ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ish-spiunėt, pseudonimet e 40 deputetėve dhe ish-deputetėve

Shko poshtė

05072008

Mesazh 

Ish-spiunėt, pseudonimet e 40 deputetėve dhe ish-deputetėve Empty Ish-spiunėt, pseudonimet e 40 deputetėve dhe ish-deputetėve




Ish-spiunėt, pseudonimet e 40 deputetėve dhe ish-deputetėve
Pas debatit shterpė pėr hapjen e dosjeve, "Shqip" zbulon nofkat qė njollosin politikėn. Nga "Qukapiku" te "Kastori"

Politika shqiptare ka qenė prej 18 vjetėsh e helmuar nga "mbetjet toksike" tė sė kaluarės komuniste, e cila ka lėnė si peng tė rėndė bashkėpunėtorėt e Sigurimit tė Shtetit, aparatit tė dhunshėm qė diktatura pėrdorte ndaj tė gjithė qytetarėve shqiptarė. Shumė prej aktorėve tė Parlamentit shqiptar, por edhe tė strukturave tė tjera tė shtetit, janė pjesė e atij kontingjenti qė Sigurimi i kishte nė listat e tij si bashkėpunėtorė, pavarėsisht sesi ata janė pėrsosur. Gazeta "Shqip", e cila sot po boton vetėm pseudonimet, disponon edhe emrat pėrkatės tė politikanėve apo ish-politikanėve qė kanė qenė bashkėpunėtorė tė Sigurimit tė Shtetit, por pėr arsye etike vendosi tė mos i botojė emrat e aktorėve, ish-aktorėve tė politikės, funksionarėve apo ish-funksionarėve tė shtetit shqiptar nga rrėzimi i komunizmit e deri mė sot. Ironitė e deputetėve mbi kolegėt e tyre tė implikuar nė Shėrbimin Sekret nuk kanė munguar sa herė qė nė arenėn politike hapet njė debat i ashpėr qė cenon interesat e zyrtarėve mė tė lartė tė shtetit, tė cilėt pėrdorin "ciceronėt" e tyre nė Kuvend pėr tė dramatizuar situatėn dhe trembur spiunėt e dikurshėm pėr tė mbyllur problemet mė delikate tė politikės aktuale. Gazeta "Shqip" ka siguruar tė dhėnat qė vijnė nga dosjet e ish-Sigurimit tė Shtetit pėr deputetėt, ish-deputetėt, funksionarėt e lartė apo ish-funksionarėt, qė kanė bashkėpunuar me shėrbimin sekret komunist ose sektorin special tė Partisė sė Punės. Nė dosjet sekrete tė diktaturės figurojnė nofka tė ndryshme: "Cigarja", "Dizenjatorja", "Financieri", "Profesori", "Inxhinieri", apo shumė pseudonime tė tjera si "Parafabrikati", "Sqepi", apo "Ēiftelia". Kėta pseudonime i pėrkojnė emrave konkret, tė cilat militojnė apo kanė milituar qė nga viti 1990 nė politikėn shqiptare apo edhe nė administratėn e shtetit. Njė pjesė e mirė e tyre kanė qenė edhe pjesėtarė tė institucionit kryesor tė shtetit: Kuvendit tė Shqipėrisė, pra deputetė. Prova mė e madhe pėr tė hedhur poshtė komunizmin dhe pėr tė kompensuar si fillim moralisht ish tė pėrndjekurit politikė ėshtė hapja e dosjeve sekrete tė spiunazhit komunist, qė pėr 18 vjet rresht ėshtė zvarritur duke arritur tė shkojė vetėm deri te dera e Kuvendit dhe jo tė bėhet realitet. Ky fakt tregon se njė pjesė e mirė e deputetėve kanė qenė tė implikuar me dosjet e spiunėve, ēka i ka detyruar ata tė hedhin poshtė ēdo pretendim pėr tė hapur dosjet famėkeqe. Edhe pse pseudonimet famėkeqe tė komunizmit dėmtojnė rėndė imazhin e deputetėve nė Parlament, kėta tė fundit nuk ngurrojnė t‘i nxjerrin tė palarat njėri-tjetrit duke i pagėzuar me epitete tė ndryshme si "Shishja e qumėshtit", "Alfons Ballsha". Tė gjithė ata politikanė tė sotėm e tė djeshėm, apo zyrtarė tė lartė tė institucioneve qė prej 29 nėntorit tė 1944 deri mė 31 mars tė 1991-it, i kanė shėrbyer Shėrbimit Sekret tė Shtetit do tė pėrballen me ligjin e ri pėr hapjen e dosjeve, i cili po pėrgatitet nga njė komision i posaēėm i Kuvendit.



Bashkėpunėtorėt

Gazeta "Shqip", e cila sot po boton vetėm pseudonimet, disponon edhe emrat pėrkatės tė politikanėve apo ish-politikanėve qė kanė qenė bashkėpunėtorė tė Sigurimit tė Shtetit, por pėr arsye etike vendosi tė mos i botojė emrat e tyre


Nofkat e pėrdorura nga politika


1. Qukapiku

2. Inxhinieri

3. Ēiftelia

4. Ēorapja

5. Dizenjatorja

6. Financieri

7. Drita

8. Stilografi

9. I vogli

10. Alfons Ballshi

11. Raketa

12. Profesori

13. Shkrimtari

14. Dragoi

15. Cigarja

16. Luftėtari

17. Proletari

18. Intelektuali

19. Medicina

20. Sqepi

21. Doku

22. Bozhuri

23. Plepi

24. Parafabrikati

25. Kitara

26. Ushtari

27. Gjeli

28. Grepi

29. Shishja e qumėshtit

30. Serbi

31. Ēiklisti

32. Greku

33. Malėsori

34. Tigri

35. Diplomati

36. Poeti

37. Urithi

38. Pėllumbi

39. Stuhia

40. Kastori
Shqip
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34581
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Ish-spiunėt, pseudonimet e 40 deputetėve dhe ish-deputetėve :: Komentet

avatar

Mesazh Sat Jul 05, 2008 4:38 pm nga Iliriada Portal

Gazeta Shqip do te quhej se e ka permbushur detyren e vet karshi opinionit nese do ti botonte dhe emrat qe i referohen ēdo pseudonimi, perndryshe kjo liste eshte e pabesueshme sepse gjithkush mund te beje lista te tera te tilla dhe te thote pastaj se keto jane pseudonime qe u perkasin politikaneve, deputeteve, ministrave, etj.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

emigranti

Mesazh Sat Jul 05, 2008 5:03 pm nga emigranti

Kte liste e kam lexuar kohe me pare ne nje gazete(sme kujtohet) por edhe me emrat referues. Fakti qe kete rradhe i kane hequr emrat per mua eshte dyshues se kemi te bejme me nje shpifje qe zakonisht gazetat i perdorin per te rritur tirazhin.

Edituar pėr herė tė fundit nga emigranti nė Sat Jul 05, 2008 5:21 pm, edituar 1 herė gjithsej

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

emigranti

Mesazh Sat Jul 05, 2008 5:19 pm nga emigranti

Duke kerkuar ne interne t e gjeta artikullin per te cilin beja fjale me lart me te vetmin ndryshim se lista qe eshte paraqitur me lart eshte shume me e gjate se sa lista e meposhtme. Gjithsesi nuk heq dore nga mendimi se puna e gazetes Shqip eshte gjysmake dhe ka nje qellim te caktuar ose eshte shpifje ose edhe vete gazeta duke mos i shkuar ēeshtjes deri ne fund ben lojen e vet per qellime perfitimi(jane bere te gjithe specialist te shantazhit tani)
E Marte, 16 Tetor 2007
Del ne qarkullim lista e plotė me emrat e te perfolurve

Opcioni i hapjes se dosjeve te Sigurimit te Shtetit ėshtė tema e ditės ne Kuvendin e Shqipėrisė. Deputetet kanė rindezur vete me duart e tyre, diskutimet dhe dyshimet e kahershme qe datojne qysh nga epoka e famshme e komisionit te virgjerise me 1996 apo atij Bezhani te vitit 1997, tok me pseudonimet, pėrsiatjet dhe hamendesimet qe lidhen me shumė prej atyre qe sot janė ne postin e nderuar te pėrfaqėsuesit te popullit. Diskutimet po perfshijne, ashtu siē edhe pritej, njė vale te vėrtetė akuzash personale qe deputetet hedhin ndaj njėri-tjetrit, pretendime shpesh edhe fare te pabazuara por me motivim te fortė politik, keqdashje tė atij tipi qe ėshtė bėrė shpesh sebep pėr daljen ne drite te shumė aneve te panjohura te njerėzve qe na qeverisin, e te tjera.

Njė liste me pseudonime dhe me referencat perkatese qe lidhen me emrat e deputeteve qe korrespondojne me to, po qarkullon prej disa ditesh ne celularet e deputeteve te te dy kraheve politike. Pretendimet ngrihen shpesh edhe thjesht mbi bazen e logjikes qe lidh profesionin apo kualifikimet e deputetit pėrkatės me pseudonimin qe i bashkangjitet atij. Ne disa raste, te bėhet tė mendosh se shefat e Sigurimit qe vendosnin pseudonimet pėr informatoret e tyre, duhet te kenė pasur njė sens te fortė humori ose pasion te theksuar pėr letersine. Ndonjeri prej pseudonimeve qe sipas pretendimeve i mvishet deputetit, korrespondon me karakteristika te tijat fizike. Ne disa raste edhe me pasione apo hobby te njohura botėrisht te pėrfaqėsuesit pėrkatės te popullit dikur ish-bashkepunetor me sherbimin sekret.

Moda e pseudonimeve pėr deputetet, hyri ne qarkullim rreth njė vit me pare, kur ne kulmin e luftės se nervave pėr temat e nxehta qe lidheshin me kompromisin pėr zgjedhjet vendore u hap pa u marrė vesh sesi debati: a duhen bėrė publike dosjet e Sigurimit. Vemendja e opinionit publik u zhvendos teresisht dhe gazetat serviren lista te tera pseudonimesh duke ngjallur hamendesime te shumta pėr deputetet dhe personat publike te cileve u referoheshin kėto terma, shpesh edhe zbavitese. Sporti popullor i deputeteve me pseudonime, rihyri ne vemendjen e publikut pėrsėri ditet e fundit kur u rinxor debati i vjetėr i hapjes apo jo, te dosjeve te bashkepunetoreve te Sigurimit te Shtetit, ndėrkohė qe vemendja e publikut ishte e perqendruar ne skandalin e madh financiar te rrugės Durrės – Kukes, shkarkimin e kryeprokurorit apo krizen e rėndė energjetike nė vend. Njė teme e nxehte, kjo e bashkepunetoreve te Sigurimit, ndoshta fale faktit se ne Shqipėrinė ish-komuniste ku sipas deshmive kronike te shtypit njė ne ēdo tre shqiptare ka pasur bashkepunime sado te parendesishme me sherbimin famekeq te Sigurimit te Shtetit, ka ndezur njė vėmendje te sforcuar nga ana e opinionit publik, i cili, pėr fat te mirė apo te keq, ne kėto 20 vitet e fundit kur edhe nami i strukturave sekrete s’ėshtė me ai i dikurshmi, ka ndryshuar strukturen, sferen e interesave dhe madje edhe ka humbur kujtesen kolektive.

Temat e pergjimeve, bashkepunetoreve sekrete dhe pseudonimeve tė tyre, perpos efektit imediat politik ne sherbim tė atyre qe vete i hapin dhe i hedhin ne treg si shashka tymuese pėr te terhequr vemendjen e publikut nga problemet reale, kanė thjesht njė interes te percipte, kurioz dhe gazmor tek pjesa tjetėr e opinionit, qe shikon tek kėto pseudonime me kumbim soc-realist, thjesht jehonen e njė epoke bardh’e zi qe s’mund te shkaktoje me kurrfare ndikimi ne jetėn e pėrditshme te shqiptarit te mesem, skeptik dhe pragmatist.

LISTA E DYSHIMEVE

Jemin Gjana – I vogli

Shaban Memia – Qukapiku

Jozefina Topalli – Dizenjatorja

Spartak Poci – Inxhinieri

Prec Zogaj – Ciftelia

Servet Pellumbi – Rraketa

Astrit Patozi – Alfons Balshaj

Ekrem Spahia – Drita e kuqe

Ridvan Bode – Financjeri

Besnik Mustafai – Shkrimtari

Nard Ndoka - Kronometri

Vili Minarolli – Profesori

Teodor Laco – Dragoi

Leonard Demo – Murrizi

Frrok Cupi – Llulla

Abdi Baleta - Stilografi

Mare nga gazeta Korrieri

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

emigranti

Mesazh Sat Jul 05, 2008 5:41 pm nga emigranti

Eshte interesant se ne listen e korrierit vetem tre persona i perkasin krahut te majte;Abdi Baleta - Stilografi, Frrok Cupi – Llulla,dhe Servet Pellumbi – Rraketa.
E merr vesh edhe gomari se kjo eshte bere me qellim pasi te tre keta jane pa vlere per te majten pasi asnjeri prej tyre momentalisht nuk eshte i inkuadruar ne PS. Pellumbi qe ndoshta vazhdon te jete anetar i PS nuk i duhet tani askujt ne PS keshtuqe fare mire mund te vleje per te mbuluar llogarite e te tjereve, ashtu si dhe dy te tjeret Abdi Baleta dhe Frrok Cupi. Kjo do te thote se edhe vete gazetat ja kane me hile popullit dhe demokracise shqiptare.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Sat Jul 05, 2008 5:44 pm nga neni 55

Jo vetem me te majten por edhe me te djathten qenka bere kujdes.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

shqiptari

Mesazh Sat Jul 05, 2008 6:21 pm nga shqiptari

zhurm zhurm shum shum zhuuuurm Laughing

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ILIRI

Mesazh Sun Jul 06, 2008 8:59 am nga ILIRI

Propozimi i dėshtuar i Flamurit pėr spiunėt

Nga Tema

Antena brenda familjes


Ligji pėr hapjen e dosjeve tė Sigurimit tė Shtetit do tė vazhdojė tė jetė objekt i debatit politik dhe pėr ca kohė. Partia Socialiste ka kėrkuar hapjen e dosjeve tė bashkėpunėtorėve, Partia Demokratike hapjen e dosjeve tė persekutorėve, ndėrsa Partia Demokristiane hapjen e dosjeve tė bashkėpunėtorėve dhe persekutorėve, por qė nuk prishin shumė punė nė politikėn e sotme. Ky debat nė fakt nuk do tė ketė fund, pasi realisht askush nuk kėrkon tė hapen dosjet, jo se dikush do tė dalė ose jo spiun, por pas kėsaj politikanėve iu ikėn nga duart mekanizmi i shantazhit mbi hapjen e dosjeve dhe politika do bėhet mė teknike.
I vetmi qė ka dhėnė njė propozim normal pėr kėtė ēėshtje nė konsultėn e ngushtė tė PD ka qenė Flamur Noka. Ai ka sugjeruar qė dosjet tė hapen pėr tė gjithė ish-spiunėt dhe zyrtarėt komunistė tė ndalohet tė merren me politikė, kurse doktori tė mbajė nė sirtarė dosjet e tė korruptuarve. Kėshtu, sipas skemės sė Flamurit, doktori do jetė prapė i fuqishėm, pasi ai vėrtet nuk do t’iu ketė dosjet kėtyre xhaketave tė vjetra tė PD, por do t’u ketė dosje kėtyre tė KOP-it nė PD, qė s’kanė patur moshė tė bėhen sigurimsa, por janė nė moshė pėr tė qenė hajdutė. Me kėtė propozim nė mendje dhe zemėr Flamuri i shkretė shkon te doktori dhe i tregon skemėn e tij.
- Nga kėta tė vjetrit nė PD nja tre-katėr kemi spiunė, - i tha Flamuri. - Dhe ata nuk kanė ndonjė peshė. Kurse kėta tė rinjtė janė bėrė tė padurueshėm. Dhe filloi t’i numėrojė gjithė historitė e korrupsionit qė populli raporton te Flamuri nė zyrat e PD, ku nuk ka njeri tjetėr. I zuri gjithė KOP-istėt, qė nga letrat qė kanė ardhur pėr Aldo Bumēin, pėr Eris Hoxhėn, pėr Lul Bashėn, me radhė deri te makina e kunatit tė Lul Bashės, apartamenti i tij luksoz etj. Pastaj nisi t’i tregonte historinė e pallatit te Garda, qė Flamuri i shkretė e ndaloi me urdhėr partie njė vit mė parė, edhe pse iu ofruan miliona, dhe ai vazhdon tė ngrihet, duke keqpėrdorur emra familjarėsh tė doktorit. Berisha po e dėgjonte i ngrysur. Flamuri i shkretė vazhdoi t’i tregonte pėr tenderat e ARMOS, si ishte shitur nafta krudo mė parė, si i kishin premtuar parį partisė dhe s’ia kishin dhėnė, si e kishte luftuar korrupsionin nė ISKSH duke ēuar vėllain e vet kryetar komisioni pėr tenderat e kėshtu me radhė.
Doktori e dėgjoi me vėmendje dhe e pyeti se cili ishte propozimi final i Flamurit.
- Unė them t’i hapim dosjet e bashkėpunėtorėve dhe tė mbajmė dosjet e korrupsionit, se kėshtu kemi me se i shtrojmė kėta tė rinjtė nė PD, - tha Flamuri.
- Nuk e ke keq, - i tha doktori. - Problemi ėshtė se kemi pėr tė mbetur pa asnjė palė dosje nė sirtar. Nėse i hapim dosjet e bashkėpunėtorėve, njė pjesė do largohen, kurse ata qė nuk janė bashkėpunėtorė, do t’i kemi nėpėr kėmbė dhe s’kemi ē’iu themi. Nga ana tjetėr, kėtyre tė korruptuarve qė thua ti, s’kemi ē’iu bėjmė, se ka dalė fjala qė ne jemi zėnė me Ina Ramėn dhe kėta tė KOP-it nuk tremben nga dosjet e korrupsionit, se e dinė qė nuk i gjykojmė ne, por Ina Rama. Dhe ata mbrohen politikisht, po i sulmuam.
I hutuar nga ky zhvillim, Flamuri u tėrhoq nga propozimi i tij dhe kėrkoi leje tė ikte.
- Shko Flamur, - i tha doktori, - dhe bė kujdes nga partia, se po vijnė lajme tė dyshimta andej. Nuk je duke qėndruar nė krye tė punėve.
- Dhe aty paksa spiunė? - tha Flamuri.
- Normal, - i tha doktori. - Atje ka mundėsi tė ketė dhe nga dosjet e Sigurimit, dhe nga dosjet e korrupsionit, prandaj bė kujdes.
- Patjetėr, - tha Flamuri i shkretė, i skuqur nė fytyrė duke dalė jashtė. I pari qė ndeshi nė korridor ishte Bardh Kadilli, kėshilltari Antikorrupsion.
- Ku ishe? - e pyeti Kadilli.
- Tek ai burri, - i tha Flamuri.
- Ēfarė ka ndonjė gjė tė re? - i tha Kadilli.
- Asgjė, - i tha Flamuri. - Ai burri thotė qė Ina Rama nuk do t’ia dijė fare pėr dosjet e korrupsionit qė mund t’i ēojmė ne pėr hetim...
Bardh Kadilli u ēel nė fytyrė.
- E sigurt kjo? - i tha.
- Kėshtu tha ai burri.
- Ai s’gėnjen, - tha Kadilli i lumtur. - Jemi qeveri me fat.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi