ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vrane vajzen per nder, rrezikojne 40 vjet burg

Shko poshtė

25062008

Mesazh 

Vrane vajzen per nder, rrezikojne 40 vjet burg Empty Vrane vajzen per nder, rrezikojne 40 vjet burg




Shkoder - Prokuroria e Shkodres kerkon 40 vite izolim per prinderit vrases. Brahim dhe Nurije Facaj rrezikojne qe ta kalojne ne qeli pjesen tjeter te jetes se mbetur, pasi per 11 vjet me radhe fshehen ne oborrin e shtepise se tyre kufomen e vajzes se tyre, Aferdites, pas kthimit nga Italia. Prinderit dyshonin se vajza kishte prostituuar ne vendin fqinj dhe i kishte cnderuar, nderkohe qe ne vitin 1996 do ta vrisnin dhe varrosnin kufomen prane nderteses. Prokurorja Edlira Cufi i kerkoi dje, gjate pretences, trupit gjykues qe te jape 25 vite burg per te atin e viktimes dhe 15 vjet per njerken, Nurije Facaj. Akuza e ngritur eshte "vrasje ne rrethana cilesuese dhe fshehje te krimit", "bashkepunim ne krim dhe fshehje te tij". Ne muajin mars te vitit 2007, vetem nje dite pas zbulimit te kufomes se nje femre ne fshatin Drisht, policia zbulon dhe me pas arreston ekzekutoret, qe ishin pikerisht prinderit e viktimes. Krimi ka ndodhur ne vitin 1996, ndersa u zbulua nga policia 11 vite me pas, kurse bashkeshortet Facaj e kishin deklaruar te humbur vajzen e tyre. Gjate rrefimit te tyre, te moshuarit kane pranuar se kane kryer vrasjen, ndersa shkak eshte bere largimi nga shtepia i vajzes 19-vjecare. Brahim Facaj, 65 vjec pranoi autoresine, ndersa tha se bashkeshortja e tij 60-vjecare, Nurije Facaj, njerka e viktimes, vetem e kishte ndihmuar ne groposjen e kufomes. Vajza eshte vrare me mjete te forta, nje vegel bujqesore. "Nuk desha ta vrisja vajzen time, por vetem ta godisja ne gjaknxehtesi per largimin nga shtepia pa na lajmeruar. Nuk mund te jetoja dot me ne ate shtepi dhe ndertova nje te re", ka thene para trupit gjykues Brahim Facaj. Megjithate, ai ka pranuar se ngjarja ka ardhur, pasi vajza kishte cnderuar familjen. Pas vdekjes se gruas se pare, ai ishte martuar me Nurijen, me te cilen ka edhe dy femije te tjere, nje djale e nje vajze. Aferdita ishte mashtruar dhe derguar ne Itali nga disa persona dhe me pas eshte rikthyer se bashku me nje djale te sapolindur. Me pas, ishte rinisur perseri drejt vendit fqinj per t'u kthyer ne vitin 1996 per te marre krijesen e saj. Por, gjate grindjes me prinderit, eshte goditur per vdekje nga i ati, i cili varrosi kufomen ne oborrin e shtepise. Seancen e ardhshme, avokati mbrojtes do te lexoje konkluzionet para se trupi gjykues te jape vendimin.



K.J
avatar
ILLYRIA

Numri i postimeve : 1370
Age : 111
Reputation : 1
Points : 30121
Registration date : 29/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi