ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dokumentet/ Sigurimi torturon deri nė vdekje njė vajzė 20-vjeēare

Shko poshtė

28122019

Mesazh 

Dokumentet/ Sigurimi torturon deri nė vdekje njė vajzė 20-vjeēare Empty Dokumentet/ Sigurimi torturon deri nė vdekje njė vajzė 20-vjeēare




Dokumentet/ Sigurimi torturon deri nė vdekje njė vajzė 20-vjeēare Safe_image.php?d=AQCRqTLkhj3TnLft&w=476&h=249&url=https%3A%2F%2Fkujto.al%2Fwp-content%2Fuploads%2F2019%2F12%2FPoste-data-24-dhjetor
“I shkulėn dhėmbėt, e torturuan derisa e ēmendėn, dhe nė fund, trupin ia hodhėn nė njė gropė…”
Njė punonjės i Sigurimit tė Shtetit ka lėnė dėshmi me shkrimin e tij, mbi njė varg torturash makabre qė janė ushtruar mbi njė vajzė tė pafajshme, deri sa ajo ka dhėnė shpirt. Dėshmia e tij pėrforcohet edhe nga njė dėshmitar tjetėr okular, i cili e pėrforcon mė tej pėrshkrimin e tė parit me aktin e pėrdhosjes sė trupit tė vdekur.
Kujto.al i sjell pėr lexuesit kėto dy dokumente, tė marra nga fondi 14 nė AQSH.
Dokumenti i parė, drejtuar me 20 janar 1949, komitetit Qendror tė Partisė Komuniste,  ėshtė shkruar nga njė punonjės i strukturave tė Sigurimit tė Shtetit, i quajtur Anastas Dushku. Ai dėshmon me detaje, se nė sytė e tij ėshtė torturuar deri nė vdekje, njė vajzė e pafajshme nga oficerėt e Sigurimit.
Ai dėshmon si mė poshtė:
“…nga muaj Prill-Maj 1945, nė ish Batalionin e IV tė Brigadės I M.P. (ish Kuestura e vjetėr, nė rrugėn e Barikadave), silleshin tė burgosun prej Drejtorisė sė Sigurimit dhe mbaheshin nė birucat, tė cilat i kishte krijuar qė me kohė fashizmi. Atėhere kanė sjellė aty tė arrestuar dhe njė shoqe, pėr tė cilėn mėsova qė ishte anėtare Partie. Vinin nga Drejtoria. e Sigurimit ēdo natė oficera dhe e mernin nė pyetje duke e torturuar gjithė natėn. Kėshtu vazhdoi mjaft kohė dhe dukesh se kjo shoqe nuk tregonte gjė, sepse torturat vazhdonin gjithnjė, deri sa njė ditė ajo u ēmend fare. Nė kėtė gjendje e merrnin pėrsėri nė pyetje dhe nga jashtė dhomės sė pyetjeve digjonja qė ajo tė pėrsėrisė dendur emnin e Partisė.
Kėshtu tė ēmendur e mbanin nė njė birucė tė tmerrshme. Atėhere mė ishte dhėnė rasti t’a shoh, ishte katandisur nė njė gjendje qė unė nuk jam nė gjendje t’a pėrshkruaj kėtu nė letėr. Dhėmbėt e para i kishte tė thyera, pastaj nga qė nuk ishte nė mėnt, ndyente vetvetene dhe kėshtu ishte mbushur plot morra dhe krimba nga ndyrėsira. Nuk mund t’i afroheshe nga era e qelbur qė nxirrte. Me kėtė pamje ajo i pėrgjiste njė shtrige dhe jo njė vajze 18-20 vjeēare.
Por oficerat e Sigurimit vazhdonin t’a mernin nė pyetje edhe nė kėtė gjendje, por me sa mėsova ajo nuk kish treguar gjė me gjithė torturat barbare qė i bėnin, kėshtu qė ata u siguruan qė ajo ishte e pafajshme…
Pjesėn tjetėr tė historisė tragjike tė kėsaj gruaje tė dhunuar barbarisht, e gjejmė nė dokumentin tjetėr tė nėnshkruar nga njė tjetėr dėshmitar, Hamdi Sollaku. Ai zbulon se gruaja e dhunuar quhej Hatlije Tafa dhe ishte arrestuar pa asnjė provė. Nė letrėn e tij dėshmitari i dytė shkruan ndėr tė tjera: 
“Hatlija u pyet dhe ngaqė ajo thoshte se s’dinte asgjė dhe mohonte ēdo akuzė me kėmbėngulje, u torturua. Hatlija ėshtė torturuar jashtėzakonisht rėndė, sa s’ngrihej dot nga krevati. Kėtė e ka parė nga dritarja njė ditė e ėma tek i shpinte ushqimin. Hatlija i kishte hedhur nga dritarja dhėmbėt e shkulura nga torturat, tė cilat e ėma i ruan akoma sot dhe i kishte thėnė: “Nėnė, do tė vdes nga torturat pa ditur shkakun ... aman ēfarė kam bėrė qė mė rrahin kėshtu ... mė janė ngjitur plagėt e trupit pas ēarēafit tė krevatit”.
Njė ditė Hatlijen e dėrguan nė spital: kishte pirė helmin pėr t’u mbytur, por arritėn ta shpėtonin. Rrugės tek e shpinin nga spitali nė burg, ajo ishte hedhur nga karroca nė vendin qė kryqėzohet me rrugėn qė tė shpie nė shtėpinė e saj (udhėkryq): Rruga e Dibrės, Shenasi Dishnica, Siri Kodra. Ishte ulur nė tokė dhe duke qarė kėrkonte ta shpinin nė shtėpi. Kjo tregonte se ishte bėrė krejt anormale.
Pasi e shpien ku ishte mė parė, e torturojnė prapė, thuhet se njė ditė e morėn nė pyetje lart nė zyrėn e katit tė tretė (ish-kuestura nė Rrugėn e Barrikadave) dhe Hatlija duke parė dritaren hapur u hodh vetė nga ajo poshtė. Nga e rėna theu njė krah dhe njė kėmbė dhe i humbi fare ndjenjat. E shpunė nė spital ku i prenė krahun dhe kėmbėn, por thuhet ngaqė iu bė gangrenė vdiq. Kufomėn nuk ia dorėzuan sė ėmės, por e futėn nė thes dhe e varrosėn vetė. E ėma e diktoi varrin vetėm pas njė jave…..
 
Tė dy dėshmitė e mėsipėrme kanė rėndėsi tė veēantė pėr detajet qė japin rreth mjeteve tė torturės, detaje qė i ndeshim pothuajse nė tė gjithė dėshmitė gojore tė ish tė burgosurave politike tė regjimit, apo ato qė u mbajtėn tė mbyllura nė kampet e internimit me tela me gjemba. Kėto dy dokumente faktojnė plotėsisht aktet ekstreme tė dhunės ndėr birucat e Sigurimit, ku tė qenit femėr nuk pėrbėnte stepje pėr kėta “burra” qė pėrdornin torturat mė tė pėrbindshme, si armė pėr tė mbėrritur qėllimet e regjimit tė Hoxhės./Kujto.al
Dokumentet/ Sigurimi torturon deri nė vdekje njė vajzė 20-vjeēare DSC06313-768x1024
Dokumentet/ Sigurimi torturon deri nė vdekje njė vajzė 20-vjeēare DSC06314-768x1024
Dokumentet/ Sigurimi torturon deri nė vdekje njė vajzė 20-vjeēare DSC06315-1
Nė rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje qė lidhen me periudhėn e komunizmit nė Shqipėri, klikoni kėtu pėr ta publikuar nė arkivėn tonė.

kujto.al
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37535
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi