ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ĒILIETA

Shko poshtė

25062008

Mesazh 

ĒILIETA Empty ĒILIETA




ĒILIETA
Edison Ypi
Ēilieta, Dėgjo tė them disa gjėra, Kohėt e liga si kjo qė po kalojmė, sipas njė mekanizmi tė ndrequr pak nga pak gjatė pėrvojave tė dhimbshme shekullore, brenda gjakut tė trupit tė shoqėrisė njerėzore, prodhojnė anti-helme kundėrshtuese balancuese Pėrndryshe qytetėrimi do ishte shembur me kohė. Ky mekanizėm edhe tek ne natyrisht ekziston dhe vepron. Funksionon kėshtu; Kohėt normale, pėrderisa janė tė tilla, janė mjaftueshmėrisht tė ekuilibruara. Sa mė anormale tė jetė koha nė tėrėsinė e saj, aq mė tė mprehta, aq mė tė shkathėta, tė zhdėrvjellėta dhe inteligjente, duhen dhe janė reagimet ekuilibruese specifike. Si dhe po aq mė tė rrezikshme dhe heroike sfidat pėr individėt qė marrin pėrsipėr kėto aksione korrektuese gjigante. Natyrisht e gjitha ka njė kufi. Kufiri shfaqet kur koha ėshtė pėrsosmėrisht e zezė dhe nuk mundėson as korrektime as korrektuesa. Por kjo quhet Diktaturė. Koha jonė diktaturė nuk ėshtė. Por, plot e pėrplot me hajdutė, me gėrdeca qė shpėrthejnė dhe njerėz qė i zė miniera, tipare diktature ka. Njė nga hallkat mė tė rėndėsishme, mė prezente, mė aktive, mė vitale, tė mekanizmit tė sotėm zbutės korrektues je pa dyshim Ti Ēilieta.
Nuk je e vetme. Por rasti yt ėshtė i jashtėzakonshėm.
Sepse Ti rrjedh nga raca e shqiptarėve pasionantė shpėrthyes.
Kam nė kėtė ēast njė padurim, njė hov, njė ngut tė papėrmbajtur tė kujtoj njė episod unikal, gjenial, heroik racor, nga rinia e babait tėnd, bijė e denjė e tė cilit Ti je. Babain tėnd nuk e kam njohur nga afėr. Ta njoh kam dashur. Dhe mundėsi kam pasur. Por nuk kam guxuar. Nuk kam guxuar ashtu si nuk guxojmė t’i afrohemi gjėrave tė shenjta nga frika mos prishet magjia. Megjithatė, ashtu nga larg, era disa gjėra nė vesh m’i solli. Njė nga kėto bamirėsira qė mė bėri era ėshtė ky episod pasionant, trimėror, vetėsakrifikues, madhėshtor.
Vite mė parė, kur yt at’ ishte i ri pra, me njė gjimnaziste n’sevda na kishte ra. Duke u djegur i tėri mes flakėve tė etheve tė sevdasė, a e di njė ditė i shkari ē’bėri ?! U ngrit herėt nė mėngjes. E spėrkati me ujė dhe e fshiu me fshesė, krejt distancėn, nga porta e shtėpisė sė tė vluarės nė njė rrugicė labirintike plot’ flakė tė fshehta pasioni tė ndrydhur, centimetėr pėr centimetėr, deri tek porta e gjimnazit ! Pastaj iku vrap mori njė pajton. E solli pajtonin nė rrugicėn e flakėve para portės sė etheve. Ēfarė ndodhi mė vonė unė nuk e di. Madje edhe kaq sa mė solli era, mund tė jetė jo fort e vėrtetė, pakėz e ndryshuar apo stilizuar. Por s’ka asnjė rėndėsi. Kaq mjafton dhe tepron pėr tė provuar se yt at’ ishte njė gjeni’. Aq gjeni’ sa nuk ekziston shembull pėr ta krahasuar. Nuk mund tė bėhen krahasime pėr kėto raste. Ishte kohė shumė shumė e zezė Ēilieta. E di ēfarė ndodhte ?! E merr dot me mėnt ?! Vajzat cilėsoheshin “goca tė mira” nė pėrpjesėtim tė drejtė me sa mė tė pa bukura tė ishin ! Pėr atė qė bėri yt’ at’, edhepse brenda saj pėrfshiheshin pasioni, bukuria, pastėrtia, dashuria, tė fusnin nė burg. Sepse pėr tė gjitha kėto, koha predikonte, kultivonte, impononte urrejtje. Prandaj, mes gjith’ asaj skėterre, tė bėje atė qė bėri Ai, duhej aq guxim, aq trimėri, aq pasion, aq vrull, aq shkarje, aq ēartallosje, sa nuk ta rrėfej dot as un’ askush. Ai episod i vetėm nė dukje aq modest, sot gati i pabesueshėm, ishte aq heroik, aq gjenial sa un’ mund tė them pa fare droje se babai yt ishte njė Galile’ apo Kopernik qė u bėri tė ditur shqiptarėve tė vėrteta tė thjeshta themelore lidhur me keqkuptime kozmike. Pa folur kėtu pėr xhaxhain tėnd qė edhe ay ishte njė Dendy i klasit tė parė i pa konkurrueshėm ende sot nga masa e guximit dhe ēartallosjes. Dua tė them se raca jote ėshtė e gjitha e pėrshkuar tejembanė nga shkarja hyjnore, bukuria, dashuria. Se vėrtet thuhet se bota pėrsoset pėrmes bukurisė. Por bukuria ėshtė si floriri. Nuk vjen vet’. Qė tė bėhet e dobishme duhet kėrkuar ku ėshtė fshehur. Duhet pastruar nga baltėrat. Duhet rafinuar. Pastaj bartur, derdhur nė kallėpe. Dhe vetėm nė fund fare pas gjithatyre lodhjeve mund tė gdhendet pėr tė pėrgatitur perlat qė shkohen nėpėr gjerdanėt me tė cilėt mbulohen gjokset e femrave. Kėto nuk i bėjnė dot njerėzit dosido. Por vetėm tė ēarturit si babai dhe xhaxhai yt, tė cilėt paguajnė ēmimin pėrkatės; rreziqet, vuajtjet, lodhjet, sfilitjet, privacionet etj.
Tani Ti kėndon dhe vallėzon. Shumė mirė bėn. Kurrė mos u ep. Kurrsesi mos u ndal. Ėshtė e vėrtetė se mesazhet e tua janė tė thjeshta. Por edhe kėtė mos e kij fare problem. Nuk po i futem ta spjegoj, sepse ėshtė deridiku e ndėrlikuar, por rasti yt ėshtė i jashtėzakonshėm edhe nga pikėpamja se nuk ka dhe aq rėndėsi produkti yt, por prezenca, ekzistenca jote. E thėnė shkurt, e gjitha ka lidhje me faktin e madhėrishėm se Ti je e vėrtetė. Dhe e vėrteta ėshtė e thjeshtė. Sepse e thjeshtė, fjalė pakė, madje memece, ėshtė vet’ Dashuria. S’ka gjė mė madhėshtore nė kėtė botė sesa tė qenėt i vėrtetė dhe i thjeshtė. Kjo ėshtė arsyeja qė njė fjalė apo njė gjest i yti godet, mbahet mėnt, dhe prandaj edhe vlen, vlen realisht, faktikisht, objektivisht, mė tepėr se, pėr shembull, qindra faqe tė shkruara opinionbėrėsisht tė ndėrlikuar kotmėkot dhe tė padobishėm pėr ibret. Pse ? Sepse tė shitur. Dhe rrjedhimisht tė pa vėrtetė.
Mė lejo t’i kthehem edhe njė herė racės dhe prejardhjes tė cilave u besoj; Ti dhe raca jote, Ti dhe yt’ atė, nga babai tek bija, nė mėnyrė simetrike nga njė kohė nė tjetrėn, nga njė brez tjetrin, nga errėsira nė dritė, nga skllavėria nė liri, jeni kundėrshtarėt mė tė ndritur, sfiduesit mė tė mėdhenj, tė fatkeqėsive mė tė mėdhaja qė na kanė pllakosur, tė padrejtėsive mė tė pėrbindshme, tė karagjozllėkut kriminal pushtetar tė sė djeshmes dhe tė sė sotshmes.
Prandaj Ti, luftėn, e bashkė me luftėn edhe Parajsėn, e ke tė fituar.
Mė kanė thėnė qė mban njė Kuran nė ēantė ! Kėtė s’dua ta besoj. Se po ta besoja s’ėshtė ēudi nga entuziazmi nė ēast do ēmendesha.
Tefta Tashko Koēo ka qenė njė kėngėtare e madhe shqiptare. Sigurisht ! Mirėpo ajo ka jetuar jashtė Shqipėrisė ! Ēilieta, unė guxoj ta them; Tefta ka qenė mė e sofistikuar se Ty. Por meqenėse puna e secilit matet vetėm me afėrsinė dhe dobinė ndaj popullit tė vet, dhe kėtij rregulli nuk i bishtnojmė dot, ajo ka qenė mė pak e vlefshme se Ti.
Ēilieta, mund tė ketė shqiptarė tė cilėve Ti nuk u pėlqen. Mos u mėrzit. Ata janė bastardė Ti je bijė pasioni, ata janė tė errėt Ti e ndritur, ata janė tė shėmtuar Ti e bukur, ata tė mėrrylėt Ti buzagaz, ata zavzekė Ti e pėrmbajtur, ata zvarriten Ti vallėzon, ata vjedhin Ti kėndon, ata urrejnė Ti dashuron.

edisonypi@gmail.com
Panorama
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34496
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

ĒILIETA :: Komentet

emigranti

Mesazh Thu Jun 26, 2008 5:32 pm nga emigranti

Ndonjehere me duket sikur ky Ypi ja fut kot, por per kete artikull i dergoj komplimentet e mia. Smile

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Thu Jun 26, 2008 6:12 pm nga Iliriada Portal

Me emocionoi. E degjoj me kenaqesi ēiljeten kur kendon. Me vjen mire qe shume gjera kane ndryshuar ne Shqiperi dhe artistet e rinj kane mundesi te jene vetvetja ne boten e tyre.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

mira

Mesazh Thu Jun 26, 2008 11:00 pm nga mira

Natyrisht qe te jesh nje artist i mire, duhet te thyesh shume tabu. Wink

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ILIRI

Mesazh Fri Jun 27, 2008 10:43 am nga ILIRI

Ēiljeta dhe Ingridi, ja pse bėmė sherr
Ermira Isufaj
Dy kėngėtaret seksi rrėfejnė detaje mbi duelin “e pazakontė” qė kanė zhvilluar nė njė ring tė vėrtetė boksi, grushtet ndaj njėra-tjetrės, xhirimet nė Dhėrmi dhe trofeun qė ende nuk e kanė fituar

Tė veshura me rroba boksieri dhe me doreza nė duar, ato bėhen gati pėr zhvilluar njė ndeshje mes njėra-tjetrės. Njė duel qė zhvillohet nė njė ring tė vėrtetė boksi, por kėtė herė jo pėr tė fituar ndonjė trofe sportiv, por pėr tė fituar zemrėn e njė djaloshi donzhuan qė del me tė dyja vajzat seksi. Duket se kjo nuk ėshtė jeta reale, por fabula e kėngės mė tė re, me titull “Puēi, puci”, qė Ingrid Gjoni e Ēiljeta Xhilaga kanė prezantuar nė disa stacione muzikore nė vend. “Kemi konstatuar qė klipi ėshtė pėlqyer shumė dhe pėr kėtė na vjen mirė, pasi ky ėshtė edhe misioni ynė: tė kėnaqim shijet e fansave dhe tė publikut tė gjerė. Kam bindjen se edhe mėnyra sesi ėshtė realizuar videoklipi ėshtė goxha e gjetur, pasi edhe pėr ne tė dyja ishte hera e parė qė shkelnim nė njė ring boksi, qė kishim pranė njė komentator sportiv dhe qė ziheshim me njėra-tjetrėn pėr mė tepėr. Pėr asnjė arsye nė botė nuk do tė ziheshim me njėra-tjetrėn, e jo mė pėr njė mashkull”, pohojnė pėr gazetėn Ēiljeta dhe Ingridi.

Gjatė pjesės sė fundit tė videos muzikore, ato tė dyja ngjajnė si dy pika uji me njėra-tjetrėn. E njėjta veshje, e njėjta frizurė e flokėve, si dhe njė make up i lehtė ka pasur si qėllim qė dy kėngėtaret tė dilnin gati si binjake. Nė fakt, aq shumė po rrinė me njėra-tjetrėn ato tė dyja, sa mediat kanė nisur tė gėrmojnė pėr faktet qė fshihen pas asaj miqėsie aq solide qė vajzat seksi ndajnė prej vitesh. Nuk ėshtė konkurrencė, por njė stil qė ato kanė zgjedhur pėr t’u prezantuar gjithkund. Bashkė nėpėr koncerte, bashkė nėpėr kafene, nė plazhe e nė pub-et e natės, sė fundmi tė dyja edhe nė njė bashkėpunim muzikor. “Mė vjen mirė qė njerėzit bėhen kuriozė pėr lidhjen tonė, pasi ne kemi dashur gjithmonė tė bėjmė “boom”. Edhe me “Puēi, puēin”, ndonėse nuk kemi fituar betejėn pėr tė dashurin, tė paktėn kemi fituar publicitetin dhe komentet e pafundme qė na kanė ardhur nga shumė njerėz”, thotė Ingridi.

Njė videoklip i gjetur, me doza tė larta ekzaltuese, ka bėrė qė sytė e shumė meshkujve tė drejtohen pikėrisht nga kėto dy femrat tė nxehta, qė i ēojnė nė maksimum temperaturat nė kėto ditė vere. Ndaj, jo mė kot, pasi heqin nga trupi veshjen e boksit, ato zbulojnė linjat e tyre trupore me kostume banje, qė u kanė kushtuar jo pak, por nga 200 euro secilės. Pėr tė pasur njė performancė tė kėnaqshme, Ingridi ėshtė ushtruar pėr javė tė tėra, pėr tė ulur kėsisoj disa kile nga pesha. Pėrpos seancave tė plota tė solarit dhe konsultave tė shpeshta me stilisten personale, ato ia kanė dalė mbanė, pasi kanė publikuar njė “Puēi, puēi” qė tė lė me gojėhapur. “Komentet mė tė shumta i kemi marrė pėr atė skenėn kur ne jemi tė shtrira nė ring, tė veshura me rroba banje dhe zihemi me njėra-tjetrėn. Mė pas janė grushtimet nė fytyrė e shumė skena tė tjera tė nxehta, qė na kanė pėlqyer neve qė ishim protagoniste, e jo mė tė tjerėve”, pėrfundon Ēiljeta.

Dy kėngėtaret e njohura duket se do tė mbahen mend gjatė si “boksieret” mė seksi qė u ndeshėn nė ring nė njė mėnyrė krejt speciale.





“Kam bindjen se edhe mėnyra sesi ėshtė realizuar videoklipi ėshtė goxha e gjetur, pasi edhe pėr ne tė dyja ishte hera e parė qė shkelnim nė njė ring boksi, qė kishim pranė njė komentator sportiv dhe qė ziheshim me njėra-tjetrėn pėr mė tepėr. Pėr asnjė arsye nė botė nuk do ziheshim me njėra-tjetrėn e jo mė pėr njė mashkull”.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi