ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Euro 2008, shi miliardash

Shko poshtė

11062008

Mesazh 

Euro 2008, shi miliardash Empty Euro 2008, shi miliardash




2.15 miliardė dollarė do tė gjenerohen nga sponsorėt, biletat, bastet sportive e turizmi
Euro 2008, shi miliardash
Ndikimi ekonomik do tė jetė i madh jo vetėm nė vendet organizatore
Euro 2008, shi miliardash Spanja-fitore
Futbolli ėshtė njė biznes shumė i rėndėsishėm
pėr Evropėn. Nė tė njėjtėn mėnyrė
si amerikanėt marrosen pas finaleve tė
basketbollit NBA, tifozė anembanė botės
do tė gjenden para ekraneve tė televizorėve gjatė
tri javėve tė zhvillimit tė Kampionatit Evropian nė
Uastri e Zvicėr, i treti ndėr evenimentet sportive
mė tė ndjekur nė botė pas Lojėrave Olimpike
Verore dhe Kampionatit Botėror tė Futbollit.
Ndėrsa faza finale e evenimentit, e njohur
thjesht si Euro 2008, ka grumbulluar 16 skuadrat
mė tė mira tė 16 vendeve. Shtrirja qė ka te tė
gjithė tė pasionuarit pas futbollit e kthen nė njė
fenomen tė vėrtetė global. UEFA pret qė audienca
t‘i kalojė 1 miliard njerėzit nė rang botėror. Priten
qė mė shumė se 100 milionė vetė tė vizitojnė sitin
zyrtar tė kampionatit, rritje prej katėr herėsh
krahasuar me kampionatin e mėparshėm tė
zhvilluar nė Portugali nė vitin 2004.
Nivele tė tilla ekspozimi pėrkthehen nė zhvillime
tė rėndėsishme ekonomike pėr gjithė
vendet evropiane. Sipas Saimon Ēaduik, drejtor
i Qendrės Sportive Birkbeck tė Universitetit tė
Londrės, impakti ekonomik pėr 52 vendet evropiane
qė bėjnė pjesė nė UEFA mund tė prekė 2.15
miliardė dollarėt. Kėtu pėrfshihen tė ardhurat
nga turistėt ekstra nė Austri e Zvicėr, kontratat
televizive shumė milionė dollarėshe, si edhe rritja
e shitjeve tė pijeve e tė ushqimeve pėr tė gjithė
ata tifozė qė kanė vendosur tė ndjekin skuadrat
nėpėr stadiume.
"Euro 2008 do tė ketė njė efekt edhe mė tė
gjerė nė ekonominė evropiane", shpjegon Ēaduik.
"Impakti do tė ndihet thuajse nė tė gjitha
vendet, kryesisht pėr efekt tė sponsorizimeve dhe
tė ardhurave nga shitjet e produkteve".
Fitimet
Ndėrsa impakti i biznesit tė kėtij turneu ėshtė
vite dritė larg atij tė turneut tė parė UEFA, i zhvilluar
nė vitin 1960, disa prej elementeve nė thelb
kanė mbetur tė pandryshueshme. Skuadrat ende
ndahen nė katėr grupe, ku secila nga skuadrat
ndeshet me tjetrėn. Dy tė parat e secilit grup
vazhdojnė nė fazėn ndjekėse, deri nė ēastin kur
kurorėzohet njė kampion i evenimentit. Greqia
ėshtė kampionia nė fuqi dhe i duhet tė mbrojė
titullin, por favoritėt pėr ta fituar janė Gjermania,
Italia dhe Spanja.
Pavarėsisht skuadrės qė fiton turneun, Austria
dhe Zvicra i kanė tė garantuara pėrfitimet
ekonomike tė krijuara nga mijėra tifozė qė kanė
vendosur tė udhėtojnė pėr t‘i parė skuadrat e
zemrės nėpėr stadiume. Kompania konsulent
"Rutter & Partner" llogarit se Euro 2008 do t‘i
sjellė 358 milionė dollarė fitime ekonomisė zvicerane,
ndėrsa analogja e saj "SportEconAustria"
llogarit se kjo shifėr par Austrinė do tė jetė diēka
mė e madhe, 369 milionė.
Ku do shpenzohen gjithė kėto para? Kim Hollivud,
njė prej zėdhėnėsve tė bordit austriak tė
turizmit, thotė se pjesa mė e madhe do u shkojnė
industrive tė turizmit dhe tė shėrbimeve. Vetėm
gjatė kėtyre ditėve tė para janė arkėtuar nga prenotimet
nė hotele rreth 2 milionė dollarė - shumė
mė tepėr nga shifrat qė regjistrohen normalisht
nė kėtė fazė tė vitit - ndėrkohė qė janė krijuar
mė shumė se 11 mijė vende tė pėrkohshme pune
pėr tė pėrballuar kėrkesat e fluksit tė tifozėve.
"Austria ka ndėr mend tė tregojė se di tė festojė",
tregoi zėdhėnėsi.
Monitorė gjigantė
Pėr ata tifozė qė nuk do arrijnė tė gjejnė bileta
pėr ndonjė prej 31 ndeshjeve tė turneut, secili
nga tetė qytetet mikpritėse ka investuar miliona
dollarė nė krijimin e tė ashtuquajturave "zona tė
tifozėve", nė pėrgjithėsi tė ngritura nė zona pranė
qendrave ku tifozėt mund tė grumbullohen pėr
tė parė ndeshjet. UEFA ka kontribuar me 13
milionė dollarė pėr krijimin e infrastrukturės
sė nevojshme, ku pėrfshihen edhe monitorė
gjigantė pėr tė ndjekur takimet.
Sponsorėt si "Coca-Cola", "McDonald‘s", dhe
"Adidas" gjithashtu kanė shpenzuar miliona
dollarė nė produkte pėr promovimin e lidhjes
sė tyre me Kampionatin Evropian. "Zonat e
tifozėve shihen si shumė tė rėndėsishme pėr t‘u
ofruar njerėzve produktet tona", thotė Xheims
Liepnik, shef pėr lidhjet me Evropėn, Lindjen e
Mesme dhe Afrikėn i kompanisė "Canon", njė prej
sponsorėve zyrtarė tė evenimentit.
Britania humbje, tė tjerėt fitime
Zhvillimet ekonomike tė turneut nuk do
t‘i shijojnė vetėm vendet pritėse. Bashkė me
shitjen e pijeve e tė produkteve ushqimore nė
mbarė kontinentin, pritet tė rriten ndjeshėm
edhe tė ardhurat nga bastet sportive. Organizatorėt
britanikė tė basteve presin qė shifra e tyre
t‘i kalojė 700 milionė dollarėt gjatė tri javėve tė
kompeticionit, pjesėrisht falė bumit qė po njeh
kjo industri nė internet.
Por kjo dallgė tė mirash do rrahė disa vende
mė pak, ose mė shumė se tė tjerė. Duke qenė
se skuadra kombėtare angleze nuk arriti tė
kualifikohej nė fazėn finale tė Euro 2008 (edhe
kombėtaret e shteteve tė tjera britanike Skocia,
Uellsi, Irlanda e Veriut, gjithashtu nuk arritėn tė
kualifikoheshin) llogaritet qė fitimet e humbura
nė gjithė Britaninė tė jenė qindra miliona dollarė.
Mė shumė se 40 pėr qind e anglezėve shprehin
"interes tė fortė" pėr futbollin, kėshtu qė Ēaduik
ėshtė i sigurt se shifra e fitimeve tė munguara
ėshtė domethėnėse. Sa pėr tė bėrė njė shembull,
kur Anglia arriti tė kualifikohej nė fazėn
ēerekfinaliste tė Kupės sė Botės sė vitit 2006,
vlerėsohet se nė ekonominė lokale u shpenzuan
3.1 miliardė dollarė.
Mund tė konsiderohet humbje vėrtet e rėndėsishme
pėr Britaninė, por 16 vendet e tjera me
plot gojėn mund t‘i gėzohen kompeticionit. Nga
Portugalia nė Rusi, pa asnjė dyshim Kampionati
Evropian do t‘u japė shtysa pozitive ekonomive
tė vendeve.
Shqip
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37530
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Euro 2008, shi miliardash :: Komentet

toni

Mesazh Wed Jun 11, 2008 2:47 pm nga toni

Futbolli osht kthy nindustri mvete.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi