ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Avni Rrustemi

Shko poshtė

06062008

Mesazh 

Avni Rrustemi Empty Avni Rrustemi




Atdhetar e demokrat revolucionar i shquar, udhėheqės i shoqėrisė demokratike "Bashkimi", pjesėtar i opozitės demokratike nė Asamblenė Kombėtare nė prag tė Revolucionit tė Qershorit 1924. Hero i Popullit. Lindi nė Libohovė, Gjirokastėr nė njė familje atdhetare. Mėsimet fillore i mori nė vendlindje, vazhdoi nė normalen e Elbasanit dhe mė vonė nė Shėn Mitėr Korone (itali), kurse studimet e larta pėr pedagogji i filloi nė Universitetin e Romės. Ndėrkohė Avni Rrustemi punoi si mėsues nė Libohovė (1910), nė Tragjas tė Vlorės (1913), nė Tepelenė (1916-1917) e nė Vlorė (1917-1918).

I rritur dhe i edukuar nė njė mjedis atdhetarėsh, Avni Rrustemi u shqua si veprimtar me armė nė dorė pėr lirinė, pavarėsinė e tėrėsinė territoriale tė Shqipėrisė. Mė 1908 braktisi bankat e shkollės pėr t'u bashkuar me ēetėn e Ēerēiz Topullit , mė 1910 bėri njė pėrpjekje pėr tė vrarė nė Shkodėr komandantin e ekspeditės ushtarake osmane gjeneral Shefqet Turgut pashėn. Mė 1914 u radhit nė forcat shqiptare pėr ēlirimin e Shqipėrisė sė Jugut nga pushtimi i forcave greke. Mė 1918 , me nismėn e tij u formua nė Vlorė shoqėria atdhetare e rinisė vlonjate me emrin "Djalėria e Vlorės". Nė krye tė saj organizoi demonstratėn anti-imperialiste tė 28 Nėntorit 1918 kundėr pushtuesve italianė. Nė pranverė tė vitit 1919 nė Shėn Mitėr krijoi "Lidhjen e Rinisė Shqiptare" pėr mbrojtjen e tė drejtave kombėtare, kurse mė 13 qershor 1920 vrau me atentat nė Paris Esat Pashė Toptanin, politikan me botėkuptime feudale.

Akti heroik i Avni Rrustemit nė Paris, nuk ishte njė atentat i thjeshtė, ai nuk kishte karakter terrorist, apo anarkist... Plumbat e Avni Rrustemit qė shtrinė pėrdhe Pashėn e Toptanit ishin sinjali, kushtrimi i Revolucionit Demokratiko-Borgjez, i njė revolucioni tė ri i popullit shqiptarė qė po ngrihej kundėr feudalizmit. Me t'u kthyer nė Shqipėri, nė dhjetor 1920 ai filloi punėn pėr bashkimin e shoqėrive demokratike ekzistuese nė njė organizatė tė vetme. Kongresi i mbajtur mė 25 prill 1921 nė Vlorė krijoi njė shoqėri qė mori emrin federata "Atdheu". Kryetar nderi i saj u zgjodh Avni Rrustemi. Me nismėn e tij u krijuan dhe organizata profesionale tė mėsuesve. Pas mbylljes sė federatės "Atdheu", nė gusht 1922 pėrsėri me nismėn e Avni Rrustemit mė 13 tetor 1922 u krijua nė Tiranė shoqėria demokratike "Bashkimi".

Avni Rrustemi nuk qe vetėm organizatori kryesor i shoqėrive demokratike, por edhe njė ndėr ideologėt mė tė shquar demokratė. Idetė e tij, tė formuluara nė njė sėrė fjalimesh e artikujsh publicistikė u bėnė armė e fuqishme nė duart e rinisė demokratike e tė masave tė shtypura punonjėse. "Kur qeveria, nuk plotėson nevojat mė me rėndėsi qė ka kombi, - thoshte ai, atėherė kjo nevojė duhet tė realizohet me interesimin e pjesės sė organizuar tė popullit e ta bėjmė ne qeverinė qė ta ndjejė kėtė nevojė". Daljen e vendit nga prapambetja Avni Rrustemi e shikonte nė zhvillimin e ekonomisė sė pavarur kombėtare. "Pa pavarėsi ekonomike, - shkruan ai, - nuk mund tė ketė pavarėsi politike". Idetė e tij demokratike e revolucionare ai i shprehu edhe nė Asamblenė Kushtetuese tė vitit 1924, ku u zgjodh deputet nga populli i ish-prefekturės sė Kosovės. Ai kritikoi me guxim shpėrdorimet e aparatit burokratik tė kohės, fodullėkun e injorancėn e klasave sunduese reaksionare dhe mbrojti me zjarr traditat e popullit tonė dhe tė drejtat e shqiptarėve qė jetonin nė trojet e veta nė Jugosllavi.

Nė kushtet e ashpėrsimit tė kontradiktave klasore e politike tė vendit, reaksioni ēifligar me Ahmet Zogun nė krye organizoi vrasjen e Avni Rrustemit mė 22 prill 1924. Me kėtė akt reaksioni synonte tė godiste lėvizjen demokratike-borgjeze nė ngritje. Vrasja e udhėheqėsit tė shquar tė Lėvizjes demokratike shėrbeu si shkėndijė e revolucionit qė triumfoi mė 10 qershor 1924.
avatar
ILLYRIA

Numri i postimeve : 1370
Age : 110
Reputation : 1
Points : 29081
Registration date : 29/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi