ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Miss Shqipėria 2008

Shko poshtė

26062008

Mesazh 

Miss Shqipėria 2008 Empty Miss Shqipėria 2008




Miss Shqipėria 2008

Miss Shqipėria 2008 Almda-abazi-miss-shqiperia
16 vjeēarja Almeda Abazi vuri dje kurorėn Miss Shqipėria pėr vitin 2008.
Foto Arben Celi
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34496
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Miss Shqipėria 2008 :: Komentet

ILIRI

Mesazh Thu Jun 26, 2008 11:13 am nga ILIRI

“Miss Shqiperia 2008″, emrat e 30 vajzave finaliste
Vizion Plus dhe Deliart Association, nė tė tretin vit radhazi, vijnė nė bashkėprodhimin e edicionit tė 10-tė tė njė ndėr evenimenteve mė tė rėndėsishme tė bukurisė, “Miss Shqipėria 2008”. Njė superproduksion si pėr nga rėndėsia, ashtu edhe pėr nga kontributi i veēantė qė ka dhėnė dhe vazhdon tė japė nė promovimin e vlerave mė tė mira tė bukurisė femėrore shqiptare, qė vijnė jo vetėm pėrmes hijeshisė fizike, por dhe intelektit tė saj. Ajo ēka e dallon kėtė shfaqje nga tė tjerat ėshtė fakti se promovimi i artit dhe kulturės vjen pėrmes njė kėndvėshtrimi shumėdimensional; konkursit tė bukurisė, muzikės, kėrcimit dhe tė ftuarve.
“Miss Shqipėria 2008”, prezantohen 30 vajzat qė synojnė kurorėn
Vizion Plus dhe Deliart Association, nė tė tretin vit radhazi, vijnė nė bashkėprodhimin e edicionit tė 10-tė tė njė ndėr evenimenteve mė tė rėndėsishme tė bukurisė, “Miss Shqipėria 2008”. Njė superproduksion si pėr nga rėndėsia, ashtu edhe pėr nga kontributi i veēantė qė ka dhėnė dhe vazhdon tė japė nė promovimin e vlerave mė tė mira tė bukurisė femėrore shqiptare, qė vijnė jo vetėm pėrmes hijeshisė fizike, por dhe intelektit tė saj. Ajo ēka e dallon kėtė shfaqje nga tė tjerat ėshtė fakti se promovimi i artit dhe kulturės vjen pėrmes njė kėndvėshtrimi shumėdimensional; konkursit tė bukurisė, muzikės, kėrcimit dhe tė ftuarve. I kthyer tashmė nė njė traditė, mėnyra e konceptimit dhe organizimit tė kėtij evenimenti ka pasur si qėllim gėrshetimin mes vlerave historike dhe turistike tė vendit tonė, pasi nė edicionet e mėparshme bukuria shqiptare ka prekur me hijeshinė e saj disa prej simboleve tė historisė dhe kulturės shqiptare si Memorandumi i Skėnderbeut nė Lezhė, Kalaja e Elbasanit dhe kėtė vit Kalaja e Prezės.

Spektakli do tė zhvillohet nė dy linja kryesore; garė bukurie dhe konkurs inteligjence. Kurora e bukurisė shqiptare i jep tė drejtėn vajzės sė kurorėzuar tė pėrfaqėsojė Shqipėrinė nė njė nga kompeticionet mė tė rėndėsishme tė globit, siē ėshtė “Miss Globe International 2008”. Ashtu si dhe vitet e tjera, edhe kėtė vit do tė promovohet njė tjetėr vlerė nga tradita e pasur shqiptare, Kalaja e Prezės. E gjendur vetėm pak kilometra nga kryeqyteti i Shqipėrisė, shumė e pasur pėr nga vlerat qė mbart, Kalaja e Prezės do tė jetė vendi qė do tė bekojė mbretėreshėn e bukurisė shqiptare pėr vitin 2008. Vizion Plus, nė cilėsinė e bashkėprodhuesit tė kėtij evenimenti do tė mundėsojė transmetimin e tij jo vetėm brenda kufijve, por edhe pėr tė gjithė bashkatdhetarėt tanė nė mbarė globin, pėrmes transmetimit satelitor.
30 finalistet e “Miss Shqipėria 2008”
Doloresa Xhipo, Korēė
Besiana Sallata, Tiranė
Ina Spaho, Tiranė
Marjeta Lleshi, Laē
Holta Shyti, Vlorė
Griselda Lloha, Tiranė
Vanesa Osmani, Gramsh
Julinda Morina, Kosovė
Aguliqe Zeqiri, Prizren
Mariola Gjini, Elbasan
Doriana Saliaj, Elbasan
Eranda Hazizaj, Gramsh
Shanila Ademi, Elbasan
Anisa Kryeziu, Tiranė
Alteida Koshena, Tiranė
Gjerovica Njezaj, Tropojė
Kristina Hila, Shkodėr
Irida Kalani, Gjirokastėr
Eda Backa, Korēė
Revinsa Neziri, Tiranė (ITALI)
Xhokonda Dule, Tiranė
Eni Zylyftari, Berat
Florinda Marashi, Shkodėr
Shenda Kruja, Tiranė
Eni Peqini, Tiranė
Krist Ziēishti, Tiranė
Almeda Abazi, Tiranė
Arta Kamberi, Norvegji
Arita Fejzullahu, Maqedoni
Elza Marku, Gjakovė
Arba Dade, Tiranė
Gazeta Albania

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Jona

Mesazh Thu Jun 26, 2008 12:20 pm nga Jona

Kjo misja iher sesht gjo, i ka faqet si petulla lol po kte vit nuk kishte kandidate te mira kjo ishte me e mira e te keqijave ...

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

bledikorcari

Mesazh Thu Jun 26, 2008 12:29 pm nga bledikorcari

E MIRKE ESHTE POR NDOSHTA KA QESHUR DHE ESHTE TERHEQUR lekura dhe duket ashtu Smile

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Thu Jun 26, 2008 12:44 pm nga Iliriada Portal

Mua me ngjan me mis Venezuela. Shume e mire. Por duhet patur parasysh se vajzat qe jane teper te bukura nuk jane aq fotozhenike. Kete e kam nga nje profesionist qe merret me fotografimin e modeleve.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

emigranti

Mesazh Thu Jun 26, 2008 5:44 pm nga emigranti

Si kumbull e kemi vajzen. Urime misit. Very Happy

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

mira

Mesazh Thu Jun 26, 2008 10:21 pm nga mira

shum e mire vajza , urime !

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

toni

Mesazh Sat Jun 28, 2008 12:33 am nga toni

Nji goca si pellum.I paska lezet kunora e misit. Ishalla e ka komen e mar ene i ec me fitu ēmime ene neper garat nerkomtare. Very Happy

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

bulqizaku

Mesazh Sat Jun 28, 2008 1:16 am nga bulqizaku

Shume e bukur cuca.Perqeft, si moll starkinge.hajt suksese oj cuc ene ma tėqe. Very Happy

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ILIRI

Mesazh Sat Jun 28, 2008 12:56 pm nga ILIRI

Almeda, Miss Shqipėria 2008: Mesazhi im pėr gjithė vajzat e bukura...

Rrėfimi i vajzės 16 vjeēare qė mori tre ditė mė parė kurorėn e njėrit prej dy konkurseve tė bukurisė shqiptare. Vajza e dy sportistėve, dėshiron tė falėnderoj prindėrit pėr mbėshtetjen: “E them me plot gojė: Jam krenare pėr prindėrit e mi!, - thotė Amelda pėr Faqet e Fundjavės

Bisedoi Elona Demollari

28 Jun 2008 08:52:00

Rrėfimi i vajzės 16 vjeēare qė mori tre ditė mė parė kurorėn e njėrit prej dy konkurseve tė bukurisė shqiptare. Vajza e dy sportistėve, dėshiron tė falėnderoj prindėrit pėr mbėshtetjen: “E them me plot gojė: Jam krenare pėr prindėrit e mi!, - thotė Amelda pėr Faqet e Fundjavės
Urime Almeda! Ishte e vėshtirė tė fitoje?
Normal sepse konkurrenca ishte e fortė. Kishte shumė vajza tė bukura, tė cilat ishin rivale. Por megjithatė publiku dhe juria mendoi qė duhet tė isha unė ajo qė tė mbaja kurorėn dhe pėr kėtė i falėnderoj.
Keni thėnė qė ndiheni nė siklet para mediave. Tė trembin gazetarėt?
Jo, nuk ėshtė e vėrtetė. Por ndoshta si ēdo njeri nė momentin qė bėhet publik, ka jetėn e tij private qė nuk do t`i cenohet, por qė ėshtė shumė e vėshtirė, pasi ėshtė shumė i ndjekur nga gazetarėt dhe paparacėt. Fakti qė unė po pranoj tė intervistohem, tregon qė nuk i kam frikė gazetarėt. (qesh)
Njė konkurs bukurie nxjerr nė pah shpesh vetėm bukurinė. Kjo ėshtė nė natyrėn e televizionit dhe nuk kemi ē’i bėjmė. Pėrveēse vajzė e bukur, ēfarė mund tė thotė tjetėr Almeda pėr veten?
Studioj nė njė shkollė jopublike dhe ėshtė viti i parė qė studioj nė kėtė shkollė. Kėtė vit mbarova vitin e dytė. Dy fjalė pėr veten: vij nga njė familje e vjetėr tiranase me tradita. Pėrsa i pėrket tipit, nuk mė pėlqen tė komentoj pėr veten. Vlerat, virtytet edhe mangėsitė janė tė tjerėt ata qė t’i vėnė nė pah dhe nga ēfarė thonė tė tjerėt, jam tip i qetė, indiferente dhe kjo ndoshta ka ndikuar tek tė tjerėt qė tė mendojnė se jam mendjemadhe. Por e vėrteta ėshtė qė jam krejt ndryshe.
Lexova pėrpara se tė vija tė takoheshim, qė keni jetuar gjatė nė Turqi. Mė bukur atje, apo kėtu?
Pėr 4 vjet kam jetuar nė Turqi. Tė gjithė jemi koshientė pėr standardet e jetesės. Ndryshimeve qė ka mes Turqisė dhe Shqipėrisė, por gjithsesi njeriu mund tė ndjehet mirė dhe i vlerėsuar vetėm nė vendin e tij.
Ēfarė tė pėlqen mė shumė nga Tirana?
Tirana ėshtė vendlindja ime. Ka rolin e saj nė formimin tim, pasi hapat e parė pėr gjithēka i kam hedhur kėtu.
Ėshtė qyteti qė para se tė kurorėzohesha me kurorėn e Miss Shqipėrisė, mė dha kėnaqėsinė tė mbaj kurorėn e mė tė bukurės tė Tiranės, atė tė Miss Tiranės.
Kanė filluar tė tė ngacmojnė nė rrugė?
Si ēdo vajzė tjetėr, ngacmime ka, por gjithmonė mundohem tė jem indiferente.
Ekziston rėndom mendimi qė vajzat e konkurseve tė bukurisė, nuk janė domosdoshmėrisht inteligjente. Jemi tė bindur qė kėsaj here ėshtė ndryshe. Na thuaj shpejt e shpejt, diēka qė vėrteton se Almeda nuk ėshtė si gjithė tė tjerat...
Asnjėherė nuk kam qenė dakord me shprehjen qė vajzat e bukura nuk janė inteligjente. Siē fola dhe mė lart, nuk mė pėlqen tė flas pėr veten, por po lė kohėn tė flasė pėr gjithēka. Ajo do tė tregojė mė mirė se kush ėshtė Almeda.
Pėr shumė vajza ėshtė e vėshtirė tė marrin pjesė nė organizime tė tilla, shpesh pengesa vjen nga prindėrit. Prindėrit e Almedės janė ndryshe, me siguri... Dy fjalė pėr ta…
Kėto do doja tė ndalesha pak. Prindėrit e mi kanė njė meritė tė veēantė, jo vetėm pėr mbėshtetjen e pareshtur qė kam pasur nga ata, por edhe pėr cilėsitė dhe bukurinė qė kam. Edhe kėto i kam trashėguar nga prindėrit e mi.
Babai im ėshtė rekordmen i kėrcimit sė larti, edhe mami ėshtė marrė me sport gjithashtu. Dua t’i falėnderoj qė mė janė gjendur pranė dhe mė kanė mbėshtetur. E them me plot gojė: Jam krenare pėr prindėrit e mi!
[b]Ēfarė do tė bėjė Almeda tani qė ėshtė Miss Shqipėria?

Mendoj tė vazhdoj tė kryej misionin qė mė ėshtė dhėnė, pasi ėshtė njė pėrgjegjėsi e madhe. Do pėrfaqėsoj Shqipėrinė nė Miss Globe International. Kam pasur oferta tė ndryshme nga agjenci modelimi, por mendoj se ėshtė ende herėt pėr tė nisur njė karrierė tė tillė.
Njė mesazh pėr bashkėmoshatarėt tuaj?
Ftoj tė gjitha vajzat qė ndiejnė se janė tė bukura, qė tė provojnė njė eksperiencė tė tillė nė konkurse bukurie dhe tė shpalosin vlerat mė tė mira tė vajzave shqiptare, sepse Shqipėria vėrtetė ka shumė vajza tė bukura.
PJESA 2
PYETĖSORI I PRUSTIT
Frika ime mė e madhe? Tė lėndoj njerėzit qė dua...!
Ēfarė ėshtė lumturia absolute pėr Ameldėn?
Nuk besoj se arrihet.
Ēfarė ju bėn tė zgjoheni nė mėngjes?
Dita e re qė lind.
Hera e fundit qė keni qeshur me shpirt?
Gjatė provave tė fundit me vajzat.
Tipari kryesor i karakterit tuaj?
E sinqertė.
Defekti juaj kryesor?
Shumė e ndjeshme.
Ndaj cilave gabime jeni mė tolerante?
Gabimet qė bėhen pa dashje.
Hera e fundit qė u pėrlotėt?
Kur u kurorėzova.
Me cilat personalitete historike identifikoheni mė shumė?
Nuk kam njė tė tillė.
Udhėtimi juaj i preferuar?
Nisja pėr pushime me familjen.
Shkrimtarėt tuaj mė tė dashur?
Ismail Kadare
Cilin virtyt vlerėsoni mė shumė tek njė burrė?
Sinqeritetin
Tek njė grua?
Modestinė
Kėnga qė fėrshėlleni kur bėni dush?
“Take you doėn”, Chris
Libri qė ju la mbresė tė pashlyeshme?
“Kodi i Da Vinēit”
Filmi qė ju la mbresė tė thellė?
“De ja vu”
Piktori juaj i dashur?
Leonardo da Vinēi
Ngjyra juaj e preferuar?
E kuqja
Kė konsideroni si suksesin tuaj mė tė madh?
Tė paturit njė familje tė mrekullueshme.
Pija juaj e preferuar?
Pepsi
Ēfarė ėshtė ajo pėr tė cilėn pendoheni mė shumė?
Kur nuk jap maksimumin pėr diēka.
Ēfarė urreni mė shumė nė kėtė botė?
Padrejtėsinė dhe paragjykimin.
Frika juaj mė e madhe?
Tė lėndoj njerėzit qė dua.
Nė ēfarė rastesh zgjidhni tė thoni gėnjeshtra?
Kur nuk lėndon dikė
Keni dhėnė ndonjėherė ryshfet?
Jo, s`mė ka rastisur.
Si do tė dėshironit tė vdisnit?
Nė gjumė
Po tė ndodhte tė takonit Zotin, ēfarė do t’i thoshit?
Faleminderit qė gjithmonė ke qenė me mua.
Nė ēfarė gjendje shpirtėrore gjendeni kohėt e fundit?
Shumė e lumtur!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ILIRI

Mesazh Sat Jun 28, 2008 1:00 pm nga ILIRI


Mis Peru

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi