ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tė panjohura nga Kalaja e Tiranės

Shko poshtė

14062008

Mesazh 

Tė panjohura nga Kalaja e Tiranės Empty Tė panjohura nga Kalaja e Tiranės




Tė panjohura nga Kalaja e TiranėsTė panjohura nga Kalaja e Tiranės Img1
Nga Artan Shkreli (Shekulli)

Njė fakt i ri dhe entuziast pėr arkitekturėn dhe inxhinierinė e viteve tridhjetė, vjen nga monumenti befasues. Njė hark i realizuar sipas njė projekti perėndimor; njė hark tipik i arkitekturės sė pėrtejdetit. E sa i takon funksionit tė harkadės, rebusi u zgjidh si me magji nga zbulimi i disa projekteve nė arkivin e ndėrtimit
Me siguri nė tė ardhmen do tė shkruhet shumė mbi Kalanė e Tiranės dhe mbi farėn qytetformuese qė kjo strukturė e lashtė hodhi mbi Tiranėn (Tyrcan-Tyrcanos) bizantine. Do tė shkruhet edhe mbi momentin kur perandori i madh Justinian, aty nga 635 m.K., vendosi tė riparojė kėshtjellėn e vjetėr romake nė fushėn e Tiranės, pėr tė rritur mbrojtjen e Durrėsit prej Ostrogotėve. Por e gjithė kjo u mbulua prej territ qė kaploi kėtu me mbėrritjen e sllavėve dhe me rrėnimin e rendit romak nė Iliri. Ato pak mure qė duket se kanė ngelur, por qė nuk janė zbuluar krejtėsisht, flasin vėrtet mė shumė sė ē’mendojmė sot. Dhe kjo pėrbėn njė joshje tė vijueshme qė duket se do tė vazhdojė pėr shumė kohė. Them kėshtu, pasi edhe njė fakt i vogėl e i parėndėsishėm ndėrtimor qė ka lėnė gjurmė nė muret e kalasė, shndėrrohet nga puna hulumtuese e studiuesit nė njė histori kėrshėrore dhe nė emblemė tė njė qytetėrimi koherent tė cilin Tirana, nga sa duket, e kish pėrqafuar vetėdijshėm nė njė moment fatlum tė ekzistencės sė saj: nė vitet tridhjetė.
Pikėrisht ky ėshtė motivi i shkrimit, njė fakt i vogėl. Bėhet fjalė pėr rudimentet e njė harkade “moderne” ngurtėsuar nė trupin e murit kryesor tė kalasė.
Nė vitin 2002, gjatė restaurimit tė murit kryesor, tė atij qė shihet aq mirė sot nga rruga, u patėn rilevuar edhe thembrat e portės sė shkatėrruar nga Bushatllinjtė (sot tė rindėrtuar), dhe me atė rilevim lidhet edhe zbulimi i kullave tė kalasė tė varrosura prej shekujsh nėn dhe. Gjithsesi, menjėherė nė tė majtė tė Portares, sė rindėrtuar binte nė sy (sikundėr bie edhe sot) njėfarė portali tjetėr me hark, krejt i pazakontė e i murosur i shėmtuar me copa gurėsh tė palatuar.
Po ē’qe ky hark? Kjo ishte njė pyetje vėrtet kėrshėrore. Nuk ishte e qartė nėse qe portare a diēka tjetėr, pasi zhvillimi planimetrik i oborrit tė kalasė nuk sugjeronte ndonjė gjė tė madhe. Edhe forma e saj nuk qe tipike. Funksioni i atij harku dukej se duhet tė kish rėnė me kohė, pasi nė njė kohė tė mėvonshme ai qe murosur pėr tė mundėsuar ndėrtimin e disa wc-ve tė repartit tė policisė aty pas murit. E meqenėse kėto ėc qenė bėrė pas luftės (L2B), del se edhe murosja e harkut qe bėrė pas luftės. E si tė mos mjaftonte ajo murosje barbare, nė kėtė mur qe lėnė edhe njė dritare e vogėl pėr tė ajrisur lokalin sanitar (!). E tash vonė, edhe ajo dritare ėshtė murosur. Mbi kėtė wc tė improvizuar, mbulesa prej betoninuk kuptohet pėrse, pasi pėr tė mbuluar wc-nė nuk do kish nėvojė pėr konsolin qė del jashtė gjurmės sė murit.
Dekualifikimi vizual qė solli kjo mėnyrė e trajtimit e ndėrtesės mė “interesante” tė Tiranės, bėri mė pas qė tė ish e thjeshtė pėr tė vėnė dorė edhe mbi vetė muret masive tė kalasė kur Kinema Pionieri u ndėrtua bash mbi to.
Po le tė kthehemi te harku ynė. Gjėja tjetėr qė bie nė sy, ėshtė se aty ku muri mbaron pėr t’i lenė vend kangjellės, shihen gjurmėte fillimit tė njė tjetėr harku (sot i shembur). Aty nė kėnd, muri vetė, ėshtė i skuadruar nė pjesėn e poshtme, por i mballosur keq nė pjesėn e sipėrme ku duhet tė ishte vijimi i njė harku tė dytė. Pyetja ishte sa harqe kanė qenė dhe pėr ēfarė kanė shėrbyer? Pėrsa u pėrpoqėm nuk e zgjidhėm dot kėtė rebus. Kuptuam, duke u nisur nga elemente teknike, se koha e ndėrtimit tė harkut duhej tė qe ajo e viteve Tridhjetė. Pėr nga forma gjeometrike bėhej fjalė pėr njė hark realizuar sipas njė projekti perėndimor; bėhej fjalė pėr njė hark gjysmė tė sheshtė. Harqet e sheshta nuk ishin nė traditėn e Tiranės, dhe pėr mė tepėr harqet me tulla nuk realizoheshin mė qė prej kohėrave tė para osmane. Ndėrsa kėtu bėhej fjalė pėr njė hark tipik tė arkitekturės sė pėrtejdetit, dhe pėr kėtė nuk kish pikė dyshimi. Qenė realizuar mjaft tė tillė nė Tiranėn e viteve Tridhjetė. E sa i takon funksionit tė asaj harkade, rebusi u zgjidh si me magji nga zbulimi i rastėsishėm i disa projekteve nė arkivin e ndėrtimit AQTN.
Qenė ditėt e konferencės dedikuar artit dhe arkitekturės italiane nė Shqipėri e Tiranė dhe nė ethet e kėrkimit tė materialeve, pėr tė ilustruar kumtesat, syri ra mbi disa skica projektesh - tė padeshifruara deri mė atėherė nga hulumtuesit. Punonjėsit e arkivės, pėrpos katalogimit tė tyre me tė dhėnat qė pėrmbanin skicat, nuk kishin mundur tė identifikonin objektin e projektuar, e as kėrkuesit e shumtė, pėrfshi ata italianė (qė vitet e fundit po kalojnė nė krehėr gjithė trashėgiminė italiane qė ndodhet nė arkivat tona). Dhe nėse nuk do kisha bėrė kėtė ndajtėhyme pėr lexuesin, skicat qė po paraqes do tė ishin vėshtirėsisht tė identifikueshme.
Kėto skica, a me saktė projekt-ide, del se janė realizuar nga inxhinieri-arkitekt Guilio Berté, italiani qė punoi nė Tiranė bashkė me Florestano de Fauston nė vitet Tridhjetė, e qė realizoi mjaft punime mė pas edhe me Gherardio Bosion.
Periudha e skicave tė kalasė ėshtė e shėnuar nė njėrėn ndėr fletėt e projektit tė cilėn e ka firmuar vetė mė dt. 7.VI.1933. Kjo ėshtė koha kur Berté punontė me ark. De Fauston, me tė cilin pėrfundoi ansamblin e ministrive.
Skica e mėsipėrme ėshtė kėrshėrore, ajo sugjeron njė hyrje monumentale nė oborrin e Pallatit Mbretėror nga ana veriore e kalasė. Pėr kėtė hyrje Berté tregohet i kujdesshėm, ai lė pa prekur rrėnojėn e murit shekullor nė krahun e djathtė, pasi mendon sė ėshtė njė ēėshtje qė i pėrket restauratorėve, dhe mbi themelet ekzistuese tė kalasė vendos tė ndėrtojė njė Hyrje Monumentale me dy portare. Sot nuk janė bėrė ende hulumtime mbi planimetrinė fillestare tė oborrit mbretėror, gjė qė do shpjegonte edhe ekzigjencėn pėr dy porta, por muri, qė nė kėtė skicė jepet nė prerje menjėherė pas kabinės sė rojės, sugjeron se bėhet fjalė pėr njė mur rrethues tė parqeve nė tė djathtė. Ndėrsa fakti i vendosjes sė njė kabine betoni pėr vendrojėn aty pranė, tregon se kjo hapėsirė e gjelbėr brenda sė cilės ndodhej pallati mbretėror, ish hapėsirė e rezervuar pėr Pallatin.
G. Berté, pėr tė rritur monumentalitetin e hyrjes nga kjo anė pėr nė Pallat, natyrisht qė nuk sugjeron ndėrtimin e njė porte tė traditės perandorake osmane, por me njė stil arkitekturor thuajse racional, ai i referohet traditės romake. Pėr kėtė kombinon tullat e qemerit tė harkut me muraturėn e gurit dhe mbi portare, nė mes dy pilonėve tė lartė dykatėsh, nalton si nė njė hark triumfi elemente nga arkitektura e akuadukteve monumentalė tė lashtėsisė. Fare pak vija, pa ornamente e pa suvatim dhe monumentaliteti i hyrjes ėshtė i garantuar.
Nė kolonėn e mesit, (sot kėndi ku mbaron muri nė pėrfundim tė harkadės sė vetme tė mbetur) ende shihet ēerniera e ēimentuar ku valavitej njėra nga portat e dikurshme.
Por veē kėtij varianti tė Portares Monumentale, u gjet edhe njė variant tjetėr, vėrtet i ēuditshėm. Ky variant i dytė sugjeronte ndėrtimin e njė rezervuari uji (strukturė vėrtet elegante) mbi hyrjen e Pallatit. Edhe kėtu duket se kemi tė bėjmė me njė stil arkitekturor tipik tė racionalizmit tė vitevetridhjetė, por qė nuk ėshtė karakteristik pėr stilin e Bertésė. Ende sot nė Itali janė ruajtur me shumicė ndėrtime tė tilla inxhinierike.
Edhe mėnyra e vizatimit nuk duket e bėrė nga e njėjta dorė, ndėrsa shėnimet kėtu janė nė gjuhėn shqipe. Kjo skicė nuk ėshtė e vetė Bertésė, por me gjasė ėshtė njė evolucion i metejshėm i idesė fillestare tė tij. Nė variantin e dytė ėshtė hequr dorė nga hyrja monumentale - duket sė ajo ėshtė zhvendosur tani nė njė vend tjetėr - dhe mbi portaret ndėrtohet njė rezervuar uji, ndėrsa pėr inspektimin e tij parashikohen dy ballkonada prej betoni (gjurma e njėrės syresh ka mbetur sikurse thamė mė lart mbi portėn e murosur ekzistuese). Njė kullė e ngushtė lejon ngjitjen me shkallė marinari deri lart nė katin e tretė tė strukturės, ku njė ballkon i dytė inspektimi qarkon strukturėn cilindrike tė rezervuarit me diametėr mbi 4 m. Nė majė tė mbulesės konike tė rezervuarit, duke shfrytėzuar rrufepritėsin, parashikohej krijimi i njė strukture kabllore pėr shpalosjen e flamurit kombėtar. E gjithė struktura ėshtė prej betoni, i cili nė kėtė projekt, ndryshe nga pėrdorimi i tij masiv nė godinat e atėhershme qeveritare, kėtu artikulohet zhdėrvjelltshėm, pa fshehur aspak entusiazmin e inxhinierėve pėr kėtė material tė ri ndėrtimi, material qė sė shpejti do pushtonte botėn.
Desha ta ndaja me lexuesin dėshminė e kėsaj aventure interesante tė Kalasė sė Tiranės (nė vitet Tridhjetė), por edhe faktin sė kalaja ka vėrtet shumė pėr tė treguar. Ajo duket se tani sapo ka rinisur rrugėtimin e saj tė ndėrprerė nga topat e dy shekujve mė parė, rrugėtim mbrapa, nė historinė e saj tė errėt, po edhe pėrpara – kėsaj here me qėllimin pėr tu bėrė zemra e kryeqytetit tė ardhshėm.
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37505
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi