ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

HISTORI/ Kongresi i Durrėsit i viti 1918 dhe copėtimi i trojeve tė Shqipėrisė

Shko poshtė

26012020

Mesazh 

HISTORI/ Kongresi i Durrėsit i viti 1918 dhe copėtimi i trojeve tė Shqipėrisė Empty HISTORI/ Kongresi i Durrėsit i viti 1918 dhe copėtimi i trojeve tė Shqipėrisė




HISTORI/ Kongresi i Durrėsit i viti 1918 dhe copėtimi i trojeve tė Shqipėrisė Sheh-hamiti-2-596x330-1
Kongresi i Durrėsit ishte mbledhje e pėrfaqėsuesve tė Shqipėrisė e mbajtur nė Durrės, pėr tė siguruar pas mbarimit tė Luftės sė Parė Botėrore pavarėsinė, tėrėsinė territoriale dhe vazhdimėsinė e shtetit shqiptar. Kongresi i zhvilloi punimet nga 25 deri mė 27 dhjetor 1918.


Morėn pjesė mbi 50 delegatė. U zgjodh njė qeveri e pėrkohshme me 14 anėtarė. Kongresi vendosi tė formohej edhe njė Pleqėsi (senat), si organ kėshillues i qeverisė. Delegatėt e mbledhur nė Kongresin e Durrėsit u shprehėn pėr ruajtjen e pavarėsisė e tė tėrėsisė territoriale tė shtetit shqiptar, pėr rishikimin e kufijve tė 1913-ės nė favor tė tij dhe pėr t’ia paraqitur kėto kėrkesa Konferencės sė Paqes.


Lėvizjet pėr mbledhjen e krerėve shqiptarė ishin shfaqur qė nė fillim tė tetorit. Por nė organizimin e shqiptarėve nė Itali ishin duke u pėrgatitur si Mehdi Frashėri, Mustafa Kruja, tė cilėt ishin tė orientuar nga politika italiane.


Kėta i kėrkonin mė 6 tetor 1918 “Vatrės” tė dėrgonin nė Itali pėrfaqėsuesit e tyre, pėr tė pėrcaktuar atė platformė tė pėrbashkėt politike, me tė cilėn do tė dilnin pėrpara Konferencės sė Paqes. Ndėrsa Mehmet Konica arriti nė Romė mė 19 nėntor, i pritur me ngrohtėsi nga italianėt. Ndėrkaq, qeveria italiane kishte hequr dorė nga mendimi, qė kishte nė fillim, pėr tė lejuar formimin e njė qeverie shqiptare. Ndėrkaq, shqiptarėt qė erdhėn nga Roma pėr nė Shqipėri ishin tė kėshilluar tė formonin jo njė qeveri, por njė kėshill ose komitet kombėtar.


Ky komitet nuk duhej tė bėnte njė politikė tė pavarur as brenda vendit as jashtė tij, por duhej tė gjente njė vegėl nė duart e politikės italiane. Nė fund tė nėntorit 1918 u aprovua formimi i kėshillit kombėtar i ideuar nga Gaetano Manconi, duke porositur qė kėshilli tė formohej sa mė parė nė Durrės me persona shqiptarė qė tė jenė njerėzit tanė dhe me autoritet nė tė gjithė Shqipėrinė e pushtuar prej nesh me pėrjashtim tė Vlorės dhe tė hinterlandit tė saj. Por nė tė dyja rastet, si njė qeveri po edhe njė kėshill, pėr t’i formuar kėto organe duhej tė mblidhej kongresi kombėtar.


Mehmet Konica, Myfit Libohova, Mehdi Frashėri u nisėn nė Shqipėri nė fund tė dhjetorit 1918, tė shoqėruar nga koloneli Etore Lodi, i cili do tė kryente detyra politike si gjatė kongresit ashtu edhe mė vonė.Faza e pėrgatitjes brenda vendit pėr Kongresin e Durrėsit u shoqėrua me iniciativėn pėr mbledhjen e njė kongresi nė Shkodėr, por ishte francezi B. Furto qė nuk lejoi mbajtjen e tij. Kjo mbledhje u arrit tė bėhej nė Lezhė mė 9 dhjetor 1918, e cila u organizua nga klerikė katolikė dhe nga kryetari i bajraktarėve tė Mirditės, Prźnk Bibė Doda. Por si njė lėvizje e cila pėrfshinte vetėn Shqipėrinė e Veriut nuk kishte gjetur mbėshtetjen e pjesės tjetėr.


Njė pėrpjekje tjetėr ishte ajo e Tiranės, qė u mbajt mė 19 – 20 dhjetor, nė tė cilėn morėn pjesė vetėm pėrfaqėsues nga disa krahina tė Shqipėrisė sė Mesme. Por kjo lėvizje politike u shkri nė Kongresin e Durrėsit, organizuesit e tė cilit kishin marrė qysh mė parė miratimin e Italisė.


Ky kongres u hap nė pasditen e 25 dhjetorit 1918 me pjesėmarrjen e 53 delegatėve. Ata vinin nga pjesa mė e madhe e vendit, e cila ishte nėn pushtimin e Italisė. Por nė kongres nuk merrnin pjesė nga qyteti i Vlorės, sepse autoritetet italiane kishin marrė udhėzime nga Roma qė tė mos njiheshin delegatėt e kėtij qyteti. Nė kongres mungonin edhe pėrfaqėsuesit e krahinės qė ishin nėn pushtimin serb, Peshkopia e Lumės dhe as ata qė ishin nėn pushtimin francez, si qyteti i Korēės.


Kėta kanė qenė faktorėt tė cilėt bėnin tė mundur elektrizimin e zhvillimeve nė Kongresin e Durrėsit. Por nė Durrės nuk kishin ardhur vetėm delegatėt, por edhe shumė figura tė tjera politike. Ja si e pasqyron gazeta “Agimi”, “Nė kongres arritėn tė bėnin propozime dhe tė merrnin fjalėn edhe njerėz tė cilėt nuk figuronin nė listėn e personave qė kishin mandatin e tė deleguarit”. Por pėrfaqėsuesit e Durrėsit, pa kaluar ende nė diskutimin e rendit tė ditės, shprehėn shqetėsimin edhe pėr mungesėn e pjesėmarrjes sė delegatėve e tė gjitha krahinave tė Shqipėrisė. Delegatėt, qė nė fillim tė punės shfaqėn besim ndaj fituesve tė luftės, duke e shoqėruar me njė pėrshėndetje e nė mėnyrė tė veēantė Wilsonit, “i cili kishte shpallur parimet e vetėvendosjes sė popujve”.


Por nė kongres u shfaq dhe mundėsia e njė shprese qė ishte tek Italia, e cila gjatė tratativave tė paqes mund tė kishte interes tė mbėshteste kėrkesat territoriale tė Shqipėrisė. Nėpėrmjet kujtimeve tė Myfit Libohovės del se Mehmet Konica nė Kongresin e Durrėsit kishte prezantuar propozimin italian pėr formimin e njė komiteti pėrmbarues, i cili do tė pėrpiqej pėr dėrgimin e njė delegacioni shqiptar nė Konferencėn e Paqes dhe do tė vepronte brenda vendit “sigurimin e jetės kombėtare e politike tė popullit shqiptar”. Por, nga ana tjetėr, Mehmet Konica pėrkrahu propozimin e Namik Delvinės dhe Riza Danit pėr krijimin e njė qeverie tė pėrkohshme.


Formimi i qeverisė sė re Ai nė kongres u shpreh se formimin e qeverisė duhej ta pranonte edhe Roma, “duke shpresuar se ajo mė nė fund do tė pranonte formimin e saj”. Ndėrsa disa delegatė tė tjerė deklaruan se qeveria ishte dėshira e popullit shqiptar dhe nuk kishte rėndėsi nėse ajo do tė pranohej nga Italia”. Mė pas u kaluan nė diskutimin rendit tė ditės. Kongresi nuk e pranoi pikėn e parė, e cila parashikonte formimin e njė komiteti, i cili nė bazė tė procesverbalit kishte dy detyra. E para, tė dėrgonte njė delegacion shqiptar nė Konferencėn e Paqes dhe e dyta, tė sigurohej jeta politike kombėtare e popullit shqiptar. Por delegatėt vendosėn formimin e njė qeverie tė pėrkohshme, e cila ishte njė vendim i pavarur dhe sfidues kundrejt diplomacisė sė Romės.


Ai ishte njė vendim i suksesshėm, edhe pėr sa i pėrket situatės brenda vendit, pasi nuk ishte shumė e vėshtirė qė qoftė Italia, qoftė Esad Toptani tė bėnin tė mundur nxitjen e shtresave tė caktuara shqiptare, tė cilat ishin pa njė vizion tė qartė. Nė mėngjesin e 26 dhjetorit, Konica i paraqiti promemorien nėnkolonelit E. Lodit, duke argumentuar formimin e qeverisė, sė pari me rėndėsinė qė kishte ajo pėr tė zhvleftėsuar ndonjė pėrpjekje tė mundshme tė Francės dhe tė shteteve ballkanike pėr thirrjen e delegatėve tė Esad Toptanit nė Konferencėn e Paqes.


Argumenti i dytė kishte tė bėnte me faktin se pėr popullin shqiptar ishte mė efektiv pushteti i njė qeverie dhe jo i njė komiteti, i cili do tė ishte “vetėm njė institucion i pafuqishėm dhe qesharak”. Pėrfaqėsuesit e kongresit, vendimin e tyre nuk e kishin tė vėshtirė pėr ta mbrojtur edhe pėrpara nėnkolonelit italian E. Lodit, i cili nė telegramin qė i dėrgonte Romės i quante kėta si njė “rrymė e fortė”. Me gjithė pėrpjekjet e tij pėr tė emėruar vetėm njė komitet ekzekutiv me karakterin e njė delegacioni, pėr tė shprehur dėshirėn e kombit shqiptar, ishte pėr t’u parashikuar sipas tij “qė rryma e mėsipėrme do tė mbizotėronte”.


Prandaj edhe pikėpamja e delegatit V. Dilos, qė kongresi tė mos vepronte nė mėnyrė tė pavarur, sepse kjo lėvizje politike mund tė ēonte nė prishjen me mikun e vetėm qė kishte Shqipėria me Italinė, por tė qėndronte nė rendin e tij tė ditės.


Ndėrhyrja italianePra, tė zgjidhte vetėm njė kėshillė. Ai kėtė pikėpamje e argumentonte me idenė se dyshonte nėse populli shqiptar, te i cili do tė mbėshtetej kjo qeveri, kishte arritur nė atė shkallė zhvillimi sa tė derdhte gjakun pėr atdheun”. Por shumė nga pėrfaqėsuesit e kombit shqiptar qė ishin nė kongres, megjithėse ishin pėr mbrojtjen e njė fuqie si Italia, atyre u duhej pėr forcimin e njė pushteti politik, pėr tė siguruar kėtė pushtet si ndaj forcave tė brendshme, ashtu edhe ndaj ndonjė kėrcėnimi tė jashtėm. Pėr rrjedhojė, edhe tė kėtyre forcave ngritja e njė komiteti nuk ishte me interes.


Kėshtu, propozimi pėr tė ndryshuar vendimin e ditės nga qeveri nė komitet, nuk gjeti terren pėr t’u mbėshtetur. Duhet theksuar se midis atyre ishte dhe Myfit Libohova me orientim tė dukshėm pro italian. Tė njėjtin pozicion politik mbajti dhe Mehmet Konica si kryetar i kongresit, i cili qė nė fillim tė hapjes sė seancės sė dytė bėri deklaratėn e vendimit pėr formimin e qeverisė sė pėrkohshme. Pėr kėtė ishte njoftuar dhe Roma nėpėrmjet komandės italiane dhe pritej pėrgjigjja e saj. Ndėrsa kėrkesa e shumė delegatėve ishte se nuk kishin ardhur nė kongres tė prezantoheshin si “kukulla”, qė donte tė thoshte tė gjykonin dhe tė vepronin sipas porosive tė tė tjerėve, por tė mendonin pėr “dėshirėn e vullnetin e popullit, i cili po kėrkon me njė zė vetėqeverim dhe padurim, dėshiron liri”. Pėrbėrja e qeverisė u propozua qė nė seancėn e parė, nė kohėn qė u kėrkua dh formimi i saj.


Qeveria u formua nga 14 anėtarė, ndėrsa kongresi pėrcaktoi edhe delegatėt pėr nė Konferencėn e Paqes, anėtarėt e tė cilit do tė pėrbėheshin nga e gjithė qeveria. Ndėrsa kryetari i qeverisė u zgjodh Turhan Pasha, gjė e cila duket edhe nga pėrmbajtja e telegramit tė E. Lodit, qė i dėrgonte Romės, ku e njoftonte se mbledhja e Durrėsit kishte vendosur.Formimi i qeverisė dhe delegatėt pėr nė Konferencėn e PaqesPėrfundimisht, formimin e qeverisė sė pėrkohshme me Turhan Pashėn nė krye dhe delegatė do tė ishin Luigj Bumēi, Mehmet Konica, Mihal Turtulli, Midhat Frashėri. Lufta politike brenda dhe jashtė kongresit solli njėkohėsisht shfaqjen e pikėpamjeve pėrkatėse, pjesa dėrrmuese e tyre ishin me orientim italian, si Myfit Libohova, Turhan Pasha, Prźnk Bibė Doda, Sami Vrioni, Luigj Bumēi. Ndėrsa, kundėrshtarėt ishin Mehmet Konica, Mihal Turtulli, Mithat Frashėri, tė cilėt ishin mė tė paktė nė numėr, por qė anonin nga Shte tet e Bashkuara tė Amerikės ose nga ndonjė fuqi tjetėr “e painteresuar” direkt pėr Shqipėrinė. Kėto qėndrime dhe pikėpamje nuk u shfaqėn gjatė punimeve tė kongresit, kjo pėr faktin se kėto figura tė spikatura tė politikės shqiptare kishin rėnė nė njė kompromis tė heshtur, sepse qėllimi kryesor i tyre ishte formimi i qeverisė. Njė rol tė veēantė nė pėrpunimin e programit kishte Mehmet Konica.


Kongresi hartoi njė program politik tė pėrgjithshėm. Aty shprehej ruajtja e pavarėsisė, tėrėsia tokėsore e shtetit shqiptar dhe pėr rishikimin e kufijve tė vitit 1913. Pėr ēėshtjen qė lidhej me statusin juridik tė kėtij shteti dhe animi politik ndaj njėrės apo tjetrės fuqi fituese, pėr tė cilin kishte mosmarrėveshje, ata vepruan nė mėnyrė tė heshtur dhe nė kompromis me njėri-tjetrin. Ky program kishte nė themel mbrojtjen e tė drejtave nė Konferencėn e Paqes nga qeveria e Durrėsit, kėrkimin e kufijve etnikė tė Shqipėrisė, mbajtja e qetėsisė brenda vendit. Programi pėrbėnte njė hap pėrpara nė lėvizjen kombėtare shqiptare, por duhet vlerėsuar nė kushtet kur Shqipėria gjendej e pushtuar nga ushtritė e huaja dhe nėn trysninė e copėtimit nga fqinjėt e saj. Nė kėtė pikėpamje, studiuesit e kėsaj periudhe, ndonėse e vlerėsojnė pozitivisht Kongresin e Durrėsit, nuk kishin bėrė ndonjė koment ose vlerėsim lidhur me programin e qeverisė. Mendimi i historisė shqiptare pas luftės ka mbajtur njė qėndrim kritik kundėr mbėshtetjes qė i dha “Vatra” kompromisit me Italinė lidhur me formimin e qeverisė sė Durrėsit.


Por, duke bėrė njė studim tė kujdesshėm tė periudhės nė tė cilėn u arrit kjo marrėveshje, duket se ky qėndrim ėshtė i drejtė. Ky konkluzion rrjedh si rezultat i ndryshimit tė kushteve tė Shqipėrisė nė pėrfundim tė luftės, parė nėpėrmjet disa faktorėve. Si prishja e ekuilibrave politikė nė Ballkan, si rezultat i shpėrbėrje sė Perandorisė Austro-Hungareze dhe humbjes sė luftės.


Nga ana tjetėr, monarkitė fqinje kishin dalė fituese tė luftės dhe nė kohėn qė Fuqitė e Mėdha si Anglia, Franca ishin duke mbėshtetur ambiciet e tyre pėr t’u zgjeruar nė kushtet kur ishte nė fuqi traktati i fshehtė i Londrės i prillit 1915. Por, nuk duhet harruar qė Shqipėria ishte ende e pushtuar nga shtetet fituese dhe ushtritė e tyre nuk largoheshin nga tokat shqiptare dhe mbas pėrfundimit tė luftės. Kjo periudhė pėrbėnte vėshtirėsi dhe rreziqe serioze pėr lėvizjen kombėtare shqiptare, e cila ishte nė prag tė pėrfaqėsimit tė Shqipėrisė nė Konferencėn e Paqes sė Parisit.


Mapo.al
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37440
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi