ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Betejė, duke legjitimuar gabimet e njėri-tjetrit

Shko poshtė

20062008

Mesazh 

Betejė, duke legjitimuar gabimet e njėri-tjetrit Empty Betejė, duke legjitimuar gabimet e njėri-tjetrit




Betejė, duke legjitimuar gabimet e njėri-tjetrit

Nga Mero Baze

Kriza mes Presidentit tė Republikės dhe shumicės nė pushtet hodhi dje njė hap tė ri pėrpara. Me njė mbėshtetje ndėrkombėtare, tė adresuar qartė pro tij, Presidenti i Republikės njoftoi nisjen e njė procesi gjysmėpopullor, gjysmėligjor pėr konsultimin me emrat e kandidatėve qė do tė pėrzgjidhen pėr nė Gjykatė tė Lartė dhe ndoshta mė tej, dhe nė institucionet e tjera, pėr tė cilat ai ka tė drejtėn ekskluzive tė propozimit.
Nė fakt, beteja mes Topit dhe Berishės deri nė kėto momente ka pasur njė veēanti qė nuk e ka pasur asnjė betejė tjetėr. Tė dy palėt, ndėrkohė qė janė pėrplasur deri nė fund me njėri-tjetrin nė ēdo hap qė kanė hedhur, i kanė legjitimuar kundėrshtitė njėri-tjetrit. Kėshtu, shumica u angazhua nė njė betejė tė fortė dhe tė patolerueshme ndaj presidentit, duke theksuar se “ai nuk mund tė tėrheqė zvarrė shumicėn nė pushtet” dhe se “shumica nuk mund tė pranojė kurrė njerėz tė inkriminuar nė drejtėsi ose persekutorė”. Pas njė refuzimi njėmujor pėr t’i votuar kandidaturat dhe pas disa tentativave tė dėshtuara pėr t’i bllokuar ato nė procedurė, mė nė fund shumica legjitimoi aktin e presidentit, i cili i kishte nisur kandidaturat nė Kuvend pa i konsultuar. Ky gjest i dha tė drejtė morale presidentit nė gjestin e tij, edhe pse nuk ėshtė korrekte qė kandidaturat tė kthehen nė garė karshillėku. Por, nga ana tjetėr, shumica i humbi gjatė votimit tė gjitha kriteret morale, pėr tė cilat u pėrbetua. Zamir Poda, njė ish-gjyqtar i kohės sė komunizmit, i cili, sipas Berishės, ka bėrė gjyqe politike dhe ka qenė persekutor i shtresės sė tė persekutuarve, u votua nga shumica e Berishės, madje ishte i vetmi qė u votua aq shumė dhe qė turpėroi praktikisht moralin, me tė cilin Berisha nisi betejėn. Njė tjetėr kandidaturė, tė cilėn nuk e njoh nga afėr, por nga CV qė paraqiti, Medi Bici, njė ish-i persekutuar, i futur nė drejtėsi me kurset gjashtėmujore si i persekutuar, mori vota kundėr mė shumė se ēdo persekutor qė mund tė kandidonte. Pra, grupi i PD, edhe pas retorikės sė fortė tė Berishės, i dha mė shumė vota kundėr njė tė persekutuari dhe mė shumė vota pro njė persekutori. Tė mė falin tė dy kandidaturat qė po i pėrkufizoj me lėndėn e parė, me tė cilėn Berisha ka furnizuar grupin parlamentar. Pra, me votimin e vet shumica e Berishės nuk respektoi asnjė kriter moral, legjitimoi procedurėn e presidentit dhe ngeli pa tekst pėr kriteret qė duhet tė pėrdorte presidenti pėr tė pėrzgjedhur kandidaturat.
Sikur tė mos i kishte mjaftuar kjo fitore, presidenti Topi shpalli dje mekanizmin e ri, me tė cilin do tė pėrzgjedhė kandidaturat. Megjithėse Berisha ia dha gjithė fitoret qė i duheshin, presidenti i hodhi poshtė ato dhe filloi t’i japė tė drejtė Berishės qė ngul kėmbė te konsultimet. Dhe, pėr ta bėrė fare formal kėtė proces, ka vėnė nė qendėr tė procesit KLD dhe drejtuesin e saj, Kreshnik Spahiu, i cili rrezikon tė tėrheqė mbi vete tashmė sulmin politik tė shumicės. Ky gjest rrit nervozizmin dhe nuk ėshtė kurrfarė zgjidhje pėr krizėn. Ajo qė kėrkon shumica, ėshtė tė pyetet pėr emrat dhe jo tė pyesė pėr emrat. Kėshtu qė presidenti s’ka patur arsye tė bėnte ndonjė gjest formal nė kėtė drejtim, pasi shumica ia legjitimoi procedurėn. Kjo qė bėn presidenti Topi tani, i jep tė drejtė shumicės tė artikulojė nervozizmin e saj ndaj tij dhe tė thellojė krizėn. Presidenti ose pyet, ose nuk pyet shumicėn pėr kandidaturat. Ai nuk e pyeti dhe shumica ia pranoi procedurėn, megjithėse me nervozizėm. Kjo qė po ndodh, ėshtė e tepėrt dhe e padobishme pėr presidentin. Ai duhet tė konsultohet politikisht dhe jo moralisht me shumicėn. Politikisht, ai duhet tė shkojė drejt kompromisit me shumicėn dhe opozitėn pėr emrat dhe ata tė votohen nė Kuvend. Skanimi i tyre publik ėshtė poshtėrim dhe kam frikė se do ketė pak gjyqtarė qė do tė pranojnė tė hyjnė nė kėtė valle. Ata tė pestė qė shkuan nė Kuvend, sipas procedurės, janė tashmė tė paqartė, nėse u rrėzuan si persekutorė apo tė persekutuar, pasi rasti i dy prej tyre flet pėr tė kundėrtėn, aq sa tė lė tė dyshosh thellė pėr lirinė politike qė kanė shumė deputetė nė raport me tė shkuarėn e tyre.
Hapi i djeshėm i presidentit nuk sjell ndonjė gjė tė re pėr ta institucionalizuar procedurėn e pėrzgjedhjes sė kandidaturave qė kėrkojnė propozim nga presidenti dhe miratim nga Kuvendi. E vetmja gjė e re aty ėshtė fakti, qė faktori ndėrkombėtar ėshtė kundėr pėrpjekjeve politike tė kryeministrit Berisha, por kjo nuk ndihmon asgjė nė zgjidhjen e krizės, nėse nga pala tjetėr nuk ka propozime racionale.
Tema
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34586
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Betejė, duke legjitimuar gabimet e njėri-tjetrit :: Komentet

avatar

Mesazh Sun Jun 22, 2008 10:28 am nga Iliriada Portal

Politikanet te cileve u mungojne principet nuk jane te afte te prodhojne politika principjale, por vetem politika konfliktule.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

dea

Mesazh Sun Jun 22, 2008 10:25 pm nga dea

Po kto na dolen te gjithe pa principe. Shocked

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi