A ka doktor per pacientin Rama?!
Faqja 1 e 1
10062008
A ka doktor per pacientin Rama?!
A ka doktor per pacientin Rama?!
E Marte, 10 Qershor 2008
Pas viteve '90-te, ndryshimet psiko-sociale ne vend reflektuan dhe shtimin e fobive dhe manive mes njerezve. Ne se mund t'i konsiderojme si patologji, qe te dyja keto semundje (te kunderta me njera-tjetren) u perhapen ne nje shkalle te gjere, por edhe me sindroma te ndryshme. Nje syresh eshte edhe "betonomania", semundje e cila duket se ka perfshire prej kohesh kryetarin e Bashkise, Edi Rama. Ne cdo cep te kryeqytetit, syri te kap masive betoni, me forma abstrakte, te cilat sa vijne e shtohen. Dhe kjo ndodh pikerisht atehere kur kryetari i bashkise cirret cdo dite neper dialoge me shqiptaret, se duhen shtuar hapesirat e gjelbra. E nderkohe qe ai vazhdon te mbyse me llafollogji banoret qe vuajne urine, papunesine, e nje mije probleme neper cepat e Shqiperise, nga lagjet e Tiranes qe Rama ka nen administrim, jep konferenca Eduart Shalsi. Ne stilin e kryetarit te tij, "i cili ngeli duke u vertitur me tre topa ne dore", Shalsi gjithmone nxjerr koken krenar prapa ndonje fadrome, sa here qe prishet ndonje ndertim pa leje.
Por, nuk ndajne te njejtin mendim me ta, mijera banore te vendosur mes rrugeve "Ylbere Bylykbashi" dhe "Kongresi i Lushnjes", qe keto dite po perjetojne nje bunkerizim alla Enver Hoxha. Mes siperfaqeve te medha qe ekzistojne mes pallateve, bashkia ka hedhur qindra meter kub beton dhe zift, ne emer te hapesirave te gjelbra. Po keshtu, per te shtuar gjelberimin, bashkia ka vendosur edhe stola te betonizuar, ku mund te luajne te qete dhe te thyejne qafen lehtesisht te mitur e te moshuar, qe do te dalin poshte pallateve. Flitet se tashme kane mberritur edhe kerkesat e para per te shfrytezuar "bunkeret moderne" per lokale, ku serish lejet do te jepen nga bashkia. Por, sic duket, kryebashkiakun nuk e ka kapur vetem "betonomania", por edhe "gjelberimofobia". Ne hapesirat masive mes lagjeve, ka mbjelle nga 4-5 peme, jo me shume. Frika nga gjelberimi, (pra gjelberimofobia), u pa qarte edhe ne raportet beton-lulishte, ne planin per rikonstruksionin e qendres se Kryeqytetit. Edhe ne uren e re te Lanes, qe do te perfundoje se shpejti, jane ngritur ca dhembe gjigante, thua se do te vije "Titaniku" per t'u ankoruar. Masivet e betonit serish do te vazhdojne t'i marrin frymen Tiranes dhe kjo nuk ka asnje medyshje.
Tashme keto dy semundje te kryebashkiakut, i kane nderruar fytyren dhe menyren e jeteses kryeqytetit. Megjithese njerezit mundohen t'ia vene ne dukje, ai serish vazhdon me mendjen e tij, i pandryshueshem prej 9 vjetesh. Por, nga ana tjeter, kur mundohesh te shprehesh keqardhjen per keto simptoma kaq te renda qe kane zene Ramen, nuk mund te rrish dot pa i qare hallin edhe doktorit qe do te marre persiper te ndreqe nje pacient te tille!
Koha Jone
A ka doktor per pacientin Rama?! :: Komentet
Nigjo ktu Tironc, ti ke te drejt, po Koha Jone nuk ka te drejt. Nese eshte puna per doktorr, me perpara duhet te ēojm Berishen tek doktorri. Ky ka fobin e betonit, ai i juaji ka fobin Gerdecit. Ku vendos kemben, Gerdec behet dynjaja.
Kush tha qe osht i imi. Ato i jui e i joni, hiqi ato. Un njof vetem shpatllat e mia. Po mer lal maje po deshe Romen me gjith ramovicen, se ta kena fal me gjith lecka.
Nuk ka ēme duhet me keqkuptove. desha te them qe te dy jane per tu kritikuar.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi