ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shkelqimi dhe renia e “oxhaqeve”

Shko poshtë

23062008

Mesazh 

Shkelqimi dhe renia e “oxhaqeve” Empty Shkelqimi dhe renia e “oxhaqeve”






Shkelqimi dhe renia e “oxhaqeve”


Shkelqimi dhe renia e “oxhaqeve” 20070512030101oxhak

Pashallaret, bejleret e agallaret “gjakpires”. Historia pas princave te dikurshem arber. Familjet e medha. Si qeverisnin, si silleshin dhe si kontribuan ata te cilet zhvillimet e reja i menjanuan dhe eliminuan

Gazmend A. Bakiu

“Te pasurit, bejleret e agallaret ishin gjakpiresit e popullit”, mbaj mend se na mesonte mesuesja e historise ne 8-vjecare, “por populli, me ne krye partine e shokun Enver, ua shtypen koken”. Mesuesja e mjere ishte e detyruar, te na citonte variantin zyrtar te historise, (propagandes), te sajuar, sipas porosive te udheheqesit. Por, cfare ishin keta bejlere, pashallare dhe shtresa e pasur ne pergjithesi, qe u permbys ne agim te rendit te ri? Pergjigja e kesaj pyetje nuk eshte e lehte dhe as mund te ezaurohet me nje shkrim. Sidoqofte, ne do te provojme duke u nisur nga me larg. Ne shekujt XII-XIII dhe me pas, jane te permendura familjet e medha dhe te fuqishme, katolike, te Skurajve, Topiajve, Kastrioteve, Balshajve, Muzakajve, etj. Pinjolle nga keto familje fisnike qeverisen per shekuj trojet tona, dhe luajten nje rol te lavdishem, ne luften kunder pushtuesve turq. Me renien e Shqiperise nen pushtetin osman, keto familje fisnike treten ne erresiren e historise dhe, nje shtrese e re fisnike u ngrit, aty ketu, ndoshta, edhe me pasardhes te ketyre familjeve.

Kjo shtrese e re perbehej nga bejlere, pashallare dhe tituj si keto, qe zune vend, (bashke me mbajtesit e tyre), ne kohen kur ne u beme pjese e Perandorise osmane. Sundimi dhe ndikimi i kesaj shtrese u shtri deri ne gjysmen e pare te shekullit XX. Por, cfare do te thote bej? Kuptimin e ketij titulli e ka sqaruar Eqrem Vlora: Ne gjuhen tataro-turke, bej do te thote princ. Me pas, kjo fjale mori nje kuptim me te pergjithshem. Qe ne fillimet pushtimeve, osmanet ua dhane kete titull mekembesve te Sulltanit, ne qarqet administrative ushtarake dhe civile, sanxhakeve. Se fundi, titulli bej mori edhe kuptim nderues. Pasha kishte kuptimin “ne kembe”, (ne vend), te shahut (Paji-shah). Ai ishte nje titull personal me shkalle te ndryshme. Pashai me i famshem ka qene sigurisht Ali Pashe Tepelena, por s’mbetet pas edhe Kara Mahmut Pashe Bushatlliu (Mahmut Pasha i zi, tmerrshem). Titulli aga do te thote i madh, ndersa efendi ishte titull nderi qe perdorej per dijetaret, kleriket, etj.

Jo pak bejlere e pashallare shqiptare, ne saje te lidhjeve, sherbimeve dhe zotesise se tyre, arriten te fitojne pozita drejtuese ne Perandorine osmane. Kjo do te bente, qe para do kohesh, nje turk te me thonte, gjysme me shaka dhe gjysme seriozisht, se “nuk ju kemi sunduar ne ju, por ju ne”.

Eshte e rendesishme te themi se, nga fillimet e sundimit osman e deri ne reformen centralizuese te Tanzimatit, ne vitin 1839, (madje dhe ca me vone), Shqiperia u qeveris nga shqiptaret. Qeverisja ishte e trashegueshme, dhe mori formen e oxhaqeve (dinastive). Familjet e medha te Shqiperise ishin Toptanet, Vlorajt, Vrionet, Bicakcinjte, Verlacet, etj. Tiranen e sotme, (1614), e themeloi nje bej shqiptar, qe me pas u be pasha, (Sulejman Pasha). Pasuesit e tij kishin te drejte te sundonin e drejtonin qytetin dhe ashtu ndodhi. Ata sunduan, derisa pushteti kaloi ne duart e Toptaneve.

Bejleret, shtresa e pasur, ne pergjithesi, ishte e shkolluar, por jo vetem kaq. Ketu, duhet te citoj Balzakun qe thonte se, “morali shfaqet ne ato familje, te cilave fati ua ka lyer mobiljet me flori”. Bejleret benin edhe akte bamiresie. Ata kishin ne dore, ne njefare menyre, pergjegjesine e te drejtuarit dhe s’mund te ndodhte ndryshe. Ne Angline e vitit 1850, ne se nuk kishe nje shtepi tenden, ose nuk paguaje 4 sterlina ne muaj qira, nuk kishe te drejte te votoje, e jo me te qeverisje.

Shtepite e bejlereve ishin te medha, te mobiluara bukur, dhe te hapura per miqte. Jo rralle, ata kishin koleksione te mrekullueshme, gjera me vlere dhe biblioteka te pasura. Per nje periudhe te caktuar, te drejten per t’i bere oxhak shtepise e ka pasur vetem shtresa e larte. Nje aradhe sherbetoresh kujdeseshin per punet e perditshme.

Shtresa e pasur vishej me rroba te shtrenjta. Kostumet e bejlereve dhe hanemeve ishin shume te bukur dhe te qendisur me fije ari. Fesi i zi, (here here me xhufke), mbi krye te burrave ishte tregues i gjendjes te mire ekonomike, ne krahasim me qeleshen e bardhe, qe mbante populli i thjeshte. Bejleret perdornin edhe fustanella, te cilen e hasim ne jug dhe ne Shqiperine e mesme. Bejlereshat perdornin veshje luksoze orjentale, me citjane, pirpiri dhe xhybe stofi te zi ose kafe. Dimitet e mermerit u perdoren aty nga vitet ’20. Tek grate ishte gjithnje i pranishem vargu i florinjve mbi qafe e gjoks. Shtresa e pasur ishte e para qe perqafoi moden europiane te te veshurit, qe ne fillimet e shekullit XX. Me pas, kostumet e tradites visheshin vetem ne raste festash. Ndermjet bejlereve kishte, sigurisht, nga ata qe abuzonin me pushtetin dhe privilegjet. Vete Gani bej Toptani, (i paraqitur ketu ne foto me trimat e tij), ka qene nje bej plangprishes. Jo rralle, bejleret midis tyre kishin armiqesira, dhe madje kane luftuar kunder njeri tjetrit, sidomos ne periudhen e anarkise feudale, ne kapercyellin e shekujve XVIII-XIX. Forca e nje beu matej me ate, se sa njerez (te armatosur) kishte, ose ishte ne gjendje te mblidhte pas vetes.

Raporti i popullit te thjeshte me bejleret kishte brenda friken, respektin, por edhe ziline. Kete raport na e ka pershkruar bukur konsulli francez August Degrand, ne kohen kur vizitoi Tiranen ne vitet 1895-1899: “Kur nje nga bejleret e pasur, del i shoqeruar nga njerezit e tij te armatosur, dhe pershkon pazarin, ne rrugen ku kalon ai, puna ndalet; cirake dhe pronare ngrihen dhe presin para portes per ta pershendetur”.

Ne malesite e veriut shtresa e larte perbehej nga bajraktaret, ndersa ne malesite e jugut nga kapedanet. Institucioni i bajraktareve u shfaq ne malesite e veriut ne shekullin e XVIII. Bajraktaret s’ishin gje tjeter vecse krere ushtarake lokale. Territori administrativ mbi te cilin ata ushtronin pushtetin ishte bajraku. Ne malesite e jugut, bajraktari quhej kapedan.

Shtresa e larte e bejlereve dhe pashallareve u fuqizua me kalimin e kohes. Sidomos, ne vitet 1771-1796 dhe 1826-1831, Bushatllinje e pastaj Ali Pashe Tepelena, ne vitet 1791-1822, iu kundervune Portes se Larte, dhe tentuan, sidoqe pa sukses, shkeputjen nga Stambolli. Me pas, te tjere bejlere dolen ne skenen e historise. Nderkohe, me lulezimin e qyteteve dhe te tregtise, ne shekujt XVII-XVIII, filloi te shfaqej shtresa e pasur e tregtareve, e cila u fuqizua, ne fundshekullin XIX dhe ne dhjetevjecaret e pare te shekullit XX. Kundershtia e shtreses se larte me Perandorine osmane u rrit se tepermi ne gjysmen e dyte te shekullit XIX. Ata qe drejtuan Lidhjen e Prizrenit ne vitet 1878-1881, vinin nga rradhet e shtreses se larte dhe te klerikeve. Keshtu, nder figurat me te shquara qe moren pjese ne Kuvendin Kombetar, ne Prizren, me 10 qershor 1878 ishin: Ali bej Gucia, Hasan pashe Tetova, Abdullah pashe Dreni, Iljaz pashe Dibra, Zija bej Prishtina, Shaban bej Peja, Jashar bej Shkupi, etj. Ai qe pati nje rol kryesor pergjate viteve te Lidhjes se Prizrenit ishte Abdyl bej Frasheri.

Ishte kjo shtrese e larte qe udhehoqi perpjekjet e shqiptareve, per fitimin e pavaresise, deri ne arritjen e saj. Kjo eshte shume. Le te permendim ketu, disa prej emrave te Pleqesise, qe zgjodhi Kuvendi kombetar i Vlores, i cili shpalli pavaresine e Shqiperise: Iljaz bej Vrioni, Sami bej Vrioni, Murat bej Toptani, Eqrem bej Vlora, Dervish bej Bicaku, etj. Ne qeverine e kryesuar nga Ismail Qemali, qe vinte nga dera e madhe e bejlereve te Vlores, kemi Mufit bej Libohoven, (me pas Esat pashe Toptanin) minister te brendshem, Preng Bibe Doden, zevendeskryeminister, Abdi bej Toptanin, (me pas Azis bej Vrionin) minister te financave, etj. Sigurisht, ne perpjekjet per pavaresi dhe ne Kuvendin e Vlores nuk munguan kleriket dhe intelektualet, por shtresa e larte pati rolin percaktues.

Mirepo, qe ne fillim te shekullit XX kishte filluar procesi historik i renies, se pari, i autoritetit te dikurshem te bejlereve. Me 21 prill 1921, Parlamenti, pas propozimit te Shefqet Verlacit, (qe vete ishte bej), vendosi qe te mos perdorej me titulli bej, por fjala zoteri, ne seancat parlamentare. Megjithate, bejleret, ne vitet ’20 te shekullit XX, zoteronin prona te medha, te cilet i benin ata te fuqishem, jo vetem nga ana ekonomike, por edhe politike. Keshtu, Hysen bej Vrioni kishte 7.500 hektare toke, Shefqet bej Verlaci 6.000 hektare, Sami bej Vrioni 5.000 hektare, Ibrahim Pasha 4.000 hektare, etj.

Mbreti Zog I vinte vete nga nje dere bejleresh e pashallaresh. Por, ai ndermori nje reforme agrare, qe pati pasoja ne ngushtimin e pronave te pronareve te medhenj. Ligji i reformes agrare u miratua nga Parlamenti me 13 prill 1930 dhe u shpall me 3 maj. Sipas ketij ligji shpronesoheshin kundrejt pageses, 20 franga ar per hektar, nje pjese e tokave te pronareve te medhenj, ne dobi te bujqerve pa toke dhe agronomeve. Mbreti vete i fali shtetit 4 cifliqe.

Ligji reformes agrare preku 8109,5 hektare toke nga te cilet 4698 hektare u moren nga privatet dhe 3411,5 hektare nga cifliqet e shtetit. Nen presionin e tij, jo pak pronare te medhenj, i ndane pronat me pjestare te familjeve te tyre, ose kryen shitje. Keshtu reforma pati pasoja sociale positive: pronesoi bujq pa toke dhe zvogeloi pronat e pronareve te medhenj. Ne vitin 1945, persa i perket prones, Shqiperia kishte nje strukture te lakmueshme: rreth 80 % e shqiptareve ishin pronare.

Pergjate luftes se II boterore, shtresa e pasur, (por edhe ajo e mesme), ne Shqiperi, u paraqit e percare dhe pa nje orientim te percaktuar politik. Kjo beri qe pushteti te bjere ne dore te teneqexhinjve, marangozeve dhe fshatareve te pashkolluar, te cilet ne Angline e vitit 1850, nuk lejoheshin te votonin e jo me, te merrnin pushtetin, sic e moren ketu tek ne.

Kete pasoje e vuajten, se pari shtresa e larte, e pastaj gjithe populli shqiptar. Me ardhjen e komunisteve ne pushtet, cdo i pasur e pastaj cdo pronar u pa si armik; bejleret dhe tregtaret e medhenj ishin te paret ne liste, per t’u konfiskuar. Ata dhe trashegimtaret e tyre perbenin rrezik potencial per regjimin komunist, prandaj u perndoqen me ashpersine me te madhe, dhe u margjinalizuan si shtrese shoqerore.

Nepermjet nje propogande te pashembullt, breza te tere shqiptaresh u edukuan me frymen e urrejtjes ndaj bejlereve, agallareve, tregtareve dhe te pasurve ne pergjithesi, te cilet kishin qene te gjithe tradhtare; ndersa cdo i varfer paraqitej i devotshem dhe patriot. Kjo propagande pati arritjet e saj: Me kujtohen ketu, thirrjet e disa deputeteve ne parlamentin e vitit 1991, se “po na kthehen bejleret”.

Tani qe po ndertojme, (ashtu sic dime ne), kapitalizmin shqiptar, me se fundi, duket se e kemi kuptuar qe bejleret, dhe shtresa e pasur ne teresi, nuk kane qene djaj, sigurisht as engjej, por shqiptare.
KLAN
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34581
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Share this post on: reddit

Shkelqimi dhe renia e “oxhaqeve” :: Komentet

emigranti

Mesazh Mon Jun 23, 2008 4:44 pm nga emigranti

U ulen malet u ngriten halet! Surprised

Edituar për herë të fundit nga emigranti në Thu Jun 26, 2008 5:39 pm, edituar 1 herë gjithsej

Mbrapsht në krye Shko poshtë

toni

Mesazh Mon Jun 23, 2008 9:04 pm nga toni

Fukaralleku osht der hekri -thot poplli. Tbo shesish ene shpirtin. Kshtuqe as nuk kom nigju, po as nuk osht e pranushme qi fukarejt kan qen ajka e patriotizmit. Nuk mund tjesh patriot me zorren that, ene pa brek mby...
Ene Roma qi sot e kena kryetar partie, ene kryetar bashkie, e qi pretendo me u bo kryetar qeverie, kur Shqipnia si dha ate qi desh, masi i dha i tshame tmir, iku e lau mas interesave tveta. Kur e thirren me e bo minister, u bo patriot. Very Happy

Mbrapsht në krye Shko poshtë

emigranti

Mesazh Thu Jun 26, 2008 5:39 pm nga emigranti

Si ka then Naimi;
.......
kur te te shoh te lire,
do te te dua dhe me mire
... Very Happy

Mbrapsht në krye Shko poshtë

lola

Mesazh Sun Jul 13, 2008 10:39 pm nga lola

Nuk duhet te behet fjale per shkejqim dhe renie te oxhaqeve sepse ne vetvete ato kane mbetur te tille, por duhet te behet fjale per shkelqim te "kurtizaneve" qe perbalten oxhaqet.

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi