ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Viti i Ri, plehrat pushtojne kryeqytetin

Shko poshtė

07012008

Mesazh 

Viti i Ri, plehrat pushtojne kryeqytetin Empty Viti i Ri, plehrat pushtojne kryeqytetin




Luljeta Ndoka
Koha Jone
E Premte, 04 Janar 2008

Tri dite pas nates se madhe, Tirana ende fle. E rrethuar nga masive plehrash, metropoli shqiptar ngjan me shume me nje kazan te madh mbeturinash, sesa me nje Tirane te bukur, evropiane, apo franceze, nga ku pritet te huazohet modeli per planin rregullues. Sepse ne fakt, nuk te duhet aspak qe te kalosh neper periferi per t’u perballur me masivet e plehrave. Ato mund t’i gjesh ngado: Ne qender te Tiranes, ne rrugen e Durresit, te “Myslym Shyri”, gjer edhe te ish-Blloku. Njerezit nuk duken aspak te bezdisur prej tyre. Nje burre fryn gomen e bicikletes fare prane nje kazani te tejmbushur me mbeturina, nje tjetri i kane zene deren e shtepise keto te fundit, ndersa para qepenave te dyqaneve, ende te pahapur per kete vit, qendrojne thase me lloj-lloj plehrash, pasoja te nje feste teper aktive. Disa kalimtare rrudhin buzet tek-tuk, te tjere mbyllin hundet per shkak te eres se pakendshme qe shkaktojne ato, ndersa nje pjese tjeter zgjedh te kaloje me shpejtesi, ne menyre qe te mos i bjere te fiket.

Me te lumturit perballe kesaj gjendjeje monstruoze jane qente. Festa per ta sapo ka filluar. I kane te gjitha, qe nga embelsirat e llojllojshme, kockat e tyre te preferuara, berxollat, e c’te duan. Kane aq shume ushqim per te ngrene (dhe pa u lodhur fare qe ta sigurojne), sa me siguri do te donin te kishin me shume se nje stomak. Nese Bashkia e Tiranes nuk do te ndermarre nje aksion te shpejte per zhdukjen e plehrave nga rruget e Tiranes, atehere kafshet do te kene c’te hane per nje kohe te gjate. Teksa gjendesh perballe nje gjendjeje te tille, vetiu te lind nje pyetje e natyrshme: Kaq te varfer qenkan shqiptaret sa te hane vetem per festa, apo kazanet e plehrave ne Tirane nuk qenkan te mjaftueshem? Sepse ne fakt, ambalazhet e fishekzjarreve zene nje vend shume te vogel ne morine e kazaneve. Pjesa derrmuese e tyre eshte mbuluar nga shishet e birres boshe, nga qeset me ushqime gjysme konsumuara, apo nga kockat e gjelit te detit.

Te lodhur per te gjetur kazanet e duhur, qytetaret kane zgjedhur t’i hedhin mbeturinat e tyre ne kazanet e vegjel, te vendosur ndane rrugeve per te hedhur shume-shume ndonje qese patatinash, nje bisht cigareje te fikur, apo ndonje bilete autobusi, pasi ke bere nje xhiro me autobuset e ftohte te Unazes. E kur keto minikazane jane mbushur plot e perplot me hedhurina, qytetaret nuk e kane vrare shume mendjen, por i kane hedhur pasojat e nje nate te cmendur perreth. E pra, m’u ne zemer te Tiranes gjen gjithcka qe nuk duhet, dhe mungon gjithcka duhej te ishte prezent: Pastertia….

Qytetaret, kultura e munguar e kazaneve

“Festa filloi. Hani, pini dhe hidhni c’te doni dhe per me teper, ku te doni”. Vec ne pacin zbatuar kete lajtmotiv qytetaret, do te shpjegohej pamja e Tiranes se dites se djeshme. Kaosi dhe era e pakendshme e plehrave fillon qe ne ambientet prane Institutit te Fizkultures. Nje floktore qe ndodhet aty prane, duket se ka zgjedhur vetem te zbukuroje klientet bionde, brune, kacurrelse a flokepresh, sepse m’u prane deres se saj gjenden tre qese te zeza, plot e perplot me hedhurina qe mbajne nje ere te tmerrshme. Pak metra me tutje, ne katin e pare te nje pallati luksoz, kane plasur ujerat e zeza. Sa duket, banoret e kesaj godine, e kane kursyer veten qe te shkojne deri te kazanet, dhe kane zgjedhur qe plehrat t’i hedhin nga katet e mesiperme. Te bashkuara me ujerat e zeza, ato mbajne nje ere te qelbur, e cila do te mund te perballohej vetem me kundergaz. Por, njerezve s’u ka dale ende pija, e si rezultat nuk bejne as perpjekjen me te vogel te pastrojne ambientin perreth. Madje, duket se pertojne edhe te therrasin punetoret per te normalizuar situaten. Sapo largohesh nga ky pisllek, i denje vetem per te jetuar minjte, gjendesh prane nje dyqani me qepena te mbyllur. Dyqani, i mesuar te jete i frekuentuar nga njerez, nuk eshte vetem. Atij i ben shoqeri nje grumbull plehrash, i cili sa vjen e shtohet. Njerezit u mesuan aq shume me to, sa duket se nuk do t’u bejne pershtypje edhe sikur te jene te pranishme edhe ditet ne vazhdim. Madje, indiferenca e tyre te ben te mendosh se njerezit i duan plehrat.

Bashkia nuk perballoi fluksin e plehrave

Punetoret e Ndermarrjes se Pastrimit dhe Gjelberimit nuk kane mundur te perballojne dot as dje fluksin e madh te mbeturinave. Njeri prej tyre, i cili dje mblidhte disa hedhurina me nje lopate, u shpreh se me kapacitetin normal te punetoreve, gjendja eshte e paperballueshme. Vetem nese do te ishte dyfishuar numri i tyre, atehere gjendja do te ishte disi me normale. “Kam gjithe paraditen qe mbledh mbeturina, por ato duket se nuk mbarojne kurre. Me sa duket, njerezit vazhdojne t’i hedhin serish ku te munden, per inerci te festave”, tha dje nje punetore, e cila po kujdesej per pastertine e bulevardit kryesor te Tiranes, “Deshmoret e Kombit”. Edhe burime nga zyra e shtypit te Bashkise se Tiranes shprehen se nje gjendje e tille eshte e pritshme sa here ka festime te medha, e megjithate, duket se sivjet njerezit kane bere me shume mbeturina. Nje shkak tjeter pse ato kane qene ne masen kaq te madhe, eshte edhe blerja e elektroshtepiakeve, ambalazhet e te cilave zene nje pjese te konsiderueshme.
Jona
Jona

Numri i postimeve : 266
Reputation : 0
Points : 29952
Registration date : 13/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Viti i Ri, plehrat pushtojne kryeqytetin :: Komentet

lola

Mesazh Tue Jan 08, 2008 8:40 pm nga lola

Mua me kujtohen rrugicat e Tiranes ku banojne qe nuk kane patur ndonjehere kazane por megjithate rrugicat ishin gjithmone te pastra. Me kujtohen mengjeset kur nenat vajzat dhe grate dilnin ne menges pasi kishin fshire oborret e tyre fshin e ate pjese te rrugices perpara portes se tyre. E keshtu dore me dore pastrohej ēdo mengjes e gjithe rrugica. Kjo tradite ka zgjatur shume deri ne 90-ten pastaj ēuditerisht gjithshka u shkaterrua. Fillimisht filluan te ngushtohen rrugicat nga ndertimet e reja, filloi ndotja me mbetje inerte dhe nuk ishte me e lehte per vajzat apo grate te ruanin traditen. Sot Edi Rama politikani i politikave te "reja" ka treguar se perveē politikes se plehrave asgje tjeter nuk di te prodhoje.
Por sigurish qe tironcit nuk meritojne me mire perderisa me zgjedhjen e tyre provuan se ndjehen mire ne "POLITIKEN E PLEHRAVE"

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ILIRI

Mesazh Sat Jan 12, 2008 5:15 pm nga ILIRI

APP, ndjekje penale Ramės pėr plehrat

Friday, 11 January 2008
Agjencia e Prokurimit Publik – APP do tė ēojė pėr ndjekje penale bashkinė e Tiranės, me motivacionin e shkeljes sė procedurave nė tenderin pėr pastrimin e kryeqytetit. Sipas drejtoreshės sė APP, Klodiana Cankja, shkaktare e gjithė kėsaj krize nė pastrimin e Tiranės ėshtė Bashkia, e cila ėshtė kujtuar me vonese nė kryerjen nė kohė tė tenderit, ndėrsa procedurat e tenderit tė muajit nėntor janė kundėr ligjit, duke bėrė tė mundur anulimin e tenderit. “Ky dokumentacion iu vu nė dispozicion dhe Drejtorisė sė krimit Ekonomik, pas kallėzimit penal pėr shkelje tė barazisė nė tender” deklaroi dje pėr mediat, znj. Cankja.Reagimi i APP vjen pas deklaratave tė vazhdueshme te ditėve tė fundit tė Bashkisė sė Tiranės dhe kreut tė saj, Edi Rama, lidhur me procedurat e tenderimit pėr pastrimin e qytetit tė Tiranės. Sipas ligjit tė prokurimit vetėm autoriteti kontraktor, nė kėtė rast Bashkia e Tiranės, ėshtė pėrgjegjės pėr menaxhimin e fondeve publike. Vonesat nė fillimin e procedurave nė asnjė formė nuk mund t’i ngarkohen Agjencisė sė Prokurimit Publik, sqaroi dje znj. Cankja. Sipas deklaratės sė djeshme pėr tė sqaruar opinionin publik, Bashkia ka patur njė kontratė tė mėparshme pėr pastrimin, ajo ka patur dijeni pėr kohėn e pėrfundimit tė kėsaj kontrate dhe pėr kohėzgjatjen e procedurave tė prokurimit sipas ligjit. “Nė kėtė mėnyrė duhet tė kishte planifikuar kohėn pėr tė siguruar shėrbimin pa ndėrprerje pėr qytetarėt. Fakti qė procedurat e prokurimit janė nisur me vonesė nga Bashkia e Tiranės nuk mund tė pėrkthehet si “arbitraritet” i Agjencisė sė Prokurimit”, tha Cankja. Situata me plehrat nė kryeqytet ėshtė rėnduar sė tepėrmi nė ditėt e para tė vitit, ku nė tė gjitha lagjet e Tiranės shiheshin male tė tėra me plehra, duke rrezikuar edhe shėndetin e njerėzve qė banonin pėrreth tyre. Lidhur me pisllėkun nė fjalė ka reaguar edhe kryebashkiaku Rama, i cili pėrgjegjėsinė pėr kėtė katrahurė me plehrat ia kaloi APP, sipas tė cilit kishte anuluar procesin e tenderit dhe firmėn fituese.
Deklarata
Agjencia e Prokurimit Publik nuk ėshtė e detyruar tė certifikojė procedura tė paligjshme vetėm pėr tė “shpėtuar” institucionin nga situata qė vetė ai ka krijuar, madje dhe pėrdorimi i procedurave pėr rastet emergjente nuk lejohet nga ligji i prokurimit publik kur kjo situatė ėshtė krijuar nga veprimi apo mosveprimi i vetė institucionit. Nga kjo deklaratė e lėshuar nga drejtoresha e APP-sė, vihet nė dukje se kryetari i Bashkisė sė Tiranės, Edi Rama kishte kėrkuar tė kryente njė tender me negocim, ose mė saktė tė zgjidhte firmėn qė do t’i hiqte plehrat Tiranės duke mos zhvilluar tender. Lidhur me procedurat konkrete tė prokurimit, mėsohet se nė Agjenci janė depozituar ankesa nga pesė subjekte pjesėmarrėse nė garė, disa prej tyre paraqitur si bashkim shoqėrish nė tender, menjėherė, sipas ligjit, Agjencia bėri pezullimin e procedurave dhe kėrkoi dokumentacionin e plotė tė procedurave tė prokurimit. Pas shqyrtimit tė dokumentacionit, u vėrejt se tė gjitha subjektet pjesėmarrėse nė garė, nuk plotėsonin kėrkesat qė vetė Bashkia kishte vėnė, kishin shumė mangėsi, ndėrmjet tė cilave dhe mosplotėsimi i dokumentacionit pėr makineritė apo pėr numrin e punonjėsve e tė tjera si kėto qė cenojnė zbatimin e kontratės. “Kualifikimi i subjekteve ishte bėrė nė kundėrshtim me ligjin, vetė Bashkia duhej tė kishte s’kualifikuar subjektet, kjo ishte arsyeja qė u vendos anulimi i procedurave me shkresėn e Agjencisė tė datės ‘07 Nėntor 2007” u shpreh dje, znj. Cankja. Sipas saj, ardhja e kėsaj deklarate pas mė shumė se dy muajsh nga anulimi ndofta ka tė bėjė mė shumė me pėrzgjedhjen e procedurės me negocim, pėr vazhdimin e shėrbimit tė pastrimit nė qytetin e Tiranės, procedure e cila sipas ligjit nuk ėshtė e preferuara pėr vetė shkallėn e transparencės qė siguron dhe vėrteton se Bashkia ėshtė shkaktari i kėsaj situate pasi nė dy muaj nuk ka marrė asnjė masė pėr fillimin e procedurave tė prokurimit.

Tenderi, zonat qė do pastrohen pas 15 janarit
- Pėr pastrimin emergjent tė pjesės Jug-Perėndimore (1), tė qytetit tė Tiranės pėr njė periudhė 6 mujore, fondi limit do tė jetė 42.020.365 lekė
- Pėr pastrimin emergjent tė Zonės Veri – Perėndimore (1), tė qytetit tė Tiranės, pėr njė periudhė 6-mujore, fondi limit kap shifrėn prej 34.163.629 lekė
- Pėr pastrimin e Zonės Jug–Perėndimore 2, tė qytetit tė Tiranės, fondi do tė arrijė deri nė 37.277.761 lekė
- Pėr pastrimin e zonave tė Veri - Perėndimore (2), fondi ėshtė 37.179.311 lekė

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

toni

Mesazh Sun Jan 13, 2008 1:27 pm nga toni

Po si mund t'presesh qe plenaxhiu t'pastroje plenat. Pa u pastru Tirona nga Roma nuk pastrohet nga plenat.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Tue Jan 15, 2008 12:12 pm nga Iliriada Portal

Partia Demokratike e konsideroi dje si hipokrizi deklaraten e kryebashkiakut te

Tiranes, Edi Rama, per me shume hapesira te gjelbra ne kryeqytet. Zedhenesi i PD-se, Gerti Bogdani, deklaroi se Tirana ne kete fillimviti eshte e mbushur me plehra dhe kryetari i Bashkise, Rama, ka punuar vetem per ta betonizuar ate. “Fillimi i vitit e gjen Tiranen me me shume plehra se peme; kjo te kujton kartolinen e shemtuar te Vitit te Ri, qe z. Rama u dha qytetareve te Tiranes. Hapesirat e pakta te gjelbra te qytetit jane zevendesuar me beton dhe pallate shumekateshe; kjo te kujton se kryetari i bashkise eshte vetem kryetari i KRRT-se”, theksoi zedhenesi i PD-se ne nje prononcim per mediat. Partia Demokratike nxjerr si perfundim se Edi Rama, njekohesisht edhe kryetar i Partise Socialiste, nuk eshte me kryebashkiaku i Tiranes. “Megjithate, eshte e natyrshme qe z. Rama mund te flase keshtu, sepse ai u nda dhe e la pas dore Bashkine e Tiranes, kur z. Ruci e shpalli ate Kryeminister dhe kur z. Rama vuri Eduard Shalsin kryetar bashkie, vetem disa dite pasi e kishte veshur ate si Plaku i Vitit te Ri ne nje kopsht te Tiranes”, deklaroi Bogdani. Sipas tij, imazhi qe te kujton Edi Rama si kryebashkiak i Tiranes eshte ai i nje njeriu me sepate ne dore.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

lola

Mesazh Mon Jan 28, 2008 4:21 pm nga lola

Rrugėt e Tiranės, ndėrtohen ditėn dhe shkallmohen natėn!
Tirana duket se nuk do ta shohė veten asnjėherė tė “qetė” pėrsa i pėrket gropave, kanaleve, apo materialeve inerte qė grumbullohen herė pas here nėpėr rrugėt e saj, qė ccuditėrisht gjenden gjatė gjithė kohės nė rikonstruksion tė vazhdueshėm.Kėshtu, teksa shohin hedhjen e asfaltit, shtrimin e kanalizimeve dhe linjave tė ndriccimit, apo edhe deri tek shtrimi i trotuareve, qytetarėt mendojnė se mė sė fundi kjo rrugė po shkon drejt mbarimit. Por, jo. Rikonstruksioni i njė rruge duket se nuk mund tė mbarojė kaq shpejt, edhe pse ligjėrisht janė lidhur kontrata pėr zbatimin e njė afati tė caktuar si dhe pėrsa i pėrket cilėsisė sė punimeve nė tė. Sapo mbaron pjesa mė e madhe e punės nė njė rrugė, apo edhe vetėm pak kohė pasi ajo ka mbaruar pėrfundimisht, matrapiku shfaqet sėrish nė mes tė rrugės dhe punėtorėt e firmės ndėrtuese nisin sėrish punime. Nė praktikėn e punės sė kryebashkiakut tė Tiranės, Edi Rama, konstatohet jo ndėrtimi, por shkatėrrimi i Tiranės. Kjo ndodh, jo nga pakujdesia dhe paftėsia, por nga fakti I dukshėm, se ai abuzon me fondet, duke patur si motiv pune korrupsionin. Pas aferave abuzive me tenderat e plehrave, me lyerjen e fasadave tė pallateve, me fondet e tjera publike dhe tenderat e shkollave e kopshteve tė fėmijėve, kryebashkiaku i pagėzuar me nofkėn “zotėria 10%”, ka zbuluar njė tjetėr hapėsirė vjedhjeje tė kėtyre fondeve. Ėshtė fjala pėr rrugėt e Tiranės. Ato, sicc e kemi parė, gėrmohen, shtrohen dhe asfaltohen ditėn nga firmat private dhe shkallmohen natėn, nga punonjėsit e bashkisė, po me urdhėr tė tij. Ne vėzhguam dje, disa rrugė tė kryeqytetit dhe konstatuam faktin, qė nė mbrėmje, qarkullimi i mjeteve nė disa rrugė kryesore e dytėsore tė Tiranės, ishte i vėshtirė tė lėvizje me mjete. Punonjės tė ngarkuar nga bashkia, tė cilėt janė tė ingranuar nė punėt publike, me kazma, lopata e matrapikė, pėr ccdo mbrėmje, pas orės 20.00 nisin shkalmimin e rrugėve tė Tiranės, sidomos tė rrugėve ku ka fluks qarkullimi. Nė Unazėn e Tiranės, kėta shkatėrrues rrugėsh, tė urdhėruar nga Edi Rama, po hapnin kanale nė 13 pika. Ata ccanin rrugėn, prishnin trotuare, hiqnin bordura betoni etj. Shkak, sipas tyre, ishin disa “gabime”, tė bėra nė project nga frimat ndėrtuese. Po kėshtu, nė segemntin e rrugės “Misto Mame”, kishte punime-shkaėrrime tė tilla. Punonjėsit dėmtonin asfaltin, bordurat e trotuarėt dhe fusnin e nxirrnin kablla elektrik e telefonik. Nė rrugėn tek shkolla “Vasil Shanto” ishte e njėjta pamje. Po kėshtu, nė Unaza e Re, nė Selitė, nė Kinostudio, tek shkolla “Bajram Curri” etj. Nėse kėto punime quhen ndėrtime, atėherė kryebashkiaku ka tė drejtė. Por kur kėto shkatėrrime, tė quajtura ndėrtime, bėhen menjėherė pasi kanė pėrfunduar asfaltimet dhe shtrimet e trotuarėve, ky veprim ka si tregues abuzimin dhe jo ndėrtimin. Pra, ka si motiv akordim fiktiv fondesh, pėr tė justifikuar njė vjedhje tjetėr me punėt publike

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi