ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lulzim Basha

Shko poshtė

29032019

Mesazh 

Lulzim Basha Empty Lulzim Basha




Erl Kodra
Nė fėmijėrinė time shpesh herė kam parė ėndėrra me bukė tė nxehtė. Nga oxhaku ku skuqej ēerepi e saēa, gjithmonė vinte era e mirė e bukės sė valė, ndėrsa nana ime na mblidhte si zogjtė rreth sofrės. Kulaēi i regjun nė shėllirė djathi dhe dy qepė tė njoma ishin dreka jonė. Shumė herė ne fėmijėt flinim pa darkė, ndėrsa nana kujdesej gjithmonė qė mėngjesi mos tė mungojė nė sofėr. Unė e quaj veten njeri me fat qė kam qėlluar tė jem djali i njė nane qė nuk na la kurrė pa mėngjesin tonė.
Por ajo ēfarė unė desha tė ndaj me ju sot ėshtė diēka tjetėr, pėrtej faktit, pėrtej realitetit, domethėnė duke u futur nė zemėr tė qenies. Them se do tė jetė njė tekst i vėshtirė, por unė do pėrpiqem tė ēoj sfidėn time deri nė fund. Ndaj, unė ju lutem pėr lexim tė vėmendshėm.
Njė lajm i shkurtėr, nė formėn e njė njoftimi u dha dje nė mediat tona tė shumta. Pėr fat tė keq, ky lajm nuk e fitoi vėmendjen e duhur, pavarėsisht se lajmi nė vetvete ishte i kobshėm. Lajmi pėrmblidhej nė pak rrjeshta.
"Njė ngjarje e rėndė ka ndodhur nė Berat. Njė 41-vjeēare nėna e tre fėmijėve i ka dhėnė fund jetės duke u varur nė litar nė njė kasolle. Vetėm 15 minuta para se tė kryente vetėvrasjen, ajo ka telefonuar policinė duke i kėrkuar qė tė kujdeseshin pėr fėmijėt. Ngjarja e rėndė ka dodhur nė fshatin Molishit tė rrethit tė Beratit. Viktima 41-vjeēare, Merita Filaj nuk vuante nga asnjė formė depresioni por duket se kushtet e vėshtira ekonomike nė tė cilat jetonte, e kanė detyruar tė ndėrmarrė kėtė akt ekstrem".
Pėr fatin tonė tė tmerrshėm, me qindra mijėra shqiptarė gjenden nė kufinjtė e ekzistencės fizike pėr bukėn e gojės. Kjo qė po shkruaj nuk ėshtė njė krahasim, as pėrceptim i pjesėshėm, por njė realitet tragjik. Qindra mijėra shqiptarė tashmė janė larguar nga Shqipėria, saktėsisht pėr shkaqe ekzistenciale siē ėshtė uria, ndėrsa mijėra tė tjerė vuajn pėr bukėn e gojės. Gra, burra, pleqė dhe fėmijė, sidomos fėmijė tė uritur gjenden me shumicė fshatrave tė Shqipėrisė, nė veri dhe jug tė vendit. Me dhjetra, ndoshta me qindra prindėr, nė kushte pamundėsie absolute, vrasin veten.
Ata e vrasin veten pasi denatyrimi human ka ndodhur, domethėnė, saktėsisht atėherė kur ata prindėr nuk mund t'i shohin mė fėmijėt e tyre tė kthyer nė kafshė qė hungurijnė nga uria. Ata e vrasin veten edhe pėr tė tėrhequr mė nė fund vėmendjen; ndoshta mėshirėn e Elvis Naēit ose Arbėr Hajdarit tė "Fundjava Ndryshe".
Ata vendosin tė ikin nga kjo botė, pikėrisht atėherė kur ēdo pėrpjekje e tyre injorohet, kur zėrin e tyre nuk e dėgjon askush pėrbe, por tė gjithė parakalojnė indiferent. Ikin kur u shuhet edhe fuqia pėr tė kėrkuar ndihmė. Ikin me shpresėn se "kafshėt" qė do tė lėnė pas vetes, do tė zgjojnė vėmendjen e ndokujtė...
Lulzim Basha,
Ju jeni kreu i Opozitės dhe keni pėrgjegjėsi para qytetarėve tė vendit. Ka diēka tė jashtėzakonshme nė gjendjen aktuale ku ndodhet vendi; Shteti i Edi Ramės ka vdekur, domethėnė ka vdekur koncepti se "shteti ėshtė i tė gjithė qytetarėve". Kjo qė po shkruaj ėshtė njė fakt, sa kohė qė shtetasit shqiptar e vrasin veten, sepse nuk mund ta pėrballojnė mė tej hungurimėn e fėmijėve tė tyre tė uritur.
Kjo ka ndodhur dje me nėnėn qė vrau veten, pasi telefonoi Policinė e Shtetit, duke u thėnė se ajo do tė varte veten nė litarė. Kjo ėshtė akuza mė sublime qė kjo grua i bėn shtetit "tė saj". Lėnia nė kushtet e urisė ekstreme ėshtė trajtim ēnjerėzor dhe degradues. Lirisht, ky krim mund tė pėrkufizohet si krim kundėr njerėzimit.
Njė fjalė goje ėshtė politika, por sė pari, politika ėshtė moral dhe pėrgjegjėsi e jashtėzakonshme para njerėzve. Si e tillė, ju keni filluar t'i pėrmbushni detyrimet tuaja, veēanarisht pas aktit tuaj pėr tė braktisur fasadėn e neverisė. Ky ėshtė vetėm njė hap nė drejtimin e duhur pėr tė ndezur njė dritė nė fund tė humnerės. Por humnera e Shtetit tė Mafias ėshtė kaq e madhe...
E di, nė rrethanat aktuale ėshtė e vėshtirė tė pėrcaktohen pėrparėsitė, sepse vendi ndodhet buzė katastrofės totale. Pėrditė e mė shumė shteti i Edi Ramės po humbet ēdo ngjashmėri me shtetin normal si koncept. Ēdo ditė e mė shumė laku ngushtohet pikėrisht pėr prindėr si gruaja e Beratit qė nuk duronte mė tej urinė e fėmijėve. Ēdo ditė shqiptarėt braktisin Shqipėrinė, e bashkė me ata shuhet ēdo shpresė pėr shpėtim.
Nė kėto kushte, pėrgjegjėsia juaj para vendit merr njė pėrmasė tė re; ju duhet tė zgjoni shpresėn e shqiptarėve. Duke filluar pikėrisht me gratė dhe fėmijėt e uritur tė Shqipėrisė. Ajo ēfarė do tė shkruaj mė poshtė nuk ėshtė njė kėshillė, sepse unė nuk di tė japė tė tilla, por ėshtė njė emergjencė kombėtare. Pėr kėtė arsye, unė po sjell dy paragrafe tė tekstit "E Drejta e Njeriut pėr Ushqim".
"Sipas Raportuesit Special tė Kombeve tė Bashkuara, e drejta pėr ushqim ėshtė e drejta pėr tė patur akses tė rregullt, tė pėrhershėm dhe tė pakufizuar, drejtpėrdrejt ose me anė tė blerjeve financiare, pėr ushqim sasior dhe cilėsor, adekuat dhe tė mjaftueshėm, qė korrespondon me traditat kulturore tė popullit tė cilit konsumatori i pėrket, dhe qė siguron njė jetė fizike dhe mendore, individuale dhe kolektive tė kėnaqėshme, dhe pėrmbush njė jetė dinjitoze pa frikė.
Ky pėrkufizim ėshtė nė pėrputhje me elementet themelore tė sė drejtės pėr ushqim siē pėrcaktohet nga Komenti i Pėrgjithshėm nr. 12 tė Komitetit tė Kombeve tė Bashkuara pėr tė Drejtat Kulturore (organi pėrgjegjės pėr monitorimin e zbatimit tė Konventės Ndėrkombėtare pėr tė Drejtat Ekonomike Sociale dhe Kulturore nė ato shtete qė janė palė nė tė). Komisioni deklaroi se “e drejta pėr ushqim tė mjaftueshėm realizohet kur ēdo burrė, grua dhe fėmijė, vetėm ose nė bashkėsi me tė tjerėt, ka qasje fizike dhe ekonomike nė ēdo kohė pėr ushqim tė mjaftueshėm, ose ka mundėsi pėr sigurimin e tij. E drejta pėr ushqim tė mjaftueshėm nuk do, pra, tė interpretohet nė njė kuptim tė ngushtė apo tė kufizuar i cili e barazon atė me njė paketė minimale tė kalorive, proteinave dhe vitaminave tė tjera tė veēanta. E drejta pėr ushqim duhet tė realizohet nė mėnyrė progresive. Ky ėshtė pėrkufizimi i tė Drejtės pėr Ushqim, si njė e Drejtė Universale pėr cdo qenie njerėzore qė jeton nė planetin Tokė".
Siē ju e dini mirė, sepse keni edhe fakte dhe prova tė bollėshme, Buxheti i Shtetit vidhet rregullisht nga Edi Rama. Buxheti i Shtetit shpėrndahet nga ai si plaēkė lufte me shokėt e bandės e tij. Unė e di se shuma e vjedhur nga hajdutėt e Buxhetit ėshtė e jashtėzakonshme. Sipas disa tė dhėnave tė kryqėzuara nga shumė agjensi tė vendit (Kontrolli i Lartė i Shtetit) dhe tė huaja (Departamenti i Shtetit) parat e vjedhura dhe tė shpėrdoruara nga hajdutėt dhe menaxherėt e kėtij Buxheti kryesisht pėrfundojnė nė disa duar (pjesa e luanit) nėpėr llogari bankare jashtė Shqipėrisė.
Minimalisht shuma e vjedhur direkt nėpėrmjet tenderave pa garė dhe pa kurrėfarė interesi publik, direkt nėpėrmjet PPP-ve, ose indirekt nėpėrmjet shpėrdorimeve ėshtė 1 miliard dollarė nė vit. Ky ėshtė njė ndėr krimet mė tė mėdha qė i bėhet kėtij vendi, sepse ky ėshtė rasti kur shteti vjedh dhe grabitė saktėsisht bukėn e gojės tė qytetarėve tė vet. Saktėsisht buka e tre fėmijėve tė gruas nga Berati, qė dje vari veten nė litarė, e cila nuk mundi tė duronte mė tej hungurimėn e tre fėmijėve tė saj tė uritur.
Lulzim Basha,
Ajo ēfarė unė po mendoj ėshtė shumė e thjeshtė. Ėshtė nga ato mendimet qė i kam bluar shumė herė me mendje, madje qysh kur isha njė fėmijė, paksa mė i zgjuar se djemt e zakonshėm, kur mendoja se "pse nuk shpėrndajnė lekė pėr ata qė nuk kanė?". Thelbi ėshtė i njėjtė, sepse sot e di qė shteti ėshtė forma qė shoqėria njerėzore ka zgjedhur si mbrojtėsi i interesave.
1. Shteti duhet tė pėrllogariti se sa lekė ėshtė nevoja e njė qytetari pėr tė bėrė njė jetė dinjitoze.
2. Shteti duhet tė sigurojė kėto tė ardhura financiare pėr tė gjithė shtetasit qė nuk kanė mundėsi reale t'i sigurojnė ato.
Sipas njė llogarie paraprake dhe minimaliste, Buxheti i Shtetit Shqiptar i ka tė gjitha mundėsitė qė tė pėrmbush detyrėn kushtetuese dhe tė sigurojė njė jetė dinjitoze pėr shtresat nė nevojė. Pėr kėtė, mjafton qė tė ndalohet vjedhja e mėtejshme e Buxhetit tė Shtetit. Llogaria ėshtė kjo:
Nėse marrim tė mirėqenė shifrėn prej 500.000 personash tė varfėr, dmth ekstremisht tė varfėr, qė jetojnė me 500, ose 1000 lekė tė vjetra nė ditė, dhe u japim njė ndihmė ekonomike prej 70 euro pėr person nė muaj, na del kjo llogari:
500.000 persona x 70 euro muaj x 12 muaj = 420 milion euro nė vit.
Unė e di, ēdo shqiptar e di, se 420 milion euro nė vit e zgjidhin problemin e urisė nė Shqipėri. Unė e di se ekzistojnė ato para, pėr mė tepėr Buxhetit tė Shtetit i vidhen pothuaj dyfishi i kėsaj shume. Unė e di se paratė jo vetėm vidhen nga Buxheti i Shtetit, por se shumica e kėtyre parave pėrfundojnė jashtė Shqipėrisė, njė krim tjetėr financiar ky. Unė e di se nėse ekonomia kombėtare ushqehet direkt me 420 milion euro mė shumė, kėto para do tė shkojnė direkt pėr konsum dhe pėr prodhim. Tė gjithė e dinė se ky do tė ishte ushqimi dhe ilaēi mė i mirė pėr ekonominė kombėtare.
Unė e di, tė gjithė e dinė se kjo skemė do tė nxirte nga varfėria qindra mijėra shqiptarė, do tė zgjonte shpresėn e tyre, do tė ndalte shpopullimin e vendit. Unė e di dhe tė gjithė e kuptojnė se kjo do tė ndalonte pėrfundimisht blerjen dhe shitjen e dinjitetit njerėzor pėr 50 euro.

Ky do tė ishte shėrbimi mė i madh qė do t'i bėsh kombit; dhe sigurisht qė do tė gėzosh mbėshtetjen e madhe tė shqiptarėve.
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37505
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi