėsor sapo ligjvėnėsit tė kthehen nga pushimet, nė muajin janar, por demokratėt kėrkojnė paraprakisht njė marrėveshje pėr tė marrė nė pyetje disa dėshmitarė si dhe pėr t'i dorėzuar Senatit dokumenta tė rėndėsishme pėr procesin.
Mes polemikash se si mund tė ecet pėrpara, palėt po sjellin nė vėmendje gjyqin e zhvilluar nė Senat pas ngritjes sė akuzave pėr shkarkim tė ish-Presidentit Bill Clinton. Ato akuzojnė njėra-tjetrėn pėr shmangie ndaj asaj qė e konsiderojnė si precedent i vendosur nga ai gjykim. Demokratėt e Kongresit janė shprehur kritik ndaj njė deklarate tė zotit McConnell se ai do tė koordinojė procesin gjyqėsor nė Senat me Shtėpinė e Bardhė dhe se tė bėjė gjithēka qė mundet pėr ta liruar nga akuzat zotin Trump.
Duke e quajtur procesin pėr shkarkimin e presidentit "politik", zoti McConnell ka thėnė se ai nuk do tė jetė "i paanshėm" nė gjykim. Kjo sipas kritikėve bie ndesh me njė betim pėr paanshmėri qė tė gjithė senatorėt duhet tė bėjnė pėrpara se tė nisė gjyqi.
Nė mėnyrė qė gjykimi tė fillojė zyrtarisht, Senati i pėrbėrė nga 100 anėtarė duhet tė miratojė me shumicė tė thjeshtė njė rezolutė qė autorizon procedurėn. Por pėr ta bėrė kėtė, Dhoma e Pėrfaqėsuesve duhet tė dėrgojė akuzat.
Kryetarja e Dhomės sė Pėrfaqėsuesve Nancy Pelosi ka thėnė se nuk ka nė plan t’i ēojė akuzat Senat dhe se nuk do tė zgjedhė ata qė do tė luajnė rolin e prokurorėve nė procesin e gjykimit, "derisa tė dihet se ēfarė lloj gjykimi do tė zhvillojė Senati”, siē ėshtė shprehur ajo.
Por zoti McConnell refuzon tė pajtohet me kėto kėrkesa pa nisur gjykimi dhe ka sjellė nė vėmendje si precedent gjyqin zhvilluar nė vitin 1999 ndaj ish-Presidentit Clinton.

Gjyqi nė Senat, ēfarė mund ta zgjidhė ngėrēin? 154D748D-ACDD-462B-B178-5938827542F9_w650_r1_s

Bill Clinton impeachment
Ēfarė ndodhi gjatė gjykimit tė zotit Clinton?
Gjyqi ndaj Bill Clintonit, i dyti i kėtij lloji nė historinė amerikane, nisi mė 7 janar 1999, mė shumė se dy javė pasi ndaj tij u miratuan akuzat nė Dhomėn e Pėrfaqėsuesve, se kishte gėnjyer nėn betim njė juri tė madhe si dhe kishte penguar drejtėsinė lidhur me njė hetim pėr njė skandal seksual.
Gjyqi nisi pasi u arrit njė marrėveshje mes republikanėve qė kontrollonin Senatin dhe pakicės demokrate.
Pastaj kėtij momenti u miratuan dy rezoluta tė tjera tė cilat rregullin mėnyrėn e gjykimit nė Senat.
Fillimisht u miratua unanimisht njė rezolutė mbi procedurat e gjykimit. Ajo u dha tė dyja palėve kohė tė barabartė, deri nė 24 orė, pėr tė paraqitur argumentet e tyre, ndėrsa senatorėve qė shėrbenin si gjykatės, 16 orė pėr tė pyetur palėt.
Mė pas, ndėrsa kishte nisur gjykimi, Senati miratoi kryesisht sipas linjave partiake, planin republikan pėr kufizimin e dėshmive. Dėshmitarėt, praktikantja e Shtėpisė sė Bardhė Monica Lewinsky, ndihmėsja e zotit Clinton Sidney Blumenthal si dhe avokati nga Uashingtoni Vernon Jordan, zhvilluan seanca me dyer tė mbyllura. Senatit iu shfaqen vetėm disa pjesė tė filmuara tė kėtyre dėshmive. Nė fund, pesha e dėshmisė sė tyre dėshtoi tė bindė Senatin pėr tė fajėsuar zotin Clinton.
Ēfarė duan demokratėt?
Hetimi i Dhomės sė Pėrfaqėsuesve ndaj zotit Trump nisi pasi njė informator i shėrbimeve tė zbulimit akuzoi presidentin Trump se i kishte bėri presion presidentit tė Ukrainės pėr tė hetuar kundėrshtarin e tij politik, Joe Biden, djalin e tij Hunter Biden, si dhe mbi njė teori tė pabazuar nė fakte, se Ukraina kishte ndėrhyrė nė zgjedhjet presidenciale amerikane.

Gjyqi nė Senat, ēfarė mund ta zgjidhė ngėrēin? CE555CCF-D318-44B7-8135-D5C28CB5CB9C_w650_r1_s

Trump Impeachment
Ndėrsa mė shumė se njė 12 persona dėshmuan gjatė hetimit, zoti Trump ndaloi zyrtarė tė tjerė tė rangut tė lartė qė tė dėshmonin apo t’i dorėzonin dokumente Kongresit. Sipas demokratėve zyrtarėt qė nuk u lejuan tė dėshmojnė kishin informacion tė dorės sė parė mbi atė qė ndodhi.
Nė njė letėr drejtuar zotit McConnell javėn e kaluar, udhėheqėsi i pakicės nė Senat Chuck Schumer foli pėr 4 zyrtarė kyē qė duhet tė dėshmojnė, pėrfshirė shefin nė detyrė tė kabinetit nė Shtėpinė e Bardhė Mick Mulvaney si dhe ish-Kėshilltarit e Sigurisė Kombėtare John Bolton. Pėrveē kėsaj, ai kėrkoi dhe dokumente qė sipas tij hedhin dritė mbi presionin e supozuar qė zoti Trump ushtroi ndaj Kievit qė tė nisė hetimet, si dhe rreth ndalimit tė pėrkohshėm nga administrata tė njė ndihme ushtarake tė nevojshme pėr Ukrainėn.
Ēfarė duan republikanėt?
Republikanėt thonė se ata dėshirojnė tė ndjekin modelin Clinton, tė hapin procedurat nė janar dhe ta marrin vendimin nėse do tė thėrrasin dėshmitarėt kur gjyqi tė jetė duke u zhvilluar.
“Ajo qė ishte e mjaftueshme pėr Presidentin Clinton ėshtė e tillė edhe pėr Presidentin Trump”, tha zoti McConnell nė programin televiziv “Fox & Friends” tė sė hėnės.

Gjyqi nė Senat, ēfarė mund ta zgjidhė ngėrēin? F6339D84-9F0B-42A9-B75D-1922816669B9_w650_r1_s

Trump Impeachment Senate Trial
Ai kėmbėnguli se “nuk ėshtė pėrjashtuar thirrja e dėshmitarėve”. Por zoti McConnell nuk dha ndonjė shenjė nėse ishte ėshtė dakort me thirrjen e katėr dėshmitarėve tė kėrkuar nga demokratėt.
Ēfarė kėrkon Presidenti Trump?
Pasi ishte fillimisht nė favor tė njė gjyqi tė shpejtė, Presidenti Trump duket se ka ndryshuar kursin duke mbėshtetur tashmė njė procedurė mė tė plotė qė do ta shfajėsonte atė plotėsisht.

Gjyqi nė Senat, ēfarė mund ta zgjidhė ngėrēin? B5C0E693-ED12-467C-91C0-C3C1F1189737_w650_r1_s

000_1N6676
Presidenti Trump kishte pėrmendur mė parė mundėsinė e thirrjes sė zonjės Pelosi, tė kryetarit tė Komisionit tė Zbulimit tė Dhomės sė Pėrfaqėsuesve Adam Schiff, tė Joe Biden dhe djalit tė tij Hunter, si dhe shumė personave tė tjerė pėr tė dėshmuar, ndėrkohė qė i akuzonte demokratėt se po kėrkonin me ngulm dėshmitarė qė do tė forconin ēėshtjen e tyre tė dobėt ligjore, sipas tij.
“E vetmja mėnyrė pėr ta bėrė kėtė qė tė funksionojė ėshtė tė krijohet njė lloj presioni publik pėr tė kėrkuar thirrjen e dėshmitarėve, por McConnell i ka votat dhe mund ta drejtojė kėtė gjyq si tė dėshirojė”, shkruante Presidenti Trump nė Twitter tė martėn.
Ēfarė domethėnieje ka e gjithė kjo pėr gjyqin?
Derisa t'i dorėzohen akuzat, Senati nuk mund ta nisė gjyqin, duke i lėnė kėshtu procedurat nė njė rreth vicioz. Zoti McConnell gjendet nėn njė presion nė rritje pėr tė arritur njė marrėveshje, qoftė edhe vetėm pėr tė mbrojtur besueshmėrinė institucionale tė Senatit. Por duke patur parasysh ndasitė e tanishme partiake, janė tė pakta prishmėritė qė senatorėt tė bien dakort pėr njė kuadėr rregullash tė ngjashme me ato tė gjyqit pėr Presidentin Clinton.
“Problemi ėshtė se kėtė radhė, republikanėt nė veēanti janė shumė shumė mė tė zhurmshėm sesa ishin demokratėt kur mbronin Presidentin Clinton”, thotė Jeffrey Tulis, profesor i shkencave politike nė Universitetin e Teksasit nė Austin.
Sa do tė zgjasė gjyqi?
Njė marrėveshje qė mund tė arrihej pėr dėshmitarėt ėshtė ajo qė pėrcakton kohėzgjatjen e gjyqit.

Gjyqi nė Senat, ēfarė mund ta zgjidhė ngėrēin? 8CDCB6B4-81F1-4B92-BCAE-72F84110E1C2_cx0_cy0_cw97_w650_r1_s

Si krahasim mund tė pėrmendim gjyqin e vitit 1868 ndaj Presidentit Andrew Johnson qė zgjati rreth 80 ditė, ndėrsa ai ndaj Presidentit Clinton zgjati pak mė shumė se njė muaj. Zoti McConnell ka thėnė se shpreson qė gjyqi tė mos zgjasė shumė.
Masood Farivar/Zeri I Amerikes
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37475
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi