ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqiptarė e Kosovarė: Vėllezėr apo fqinj?

Shko poshtė

09062008

Mesazh 

Shqiptarė e Kosovarė: Vėllezėr apo fqinj? Empty Shqiptarė e Kosovarė: Vėllezėr apo fqinj?




Shqiptarė e Kosovarė: Vėllezėr apo fqinj?
Shqiptarė e Kosovarė: Vėllezėr apo fqinj? Bardhyl%20m

Bardhyl Metaj, Zürich
Nė njė forum Virtual interneti, ku shkruaj e debatoj me dėshirė, ishte hapur njė temė Debati, e cila
kishte kohė qė mė provokonte, ashtu sikur edhe nė shtypin kosovar. Por, sikur te shtypi edhe aty nė forum e eskivonja, derisa njė ditė e klikova, dhe gjeta kėtė para-hyrje tė debatit, qė mund ta lexoni nė vazhdim, shkruar nga shkrimtari nga Tirana, A.D!

A.D: „Teksa po shkėmbenim disa mp me humor me albion (Kosovar), doli diēka e pa menduar.
Unė e “kėrcėnova” se “ do t`ja bej kurrizin me te bute se barkun” dhe ai me tha se ky do tė jete incident ndėrkombėtar. Pas kėsaj unė u “acarova” dhe i thashė se si mund te jete incident ndėrkombėtar kur ne “grindemi” mes vėllezėrish?
Ai mu kthye me zgjuarsinė qe e karakterizon dhe me tha:
- Po ja te pyesim forumin njė here, nėse jemi vėllezėr, apo fqinje?
Sigurisht qe dialogu mes nesh ishte me humor pėr diēka qe nuk po e them, por ama humori na nxori vėrtet ne njė temė qė duhet diskutuar.
Qe jemi vėllezėr, jemi vėllezėr dhe ketė se luan topi, por ama jemi dy shtete fqinje.


Atėherė?! Vėllezėr apo fqinj?
Si dilemė, tema e debatit „Vėllezėr apo fqinj?“, kishte lindur me humor…mes “adidu” shqiptar dhe albionit, kosovar, andaj edhe po e trajtoj si tė tillė…por, pa e mshef se ėshtė provokative pėr shumėkend...
Kishte dhe ka ende edhe debate nė shtyp, nė tė cilat mungonte me gjasė kjo ngjizje kaq kreative e plot humor, qė mė bėri t’i them dy fjalė....pėrmes njė gjėje qė mė ka rastisė nė Shqipėrinė e vitit 1990, e qė gjithashtu me humor (shkodran), zbėrthen dilemėn e kombeve Shqiptar dhe Kosovar:

Ngjarja:
Puna parė qė pata bė kur mora letrat nė Zvicėr (1990), ishte tė vizitoja Shqipėrinė (Gusht 1990), atėherė ende Socialiste, apo mė drejtė njėpartiake...
Kurreshtja ishte shumė e madhe...e shumanshme, bile edhe me shumė fytyra!
Njėra, malli pėr atdheun, vendin dhe njerėzit e atij nėnqielli, historinė tonė tė pėrbashkėt dhe tė ndarė, por gjithherė tragjike....dhe kurreshtja ndaj fytyrės sė dytė, asaj tė regjimit shqiptar, qė ma kishte dėnuar e mbyllur babagjyshin qysh mė 1947!

Gjyshi im, Fetah Sedllari, falė pagesės sė njė qypi me lira, ishte lejuar tė ikė nga dėnimi prej 101 vitesh i Prishtinės sė Ali Shukriut...dhe fatziu, ikte nė Shqipėri, pa e ditur, se po i kėmbente ato 101 vitet serbe, me 33 vite tė burgjeve tė Shqipėrisė, filluar me 1948, gjithandej nė Burrel, Spaē e Ballsh tė Fierit, vetėmse ishte intelektual me profil perendimor, bashkėveprimtar me Ferat Bej Dragėn e intelektual tė tjerė tė atėhershėm, pėr ēėshtjen e Kosovės.

Pra, shkoja pėrsa lejohej nė diskrecion e nga largėsia, t’i afrohem burgjeve e fshatrave tė atij kalvari vuajtjesh te gjyshit tim, dhe natyrisht, meqenėse m’u dha Viza, atėherė e nevojshme, dėshiroja gjithsesi tė vizitoja edhe Sarandėn e Gjirokastrėn, Beratin e Tiranėn, por me mė sė shumti emocione, po shkoja n`Shkodėr!
Kisha lexuar aq shumė, e dėgjuar aq shumė gojėdhėna nga gjyshi im, pėr kėtė vend dhe veēanėrisht pėr “Kafen e Madhe”...

Dhe, a do Ti, aty nė hyrje tė “Kafes sė Madhe”, qė nė pėrshėndetjen e parė mė ngjanė storia mė mbresėlėnėse...?
Njė burrė i moēėm, kishte zanė dhe rrinte n`derė tė “Kafes sė Madhe” kur po i afrohesha asaj:
Mirė se keni ardh n`Shkodėr, e n`kafe t`madhe, ma zgjati dorėn e vazhdoi pyetjen - prej nga ju kemi?
Nga Prishtina - i thash dhe i dhashė dorėn i egzaltuem nga pritja!
Ai, krejt teatral, e qė i ngjante Shkodrės, hapi derėn, hyri bashkė me ne dhe bėrtiti:
O burra, ēohuni ta pėrshėndesni, se ka ardh me na pa nji Kosovar! Nga Prishtina.

Unė, gjithsesi i nderuar por edhe hutuar nga teatri spontan shkodran, nga bujaria e nderimi, si dhe njerėzit
qė u nisėn drejt nesh me na pėrshėndet, megjithatė u ngrysa pak - se mė quajti Kosovar!
Tingėllonte ndryshe pėr mua atėherė!
Dhe i thashė: “Tė falem o mik, pėr nderin qė po ma banė, por e kam nji korrigjim tė vogėl: Shqiptar jam edhe unė,
por nga Prishtina”!

Dhe, derisa burrat po donin me mė pėrshėndet, e me mė marr n`gryk siē e don zakoni, i njėjti tha, “ngadalė burra, se do me i
thanė njėherė dy fjalė kėtij mikut”:
“Ti o djalė i nderuem duhesh ta dish fort mirė nji gja” – “se unė kur tė thash Kosovar, po dojsha me tė
nderue,”!
“Ngase kur te them Kosovar, kjo, e ka m`ren (brenda) atė fjalėn Shqiptar!
“Me t`thanė Shqiptar, ndėrkaq,
vazhdoi shkodrani, kam frikė, se asaj pastaj i mungon krejt historia Juaj e
Kosovės! Dhe nuk e mulon (mbulon) punėn (historinė) tuaj”!
Po ti, si thua?
m’u drejtua gjithė gaz ai.
Kosovar jam, i thashė! Po ejani ta shoh e shijoj, se ēfarė e keni rakinė, ju n`Shkodėr e n`Kafe
t`Madhe...
Qė atėherė, falė kėtij shkodranit tė vitit tė largėt 1990 (z. Paloka), “unė jam kosovar” sikur qė ėshtė tjetri
Ēam, pa pas nevojė qė ta plotėsoj me fjalėn shqiptar.
avatar
neni 55

Numri i postimeve : 575
Reputation : 1
Points : 29498
Registration date : 16/04/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Shqiptarė e Kosovarė: Vėllezėr apo fqinj? :: Komentet

emigranti

Mesazh Mon Jun 09, 2008 5:46 pm nga emigranti

Perderisa jemi te nji nane, vellezer do te mbetemi. A nuk e ka kete kuptim edhe himni i Kosoves pa tekst, sepse boshti i vetem i shqiptareve eshte flamuri kombetar. Atehere si mund te mendohet se jemi vetem fqinj?

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Mon Jun 09, 2008 5:59 pm nga neni 55

Vellezer padyshim.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

bulqizaku

Mesazh Tue Jun 10, 2008 12:39 am nga bulqizaku

Vllezen jemi vllezen. Kufit ene hesapi nuk na prishin pun. Very Happy

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi