ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dėnimi nga qeveria Berisha 1, mė 1996 i 35 anėtarėve tė KQ tė PPSH me burgime tė rėnda pėr gjenocid

Shko poshtė

29052020

Mesazh 

Dėnimi nga qeveria Berisha 1, mė 1996 i 35 anėtarėve tė KQ tė PPSH me burgime tė rėnda pėr gjenocid Empty Dėnimi nga qeveria Berisha 1, mė 1996 i 35 anėtarėve tė KQ tė PPSH me burgime tė rėnda pėr gjenocid




Dėnimi nga qeveria Berisha 1, mė 1996 i 35 anėtarėve tė KQ tė PPSH me burgime tė rėnda pėr gjenocid 322280_2373872357427_1921561803_o.jpg?_nc_cat=108&_nc_sid=dbb9e7&_nc_ohc=GL8M9xg5rmMAX9Y0cf1&_nc_ht=scontent.fbru1-1Nga Agron Tufa :
Dėnimi nga qeveria Berisha 1, mė 1996 i 35 anėtarėve tė KQ tė PPSH me burgime tė rėnda pėr gjenocid, ėshtė padrejtėsisht i zhbėrė nga kujtesa e njerėzve me dhe padashje. Vendin e kėtyre dėnimeve e ka zėnė nė kujtesė, ēuditėrisht, derdimenomania e "gjyqit tė kafeve", duke iu referuar njė gjyqi tė pasuksseshėm mėn1992-93 kur nuk kishte nė legjislacion baza ligjore, sistemi i drejtėsisė ishte me po ata kuadro tė PPSH dhe nuk kishin nisur Rezolutat e KE mbi sistemet totalitare komuniste. Nė vitin 1996 me ligjet e reja mbi gjenocidin u arrestuan. Pas njė viti e gjysėm, me riardhjen e komunistėve (socialistėve) nė pushtet pėrmes revolucionit kaotiko-terroristo-bolshevik, kėta 35 vampirė u liruan e madje u kompensuan.
Pas vitit '97 demokracia rishtare shqiptare mori njė goditje tepėr tė rėndė.
Narrativa mbizotėruese e derdimenomanisė popullore ka shpikur mitet e veta, duke ia faturuar dėshtimin kryekėput Berishės, pa u ndaliur realisht nė fakte, ligje, akte, por duke i zhbėrė tė gjitha kėto. Berisha, thotė opinioni, ka faj se qeverisi me komunistė, ndėrkohė nė qeverinė Berisha 1 ka pasė mė sė shumti antikomunistė. Madje thonė: i arrestoi sa pėr sy e faqe, se e dinte se do pėrmbysej (!).
Unė them: gabimi kryesor i PD sė asaj kohe qe ligji i tokės dhe pronės. Tolerimi i ndonjėrit me prejardhje komuniste nuk ishte aspak dominues, por gjithsesi shqetėsues.
Kjo temė ka shumė anė tė errėta dhe enigma. Viti '97 i shumfishoi. Dėnimi i komunizmit dhe trashėgimisė po vendosej nė morsė ligjore njėsoj si nė vendet e tjera ish komuniste, qė sot janė nė BE. Mua nuk mė ka pėlqyer nė kėtė periudhė paraqitja e flashkėt e deri diku e mefshėt e pėrfaqėsuesve tė shumtė nga e djathta e persekutuar. Ata e kishin njė parlament ku mund tė kishin kėmbėngulur duke ndryshuar njėherė e mirė rrjedhėn historike tė tranzicionit. Justifikimet e mėpasme thjesht e thellojnė pėrgjegjėsinė dhe mosvlerėsimin e momentit historik qė patėn.
Nė fakt rebusi fatal qė u krijua me 1997 kurrė nuk u zgjidh. Ka njė hezitim, njė tabu qė i pengon njerėzit tė flasin pėr kėtė thyerje tė madhe. Unė nuk mendoj absolutisht qė gjithė fajet zėr e sos i kishte Berisha. Pėrrallat e demonizimet ndaj tij pastaj janė thjesht prirje folklorike, pa asgjė realiste.


avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37475
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi