ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Autori,mesjeta,kopja, kopjaci

Shko poshtė

15112023

Mesazh 

Autori,mesjeta,kopja, kopjaci Empty Autori,mesjeta,kopja, kopjaci




Autori,mesjeta,kopja, kopjaci 1a85250b-1aa1-4ff9-bc97-85ce57eccacd Edison Ypi
Njė tjetėr Mesjetė mė e errėt dhe mė e egėr se ajo e inkuizicionit, djegies sė librave dhe mendimtarėve nė turrėn e druve na ka hy brenda me tė gjitha tė zezat, pa trokitur hiē te dera. Autorin e vranė. Origjinalin e helmuan. Janė zėvendėsuar nga kopja dhe kopjaci, qė po rrėshqasin si minj nėpėr vrima dhe qenefe. Livadhi i freskėt dhe i shėndetshėm i librave tė mirė dhe leximeve emocionuese tashmė nuk ekziston.
U mbush me rrėshqanorė, u bė batak i helmėt e i qelbėt legenash qė mburrin veten. Vlerat qė mezi u formėsuan nga njerėzimi gjatė shekujve dhe mileniumeve, improvizimi, alternimi, kreativiteti na lanė shėndenė. Pėrtacia, parazitizmi, qejfi pėr me rrejt, qejfi me mbush dhe me zbraz barkun, fukarallėku i mendjes, shterpėsia e imagjinatės, vrazhdėsia e hajdutllėkut, e bėnė punėn e vet, e vranė artin si stėrmundim, si vullnet, sakrificė, vetėmohim, i janė vėrsulur kopjimit.

Thirrja e egėr ardhur nga kohėt e lumtura tė gazetės “Drita” dhe revistės “Nėntori”, mbledhjet, plenumet, miqėsia vėllazėrore me vende nga fundi i botės, hajnia, rrena, frika, i thanė bujrum Mesjetės dhe ulėn nė krye tė sofrės kopjen dhe kopjacin. Origjinali po se po qė ėshtė zhdukur pa nam e nishan. Por edhe kopja e ka humbur orientimin. Kopja nuk po di kopje e cilės kopje ėshtė, kopje e kopjes sė parė, kopje e kopjes sė dytė, tė tretė, apo tė njėqindtė. Kopja me autor kopjacin ka rrafshuar tė gjitha relievet, ka mbushur tė gjitha honet e thella, humnerat mendimtare. Tashmė qė kopja mbahet pėr origjinal, dhe kopja e kopjes, kopja e kopjes sė kopjes kanė zaptuar gjithēka, duket tepėr vonė pėr tė ndrequr diēka.
Fjalori ėshtė katandisur te nja treqind fjalė gjithsej, ja pesėqind, kurrė mė tepėr. Librat, jo vetėm artistikė, janė kopje pėr ibret tė njėri-tjetrit. Fjalimet e tė gjitha llojeve janė kopje tė varfėruara e shkurtuara si kurrė mė parė. Titujt e programeve televizive, formatet dhe brendia e programeve janė tė kopjuara. Ēfarė ka ndodhur me poezinė dhe letėrsinė lus tė mė mirėkuptoni qė s’po e them kėtu. Flasin, shkruajnė, pyesin, pėrgjigjen, lėvizin, duke kopjuar mė tė kollajtėt, bėrllogun social, politik, mediatik, qė sjellin dallgėt nga pėrtejdetit.
Kopjes po i vjen nė ndihmė me sa mundet motra e saj, klisheja. Zullumet qė po bėn kopja dhe klisheja me pjesėmarrjen e tė kudondodhurės rrenė, udhėhequr nga kopjaci, janė tashmė njė det pa anė e fund plot me kėllira qė i mbajnė pėr kryevepra, dėshtime qė i shesin pėr suksese, marrėzira qė i imponojnė pėr urtėsi. S’ėshtė dėgjuar kurrė tė thuhet, pėr shembull, zoti Biden, apo zoti Berluskoni, apo zoti Blair. Vetėm nėpėr dreka e darka e qoka, zotėrinjtė u drejtohen njėri-tjetrit me zoti filan, zoti fistek.
Megjithatė, shqipo kopjaci servil e frikacak i kompleksuar deri nė tmerr, edhe kur pėr tjetrin flet keq dhe nė hell do ta shkojė, u drejtohet me zoti Berisha, zoti Rama, zoti Meta etj., etj. me njė qurravitje kopjace tė turpshme tė panevojshme. Ku ka ndodhur njė krim, prej kohėsh nuk shkon mė njė polic, por njė “efektiv policie” (!) dhe kur pėr tė ndihmuar ndokėnd qė theu tre brinjė kur e preku njė makinė, nuk vete ta ndihmojė njė mjek, por njė “bluzė e bardhė” (!).

“Kėnaqėsi qė ma pranove ftesėn”, ose “faleminderit qė u bėre pjesė e emisionit tim”, thotė pa i lėvizur qerpiku copa e mishit qė i thotė vetes moderator ose moderatore kur dihet se nuk ėshtė aty pėr t’u mburrur me manovra tė fėlliqta autoreferenciale, por pėr t’i shėrbyer publikut. Nė vendin e kopjeve, klisheve, rrenave, kafeja, uji dhe nė pėrgjithėsi lėngjet, nuk pihen por konsumohen (!), Ngjarja nuk ndodh nė katundin x, por nė aksin (!) mes qytetit y dhe z. Ku kopja dhe kopjaci janė pėrhapur si ferrat nė pėrrua, ēfarė shkruhet, ēfarė pikturohet, ēfarė kompozohet, ēfarė filmohet, janė pleh, llum, bėrllog dhe nuk i interesojnė askujt, nuk kanė asnjė rėndėsi.
Rėndėsi ka kopertina me lustra, titulli bombastik i kopjes, emri i kopjacit tė lavdishėm, lehjet e tij plot me kalkulime, jeta me bėma tė paqena, ku ishte, ku s’ishte, si e ktheu gotėn, si e rrufiti kafen, ēfarė brekėsh mbath, ēfarė ushkur pėrdor, ēfarė ha, ēfarė pi, sa dashnore ka. Aq e rėndėsishme ėshtė bėrė kopja, sa tamam si nė Mesjetė, i kanė ngritur dhe kėngė. Kopje moj tė qofsha falė Ishe ēupė por qėnke djalė Kopje moj qė na kėnaqe Del e bredh nėpėr ēardhaqe Kopje moj qė gjeē belanė Ma zure nė fyt trahananė.
"Panorama"
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37480
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi