ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Junēaj: SPAK-u do t'ua bėjė tė vėshtirė zyrtarėve tė pėrfshihen nė korrupsion

Shko poshtė

30012020

Mesazh 

 Junēaj: SPAK-u do t'ua bėjė tė vėshtirė zyrtarėve tė pėrfshihen nė korrupsion Empty Junēaj: SPAK-u do t'ua bėjė tė vėshtirė zyrtarėve tė pėrfshihen nė korrupsion




 Junēaj: SPAK-u do t'ua bėjė tė vėshtirė zyrtarėve tė pėrfshihen nė korrupsion 9BAC1724-AAA2-41E7-A958-9D5877BF1E32_cx0_cy3_cw0_w1023_r1_sGjon Junēaj, prokurori federal amerikan qė ndihmoi nė kryerjen e reformės nė drejtėsi nė Shqipėri, thotė se strukturat reja anti-korrupsion, si SPAK-u dhe Byroja Kombėtare e Hetimit, do ta bėjnė shumė tė vėshtirė pėr zyrtarėt e lartė qė tė pėrfshihen nė akte korrupsioni. Nė intervistėn me kolegen Menada Zaimi, Zoti Junēaj u pėrgjigjet pyetjeve mbi rolin qė duhet tė luajė SPAK-u nė raport me disa nga dosjet mė tė bujshme nė Shqipėri, tė mbyllura ose nė proces hetimi.
 Junēaj: SPAK-u do t'ua bėjė tė vėshtirė zyrtarėve tė pėrfshihen nė korrupsion A51ede00-501d-47d9-99c5-f40c0f681a25_tv_w650_r1

Intervistė me Gjon Junēaj


Zėri i Amerikės: Z. Junēaj, nė korrik 2016 Shqipėria ndryshoi Kushtetutėn duke i hapur rrugė reformės nė drejtėsi. Rreth tre vite e gjysmė mė vonė, a mendoni se janė pėrmbushur pritshmėritė?
Gjon Juncaj: Mendoj se tė gjithė e kuptuan kur u miratua reforma, se do tė ishte njė rrugė e gjatė. Kurdoherė qė bėhen reforma e ndryshime aq tė thella nė njė sistem juridik, duhet kohė qė reforma tė kryhet nė mėnyrėn e duhur e me kujdes. Kjo po merr kohė, por gjėja e rėndėsishme ėshtė se jemi drej asaj rruge.
Zėri i Amerikės: Sot vendi ėshtė pa Gjykatė tė Lartė. Gjykata Kushtetuese nuk funksionon dhe presidenti e parlamenti akuzojnė njėri-tjetrin pėr shkelje tė Kushtetutės, pėr shkak tė mėnyrės se si i kanė zgjedhur anėtarėt e rinj tė Gjykatės Kushtetuese. Opozita nga ana tjetėr akuzon qeverinė socialiste pėr "kapje" tė sistemit tė ri tė drejtėsisė. Kjo situatė nuk duket sikur flet pėr njė sistem tė ri e tė besuar drejtėsie. Cili ėshtė mendimi juaj?
Gjon Junēaj: Kur reforma u miratua dhe u hartuan ligjet sikurse janė tani, u tregua kujdes qė tė kishte drejtėsi, si nė shembullin e Gjykatės Kushtetuese, qė Presidenti, Kėshilli i Emėrimeve nė Drejtėsi dhe Parlamenti, secili tė kishte njė radhė pėr tė emėruar dikė. Padyshim qė ky ėshtė njė problem, qė Gjykata Kushtetuese nuk po funksionon aktualisht. Por gjėja e rėndėsishme ėshtė qė Presidenti, Parlamenti tė gjithė ata qė janė tė pėrfshirė, tė gjejnė njė mėnyrė pėr tė zgjidhur kėtė ēėshtje, tė mos shkaktojnė probleme tė reja, apo t’i bėjnė ato edhe mė keq, por tė bashkėpunojnė e tė arrijnė konsensus dhe nė njė farė mėnyre ta ēojnė pėrpara reformėn.
Zėri i Amerikės: Si mund tė arrihet konsensusi?
Gjon Junēaj: Kėtė duhet ta vendosin ata. Ajo ēfarė ėshtė inkurajuese pėr mua aktualisht ėshtė se Shtetet e Bashkuara e kanė pėrforcuar misionin e tyre duke dėrguar ambasadoren Kim nė Shqipėri. Jam i sigurt se ambasada e SHBA-sė do tė vazhdojė me pėrpjekjet e saj pėr tė pėrkrahur dialogun mes tė gjitha palėve dhe individėve qė janė tė pėrfshirė nė kėto ēėshtje, pėr tė gjetur njė zgjidhje rreth kėsaj apo ēėshtjeve tė tjera qė mund tė dalin.
Zėri i Amerikės: Disa javė mė parė, Shqipėria krijoi Strukturėn Speciale Kundėr Korrupsionit dhe Krimit tė Organizuar, SPAK-un. Publiku pret qė ajo “tė pastrojė shtėpinė”. Presioni mbi tė ėshtė i lartė. A mendoni se do t’i pėrmbushė pritshmėritė?
Gjon Junēaj: Le tė jemi tė qartė pėr diēka. Ajo qė ka nisur nga puna ėshtė zyra e Prokurorit tė Posaēėm. SPAK-u ėshtė mė shumė se kaq. Ne kemi gjithashtu nevojė pėr Byronė Kombėtare tė Hetimit, krahu hetues i SPAK-ut, si dhe gjykatat e SPAK-ut. Ky ėshtė SPAK-u! Nuk ėshtė vetėm tetė apo 10 prokurorė, ėshtė mė shumė se kaq. Mendoj se ky ėshtė njė hap i parė i rėndėsishėm, pėr tė cilin u desh shumė kohė pėr tė arritur deri kėtu. Por po aq e rėndėsishme mendoj ėshtė, nėse pyesni prokurorėt nė Shtetet e Bashkuara ose nė Shqipėri, ata do t'ju thonė se kemi nevojė pėr kėta hetues dhe ky ėshtė hapi tjetėr qė duhet tė presim. Shtetet e Bashkuara, Departamenti i Drejtėsisė nė bashkėpunim me Departamentin e Shtetit do tė jenė atje pėr tė ndihmuar nė kėtė proces.
Zėri i Amerikės: Po thoni se SPAK-u nuk mund tė punojė pa BKH-nė?
Gjon Junēaj: Mund tė funksionojė, por ne presim qė ajo tė funksionojė mė mirė me tė sapo trajnuarit, hetuesit e rinj qė do tė bėhen pjesė e BKH-sė. Sigurisht qė mund tė funksionojė. Duhet tė kemi parasysh gjithashtu se kjo ėshtė njė strukturė e re qė trashėgoi tė gjitha rastet qė kishte Prokuroria e Krimeve tė Rėnda, pra ata nuk po fillojnė gjithēka nga e para. Ata gjithashtu duhet tė zbatojnė rregullat e tyre tė brendshme, duhet tė kuptojnė se si tė veprojnė mė mirė si njė strukturė e re prokurorie. Jam i sigurt qė populli shqiptar do tė donte tė shihte rezultate qė nė ditėt e para, por pritshmėritė duhet tė jenė qė nė planin afatgjatė, nė muajt dhe vitet nė vazhdim, ata do tė kenė njė zyrė prokurorie qė do t'u shėrbejė atyre mė mirė sesa ajo qė ishte mė parė.
Zėri i Amerikės: A prisni qė kėto struktura tė krijohen sė shpejti?
Gjon Junēaj: Di qė po kėrkojnė prokurorė tė rinj dhe mendoj se afati po afrohet. Drejtuesi i ri i SPAK-ut ose Prokurorisė sė Posaēme z. Kraja duhet tė zgjedhė me tė tjerė, kreun e ri tė BKH-sė. Pra kėto hapa po hidhen dhe natyrisht ėshtė e lehtė tė thuhet, le tė presim! Duhet tė presim dhe t'i japim kohė qė tė ngrihet.
Zėri i Amerikės: Sipas organizatės ndėrkombėtare “Transparency International”, korrupsioni nė Shqipėri ėshtė pėrkeqėsuar gjatė 4 viteve tė fundit. Ju keni punuar atje pėr disa vite dhe mund tė supozohet se keni informacione tė brendshme. Sa i pėrhapur ėshtė korrupsioni nė Shqipėri? Njerėzit mendojnė se tė gjithė politikanėt janė tė korruptuar. A ėshtė ky njė mit?
Gjon Junēaj: Kam biseduar me qytetarėt atje, e natyrisht qė ata kanė arsye tė shqetėsohen pėr mėnyrėn se si vendi i tyre ėshtė drejtuar 30 vitet e fundit dhe padyshim pėrpara kėsaj, gjatė periudhės sė komunizmit. Pra ata janė shumė tė pakėnaqur. Informacioni mė i rėndėsishėm qė unė kam marrė, ka ardhur nga vetė njerėzit atje. Por jo ēdo fjalė nė rrugė, nėse mund tė shprehem kėshtu, ėshtė e vėrtetė. Mirėpo, nė kushtet kur rinia shqiptare largohet nga vendi, nė njė shkallė qė ėshtė mė e lartė se nė ēdo vend tjetėr nė Evropė, kjo nė vetėvetė thotė gjithēka qė ju duhet tė dini, se cilat janė problemet nė rrėnjė. Dhe mendoj se ato tė ēojnė gjithmonė tek politika dhe sistemi i drejtėsisė qė nuk u ka shėrbyer qytetarėve ashtu siē duhej. Kėshtu qė shpresoj se po ecim pėrpara. Ndėrsa reforma pėrparon, Shtetet e Bashkuara dhe partnerėt e tyre nė Bashkimin Evropian do tė ndihmojnė qė ajo tė kryhet ashtu siē duhet, qė gjėrat tė pėrmirėsohen.
Zėri i Amerikės: A mendoni se strukturat e reja tė drejtėsisė kanė burimet e nevojshme financiare apo kapitalin e duhur njerėzor pėr t’u pėrballur me krimin e organizuar dhe korrupsionin?
Gjon Junēaj: Shtetet e Bashkuara pėrmes Departamentit tė Shtetit dhe Departamentit tė Drejtėsisė do tė investojnė miliona dollarė nė trajnime dhe sigurimin e burimeve teknike pėr SPAK-un. Do tė ketė gjithashtu ekspertė tė Departamentit tė Drejtėsisė atje pėr t'i ndihmuar. Kėshtu qė ata do tė kenė aftėsinė pėr tė bėrė punėn qė duhet tė bėjnė. Natyrisht qė prova e vėrtetė dhe qė presim ėshtė nėse puna do tė bėhet. Dhe mendoj se populli shqiptar pret qė kjo tė ndodhė. Prokurorėt e rinj, kryeprokurori i ri dhe tė gjithė prokurorėt dhe hetuesit e tjerė u vetofruan dhe e pranuan vetė atė pėrgjegjėsi dhe njerėzit duhet tė presin qė ata ta bėjnė kėtė. Ata duhet t’i pėrmbahen atij standardi qė kanė pranuar.
Zėri i Amerikės: Sė fundmi Partia Demokratike nė Shqipėri ka akuzuar kreun e SPAK-ut mbi njė ēėshtje tė njohur, qė lidhet me blerjen dhe manipulimin e votave, qė opozita dyshon se pėrfshin pėrfaqėsues tė Partisė Socialiste dhe zyrtarė tė qeverisė. SPAK-u ia riktheu ēėshtjen zyrės lokale tė prokurorisė, por Partia Demokratike mendon se ky rast duhet tė hetohet nga SPAK-u, sepse ai pėrfshin zyrtarė tė lartė. Si mendoni ju, a ėshtė kjo mėnyra se si duhet tė funksionojė SPAK? Ēėshtja e blerjes sė votės ka qenė nė themel tė krizės politike nė Shqipėri.
Gjon Junēaj: Pa komentuar kėtė rast tė veēantė, nuk duhet tė harrojmė se SPAK-u nuk ėshtė e vetmja zyrė prokurorie nė Shqipėri. Mandati i SPAK-ut ėshtė tė shkojė pas krimit tė organizuar dhe korrupsionit. Dhe nė kėtė hetim tė veēantė, nėse ka pretendime dhe indicie pėr korrupsion nė nivelin politik, atėherė sigurisht qė SPAK-u duhet ta ndjekė kėtė, kjo nuk do tė thotė qė nėse rasti i transferohet njė zyre mė tė ulėt tė prokurorisė ky ėshtė domosdoshmėrisht njė veprim i gabuar. Nuk e di pėrgjigjen nėse duhet tė ishte bėrė apo jo. Por ajo qė ėshtė e rėndėsishme ėshtė se prokuroria dhe ēdo qytet tjetėr, pavarėsisht nėse ėshtė Dibra, Durrėsi apo tė gjithė ata prokurorė nėn drejtimin e Prokurorit tė ri tė Pėrgjithshėm z. Ēela, edhe ata kanė njė punė pėr tė bėrė. Tė mos harrojmė se ēėshtjet nuk fillojnė gjithmonė nė njė zyrė tė nivelit tė lartė tė prokurorisė. Mund tė jetė njė ēėshtje lokale nė Dibėr, nė Shkodėr….ku ėshtė hetuar pėr shpėrdorim detyre ose pėr njė rast mashtrimi financiar dhe ndėrsa hetimi pėrparon ata e kuptojnė se kemi tė bėjmė me rast korrupsioni dhe kėto raste janė menduar tė transferohen nė SPAK. Pra gjithēka qė mund tė them ėshtė, pa e komentuar rastin nė fjalė, sepse nuk e njoh, nuk ėshtė vetėm SPAK-u qė duhet tė bėjė punėn e vet, por janė tė gjitha zyrat e tjera tė prokurorive lokale. Nė fund tė ditės, ata duhet tė punojnė sė bashku.
Zėri i Amerikės: Edhe kur prokuroria lokale thotė se nuk mund tė hetojė kėtė rast duke shpallur moskompencėn pėr ta bėrė atė dhe ia ka kthyer ēėshtjen SPAK-ut?
Gjon Junēaj: Nuk dua t’i gjykoj vendimet e prokurorėve, janė ata qė vendosin, se ku duhet tė shkojė njė ēėshtje. Por gjėja mė e rėndėsishme ėshtė qė zyra e prokurorit dhe hetuesit duhet tė bėjnė pėrpara me ēdo hetim ku ekzistojnė pretendime tė ligjshme pėr krim, nėse bėhet fjalė pėr blerje votash apo gjėra tė tjera.
Zėri i Amerikės: Zoti Junēaj, a mendoni se qeveria aktuale ka vullnetin tė luftojė korrupsionin? Ditėt e fundit, autoritetet rrėzuan disa prej akuzave mė tė rėnda kundėr kompanisė "DH Albania", njė kompani fiktive, qė kishte falsifikuar dokumentet me tė cilat u regjistrua nė shtetin Delaware, kishte falsifikuar firmėn e sekretarit tė kėtij shteti. Ėshtė pothuajse e sigurt se pas “DH Albania”, qėndron njė nga biznesmenėt mė tė pasur nė Shqipėri me lidhje tė ngushta me qeverinė, e megjithatė nuk shohim qė autoritetet t’i shkojnė pas, ose pas zyrtarėve qė u dhanė kontratėn me vlerė 30 milionė. Njė rast i dytė ishte mbyllja e njė ēėshtjeje tjetėr tė bujshme, hetimet ndaj “CEZ-it”. Ēfarė do tė thotė kjo sipas jush?
Gjon Junēaj: Siē e thashė pėrpara, transferimi i tė gjitha ēėshtjeve nė SPAK ishte diēka qė e priste Prokurorinė e Posaēme. Nuk mund tė ofroj njė mendim nėse ai ishte njė vendim i duhur, apo i gabuar nga prokuroria pėr t'i mbyllur apo tranferuar ato, sikurse shembujt qė ju dhatė mė parė. Padyshim qė gjykimi i prokurorit qė e ka dosjen nė dorė, ėshtė mė i rėndėsishmi dhe nėse ai ėshtė vendimi i duhur apo i gabuar, u takon tė tjerėve ta gjykojnė. Por patjetėr pėr fat tė keq, ka pasur raste qė tashmė ishin nė kėtė prokurori qė nuk kishin pėrfunduar. Do tė ketė raste tė tjera tė reja qė ecin pėrpara. Mendoj se shqiptarėt duhet tė presin, pasi do tė duhet kohė qė kėto gjėra tė zbatohen e tė bėhet pėrpara. Mendoj se do tė jetė mė mirė tė gjykosh suksesin e Prokurorisė sė Posaēme nė tė ardhmen. Kjo nuk do tė thotė qė ju nuk mund tė vini nė dyshim se ēfarė po bėjnė ata sot, por ajo qė ėshtė mė e rėndėsishme ėshtė qė kjo gjė tė bėhet hapur e me transparencė, dhe pastaj ky diskutim duhet tė bėhet mes prokurorėve dhe publikut, mendimi i tė cilit natyrisht ėshtė i rėndėsishėm gjithashtu.
Zėri i Amerikės: Nė intervistėn e fundit qė dhatė nė Shqipėri ju thatė se nuk ėshtė e rėndėsishme vetėm tė hetohesh, por tė kryhet njė hetim i plotė. Po u jepnit njė kėshillė specifike prokurorėve?
Gjon Junēaj: Kjo vlen pėr ēdo rast, sigurisht. Njė hetim nuk ėshtė tė lėvizėsh vetėm njė gur, nėse mund tė shprehem kėshtu, por tė lėvizėsh gjithė gurėt e mundshėm. Pėr tė gjitha rastet, hetimet e plota janė jetike, sigurisht.
Zėri i Amerikės: Z. Junēaj, ju keni qenė nė Shqipėri pėr tre vjet si kėshilltar ligjor dhe e njihni kulturėn e vendit. Sa e vėshtirė ėshtė qė njė prokuror tė punojė nė njė mjedis ku njerėzit tė gjithė e njohin njėri tjetrin dhe sekretet dalin lehtė?
Gjon Junēaj: Ėshtė padyshim njė vend shumė mė i vogėl sesa Shtetet e Bashkuara dhe njerėzit kanė mė pak distancė mes tyre. Kėto janė gjėra tė vėshtira pėr t’u trajtuar. Por ne duhet tė kujtojmė se pėr sa i takon Prokurorisė sė Posaēme kėta njerėz, qė u ofruan me dėshirė, vendosėn emrin e tyre pėr t'u zgjedhur si anėtarė tė SPAK-ut, Prokurorisė sė Posaēme. Shpresojmė e presim qė ata e bėnė kėtė gjė sepse besojnė nė njė qėllim mė tė lartė pėr t’i shėrbyer tė ardhmes sė Shqipėrisė. Ata e dinė qė pas kėsaj zgjedhjeje do tė ketė presion, pritshmėri tė mėdha. Dhe shpresa jonė nė Departamentin e Drejtėsisė ėshtė qė ata po e bėjnė kėtė pėr arsyet e duhura. Ne jemi aty pėr t'i mbėshtetur dhe kjo ėshtė e rėndėsishme, shqiptarėt duhet ta dinė se Shtetet e Bashkuara pėrmes Departamentit tė Shtetit dhe Departamentit tė Drejtėsisė do tė jenė atje nė ēdo hap pėr t'i ndihmuar ata tė jenė mė tė mirėt si zyrė e Prokurorisė sė Posaēme.
Zėri i Amerikės: A do ta monitoroni punėn qė do tė kryejė SPAK-u apo Byroja Kombėtare e Hetimit?
Gjon Junēaj: Nuk do tė pėrdorja termin monitorim. Do tė jemi atje pėr t'i ndihmuar nė punėn e tyre. Synimi nuk ėshtė tė trajnojmė e tė largohemi. Departamenti i Drejtėsisė pėrmes OPDAT-it dhe Departamenti i Shtetit pėrmes burimeve tė tjera tė financimit kanė ndihmuar pėr shumė vite dhe do tė vazhdojnė pėr shumė vite tė tjera tė ndihmojnė zhvillimin e sistemit gjyqėsor shqiptar. Pra monitorimi nuk ėshtė fjala e duhur, por mbėshtetja ėshtė njė fjalė e mirė pėr t’u pėrdorur, duke i ndihmuar ata pėrmes trajnimeve. Ka ekspertė dhe prokurorė shumė me pėrvojė aktualisht atje tani, do tė ketė tė tjerė nė tė ardhmen pėr t'i ndihmuar qė ata tė bėjnė punėn mė tė mirė tė mundshme. Kjo do tė vazhdojė, sigurisht.
Zėri i Amerikės: Nė intervistėn tuaj pėrpara se tė largoheshit nga Shqipėria thatė se "ajo qė dėshiron tė shohė populli shqiptar ėshtė se kur ka indicie tė veprimtarisė kriminale nė nivelet mė tė larta tė qeverisė, prokurorėt do ta hetojnė atė". Ju pėrmendėt hetimin e ish-Ministrit tė Brendshėm dhe Prokurorin e Pėrgjithshėm. Ēfarė mendoni pėr kėto dy raste tani?
Gjon Junēaj: Di qė ish-ministri i Brendshėm u dėnua, nuk u dėnua me afat burgimi. Por mendoj se ėshtė njė gjė e rėndėsishme nė kuptimin qė kjo do tė jetė njė njollė qė do ta ndjekė ish-ministrin kudo. Mendoj se dėrgon edhe njė mesazh nė njė mjedis shumė tė vėshtirė. Duhet tė keni parasysh sigurisht qė kjo ndodhi para SPAK-ut ose gjykatės sė SPAK-ut, pra prokurorėt ishin tė gatshėm ta hetonin atė duke bindur gjykatėn se ai ishte fajtor pėr krimin pėr tė cilin ishte akuzuar. Jam i sigurt se kjo dėrgon njė mesazh edhe tek njerėzit e tjerė, politikanėt e tjerė dhe njerėzit nė qeveri qė duan tė ndjekin njė rrugė tė ngjashme. Mendoj se ajo qė duhet tė presin ata tani ėshtė se do tė jetė mė e vėshtirė tė kryhen krime kur tė jenė njė post zyrtar. Ajo qė i pret ata nė tė ardhmen, do tė jetė njė zyrė e Prokurorit tė Posaēėm dhe hetuesish qė do tė vazhdojnė tė kenė mbėshtetjen e Shteteve tė Bashkuara e partnerėve tė tjerė pėr tė bėrė njė punė mė tė mirė se sa deri tani. Shpresoj se do tė bėhet mė e vėshtirė qė kjo lloj veprimtarie kriminale tė ndodhė nė tė ardhmen.
Zėri i Amerikės: Me lejoni t’ju pėrmend se ēfarė tha ambasada amerikane lidhur me dėnimin e ish-ministrit tė Brendshėm. Ndėrsa dėnimi i zotit Tahiri lidhur me akuza pėr shpėrdorim detyre jep njė sinjal tė rėndėsishėm pėr tė ecur pėrpara, dėnimi i tij ėshtė shkurajues nisur nga serioziteti i akuzave. A do tė vazhdojė tė ndodhė kėshtu nė Shqipėri? Hetime, akuza dhe nė fund shpėtojnė pa vuajtur dėnimin?
Gjon Junēaj: Por ata po largohen me njollė. Sigurisht, mendoj se ēdo prokuror do t'ju thotė se ku ka njė dėnim sidomos pėr shpėrdorim detyre, ose korrupsion, ose lloje tė tjera tė krimeve si mashtrimi, ne presim njė dėnim qė pėrfshin burgosjen ose diēka tjetėr, qė ėshtė e pėrshtatshme. Mendoj se ajo me tė cilėn populli shqiptar ėshtė mė shumė i irrituar deri tani ėshtė se ka shumė njerėz qė shkojnė nė burg, por gjithnjė janė njerėz tė rangjeve tė ulta, janė njerėzit qė nuk kanė mbrojtje politike. Shqiptarėt kanė tė drejtė tė shpresojnė, apo tė presin nė tė ardhmen qė njerėzit vėrtet tė ndėshkohen, pavarėsisht se cilėt janė. Kėshtu qė mendoj qė ky ėshtė njė hap i parė i rėndėsishėm, por nėse do tė isha njė politikan shqiptar dhe do tė isha i pėrfshirė nė korrupsion nė Shqipėri, nuk do t’i bėja mė llogaritė duke shpresuar pėr tė njėjtin rezultat nė tė ardhmen. Mendoj se kjo u dėrgon njė mesazh politikanėve dhe kriminelėve tė tjerė, qė gjėrat do tė ndryshojnė nė tė ardhmen, kjo ėshtė ajo qė populli shqiptar pret dhe Shtetet e Bashkuara do tė ndihmojnė pėr pėrgatitjen e prokurorėve dhe hetuesve, qė tė kryejnė njė punė mė tė mirė.
Zėri i Amerikės: Zoti Junēaj a besoni qė ka ardhur koha t'i jepet fund kulturės sė pandėshkueshmėrisė nė Shqipėri?
Gjon Junēaj: Besoj qė populli shqiptar e meriton. Ne si SHBA jemi krah pėr krah me popullin shqiptar gjithmonė, prej ditės sė pavarėsisė mė shumė se 100 vite mė pare e deri sot, dhe nė vitet qė do vijnė gjithmonė do tė jemi krah pėr krah me popullin shqiptar. Ne presim qė premtimi qė u dha nė 2016, pėr sa i takon reformės nė drejtėsi, tė mbahet. Ne si SHBA jemi gati pėr tė ndihmuar me zbatimin e kėtij premtimi, jemi krah pėr krah me popullin shqiptar dhe presim qė ky premtim tė pėrmbushet.


Zeri I Amerikes
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37540
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi