ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vrasja e Azm Hajdari

Shko poshtė

05062008

Mesazh 

Vrasja e Azm Hajdari Empty Vrasja e Azm Hajdari




Vrasja e Azem Hajdarit
Deputeti i Partisė Demokratike tė Shqiprisė, Azem Hajdari, ėshtė ekzekutuar mbrėmjen e 12 shtatorit tė vitit 1998 pak metra larg selisė blu. Grupi me origjinė tropojane, i organizuar pėr vrasjen e Hajdarit, tė kryesuar nga Fatmir Haklaj u gjend nė Tiranė mė datė 10 shtator, 1998.
Pėr dy ditė radhazi, grupi i pėrbėrė nga Fatmir Haklaj, Jaho Mulosmani, Feriz Kėrnaja, vėllezėrit Ismet e Izet Haxhia e Naim Ēangu, ka lėvizuar lirshėm nė kryeqytet. Fatmir Haklaj, person nė kėrkim, nuk ėshtė arritur tė ndalohet e njėkohėsisht te zbulohet. Ky person, me ndihmėn e shtetasve Fatmir Meta, ish- shefi i komisariatit tė Tropojės, Astrit Muldaka, si dhe disa personave tė tjerė, ka mundur qė tė gjejė materialet e nevojshme pėr tė kryer vrasjen. Pasi ka siguruar gjithēka, Haklaj ka vėnė nė zbatim planin e tij.
Tre makina tė pozicionuara nė vende tė ndryshme rreth selisė sė Partise Demokratike /PD, kanė qenė gati pėr ēdo tė papritur tė rastit. Pas dhėnies sė sinjalit nga Fatmir Haklaj, Izet Haxhia ka hyrė nė selinė e PD dhe ka takuar Azem Hajdarin, duke e ftuar qė tė takonte njė grup tropojanėsh, qė po e priste jashtė selisė. Deputeti, Hajdari nė mirėbėsim, ka dalė nga zyra e tij dhe iu ka drejtuar makinės. Pas kan dalė Besim Ēera e Zenel Neza.
Ka qenė kohė e errėt, pėr mė tepėr ka ndihmuar errėsirėn edhe koha e vrėnjtur e me shi. Azem Hajdari ėshtė afruar makinės, targuar Vlora. Nga makina ka dalė fillimisht Fatmir Haklaj dhe mė pas Jaho Mulosmani e Naim Ēangu. Hajdari dhe ekzekutorėt e tij kanė shkėmbyer disa batuta. Menjėherė pas kėsaj Fatmir Haklaj ka nxjerrė automatikun e ka hapur zjarr nė drejtim tė Hajdarit dhe truprojave tė tij. Tė njėjtėn gjė ka bėrė edhe Jaho Mulosmani.
Si pasojė e tė shtėnave ka vdekur disa orė mė pas deputeti Azem Hajdari. Njėkohesisht ka vdekur truproja Besim Ēera, ndėrsa Zenel Neza ėshtė plagosur rėndė. Plumbat e Haklajt kanė qėlluar pa dashje edhe mikun e tij Naim Ēangun, i cili i dėrguar disa orė mė pas nė spital nga Jano Mulosmani, e qė nuk arriti tė jetojė.
Mė pas Haklaj i ka bėrė thirrje bashkėpunėtorėve tė tjerė qė tė largohen nga pozicionet e tė drejtohen sėrish pėr nė Tropojė. Grupi i vrasėsve ka arritur nė Tropojė nė orėt e para tė mėngjesit.
Tė nesermen, me datė 13 shtator, Jaho Salihi duke folur nga zyra e tij sėbashku me shefin e rendit tė Bajram Currit e me pėrfaqėsuesit e Ministrisė sė Rendit, mohon pjesemarrjen nė vrasje.
Presidenti i Shqipėrisė, Alfred Moisiu, nė vitin 2002 dekoroi Azem Hajdarin me Urdhrin "Nderi i Kombit".
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34471
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Vrasja e Azm Hajdari :: Komentet

avatar

Mesazh Thu Jun 05, 2008 11:54 am nga neni 55

Berisha: Si u vra Azem Hajdari .
Pasi kishte refuzuar disa here te deshmonte per ekzekutimin e bashkepunetorit te tij me te ngushte ne parti, kryetari i PD-se, Sali Berisha, u bind nga ambasadori i atehershem i SHBA-se ne Tirane, Robert Frouik, per te treguar ato qe dinte per "vrasjen e shekullit". Ja deshmia e plote e plote e kryeministrit aktual ...


Me 19 korrik te vitit 1999, Sali Berisha, kryeministri aktual i Shqiperise, do te hynte ne Ambasaden e Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne Tirane. Kesaj radhe, per te treguar ato qe dinte per vrasjen e bashkepunetorit te tij me te ngushte ne parti, deputetit Azem Hajdari. Berisha kishte refuzuar disa here ta bente kete per autoritetet hetimore, dhe me pas ato gjyqesore. Perpara ambasadorit te atehershem amerikan ne Tirane, Robert Frouik, qe arriti ta binde, kryetari i Partise Demokratike do te jepte versionin e atij per ate qe u cilesua si "vrasja e shekullit". Pa harruar te firmose ne fund te deshmise, bashke me konsullen e ambasades, Susan Lively: "Une vertetoj se dokumenti i bashkengjitur eshte kopje e vertete dhe besnike e origjinalit dhe se eshte shqyrtuar me kujdes nga ana ime, i krahasuar me origjinalin dhe eshte konstatuar se perputhet fjale per fjale dhe shifer per shifer". Ky dokument, te cilin gazeta "Korrieri" e riboton te plote me poshte, iu dha edhe autoriteteve me te larta te vendit, Ministrise se Drejtesise dhe grupit special te prokuroreve, qe hetuan vrasjen e Hajdarit. Kryetari i Partise Demokratike, Sali Berisha, ndodhej ne seline e partise ne Tirane, ne oren 9.15 (mbremje) kur degjoi te shtena ne rruge, diku ne ane te selise. Berisha mori ne telefon dhe u tha truprojave te tij qe te shkonin dhe te hetonin menjehere te shkonin dhe te hetonin se cfare kishte ndodhur. Ishin qelluar tre veta: Anetari i PD-se ne Parlament, Azem Hajdari dhe nje nga truprojet e Hajdarit, Besim Cerja, vdiqen para se te mberrinin ne spital. Truproja e dyte e Hajdarit, Zenel Neza, ishte plagosur rende, por i kishte mbijetuar atentatit. Pak me pare, po ate mbremje, Sali Lushaj, nje anetar i PD-se, i pranishem ne seline e ngjarjes, e ndeshi Hajdarin tek shkallet e selise, ndersa Hajdari po dilte ne rruge. Hajdari i tha Lushajt se po dilte nga ndertesave qellim qe te shihte nje makine "te dyshuar",q e kishte parkuar perballe selise se partise. Lushaj e ndoqi pas Hajdarin drejt makines dhe pa se nje individ, te cilin e identifikoi si Jaho Salihi, shef i deges kriminale ne policine e Tropojes, doli nga makina dhe hapi zjarr me "kallashnikov" kunder Hajdarit. Lushaj gjithashtu identifikoi Feriz Kernajen, Petrit Kernajen dhe Fatmir Haklajn, qe ndodheshin ne makina, te pranishem ne vendin e krimit. Sipas deshmitareve te PD-se, me incidentin kishin lidhje edhe tri makina qe ishin parkuar prane selise se partise, kur ndodhi sulmi. Makina, nga e cila u qellua, u identifikua si nje Mercedes Benz, me ngjyre gri te erret, me drita policie ne pjesen e siperme te saj dhe me targe VL 0676. U tha se makina i perkiste Fatmir Metes, drejtor i policise se Tropojes, dhe kishte brenda nje radio te sherbimit te zbulimit shqiptar. Te pranishem ne kete incident ishin rreth nente individe. Midis tyre ishin edhe Ismet Haxhia dhe Adrian Krriqi. Fatmir Meta erdhi te selia e partise dy dite pas incidentit dhe i tha anetarit te PD-se, Lushaj, se ndersa ishte e vertete se makina ne vendin e krimit ishte e tij, po Salihi dhe jo Meta e kishte cuar ate atje. Meta pretendoi se nuk ishte i perfshire ne krim. Ne nje leter drejtuar PD-se, nje grua qe pretendon se e njihte Fatmir Meten, insistonte se Meta kishte qene "i tensionuar dhe nervoz" pikerisht gjate diteve para vrasjes. Ajo pretendonte se nje vajze shqiptare, me banim ne Itali, kishte ardhur nga Italia ne Shqiperi dhe kishte qene ne kontakt me Meten gjate kohes kur u krye vrasja. U tha se kjo vajze u largua menjehere nga Shqiperia, pas vrasjes. Tri makinat qe ishin te pranishme gjate kohes se incidentit, u zhduken. Nje nga makinat, ka mundesi te jete braktisur prane stadiumit te basketbollit te Tiranes. Tri makinat e tjera, sikurse u njoftua, u pane se moren rrugen drejt Veriut, menjehere pas incidentit. Afro 30 minuta pas vrasjes, Berisha njoftoi shtypin se Hajdari ishte vrare nga nje oficer i policise, Salihi. Rreth 30 minuta pas deklarates se Berishes, ministri i Rendit Publik, Teta, i tha shtypit se autoritetet shqiptare kishin dy dite qe e kerkonin Salihin. Teta tha se Salihi nuk e mbante me postin e oficerit te policise dhe se ai kerkohej nga autoritetet per nje vrasje qe kishte kryer. Teta urdheroi arrestimin e tij ate nate qe u vra Hajdari. Po ate dite qe ndodhi incidenti, kryeministri Nano u kthye nga Lisbona. U tha se Salihi, Haklaj, Kernaja dhe te tjere e takuan Nanon, pas kthimit te tij ne aeroport dhe e shoqeruan ne Tirane. Afro dy jave pas incidentit, 600 milione leke u transferuan nga Tirana ne nje llogari bankare ne Tropoje. Parate u vodhe ne banke nga disa njerez, pergjegjes per vrasjen e Hajdarit. Vjedhja u njoftua ne shtyp. 13 shtator 1998 Afersisht rreth ores 7.30, paradite, ministri Teta mori nje telefonate nga Salihi. Salihi i tha Tetes se ai kishte qene ne zyre, ne Tropoje dhe se po ushtronte detyrat e tij zyrtare policore. Nje perfaqesues i OSBE-se i ka thene nje gazetari britanik, te identifikuar si Chris Uennea, se Haklaj kishte kaluar kete telefonate ne nje telefon qe i perkiste OSBE-se dhe se kishte autorizuar, per nevojat e policise, mbajtjen e kontakteve me misionin e OSBE-se ne rajon. Salihi i tha shtypit se ai kurre nuk ishte larguar nga Tropoja nje dite me pare dhe se kishte qene i semure ne shtepi gjate gjithe nates. Drejtori i Policise se Tropojes, Hykaj, i tha Uenneas se, me kerkese te ministrit te Rendit Publik, Teta, Hykaj kishte derguar policine per te verifikuar nese Salihi kishte qene ne shtepi naten e 12 shtatorit. Policia e Tropojes shkoi ne shtepine e Salihit dhe zbuloi se ai nuk kishte qene atje. Mbremjen e 13 shtatorit te vitit 1998, shefi i SIK-ut, Klosi shkoi me sa duket ne nje sherbim urgjent pune ne Himare (Shqiperia Jugore). Disa dite pas incidentit, Fisnik Sina, nje gazetar shqiptar shkoi te Berisha dhe i tha atij se ai i kishte folur Hajdarit rreth tre makinave te dyshimta perballe selise se PD-se. Sina dhe Berisha rane dakord se ishte e habitshme qe Hajdari kishte shkuar vete per te hetuar rreth makinave dhe nuk kishte derguar vetem truprojet. Zenel Neza, truproja e Hajdarit qe mbijetoi atentatin, pretendoi se ai nuk i njihte vrasesit, por, ndoshta mund t'i identifikonte ata po t'i shihte. Neza i kerkoi Berishes qe ta ndihmonte te siguronte azil politik jashte Shqiperise. Berisha refuzoi, duke i thene se ndoshta prokurori i shtetit do te kishte nevoje te merrte informacion nga Neza, lidhur me rastin e Hajdarit. Neza vuri ne dukje se, nje ish-truproje e shefit te SHIK-ut, Klosi, i kishte propozuar atij qe ta ndihmonte te fitonte azil politik. Berisha nuk e inkurajoi Nezen qe te bente nje gje te tille. Neza, i cili ka frike per jeten e vet, per shkak te asaj qe di lidhur me rastin, fshihet ne Shqiperi. Disa kohe pas vrasjes, Feriz Kernaja u shtrua ne spital me depresion te thelle. VERSIONI I GJYKATES "Pasi kane levizur rreth qendres se Tiranes makina IVECO ka ndaluar diku afer Ushtarit te Panjohur, prane kinema "Partizani", ndersa makina tip Mercedes Benz, me targa VL 0676 B, ka ndaluar prane selise se Partise Demokratike, ne rrugen qe te con per tek hotel Drini. Kane pritur atje per nje kohe dhe rreth ores 21.15 shohin se nga selia e PD-se doli deputeti Azem Hajdari, i shoqeruar nga truproja e tij Besim Cera, dhe me pas bashkohet me ta, dhe shtetasi Zenel Neza. Qe te tre, se bashku, drejtohen per nga vendi ku kishte ndaluar makina Mercedes Benz me targa VL 0676 B, ne te cilen ndodheshin i pandehuri Jaho Mulosmani, Fatmir Haklaj dhe Naim Cangu. Sapo Azem Hajdari, sebashku me dy shtetasit e tjere Cera dhe Neza afrohen tek makina ne fjale, prej saj dalin menjehere shtetasi Fatmir Haklaj, i pandehuri Jaho Mulosmani dhe shtetasi Naim Cangu, duke qelluar me arme zjarri mbi ta dhe duke i shkaktuar vdekjen e menjehershme Azem Hajdarit e Besim Ceres, si dhe duke plagosur rende Zenel Nezen. Ne kete moment, plagoset rende nga Fatmir Haklaj shtetasi Naim Cangu (pjesemarres ne vrasje), ku me vone, nga plaget e marra, vdes ne spital. Me te kryer vrasjen, i pandehuri Mulosmani dhe Haklaj marrin te plagosurin Cangu dhe nisen drejt Spitalit Kirurgjik, ku Fatmir Haklaj komunikon me radio me te pandehurin Izet Haxhia, duke i thene qe te dilte me furgonin IVECO tek rruga e Spitalit Kirurgjik Civil ne Tirane. Kur u afruan tek Spitali Kirurgjik, i pandehuri Mulosmani, se bashku me personat e tjere transportuan te plagosurin Cangu nga makina Mercedes Benz 220 me targa VL 0676 B, tek furgoni IVECO i policise, ku ndodheshin i pandehuri Izet Haxhia, deshmitari Agim Logu, Halil Haklaj dhe Elez Haklaj. Tek makina Mercedes kaluan i pandehuri Izet Haxhia dhe Halil Haklaj, kurse te pandehurit Mulosmani, Fatmir Haklaj, Elez Haklaj shkuan tek Spitali Kirurgjik per te lene te plagosurin Cangu. Pas kesaj jane nisur drejt Tropojes me makinen IVECO policie, me te cilen udhetuan i pandehuri Jaho Mulosmani, Fatmir Haklaj, Elez Haklaj dhe shoferi i saj deshmitari Agim Logu".
korrieri

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi