ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sqarim pėr politikanin Lulėzim Basha

Shko poshtė

07012008

Mesazh 

Sqarim pėr politikanin Lulėzim Basha Empty Sqarim pėr politikanin Lulėzim Basha




Sqarim pėr politikanin Lulėzim Basha
Nga Mero Baze
I dashur Lulėzim!

Lexova dje shkrimin tuaj tė botuar nė gazetėn RD, me pseudonim, ku rreshtoje njė sėrė shpifjesh tė rėndomta ndaj meje pa asnjė gjė tė vėrtetė dhe mė duhet tė tė sqaroj pėr disa elemente qė nuk kanė tė bėjnė me tė, por me profilin tuaj si politikan. Praktika e shkrimeve me pseudonim te gazeta RD ka historinė e saj, tė cilėn ti nuk e njeh, se ke qenė emigrant. Ajo ka nisur nė vitin 1992, kur zbuan nga PD Preē Zogajn, ka vazhduar me Arben Imamin, pastaj me Genc Rulin, pastaj me Eduard Selamin e kėshtu deri nė vitin 1997. Prej atij viti gazetėn e drejtoi njė miku im, Astrit Patozi, deri para pak muajsh dhe kjo praktikė pėr hir tė sė vėrtetės u ndėrpre. Megjithėse plot tė tjerė u larguan nga PD, gazeta nuk u pėrdor mė si kobure ndaj tyre. Nuk u pėrdor as kur iku Genc Pollo, as Leonard Demi, as Ferdinand Xhaferri, Tritan Shehu, Albert Brojka etj. Nuk u pėrdor, pasi u pranua gjerėsisht se kjo mėnyrė ishte primitive dhe kishte dėmtuar imazhin e kryetarit real tė partisė, i cili nuk kėrkon tė implikohet nė raste tė tilla. Nė atė kohė pėrdorej rėndom pseudonimi Dylejman Karaj, tani ėshtė gjetur njė pseudonim mė i pranueshėm.

Ajo qė dua tė tė them dhe qė ty tė ka bėrė nervoz ėshtė e ardhmja jote si politikan. Ti duhet ta mbash mend se e ke bėrė intervistėn tėnde tė parė pėr shtypin shqiptar nė gazetėn time, nė kompjuterin tim dhe fotografitė e para si politikan i ke bėrė me aparatin tim fotografik. Unė kam qenė ai, qė ndryshe nga ē`thua ti nė shkrim, kam bėrė betejė publike pa pseudonime, pėr t`u pranuar shpikja elektorale e KOP-it si njė reformė brenda PD. Jo se e besoja deri nė fund, por shpresoja se duke ardhur nė kėtė parti djem tė rinj pa komplekse nuk do tė keqpėrdoreshin nga klanet dhe koniukturat brenda asaj partie si paraardhėsit e tyre. Kam bėrė betejė me militantėt e PD qė t`ju pranojnė, kam bėrė betejė me kundėrshtarėt e PD dhe natyrisht me drejtues tė lartė tė PD qė sot i ke nė krah nė qeveri. Po ta pėrsėris, se shkrimet dhe debatet e mia kanė qenė publike dhe nuk jam penduar kurrė pėr to, pavarėsisht se jam zhgėnjyer nga njė tufė hajdutėsh qė u turrėn me lugė nė brez tė vjedhin ē`ka mbetur pa vjedhur nė kėtė vend. Ti ende nuk je pėr mua njė hajdut, ashtu sikundėr nuk je i tillė as pėr organet e drejtėsisė. Por, nė mėnyrė shumė zhgėnjyese ti je bėrė shumė bindės si njė politikan burracak, pa personalitet dhe qė mendon se do tė rritesh nėn hijen e Sali Berishės si kungujt qė zgjaten nė kėrkim tė diellit. Ti mor djalė, do t`i bindėsh qytetarėt qė je politikan, kur t`i marrėsh vetė vendimet sė paku pėr veten tėnde, se pėr mė tej vėshtirė se tė beson kush. Unė i qėndroj bindjes sime se ti duhet t`i kishe shkuar nė zyrė Dhori Sollakut dhe t`i pėrgjigjeshe politikisht sulmit tė tij. Nga ana tjetėr, nuk jam dakord qė mazhoranca tė ta heqė imunitetin, nėse sulmi i Dhori Sollakut ka qenė politik. Nėse sulmi i tij ka qenė politik, atėherė prokurorja e re, e cila akoma nuk ėshtė demonizuar si kamikaze politike, le ta mbyllte ēėshtjen. Fakti qė shumicės iu desh tė tė hiqte imunitetin nėn presionin e Sali Berishės, do tė thotė qė ose sulmi i Sollakut nuk ka qenė politik, ose qė ti po bėn politikė me njė akuzė tė ngritur nga shteti. Nėse shumica tė heq imunitetin dhe beson qė ti duhesh hetuar, ti nuk ke asnjė arsye tė mbash postin e ministrit tė Jashtėm, pasi nuk ke pse na njollos nėpėr botė, duke iu kujtuar tė gjithėve, kur tė japin dorėn, se po hetohesh pėr korrupsion. Kėshtu do tė mė mbushje mendjen se ke ardhur pėr tė ndenjur gjatė nė kėtė vend. Kėshtu si po sillesh, mė duket se po humbe nė vitin 2009, do ikėsh prapė nė Holandė, ku mund tė jesh i qetė, se tė ka vdekur dhe ai burri qė ta ka blerė shtėpinė dhe s`ke kujt t`i jesh mirėnjohės.

Ti duhet tė kesh guximin t`i pėrballosh vetė betejat publike, jo tė bėsh letra me pseudonime nė gazeta dhe tė vėsh nė pozitė tė vėshtirė miqtė e mi tė vjetėr nė atė gazetėn RD, tė cilėt nuk i kam lėnė dje tė japin dorėheqjen, vetėm pse dua tė shikoj se deri ku shkon pafytyrėsia qė fshihet pas buzėqeshjes tėnde. Pėr mė tepėr, mė duhet tė them se kanė 7 muaj qė nuk kanė paguar as shtypshkronjėn dhe kjo gazetė shtypet me paratė e mia, duke botuar shpifjet e tua kundėr meje.

Sė dyti, dua tė tė risqaroj pėr tė disatėn herė pėr shpifjet qė bėn nė adresė time. Sė pari, unė, Mero Baze, nuk kam kėrkuar asnjė tender te Genc Pollo apo Elvana Hana. Ti vet e di mirė qė ke dhėnė tendera dhe ke bėrė ndere pėr botues tė tjerė, por mua mė vjen mirė se nė fund tė fundit gazetarėt kanė pėrfituar ndonjė rrogė mujore. Sė dyti, unė, Mero Baze, nuk i kam pėrkufizuar nė asnjė rast tiranasit si “specie nė zhdukje”, siē keqciton ti. Unė, Mero Baze, nuk jam pėrgjegjės pėr problemet qė kanė tiranasit sot me trojet e zėna qė po legalizohen. Nėse tiranasit kanė votuar kundėr PD disa herė, e kanė bėrė, pasi janė nė tė drejtėn e tyre ta shikojnė identifikimin me lidershipin e PD tė prurjeve urbane nga Bathorja nė Sauk, qė sot po marrin tapi mbi tokat e pronarėve. Ato prurje i kanė kthyer ata realisht nė njė pakicė tė rrezikuar, siē thoshte Saimir Shehri, kur donte tė mbronte vendin e punės. Unė nuk kam zaptuar asnjė tokė dhe nuk i kam ngushtuar hapėsirėn asnjė tiranasi. Unė banoj nė njė apartament tė blerė me kredi si shumica e qytetarėve.

Sė fundi, dua tė sqaroj dhe problemin e biznesit tim. Ėshtė e vėrtetė se qysh muajin parė qė PD erdhi nė pushtet u detyrova tė shes gazetėn, pasi kisha 240 mijė euro borxh, pėr shkak tė pėrkushtimit tim gjysmė donkishotesk pėr tė risjellė nė pushtet Partinė Demokratike dhe pėr tė qenė avokat i saj pėr tetė vite, kur e braktisėn tė gjithė. Ishte njė parti qė e sulmonte ēdo gazetė dhe ēdo stacion televiziv, shpesh jo pa tė drejtė. E sulmonte “Esmeralda e TVSH”, “Esmeralda e ‘Klanit’”, “Esmeralda e TOP-it”, “Esmeralda e ‘TV Kohės’” dhe gjithė produktet qeveritare qė i lėpihen ēdo qeverie. Ti nuk ke si ta dish, se ke qenė emigrant. Kėto 240 mijė euro natyrisht qė nuk prisja tė m`i jepte Sali Berisha dhe nuk ia kam kėrkuar kurrė, por prisja rregulla tė ndershme loje dhe t`i rekuperoja me biznes. Muajin e parė, njeriu yt qė u emėrua si zėdhėnės i kryeministrit, Ermal Hasimja, lėshoi njė urdhėresė, tė cilėn e kam akoma nė tavolinė, kur urdhėronte gjithė institucionet qė gazetės “Zėri i Popullit” dhe gazetės “TemA” tė mos i japin reklama, se janė gazeta partiake. Pra, qė muajin e parė tė qeverisjes, ti mė ke bashkuar mua me Erion Braēen, gjė pėr tė cilėn nuk mė vjen aq keq tani qė Erioni ėshtė nė opozitė. I kam shlyer borxhet falė blerėsit tė gazetės, tė cilit do t`i jem mirėnjohės gjithė jetėn dhe pėr njė shkak tjetėr. Sapo bleu gazetėn “TemA”, atij iu vėrsulėn nė shpinė policia tatimore, policia elektrike, policia e ndėrtimit dhe gjithė policitė e tjera tė qeverisė (pėrjashto policinė ushtarake tė Mediut, se e ka mik). Dhe atij brenda njė viti iu desh tė paguante rreth 1,2 milionė dollarė gjoba, vetėm pse kishte bėrė krim qė kishte blerė gazetėn “TemA”. Pati dhe njė pėrpjekje zyrtare pėr t`i hequr licencėn e biznesit, por dėshtoi. Nė kėto kushte, ai u detyrua qė nė mes tė vitit qė shkoi tė mė rikthejė sėrish gazetėn “TemA”. Kjo gazetė, i dashur Luli, ėshtė prapė e imja. Nėse nuk beson, pyet Argitėn, se te zyra e saj i kam ribėrė dokumentet e reja. Prandaj, ke rast tė nisėsh dhe njėherė sulmin. Por, tė lutem, jo me pseudonim, se do trishtosh shumicėn e qeverisė qė e ka pėsuar prej atyre pseudonimeve tek ajo gazetė.

Dhe njėherė tė mirėkuptoj pėr ndryshimin e mbiemrit nga Mero Baze nė Mero Braēe dhe nuk dua tė ta bėj dhe ty tė njėjtėn gjė, pasi i bie tė ta shkruaj Lulėzim Berisha dhe pastaj tė ngatėrrojnė me atė tjetrin nė burg, pa shkuar akoma
Bora
Bora

Numri i postimeve : 120
Reputation : 3
Points : 30038
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Sqarim pėr politikanin Lulėzim Basha :: Komentet

Jona

Mesazh Mon Jan 07, 2008 4:25 pm nga Jona

Gjithsesi eshte mese e qarte qe Lulzim Basha eshte koka e turkut e rradhes ne PD.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ILIRI

Mesazh Mon Jan 07, 2008 4:50 pm nga ILIRI

Lulzim Basha ende nuk eshte marre si i pandehur, por edhe sikur te merret i pandehur tagren per ta shpallur ate fajtor e ka vetem gjykata. Ndersa heqja e imunitetit e tij nga ana mazhorances u be per aresye politike.
Qendrmi i mazhorances qe nje qendrim mjaft i ulet sepse Lulzim Basha po perdoret nga kjo force dhe kreu i saj.
Aktualisht ai eshte ne pozitat e martirit te prapaskenave politike. Pikerisht koke turku.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

anonymus

Mesazh Thu Jan 10, 2008 2:38 pm nga anonymus

Mero Bazeee. Kohet e fundit po behet shume emocional. Rolling Eyes Rolling Eyes Rolling Eyes

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

toni

Mesazh Sun Jan 13, 2008 1:04 pm nga toni

Ene kte Bazen kishte monget Lul Basha. I jane versul tgjith si qent e kush. Ma hajdutat e ktij veni.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi