ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bizneset shqiptare po i zėvendėsojnė vendet e punės tė mbetura bosh me shtetas nga Azia dhe Afrika

Shko poshtė

30012020

Mesazh 

Bizneset shqiptare po i zėvendėsojnė vendet e punės tė mbetura bosh me shtetas nga Azia dhe Afrika Empty Bizneset shqiptare po i zėvendėsojnė vendet e punės tė mbetura bosh me shtetas nga Azia dhe Afrika




Bizneset shqiptare po i zėvendėsojnė vendet e punės tė mbetura bosh me shtetas nga Azia dhe Afrika Capture-78Chandra Selli ka pak javė qė ka lėnė vendlindjen pėr tė punuar si kamariere nė Tiranė. Bashkėshorti i saj ėshtė zhvendosur nė Itali, ndėrsa pjesa tjetėr e familjes vijon tė jetojė nė Sri Lanka.
“Kam pak qė kam ardhur nė Tiranė dhe mė pėlqen vėrtetė shumė. Njerėzit mė flasin, mė pėrshėndesin. Tani kam filluar punė si kamariere pėr pak kohė. Sė shpejti do tė punoj si sanitare nė njė familje. E lashė vendin tim sepse atje nuk munda do tė gjej njė punė, ndėrkohė qė kam edhe dy djem pėr tė cilėt duhet tė kujdesem. Mė pėlqen shumė kėtu dhe besoj do tė rri gjatė nė vendin tuaj”, tha ajo pėr “Monitor Ekonomi”.
Njėsoj si Chandra, nė Tiranė sapo ka mbėrritur edhe Stanley Akoma nga Nigeria i cili ėshtė nė pritje tė ditės sė parė tė punės nė njė kompani private security.
Chandra Selli Nga Sri lanka punon kamariere nė Tiranė “Unė vij nga Nigeria, nga njė vend i varfėr ku vėshtirė tė gjeja punė, ndėrkohė qė mė duhet tė kujdesem pėr familjen time. Nė fillim emigrova nė Turqi, por atje gjeja punė tė pėrkohshme, 1 javore apo 1 mujore. Kėtu nė Shqipėri komunikova me disa agjenci punėsimi dhe arrita tė mbyll njė kontratė me njė kompani sigurie. Do tė punoj security pėr ta me njė rrogė tė kėnaqshme. Tirana mė pėlqen shumė, sidomos njerėzit qė janė tė sjellshėm me mua kudo ku shkoj”,thotė ai.
Emigracioni i lartė nuk pėrbėn ndonjė tė re pėr Shqipėrinė. Profesionistėt me eksperiencė nė fusha tė ndryshėme, i janė drejtuar Evropės pėr tė punuar dhe kjo ka sjellė qė kompanitė vendase, tė kenė vėshtirėsi nė gjetjen e puntorėve, duke e kaluar nė plan tė dytė kualifikimin e tyre.
Bizneset shqiptare po i zėvendėsojnė vendet e punės tė mbetura bosh me shtetas nga Azia dhe Afrika Capture-78


Chandra Selli nga Sri Lanka punon si kamariere nė Tiranė

Ermal Jauri, drejtues i kompanisė sė punėsimit “Europe Agency”, pohon se “kėrkesat e kompanive janė qė nė tė ardhmen tė zėvendėsojnė personelin shqiptar me atė tė huaj. Edhe pse nė realitet kjo nuk ėshtė diēka e mirė, por nė fakt ėshtė e vetmja zgjidhje qė kanė kompanitė. Nė momentin qė flasim kemi kėrkesė pėr 120 veta staf tė huaj, qė i kemi sot nė zyrė gati pėr tė filluar punė pas mbylljes sė procedurave. Kėrkesat janė nė tė gjithė sektorėt, por sektorėt e shėrbimit janė ato qė kėrkojnė mė shumė nė shifra. Kemi kompani prodhimi qė kėrkojnė krah pune dhe punonjės tė pakualifikuar. Kemi kompani tė cilat janė nė fushėn e teknologjisė dhe informacionit qė kėrkojnė programues, IT dhe kėrkojnė nė shifra tė frikshme. Nuk ka mė rėndėsi qė stafi tė jetė i kualifikuar sesa stafi, i cili ka qėndrueshmėri nė punė. Shumė kompani janė tė gatshme t’i trajnojnė vetė punonjėsit e tyre vetėm me qėllim qė tė kenė njė kontratė afatgjatė tė parashikuar dhe tė besueshme, qė nėse do tė marrin dikė nė punė sot dhe do tė investojnė nė trajnimin e tij e ka tė sigurt qė pėr aq sa ka kontratėn do ta ketė nė punė”.
Bizneset shqiptare po i zėvendėsojnė vendet e punės tė mbetura bosh me shtetas nga Azia dhe Afrika Capture-79


Stanley Akoma nga Nigeria do fillojė punė si roje sigurie

Sipas agjencive tė punėsimit ēdo muaj hapen kontrata tė reja me kompani, tė cilat do tė sjellin punėtorė nga Afrika dhe Azia. Sipas tyre, punonjėsit qė vijnė nga kėto vende kanė kosto tė ulėt, nuk kanė shumė pritshmėri page kur vijnė dhe janė tė gatshėm pėr ēdo lloj pune. Pėr mė tepėr qė janė mė tė shumtė nė numėr si aplikantė, sepse kane vėshtirėsi tė gjejnė punė nė vendet e tyre tė origjinės.
Vendet e punės tė cilėt po plotėsohen nga punonjės nga Azia dhe Afrika janė nė sektorin e shėrbimit, si shitės, kamarier, banakier, security, dado femijėsh, lavazh, shofer etj, nė prodhim (servise makinash psh), apo dhe punonjės ndėrtimi. Jauri thotė se kėrkesė tė larte ka pėr IT (programues).
 
Shqiptarėt po ikin
 

VIDEO SHIFRA & FAKTE







Bizneset shqiptare po i zėvendėsojnė vendet e punės tė mbetura bosh me shtetas nga Azia dhe Afrika 2020_01_29-punetoret_e_huaj-thumb-300x169Bizneset shqiptare po i zėvendėsojnė vendet e punės tė mbetura bosh me shtetas nga Azia dhe Afrika Play_btn

Ikin punonjėsit shqiptarė, zėvendėsohen nga afrikanėt e aziatikėt





Sipas agjencive tė punėsimit ēdo muaj hapen kontrata tė reja me kompani, tė cilat do tė sjellin punėtorė nga Afrika dhe Azia
Braktisjen masive tė burimeve njerėzore e kanė ndjerė edhe ndėrmarrjet fasone. Gjergji Gjika, kreu i dhomės sė fasonėve pohon se “ēdo ndėrmarrjeje, nuk ka muaj qė tė mos i ikin 4 apo 5 punonjės tė cilėt nuk zėvendėsohen. Dikur iknin, por gjendej dikush qė t’i zėvendėsonte, edhe punonjėse e pakualifikuar, por tė paktėn gjendej brenda muajit, ne tani nuk kemi mė njerėz. Nė 2019 kemi pasur njė shifėr rreth 5% mesatarisht largime tė personelit. Pra nė njė kompani me 100 punonjės, pothuajse nė fund tė vitit nė mos pėrgjysmohet arrin nė 60 punonjės, kjo ėshtė alarmante. Deri tani nuk kemi kontrata me kompani tė huaja pėr punonjės tė huaj, por nuk shmanget si alternativė pėrderisa shqiptarėt po ikin jashtė, do pranojmė dhe tė huajt kėtu”.
Emigracioni i shqiptarėve, sidomos nė disa qarqe tė caktuara po bie si kambanė alarmi. Sipas njė sondazhi tė EPPC shqiptarėt largohen nga vendet e punės pasi nuk ndihen tė vlerėsuar. Konkretisht 60% e tė pyeturve thonė se ndihen tė pakėnaqur nė vendin e tyre tė punės. Arsye tė tjera renditen paga, mungesa e motivimit, puna e pa paguar jashtė orarit dhe mundėsia e ulėt pėr tė bėrė karrierė.  Kėto arsye bėjnė qė zgjidhja dhe mundėsia pėr njė jetesė mė tė mirė tė kėrkohen jashtė kufirit.


Monitor
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37535
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi