ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shtypi “nuk” i thotė tė vėrtetat

Shko poshtė

05062008

Mesazh 

Shtypi “nuk” i thotė tė vėrtetat Empty Shtypi “nuk” i thotė tė vėrtetat







Shtypi “nuk” i thotė tė vėrtetat
Titulli i vendosur mė lart mund tė jetė lehtėsisht i kritikueshėm pėr kėdo qė merr mundimin ta kundėrshtojė. “Armiqtė” e tij janė tė mirėpritur sepse debati me ta mund tė na ēojė nė zgjerimin e argumenteve pro dhe kundėr ose nė teza asnjanėse. Ai nė fakt nuk ėshtė njė konstatim i imi. Mė tepėr ėshtė njė “ngacmim” qė kėrkon tė mėsojė jo vetėm pėrmes reagimesh, por edhe analizash, nėse shtypi i thotė tė vėrtetat. Ėshtė e qartė se askush nuk pret ti mėsojė tė gjitha tė vėrtetat prej shtypit. Gazetaria online po zhvillohet gjithnjė e mė shumė, interneti ėshtė bėrė njė mundėsi e mirė qė tekstet, fotografitė apo edhe videot, tė kalojnė nga njėri kėnd i globit nė tjetrin, brenda pak minutave. Televizionet gjithashtu po zhvillohen gjithnjė e mė shumė nė konceptin e garės me kohėn duke i “rrėmbyer” tė vėrtetat e duke i bėrė ato tė ditura para se tė kumtohen nė faqet e gazetave print. Disa prej tė vėrtetave janė tė fshehura nė mėnyrė tė kujdesshme, tė tjera tė vėrteta duken, por nuk ka sy tė vėmendshėm tė shikojnė pėrmasat dhe formėn e ekzistencės sė tyre domethėnėse, nė gjendjen e sotme tė mbingarkesės dhe mungesės sė kohės sė nėvojshme pėr shikime tej sipėrfaqes ndėrsa njė pjesė tjetėr e tė vėrtetave, edhe pse duken nė anė tė rrugėve nė tė cilat kalojmė ēdo ditė, konsiderohen me ose pa tė drejtė “tė paprekshme” dhe gjejnė vend shumė pak pėr tė mos thėnė fare nė faqet e shtypit. Ne e kthejmė kokėn nė anėn tjetėr nė ato raste kur pak metra matanė rrugės, ndodhen “gjurmėt” e tragjedisė sė radhės apo hatasė sė pritshme qė ėshtė e sigurt se do tė ndodhė por nuk dihet se kur.
Cilat janė tė vėrtetat pėr tė cilat po flas?
“Mashtrimi, poshtėrsia apo gėnjeshtra - qofshin nė Qeveri, nė Biznes, nė Shkencė apo nė Organet e Rendit, -si rregull janė lajme”. shprehet Edmund B. Lambeth nė faqe 47, tė librit tė tij “Gazetaria me Pėrkushtim, Etikė pėr Profesionin” njė nga tekstet mė popullore tė viteve tė fundit nė fushėn e Etikės sė Medias.
Pėrkufizimet pėr tė vėrtetėn janė tė pafundme, njė seri e tėrė librash pėrmbajnė kėndvėshtrime tė ndryshme pėr Tė Vėrtetėn. Por duke qenė se po flasim pėr tė vėrtetėn dhe raportin e saj me shtypin, lė tė qėndrojmė nė kėtė fushė.
“E kam thėnė se reporteri ka pėr detyrė tė bėjė diēka mė shumė sesa tė vėzhgojė apo tė regjistrojė mekanikisht gjithēka qė i del pėrpara. Pėrkushtimi i vėrtetė ndaj tė vėrtetės kėrkon shumė mė tepėr. E vėrteta nuk gjendet gjithmonė nė sipėrfaqe, ajo nuk mund tė vilet si mollėt, drejtpėrdrejt nga degėt e pemės. Ka tė vėrteta tė fshehura prania e tė cilave vetėm sa mund tė preket lehtėsisht nė sipėrfaqe. Megjithatė reporteri ka pėr detyrė tė shkojė e ti gjejė ato”, tha para njė Kursi Gazetarie, Paul Y. Andreson, fitues i “Pulitzer Prize” nė vitin 1928 pėr rapotimin e skandalit “Teapot Dome”.
E ēfarė pastaj?!
Shtypi shqiptar ēdo ditė pėrmban sasi tė konsiderueshme informacioni. Aty gjen ēfarė ndodhi dje nė Parlament, vendime tė Qeverisė tė zbardhura me besnikerisht me pikė e me presje, cilave nuk u ėshtė bėrė asnjė analizė, ēfarė tha kryetari i maxhorancės dhe opozitės, ēfarė qėndrimi po mbajnė partitė e vogla pėr X ēėshtje, sa tė vdekur shėnoi dita e djeshme nga aksidentet, vrasjet, hakmarrja apo sherri nė lojėrat e fatit, ndonjė sukses tė bashkive apo komunave nė rrethe, skandale gjen rrallė e mė rrallė pėr tė mos thėnė fare, ndėrsa informacionet sipėrfaqėsore janė tė shumta. Pjesa mė e madhe e tyre janė cekur pjesėrisht ose plotėsisht nga kronikat televizive tė njė dite mė parė, por gazetat i ripėrsėrisin dhe kėtė e bėjnė pa shtuar ndonjė hollėsi domethėnėse! Ajo qė bie nė sy ėshtė se shumica e lajmeve tė pėrditshme bazohen nė njė burim tė vetėm duke mos krijuar pėrplasjen dhe ballafaqimin e fakteve qė mund tė ofrojnė dy, tre apo mė shumė burime qė janė pėrfshirė nė konflikt apo palė qė kanė interes pėr ēėshtjen. E vėrteta ndonjėherė “shfaqet” vetėm pas ballafaqimit, pėrplasjes dhe verifikimit tė fakteve tė kundėrta.
Po i kushtohet vėmendje kohėt e fundit disa “suplementeve speciale” qė me fotografi dhe artikuj bombastikė na tregojnė nė cilin klub nate e kaloi fundjavėn filan politikan, si ishte veshur, me ēfarė makine po udhėtonte dhe nė shoqėrinė e cilės femėr ishte. Askush nuk investigon nėse ai deputet, qė paguhet rėndshėm me taksat e shqiptarėve (pėr kushtet e Shqipėrisė) po e kryen detyrėn e tij.
Shembuj
1.Kishin kaluar disa muaj gjatė tė cilėve gazetat e cilėsonin “terrorist”, “njeri tė rrezikshėm” apo anėtar i Al-Qaeda, kur munda tė mėsoj pėr njėrin nga tė strehuarit politikė nė Tiranė, pas lirimit nga burgu i Guantanamos. Ai kishte filluar tė punonte nė njė Ndėrmarrje e cila merrej me mbjelljen e luleve nė oborret e shkollave publike nė Tiranė! Tani banon me qira nė njė shtėpi diku nė periferi dhe nuk dėshiron tė kthehet pas ndėrsa pret nėnshtetėsinė shqiptare. Nuk ndihet mirė kur shikon ēezma qė qėndrojnė hapur gjithė kohėn kur askush nuk e shfrytėzon ujin e tyre, nuk arrin tė kuptojė shpėrdorimin e energjisė elektrike nga banorėt e zonės dhe thotė se Shqiptarėt duhet tė jenė kursimtarė nė kėtė drejtim. Kėto gjėra nuk i pata mundėsuar mė parė pėr kėtė njeri, i cili e ka parė veten pėr javė e muaj me radhė nė njė fotografi tė vjetėr tė tij nė faqet e gazetave por asnjė gazetar nuk i ka trokitur nė derė pėr tė kėrkuar edhe njė reagim prej tij lidhur me akuzat qė i janė bėrė apo pėr tė verifikuar tipin e tij “tė rrezikshėm”!
2. Dy vite mė parė, u desh tė ndodhte njė aksident tragjik nė Detin Ardiatik, ku njė helikopter u rrėzua bashkė me gjashtė shqiptarė nė bord teksa udhėtonte natėn me urgjencė pėr nė Spitalin e Barit nė Itali. Helikopteri Qeveritar shqiptar fluturoi natėn mbi det, kur nuk ishte i pajisur me mjetet qė garantojnė orientimin nė kushte tė tilla fluturimi. Mė pas rezultoi se me taksat qė paguajnė shqiptarėt, helikopteri ishte riparuar diku nė Gjermani, me faturėn pėr “riparim kapital” por pajisje tė tilla nuk i ishin vendosur! Kjo gjė u tha nė shtyp rreth njė muaj pas aksidentit pasi mė parė askush nuk ishte kujtuar pėr tė verifikuar diēka nė kėtė drejtim.
3. Tė gjithė e dinė ēfarė ndodhi nė Gėrdec. Nuk ėshtė e nevojshme tė hyj tani dhe tė pėrshkruaj tmerrin qė shqiptarėt panė me sy atė ditė. Vetėm mė duhet tė theksoj se ai nuk ishte njė repart ushtarak si gjithė tė tjerėt, ai ishte i veēantė dhe mund tė binte nė sy. Ishte edhe pranė Tiranės pėr mė tepėr. Pra kishte mundėsi qė ēfarė ndodhte aty tė denoncohej para tragjedisė nga shtypi. E kjo nuk ndodhi. Rrethi i personave qė e dinin ēfarė gatuhej, tė gjithė, janė ushtarakė. Mediat shqiptare e kanė shkėputur me kohė vėmendjen e tyre nga ushtarakėt ndaj edhe gazetarėve nuk u kėrkohet tė bėjnė burim informacioni ndonjėrin prej tyre. E vetmja gjė nė kėtė fushė, qė botohet nė shtyp, ėshtė komunikata e radhės e Ministrisė sė Mbrojtjes pėr pensionet e ish-ushtarakėve apo ndonjė protestė e
kėtyre tė fundit nė kėrkim tė tė drejtave tė tyre.
blogu Tropoja
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34586
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Shtypi “nuk” i thotė tė vėrtetat :: Komentet

avatar

Mesazh Thu Jun 05, 2008 10:16 pm nga Iliriada Portal

Eshte bere e qarte prej kohesh qe gazetaria shqiptare qendron shume larg misionit te saj qe eshte percjellja e informacionit te bazuar mi fakte te nxjerra nga invetigimet e gazetareve. Ne fakt gazetat shqiptare po i shtojne ēdo dite e me shume faqet e tyre dhe tirazhet. Nuk eshte hera e pare qe ndaj medias se shkruar hidhen kritika duke filluar qe nga lexuesit e thjeshte e deri tek njerezit te cilet jane ndjere te cenuar prej saj. Autori ka marre si shembull disa ngjarje te bujshme dhe me pasoja tragjike per te ilustruar argumentin e tij, por une dua te rendis ne kete list edhe ato ngjarje te perditeshme te cilat ēdo dite mbushin faqet e kronikave te zeza te gazetave, qe jane vetvrasjet, vrasjet,perdhunimet, aksidentet etj, per te kaluar tek dramat e perditshme prostitucioni, papunesia, helmimet masive apo te ndonje individi deri me pasoje vdekjeje, depresionet, epidemite etj. Te gjitha keto ne median e shkruar paraqiten me ftohtesine me te madhe, shpesh here bazuar mbi tregimet e deshmitareve te rastit. A ka ndobje gazetar qe mund te thote se per shkak te investigimit qe ndermori ai dhe gazeta e tij u be i mundur zbulimi i ndonje skandali ne fushen e ushqimit ate te mjekesise, lidhur me ndotjen e ujit, te ajrit, lidhur me shkeljen e te drejtave te njeriut ne pune, te femijeve,lidhur me ngacmimet seksuale ne pune etj, etj. Ne po shohim ēdo dite se si shoqeria shqiptare nen efektin e pasojave te gjithe ketyre fenomeneve qe kane msy ne jeten e saj nuk po arrin te gjeje forca te ndaloj karuselin ne te cikin eshte gjendur duke perfunduar skllav i vetvetes. Ne fillimet e vendosjes se sistemit demokratik Sali Berisha per te justifikuar ate qe ndodhi ne 50 vjet me shqiptaret, perdori teorine "bashkfajesise" , te tjere ate te "hipnozes kolektive" . Po nese ky argument kishte deri diku logjik duke patur parasysh sistemin totalitar qe e kishte detyruar shoqerine dhe levat e saj mediat te merrnin rrolin e bashkefajtorit, cili argument sot ne kushtet e nje sistemi demokratik do ta justifikonte rrolin e bashkefajtorit te mediave, per mungesen e vullnetit per te guxuar per ti shkuar gjerave deri ne fund. Aq me domethenes behet fakti kur konstatojm se medat e shkruara dhe ato ne pergjithesi behen agresive ndaj kujtdo qe prek interesat e tyre sidomos kur keto kane te bejne me finanacat e tyre, duke argumentuar se po u cenohet fjala e lire. Nderkoh gazetat shqiptare deri tani ende nuk i kane treguar lexuesit dhe qytetareve se ēdo te thote te luftosh per principet e fjles se lire.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi