ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mirto Qormemeti-robi i fundit tė luftės

Shko poshtė

21062008

Mesazh 

Mirto Qormemeti-robi i fundit tė luftės Empty Mirto Qormemeti-robi i fundit tė luftės




<STRONG><DIV align="center"><STRONG><DIV align="left">Fate Njerėzish

Mirto Qormemeti-robi i fundit tė luftės

Mirto Qormemeti-robi i fundit tė luftės Mirtez11

Imazhi mbresės i njė jete, qė shtreson materiale tė mbledhura vuajtjesh si rezultat granitesh tė pashmangshme, ngjyrat e jetės sė Mirtozan Qormemetit i cili, Shkruan dhe lexon shqip, sėrbisht, gjermanisht dhe arabisht, kanė bashkėjetuar me dhimbėn e kohės sė kombit qė i takoi. Atėherė tek ai, persiatjet e kalvarit tė vuajtjeve tė gati njė shekulli histori janė ngulitur thellė nė rrudhat e lėkurės tė ballit tė cilat nė pamje tė parė nė miniaturė paraqesin njė tkurje malore apokaliptike.
Edhepse qė nė fėmijėrinė e hershme i mbetur pa prindėr, pas kthimit nga Tirana 1916, ai vendoset te daja i tij nė fshatin Ame, kurse nė Dibėr janė kthyer mė 1948.
Tė shkruash pėr tė sėshtė e lehtė sepse sdi ētė kapėsh mė parė: fisnikėrinė, trimėrinė, talentin, kėmbėnguljen, vullnetin apo dashurinė pėr kombin.
Gjatė viteve 1918-1941 Dibra nuk kish shkolla shqip, prandaj mėsuesit u shpėrngulėn nė Shqipėri ku punonin nė gati gjithė Shqipėrinė si Said Najdeni, Haki Sharofi, Vebi Agolli, Haki Stėrmilli etj... Ata qė mbetėn nė Dibėr punonin punė tė ndryshme. Njė prej tyre ishte edhe Riza Lata nga fshati Ame qė punonte hoxhė fshati dhe na mėsonte mėsim fetar. Por nė shtėpinė e tij mbas orėve tė arabishtes na i mėsontė shkronjat shqip dhe vjershat e Naimit, Ēajupit etj... Vijonte nė njė frymė rrėfimin e jetės zoti Mirtozan duke u thelluar nė detajet e vuajtjeve. Kur vėrren se ne, rrėfimin e ndjekim me kureshtje vijon : Mė 1935 shkova ushtar nė Karlovė tė Kroacisė, por shumė shpejt u sėmura nga njė sėmundje ngjitėse, ata pas dy muaj mė lėshuan nė shtėpi nė rehabilitim. Nė ushtri mė thirėn prapė nė fund tė vitit 1938. Edhe pak ditė duhej qė tė pėrfundoja afatin ushtarak. Filluan luftėrat nėpėr Europė kėshtu qė gjatė bombardimit tė Beogradit mė 6 prill 1941 isha nė Petrovaredin (Zrenjanin) deri mė 5 maj 1941. Njėsiti jonė endeshte rreth Beogradit. Atėherė komanda na la tė lirė, ata qė mundėn tė shkojnė nė shtėpi-shkuan, mirėpo nė atė kohė gjermanėt e kishin pushtuar vendin tonė dhe nga jugu i afroheshin Beogradit, kėshtu qė ishte e pamundur tė largohemi nga komanda dhe mė 5 maj 1941 nė Mitrovicė tė stremit u dorėzua komplet njėsiti jonė (IV Kraleski Puk).

Mirto Qormemeti-robi i fundit tė luftės Mirtoz12

Gjermanėt na ngarkuan nė kamionė dhe na nxorėn diku nė Vojvodinė ku i mblodhėn tė gjithė robėrit e rrethit tė Beogradit, afėr 200 mijė robėr. Pėr dy javė na sistemuan nė Gjermani sipas profesionit, fesė, kombit, njohurive tė pėrgjithshme dhe gjendjes psiko-fizike. Mua mė sistemuan nė njė fabrikė qumėshti nė qytetin Krefeld afėr Düsseldorfit.
Kėsaj periudhe tė erėt iu shtua edhe periudha pas luftės sė dytė ku intelegjenca u shua nė forma tė ndryshme. Fshatrat e brezit kufitar u internuan nė Maqedoninė lindore, njė pjesė u burgosėn dhe me tė dhjetėra tė tjerė u vranė pa proēese gyqėsore. Nė fshatin tim u vranė tre fshatarė tė pafajshėm nga policia kufitare dhe shėrbimet e fshehta tė UDB - sė “gabimisht”. Dhe nė ēdo fshat tjetėr nga dy e nga tre. Familjet qė nuk u internuan u burgosėn, burrat tė cilėt nga presionet psiqike (nė burg) dhe kėrcėnimet pėr zhdukjen e familjeve u detyruan me dashje dhe padashje tė bashkėpunojnė me sistemin, njė pjesė e mirė e tė cilėve me kalimin e kohės edhe u hyri nė qejf bashkėpunimi. Me hapjen e kufirit shtetėror ishin tė maltretuarit qė tė parėt u shpėrngulėn nė Amerikė dhe Europė. Kėshtu qė sot janė boshatisur tė gjithė fshatrat kufitare si: Spas, Ame, Krifcė, Banisht, Shullan, Jazulli, Kojnarė, Bomovė, Shushicė, Tarranik etj... Sot nga kėto fshatra kanė mbetur me qindra tregime pėr proēeset gjyqėsore tė montuara.
Pra puna ėshtė mbi tė gjitha… Jeta ėshtė komplekse dhe na mundojnė ligjet e saja. Unė shpesh dėshiroj tė arrij mė shumė se e konceptoj jetėn por esapet s’mė dalin dot. Sepse nė tė kam shumė episode tė cilat kanė diē tė veēantė nė rrugė, familje dhe punė. Sot kur mundohem tė evokoj kujtime vėrrej se jeta mė ėshtė ngatėruar, dhe mė duket e gjatė sa tre shekuj, sepse nė kėto vende ka patur luftėra tė vazhdushme por edhe gjatė kohės sė paqės shqiptarėt kanė qenė nė luftė me

Mirto Qormemeti-robi i fundit tė luftės Mirtoz13

Bullgarėt nė Dibėr s’kanė qenė tė sigurt sepse grykėn e Radikės dhe grykėn e Drinit tė zi shpeshherė e kanė kontrolluar forcat e Jusuf Ndreut - Xhelilit dhe Dan Camit e Hoxhė Muglicės. Kėshtu qė bullgarėt kanė krijuar tė ashtuquajturėn qeverinė e pėrkohshme tė Dibrės me njė komision tė pėrzier, shqiptarė, sllav, turq dhe torbesh. Megjithatė para se tė hynė forcat sėrbo-franceze kanė lidhur pėr t’i pushkatuar 200 burra te zgjedhur tė Dibrės. Por mekanizmin qė e kanė pasur frikė, funksionoi. Jusuf Xhelili me Pop Maqellarėn u dėrgoi fjalė se nuk do tė lėshon asnjė bullgar tė gjallė nga gryka e Radikės dhe Drinit tė zi nė rast se ekzekutohen dibranėt. Ndėrsa periudhėn e administrimit italian, Dibra e kujton me mall dhe nostalgji.
Dibra e Madhe siē i themi regjionit tė Dibrės jashtė kufijve shtetėror, nė periudhėn e Italisė pėr radhė tė parė nė histori ka pėrjetuar njė lulėzim kulturor, ekonomik dhe politik. Vėshtirė se do tė kėmi ndonjėherė ashtu lulėzimi. Edhe pse ka qenė periudhė lufte dhe mjaft e shkurtėr ajo ka lėnė kujtime tė shumta nė popull.
Plaku 93 vjeēar pasi shtėrngon gishtat fuqishėm herė tė njėrės e herė tė dorės tjetėr sėrish hudhet me bisedė nė kujtimet e tij gjatė kohės kur ishte rob lufte, dhe pas orarit tė punės flenim nė baraka ushtarake nėn mbikėqyrjen e disa pleqve rezervistė. Punonim 8 orė, ndėrsa pasdite (nė fillim me mbikėqyrje) shėtisnim nėpėr qytet, merreshim me sport, mėsonim gjermanisht nga fletushka e revista speciale pėr ne. Ushqimi nė baraka vinte nga kuzhina ushtarake dhe nuk kishte ndryshim nga ushqimi i rekrutėve gjerman. Ndėrsa ne muslimanėve na jepnin ushqim tė veēantė dhe nuk na pengonin pėr namaz dhe Ramazan. Pas gjashtė muajsh na dhanė nga njė kartolinė qė tė paraqitemi nė shtėpi.
Pas njė viti mė transferuan nė Düsseldorf nė njė repart tė “Krup–it”, ku punoja nė kaldajat qėndrore. Nė vitin 1943 na dhanė tė drejtė tė pranojmė shtetėsinė gjermane dhe tė kalojmė nė qytetarė tė lirė gjerman. Dhe me kėtė rast njė numėr i madh sllovenėsh, kroatėsh, hungarezėsh dhe gjermanė nga Vojvodina u shtetėzuan.

Nė fillim tė vitit 1944 qeveria e Tiranės i kėrkoi Gjermanisė t’i kthen shtetasit shqiptarė qė gjinden nė Gjermani si robėr lufte jugosllav me pretekst qė t’i angazhon nė luftė me guerilėn komuniste. Dhe mė 20 maj kėrkesa u aprovua dhe tė gjithė shqiptarėt tė cilėt ishin me prejardhje nga vendet nėn administratėn shqiptare u lėshuan nė shtėpi me leje pushimi 30 ditė. Dhe pas kėsaj tė paraqiten nė komandaqarkun pėr udhėzime tė mėtutjeshme.
Tė gjithė robėrit nga Maqedonia Kah fundi i majit zbarkuam nė Prizren nga njė tren ushtarak, po atė ditė u nisėm pėr Tetovė nėpėr Shar, prej ku tė gjithė angazhuam karroca (taksi) dhe u shpėrndamė nėpėr qytete.
Nė komandaqarkun e Dibrės nuk u paraqitėm ngase ato nuk e dinin ku e kishin kokėn. Gjermanėt ishin tė demoralizuar nga lufta qė po humbej, me tė cilėt komunikoja lirshėm dhe shpesh herė u shėrbeja pėr pėrkthime tė rėndėsishme. Nė fillim tė shtatorit 1944 gjermanėt tėrhiqeshin pėr nė veri. Ditėn kur u nisėn u pėrshėndetėm me oficerėt qė i njihja, njėri prej tyre mė la njė makinė shkrimi “Oliveti” dhe njė pushkė tė shkurtėr italiane. Nuk mė harrohen fjalėt tė njė oficeri fisnik – “Sot e tutje do tė jetoni me njerėz qė s’dinė ēka ėshtė WC”. E kishte fjalėn pėr rusėt.
Disa orė mė vonė nė qytet u fut pararoja e brigadės tė shtatė sulmuese shqiptare. Nė ballė tė sė cilės ishin tė rinjtė dibranė nga Tirana. Flamurin e mbante Xheladin Krifca i cili mė vonė u emėrua ambasador nė Kinė.
Kėshillat nacionalēlirimtare i organizonte kryetari i kėshillit tė Dibrės, Aqif Lleshi, bashkėfshatar i imi, i cili nuk mė mobilizoi pėr nė front me pretekst se gjashtė vjet pa ndėrprerje kam qėnė ushtar dhe rob lufte. Por mė propozoi dhe zgjodhi kryetar tė kėshillit nacionalēlirimtar pėr fshatrat Ame, Krifcė dhe Banisht.
Deri nė fund tė vitit 1945 brigadat shqiptare kontrollonin Dibrėn dhe rrethin. Komandat brigade ishte Haxhi Lleshi, mė tė cilin ishim moshatarė dhe shokė klase nė shkollėn fillore sėrbishte nė vitet 1922-27. Kur ai mori urdhėr tė tėrhiqet brenda kufijve tė 1913 u duk qartė se bashkimi i trojeve shqiptare qė aq shumė e kishin propaganduar komunistėt ishte fars dhe se shqiptarėve tė jasht Shqipėrisė londineze u mbetej tė mendojnė pėr njė shansė tjetėr historike.
Mė 1951 Aqif Lleshi para se t’i rrethohet shtėpia ai i informuar prej dikujt kaloi pėrtej kufirit me afėr tridhjetė anėtarė tė familjes.

Po atė ditė nė tė gjithė Dibrėn filluan internimet masive, arrestimet, bastisjet, por edhe ekzekutimet nė brezin kufitar. Nė Veles dhe Shtip u internuan rreth 60 familje, pronat e tė cilėve iu bashkuan kooperativės me gjithė kafshė. Pleqtė, tė sėmurėt dhe shumė fėmijė vdiqėn nga uria, ethet dhe tuberkulozi. Internimet zgjatėn prej tre deri gjashtė vjet. Dibra nė Veles dhe Shtip la shumė varre.
I ashtuquajturi revolucioni socialist nė Dibėr ka lėnė plagė tė pashėrueshme mė shumė se ēdo qytet tjetėr shqiptar.

Nga Dibra nė gjermani kishte edhe robėr tė tjerė tė luftės, shton Xha Mirto si: Nazif Mashkulli, Shefki Strikēani, Xhetan Kaja, Kareman Sela, Hisni Strikēani, Elmaz Duka, Hisni Markja, Kalosh Lleshi, Osman Shehu, Bajram Frangu, Aki Tollumi, etj. Shėnimet tona nuk kanė tė ndalur ata do ti mbeten historisė, Qėllimi i kėtij shkrimi me rastin e trevjetorit tė vdekjes sė Mirto Qormemetit, ritushon qė pėrmes robit tė fundit tė luftės sė dytė botėrore tė prezentohet pjesėrisht dhimba, dhe vuajtjet e popullit tė kėtij nėnqielli.

Arbana Qormemeti
SHQIPmedia
avatar
ILLYRIA

Numri i postimeve : 1370
Age : 110
Reputation : 1
Points : 29081
Registration date : 29/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi