ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Paketa anti KĒK e Ramės/ Arsyet pse bie nė kundėrshtim me legjislacionin tonė

Shko poshtė

01022020

Mesazh 

Paketa anti KĒK e Ramės/ Arsyet pse bie nė kundėrshtim me legjislacionin tonė Empty Paketa anti KĒK e Ramės/ Arsyet pse bie nė kundėrshtim me legjislacionin tonė




Paketa anti KĒK e Ramės/ Arsyet pse bie nė kundėrshtim me legjislacionin tonė Edison-artikull-5-1-719x375Edison Balla
Paketa anti KĒK ose e thėnė ndryshe “Kap Ēa tė Kapėsh” ėshtė propaganduar si nisma “ligjore” e qeverisė nė vrazhdėn e luftės kundėr krimit tė organizuar dhe pas aksionit Forca e Ligjit, efektet dhe rezultatet e tė cilit akoma nuk janė konkrete e tė dukshme pėr publikun.
Disa javė mė parė, thuajse nė mbyllje edhe tė vitit qė lamė pas paketa anti KĒK u prezantua nga vetė Kryeministri Rama nė sallėn e madhe Art-Turbina para deputetėve dhe njerėzve tė qeverisė.
Kur statistikat e policisė nė betejėn kundėr krimit tė organizuar nuk janė dhe aq shpresėdhėnėse, dhe kur Shqipėria e ka tashmė prej kohėsh njė Ligj Antimafia, qeveria mesa duket beson se nėpėrmjet njė ligji tjetėr si ky, i cilėsuar si anti KĒK do tė fitojė betejėn e saj me krimin e organizuar.
Nuk e dimė nėse ky ėshtė besimi real i qeverisė apo njė lėvizje e rradhės pėr tė tentuar rritjen e kredove tė saj politike. Pėrtej kėsaj me rėndėsi ėshtė analizimi i paketės ligjore tė propozuar, qė duket se ėshtė kontestuar qė nė fillim nga ekspertėt dhe njė pjesė e opinionit publik, ashtu siē ka ndodhur me disa propozime e nisma tė tjera (pėrmendim kėtu edhe paketėn antishpifje).
Me njė analizim tė pėrgjithshėm juridik duke njohur edhe parimet bazė tė funksionimit e harmonizimit tė ligjit, ėshtė e lehtė tė kuptosh se kjo nismė ligjore bie nė jo pak nene nė kundėrshtim me frymėn e pėrgjithshme tė legjislacionit tonė.
Kjo nismė synon ti japė kompetenca tė “jashtėzakonshme” policisė sė shtetit duke krijuar kėshtu edhe shumė konfuzione nė drejtim tė punės sė saj, qė herė herė dalin edhe jashtė kompetencave qė ky insitucion ka me ligj.

Kjo paketė tenton t’i japė policisė funksionin e njė “prokurorie speciale”, sepse edhe pa pritur njė urdhėr prokurori edhe kur subjekti fizik ose juridik nuk ėshtė nė kushtet e flagrancės, policia thuhet sipas kėsaj nisme mund tė ndalojė e tė konfiskojė tė ardhurat apo asetet e ēdo subjekti. Mjafton qė policia tė ketė dyshime. Por nuk mbaron me kaq…
Po sipas parashikimeve tė kėsaj pakete, policia mund tė pėrgjojė ēdo individ apo subjekt qė dyshon se merret me veprimtari tė jashtėligjshme apo ka grumbulluar pasuri e asete nė mėnyrė jo tė ligjshme.
Pra, ndėrhyrja pa njė vendim gjykate nė jetėn private tė njė personi qoftė ky edhe i dyshuar sipas policisė do tė pėrbėnte shkelje tė tė drejtave tė njeriut, dhe pėrplasje me kompetencat e gjyqėsorit.
Gjithashtu njė pikė tjetėr problematike e kėtij ligji ėshtė edhe ndalimi dhe mbajtja e njė personi tė ndaluar deri nė heqjen e dyshimeve tė arsyeshme te policisė, duke shkelur kėshtu parashikimet ligjore dhe dispozitat ligjore pėr njė proces tė rregullt ligjor garantuar nga legjislacioni i brendshėm dhe aktet ndėrkombėtare si KEDNJ.
Por nė mungesė tė gjykatės kushtetuese dhe nė pamundėsi tė plotėsimit tė kritereve tė kėrkuara nga Gjykata Evropiane e tė Drejtave tė Njeriut, sipas sė cilės pėr tė dėrguar njė ēėshtje apo ligj nė kėtė gjykatė duhet ezauruar mė parė gjyqėsori i brendshėm, atėherė me gjasė kjo paketė do tė kalojė nė parlament dhe mund tė shkaktojė realisht shkelje tė tė drejtave tė njeriut. //Gazeta Shqip//
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37475
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi