ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Partia e Djathtė

Shko poshtė

29052020

Mesazh 

Partia e Djathtė Empty Partia e Djathtė




Erl Kodra
Pėr tė djathtėn dhe tė majtėn kam shkruar shumė herė. Pėr fat tė keq, megjithse ka njė shtresė tė tėrė tė persekutiarish politik, e djathta shqiptare akoma nuk ia ka dalė t’i imponohet politikės/shoqėrisė shqiptare.
Elektorati gjendet nė njė lloj agresioni propagandistik permanent dhe tė sofistikuar. Megjithse jemi nėn njė regjim groteskt dhe tė rrezikshėm, megjithse shumica absolute e votuesve nuk e mbėshtesin mė Edi Ramėn, pėrsėri propaganda ia ka dalė tė krijojė njė diversion pervers dhe tė shpikė fabula tė paqena, duke lėkundur besimin e votuesve tė djathtė tek lidershipi i Partisė Demokratike.
Rezultat i kėtij aksioni propagandistik tė pazakontė janė mė sė paku 100 deri 200 mijė votues tė djathtė, tė paqartė dhe tė lėkundur se kujt mund t’ia besojnė votėn e tyre nė zgjedhjet e ardhshme.
Mė sė paku janė tre parti tė krijuara nga ish eksponent tė Partisė Demokratike, parti tė cilat e kanė ngritur retorikėn e tyre kundėr PD-sė. Bamir Topi, Gjergj Bojaxhi dhe Astrit Patozi vijnė nga e djathta, por ēuditėrisht ata mė shumė sulmojnė Sali Berishėn dhe Lulzim Bashėn, se sa Rilindjen dhe Edi Ramėn.
Narrativa e ngritur kundėr PD-sė pėrfshinė njė fantazi frenetike, ku brenda njė fjalie pėrshkohet Amerika, Europa, Azia dhe Afrika; preken tė gjitha skemat politiko-ekonomike, dhe tė gjithė personazhet e rėndėsishėm tė globit. Deri mė tani nuk ėshtė sajuar ndonjė narrativė me alien kundėr Partisė Demokratike.
Nė kėto rrethana, ēfarė duhet tė bėjnė tė djathtėt qė nuk janė tė bindur nga PD dhe lidershipi i saj? Cila do tė ishte rruga e duhur pėr tė bėrė hapin e duhur politik; tė imponohen politikisht, por edhe tė pėrfaqėsohen denjėsisht, duke kontribuar nė fitoren e demokracisė?
Krijimi i njė partie tė re, tė djathtė reale konservatore, qė beson nė vlerat e perėndimit, lirinė dhe dinjitetin njerėzor;
Shoqėria shqiptare ėshtė e etur pėr kauza tė verteta, tė dinjitetshme. Pastrimi i politikės shqiptare nga ish- komunistėt, kuadro tė shtetit terrorist dhe dekomunistizimi i shoqėrisė mund tė ishin dy kauza serioze. Ėshtė e turpshme se si ish komunistė, deri edhe vrasės tė regjimit komunist qėndrojnė akoma nė krye tė institucioneve tė shtetit. Gramoz Ruēi e ka vendin nė librin e zi tė komunizmit, jo nė krye tė Parlamentit.
Vlerat e djathta mund tė ringjallen, edhe pse vendi ynė ėshtė kthyer nė njė mjedis ku gėlojnė spekullatorė gjithėfare, tė gatshėm pėr t’ia shitur shpirtin djallit pėr njė grusht dollar. Shumė personazhe kontravers po bredhin nė qytet, duke pėrlyer edhe kauzat mė tė pastra.
Gazetarėt dhe analistėt me shumicė ushqejnė denigrimin, duke varrosė pa lindur ēdo shpresė se e djathta nuk ka vdekur. Kėsaj gjendje duhet t’i jepet fund, jo duke sharė opozitėn dhe Lulzim Bashėn, por duke iu imponuar lidershipit aktual.
Asnjė votė e djathtė nuk ka pse shkon pėr LSI, ose pėr parti renegate si “Bindja Demokratike”. Vota e djathtė le tė shkojė djathtas, dhe pas kėsaj, ti ke tė gjithė tė drejtėn e Zotit t’i imponohesh Partisė Demokratike.
Po ashtu, ky boshllėk nuk duhet tė lejohet qė tė mbushet nga lėvizje tė ekstremit tė majtė si VV, Organizata Politike dhe Nisma tė tjera.
Tė djathtėt, sė pari antikomunistėt duhet tė bashkohen, por jo tė sulmojnė Partinė Demokratike.

Unė besoj se tani ėshtė ēasti qė do tė shenjojė 30 vitet e ardhshme!
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37480
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi