ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ShBA, BE: Nuk e Kemi Parė Ende Paketėn “Anti KĒK”

Shko poshtė

01022020

Mesazh 

ShBA, BE: Nuk e Kemi Parė Ende Paketėn “Anti KĒK”  Empty ShBA, BE: Nuk e Kemi Parė Ende Paketėn “Anti KĒK”




ShBA, BE: Nuk e Kemi Parė Ende Paketėn “Anti KĒK”  1C73FC23-A32D-4EE2-8A1E-83BD2C4D784A_w1023_r1_sNė Shqipėri qeveria miratoi sot njė paketė tė re ligjore, pėrmes njė akti normativ, qė sipas zyrtarėve, synon forcimin e luftės kundėr krimit tė organizuar, terrorizimit dhe krimeve tė tjera tė rėnda.

Para dy javėsh, mė 13 janar, duke bėrė tė ditur planet pėr hartimin e pritshėm tė kėsaj pakete, qė qeveria nė njoftimin e saj zyrtar e quan “Anti-KĒK” (anti-kap-ē’a-tė-kapėsh) Kryeministri Rama u shpreh se “... kemi ndėrmarrė nismėn e njė pakete ligjore qė jemi duke e kolauduar kėto ditė qė flasim edhe me partnerėt tanė tė pazėvendėsueshėm, SHBA dhe BE dhe nė ditėt nė vijim do ta kthejmė nė njė bazė ligjore pėr tė ndėrmarrė ofensivėn mė shembullore ndaj krimit tė organizuar, duke zhvilluar njė aktivitet si asnjėherė mė parė agresiv nė terren tė Policisė sė Shtetit ndaj tė gjithė atyre qė janė dėnuar, janė akuzuar, por i kanė shpėtuar dėnimit si rezultat i KĒK dhe ka ardhur koha tė provojnė se pasuria e tyre nuk buron nga krimi, ose pėrndryshe tė dorėzojnė pasurinė e tyre. Paralelisht me ta, ne do bėjmė tė mundur vendosjen me shpatulla pas murit tė ēdo anėtari tė KĒK nė Prokurori apo Gjykatė qė do marrė vendime nė kundėrshtim me ligjin”.

Nė pėrgjigje tė interesimit tė Zėrit tė Amerikės pėr paketėn e re ligjore, njė zėdhėnės i ambasadės amerikane nė Tiranė nuk mundi tė jepte njė vlerėsim pėr tė pasi, siē u shpreh zėdhėnėsi, “Nuk kemi pasur mundėsi qė ta studiojmė variantin mė tė fundit tė legjislacionit “Anti-KĒK”. Presim qė tė kuptojmė detajet” duke theksuar se “E vlerėsojmė shprehjen nga Kryeministri tė vendosmėrisė dhe vullnetit politik pėr tė luftuar murtajėn e krimit tė organizuar”.

Edhe zyra e Delegacionit tė Bashkimit Evropian nė Tiranė, duket se nuk ėshtė e informuar pėr paketėn ligjore tė miratuar sot. Pėrfaqėsia e BE-sė i tha Zėrit tė Amerikės se “Delegacioni i Bashkimit Evropian nuk e ka parė aktin normative tė miratuar sot dhe nuk mund tė bėjė komente nė kėtė moment”.

Duke njoftuar paktėn e re ligjore, Ministrja e Drejtėsisė, Etilda Gjonaj, tha tė premten se objekt i saj janė edhe gjithė personat e akuzuar pėr krime tė rėnda, pėrfshirje nė krim tė organizuar dhe terrorizėm, por qė nuk janė dėnuar pėr shkak tė korrupsionit nė sistemin e drejtėsisė.

“Tė gjithė kėta individė, qofshin tė dėnuar apo tė akuzuar pėr kategoritė e krimeve qė sapo pėrmenda, do tė duhet tė provojnė se banesat, bizneset, tokat, llogaritė bankare, mjetet motorike nė posedim tė tyre apo edhe tė familjareve tė tyre, burojnė nga puna dhe jo nga aktiviteti i paligjshėm dhe i pajustifikuar. Barra e provės do tė qėndrojė mbi ta pėr tė justifikuar ligjshmėrinė e pasurisė se tyre” , tha ministrja Gjonaj.

Opozita, nga ana e saj, e priti me skepticizėm kėtė paketė ligjore, duke e quajtur njė nismė propagandistike.

Sekretari i pėrgjithshėm i Partisė Demokratike, Gazmend Bardhi tha nė rrjetet sociale se “qeveria Rama nuk ka bėrė kurrė luftė kundėr krimit, por ka bashkėpunuar me tė, ndaj edhe kjo nismė e re do tė dėshtojė, ashtu si dėshtoi nisma e mėparshme “Forca e ligjit”.
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37535
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi