ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pse humbet e Majta

Shko poshtė

23062008

Mesazh 

Pse humbet e Majta Empty Pse humbet e Majta






Pse humbet e Majta


Pse humbet e Majta 20080615171801majtistet

Vetemjaftueshmeria. Ndervaresia. Merkatizmi totalitar. Humbja e kuptimit te jetes. Kater sfida per t’u perballur me krijueshmeri, nese ata nuk duan te vijojne humbjet. Provokimi i nje intelektuali

Giorgio Ruffolo

E Majta nuk fiton me. Perse? Thone se nevojitet nje reflektim radikal. Gjate kerkimit te deshperuar iu drejtuam nje guruje, Majkell Onfreit, te cilit i kishim vleresuar librin “Traktati i Ateologjise”. Me ta hapur rastesisht ne faqen 112 librin e tij te ri, “Politika e rebelit”, u perballem me frazen qe pason: “Deleuze, Guatari dhe Liotard kane zgjeruar me tej hulline e niceizimit te se majtes, duke i furnizuar kesaj ekonomie te re mjetet per te qene libidinale, e lustruar, molekulare, pulsuese, nomade, e lemuar ose me vija”. E lemuar ose me vija? Nuk na u duk e nevojshme te kembengulnim. Atehere na u kujtua se Xhon Kastit i kish ndodhur te takonte ne Kembrixh, nje peseshe simpatike shkencetaresh nder me te famshmit te shekullit te shkuar, tashme te vdekur: Uitgenstein, Turing, Shredinger, Haldein dhe Snou (ka botuar edhe nje liber me titullin “Te pestet e Kembrixhit”). Me ndermjetesine e tij kemi arritur te hyjme ne kontakt me peseshen, te ciles i kerkuam ndihme. Nje reflektim radikal mbi te Majten, ju lutem. Na u pergjigjen sjellshem dhe ne menyre te kuptueshme. Ja teksti.

Marksi, filluan te flasin ata, e vendosi “Manifestin” e tij ne skenen e madhe te nje globalizimi te kapitalizmit, qe per here te pare po krijonte nje treg boteror. Ne ate bote vertitej fantazma e komunizmit. Tani, ne skenarin e globalizimit te ri, komunizmi eshte bere vertet nje fantazme, ndersa kapitalizmi realizoi endrren marksiste te Internacionales, duke perfshire kombe dhe tradita. Uniteti i botes duket i permbushur sipas shenjes se tij. Me shume sesa nje skenar teatri, globalizimi eshte nje lume qe pershkon historine tone. Eshte e nevojshme te dallohen rrymat, per te kuptuar ato te cilat mund te jene zgjedhjet e nje strategjie te re boterore te se majtes. Kater mutacione te medha nxjerrin para te majtes opsione strategjike: Ne kuptimin qe perbejne, ne bashkesine e tyre, matricat e nje pozicioni politik ne lartesine e problemeve me te medha te kohes tone.

E para ka te beje me vetemjaftueshmerine, qe eshte dhe me e fresketa. Sepse deri pak vite me pare, ky problem nuk ekzistonte. Vizioni ekonomik e cilesonte natyren si nje force te pashtershme. Sipas atij vizioni, ekonomia eshte nje cikel i mbyllur mes prodhimit dhe konsumit, qe nuk merret as me ate qe vjen me perpara, nxjerrjen e burimeve, as me ate qe vjen me pas, fati i mbetjeve. Per te prodhuar paguhen rroga dhe nxirren fitime, por nuk paguhet natyra, e cila nuk ka nje kosto. Por ne fakt, kostoja eshte, sepse burimet jane te kufizuara dhe dikush do ta paguaje. Do ta paguajne gjeneratat qe do te vijne.

Eshte e vertete se njerezit kane hapur burime dhe cliruar mbetje falas: Dhe per dy milione vjet e deri ne mesin e viteve 1700, dukej se askush nuk e vinte re, sepse prodhimi mbetej ne nje nivel te paperfillshem krahasuar me burimet e mundshme. Ama pas revolucionit industrial, ne dy shekujt e gjysme te mevonshem, popullsia eshte rritur shtate here dhe prodhimi, fale krijimit te burimeve te reja te energjise se parinovueshme, eshte rritur 50 here. Dhe atehere edhe ekonomistet, qe linden pikerisht ne Shtateqinden, e kuptuan se ekonomia eshte pjese e nje sistemi qe ka limite sa i takon hapjes se burimeve, ashtu edhe shfrytezimit te tyre. Limite, pertej te cilave popullsia dhe konsumi behen te papermbajtshme. Dhe behet i papermbajtshem edhe preteksi, qe mbeshtetet ende nga pjesa me e madhe e ekonomisteve, se ekonomia mund te vazhdoje te rritet pafundesisht, me taksen e interesit te vendosur, si llogarite ne banka.

Sigurisht, nese do te ishim te zote te fusnim nje spine energjitike direkt ne energjine diellore, do mund te ushqenim nje rritje te pakufizuar. Por, hapesira dhe koha do te mbeteshin po ato, te bllokuara ne menyre progresive. Nje fole e cmendur milingonash. Ne kete pike lind pyetja e vertete: Jo “a eshte e mundur te ushqesh nje rritje te pafundme”, por “a eshte e deshirueshme kjo”. Bernanos thoshte: Vrapo, vrapo, po ku? Pra: Vetemjaftueshmeria nuk eshte vetem nje problem fizik dhe ekologjik, por mbi te gjitha eshte nje problem psikik dhe etik. Eshte Njeriu ai qe duhet te zgjedhe ku dhe pse te ndaloje. Ose te pakten: Te ndale rritjen intensive te gjerave dhe te vazhdoje ne drejtime te tjera zhvillimi dhe ndergjegjeje, te dijes, te estetikes dhe ndjeshmerise. Me shume ndaj cilesise, se sa ndaj sasise.

Pergjigja e nje te Majte humaniste ndaj problemit te vetemjaftueshmerise duhet te jete (dhe ja perfundimi i pare), ndalja graduale e vrapit shfaroses, per te realizuar ate qe ekonomistet klasike e quanin “steady state”, gjendje e qendrueshme, por jo statike: Ajo e nje liqeni te hapur qe rinovon vazhdimisht e qetesisht ujerat e veta, dhe jo e nje pellgu te mbyllur qe kenetezohet: Aty ku kusht ekologjik i procesit ekonomik behet rindertimi sistematik i kapitalit natyror dhe gjendja morale e paqtimit me veten, pervecse me natyren.

Ceshtja e dyte ka te beje me rritjen e ndervaresise ekonomike te kombeve dhe opsioni korrespondues, ndervaresia dhe qeverisshmeria politike e botes. Edhe ky fenomen eshte i fundit. Nga Paqja e Vestfalise (1648) e me mbrapa, kuadri politik i marredhenieve nderkombetare eshte konstituar ne Perendim nga shtetet kombetare. Globalizimi i ekonomise e ka prishur kete kuader. Ka provokuar nje dobesim te Shteteve dhe institucioneve te lidhura me to: Te sindikatave dhe sistemeve te “shtetit social” qe formojne bazen e fuqise se te Majtes. Ne keto dekada, nje peshe te vecante ka marre fuqia e pafundme e korporatave shumekombeshe, 50 prej te cilave figurojne nder njeqind subjektet protagoniste te skenes boterore, bashke me 50 Shtete kombetare. Kjo fuqi eshte zmadhuar me procesin e globalizimit financiar dhe me ndertimin e nje tregu financiar boteror, ne gjendje per nderhyrje te shkelqyer per nga fuqia dhe shpejtesia. Ne keto kushte mund te pyetet nese eshte ezauruar cikli i hegjemonive kombetare qe ka karakterizuar historine e kapitalizmit perendimor. Dhe a ka krijuar kjo, nje gjendje te rrezikshme kaosi. Shenja me e dukshme e nje gjendjeje kaotike eshte kriza e besimit ne nje sukses te globalizimit, te parashikuar nga sondazhet e opinionit pas euforise se viteve Nentedhjete; dhe pyetjes ne rritje per nderhyrje proteksioniste. Pergjigja e se Majtes per kete ceshtje duhet te kaloje ne dy sense, te kunderta me ate proteksionist. Nga njera ane, ne rindertimin e nje sistemi financiar dhe monetar boteror te tipit “Bretton Woods”: Kete here te modeluar mbi linjat e propozimit te bere nga Keynes, per nje sistem monetar autentikisht boteror, sesa nga ai amerikan te perqendruar ne supremacine e dollarit qe atehere mbizoteronte. Nga ana tjeter, mbi ndertimin e objekteve te reja boterore mbikombetare, te formuara nepermjet rigrupimit te Shteteve Kombetare pak a shume homogjene. Bashkimi Europian eshte paradigma e ketij opsioni, i mbetur pergjysme per faj te miopise se nje te Majte nacional-liberale e tipit Bler ose nacional-stataliste e tipit Fabius. Mbi kete teme forcat socialiste europiane kane treguar “driteshkurtesine” e tyre.

Ceshtja e trete eshte e lidhur me dy te parat: Plotfuqishmeria e ekonomise. Tashme, ekonomia dominon te gjithe jeten sociale nepermjet nje tregu totalitar. Historia e kapitalizmit mund te gjurmohet si penetrimi i rradhes i tregut ne “polis”, si element i jashtem, ne antikitet dhe ne mesjete, me strukture dominuese politike, me shfaqjen e borgjezise ne Shtetet e reja kombetare; dhe, ne fund, me sistem boteror te globalizuar. Tregu, fillimisht i lidhur me lirine politike, sjell (kur behet totalitar) jo vetem pasoja ekologjike te paperballueshme, por edhe pasoja sociale qe shkojne e kercenojne themelet e vete tregut dhe lirise. Thuajse cdo gje ne treg, thoshte Durkheim, eshte me natyre jo tregtare. Ka dashur te thote, thuajse cdo gje eshte futur ne nje atmosfere besimi mes marreveshjesh. Kjo vlente per nje treg ne marredhenie sociale. Vlen me pak per tregjet financiare, abstrakte ne operacione, i menjanuar ndaj mirekuptimit dhe objekte manipulimi. Ku zhvillohen, nen emrin e konkurences se lire, operacione te fshehta dhe lojera komplekse me rendesi te madhe strategjike (dhe kriminale). Tregjet, ashtu si hyjnite antike, administrojne fatin. Hendeku mes fuqise ekonomike dhe fuqise politike eshte rritur deri ne ate pike sa e ka bere sistemin social mjaft te dobet. Pergjigja permes nje reagimi shteteror do te ishte e gabuar. Ajo e drejte qendron ne ndertimin e nje sistemi te ri social, me te diferencuar dhe ne gjendje te thithe “shokun” dhe te shprehe preferencat kolektive me te pasura: nje sistem te cilit, krah nje tregu efektivisht konkurues, te mbrojtur nga mesymjet monopoliste dhe paudhesite korporative, dhe nje Shteti me eficent si programues sesa si drejtues, t’i bashkohej nje sistem i trete autoqeverises demokratik, ne gjendje te drejtoje ne forme te perqendruar nje sektor te pasur me sherbime kolektive. Qe nje shoqeri te mos mbetet mes antagonizmit te Shtetit dhe Tregut, dhe kontestimit reciprok te deshtimeve te tyre, do te duhej nje force kohezive dhe riintegruese e komunitetit, jo e bazuar mbi shkembimin dhe drejtimin, por mbi reciprocitetin: Nje “ekonomi e re e dhurimit”.

Dhe vijme ne opsionin e katert dhe te fundit, por me shkaterruesin: Ate te pandjeshmerise. Specia njerezore eshte e vetmja qe i eshte perkushtuar nje zhvillimi kulturor. E shkeputur nga matrica e saj natyrore (miti i parajses tokesore) ajo eshte projektuar ne kerkim te nje kuptimi qe te pasoje gjendjen e saj. Pergjigja e pare racionale dhe koherente per kete kerkim, pas asaj pasive te magjise, ishte feja. Feja jepte nje shpjegim per origjinen dhe domethenien e ekzistences. Por, feja ka ndertuar mbi themelet e “gjysmerrefimeve” te saja, nje fuqi te madhe. Keshtu, besimi i krishtere ka kaluar cdo besim tjeter. Historia e Perendimit ne modernizem eshte, ne pjesen me te rendesishme, historia e emancipimit politik nga kjo fuqi, me ndertimin e Shtetit laik. Eshte ne kete kuader te ri politik qe lind dhe zhvillohet ekonomia kapitaliste. E cila ka gjeneruar, bashke me nje menyre te re prodhimi, edhe nje menyre te re te te menduarit dhe nje kerkim te ri te sensit (kuptimit). Qe me pare, ky kerkim eshte zhvilluar ne menyre te krahasueshme me fene. Madje reforma protestante pretendonte se shikonte ne pasurine kapitaliste proven e miresise hyjnore. Ishte faza asketike e kapitalizmit industrial. Por me rritjen e ekonomise, ashpersia e kapitalizmit te pare industrial dhe shfrytezimi i punes, qe eshte manifestimi me karakteristik, u shkrine ne kapitalizmin financiar, ne te cilin paraja dhe konsumet kane marre formen e idealeve supreme te ekzistences. Ky besim i ri i ekonomise, me fene tradicionale mban raporte me inkoherence “hyjnore”, te nenvizuara nga nje ritual predikimi antikapitalist qe ze vend aty ku mundet. Eshte koha e e nje shmangieje morale nga vlerat tek cmimet, nga tregtarizimi i gjerave tek tregtarizimi i njerezve, nga obsesioni i rritjes se pakufizuar, tek pertharja e cdo pasioni qe pason shperblimet direkte te parase, suksesit, seksit. Kercenimi me i madh i kesaj shmangieje eshte shperberja e “pasioneve tipike njerezore”, sic i perkufizonte Erik From, shkaterrimi i kohezionit te shoqerise brenda solidaritetit te punes se perbashket, te zgjerimit te njohurive, te kultivimit te qenies. Kercenimi ndodhet tek reduktimi i njerezimit ne koloni, moralisht te pakuptueshem, kulturalisht i kote dhe ekologjikisht shkaterrimtar. Edhe kjo shmangie thelbesore, si ajo ekologjike, ajo politike dhe ajo ekonomike, nuk eshte e shkruar ne fatin e species. Edhe ajo mund te luftohet dhe mposhtet, sic ka ndodhur me shume te tjera, nese arrijme nje mutacion te menyres se te menduarit, perpos asaj te prodhimit dhe te jetuarit.

Perendimi, qe shpesh tregohet i bute me vetedenigrimin e vet, ne kete kendveshtrim ka nje avantazh ndaj qyteterimeve te tjera. Eshte i vetmi qe ka qene ne gjendje te gjeneroje ne vetvete nje mendim autokritik gerryes ndaj atij dominant. Per Perendimin, me shume se per cdo qyteterim tjeter, idete nuk jane paravendosur nga kushtet materiale (gabimi i marksizmit), por e kunderta. Eshte pra, ne kazanin e ideve vendi e Majta duhet te gjeje pergjigjen per shmangiet qe kercenojne te ardhmen e qenies njerezore. Ne ndertimin e nje ideologjie te re, jo ne sensin marksist te shnderrimit te realitetit, por ne kuptimin origjinal, te propozimit te nje qyteterimi ideal, i afte te perballet me sukses me keto kercenime, fale forces se nje mendimi te qarte dhe shpikjes se institucioneve efikase. Njeriu e ka krijuar fuqine e tij ekonomike duke shpikur makina te reja te teknikes. Tani duhet te shpike makina te reja te mendjes.

Dhe ne fund te intervistes, i pyetem Te Pestet: A keni besim? Sigurisht, jo.

Pese gjenite e Kembrixhit

“Te Pestet e Kembrixhit”, protagoniste te esese me te njejtin titull te Xhon L. Kast per te cilet flet autori, jane Ludvig Vitgenstein, filozof, Alan Turing, pioner i inteligjences artificiale, Ervin Shredinger, Nobel ne fizike, J.B.S. Haldein, gjenetist dhe C.P. Snou, fizikant dhe shkrimtar i famshem per traktatin e tij te vitit 1959, “Dy kulturat”. Te peste kane qene permbyses te teorive te vjetra ne fushat perkatese, duke revolucionarizuar kendveshtrimet dhe dhe duke sjelle dyshime mbi gjera qe deri atehere konsideroheshin fakte solide. Mbi te gjitha, ata shkuan pertej ndarjes mes shkencave njerezore dhe atyre ekzakte, duke perkuar pergjigje per pyetje si: C’domethene te flasesh, mendosh, jetosh. Ne librin e Kastit, flitet per nje takim imagjinar mes tyre dhe rrihen mendime me thjeshtesine e gjeniut
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34586
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi