ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sofja pėrjeton Gėrdecin, shpėrthen baza e demontimit tė predhave

Shko poshtė

05072008

Mesazh 

Sofja pėrjeton Gėrdecin, shpėrthen baza e demontimit tė predhave Empty Sofja pėrjeton Gėrdecin, shpėrthen baza e demontimit tė predhave




Sofja pėrjeton Gėrdecin, shpėrthen baza e demontimit tė predhave

Njė seri shpėrthimesh tė fuqishme kanė tronditur dje kryeqytetin bullgar, Sofjen, ndėrsa tė dhėnat e para flasin pėr plasjen e 2500 tonė municioneve tė vjetruara klasike dhe 15 tonė tritol nė depot ushtarake nė rajonin Ēellopeēene. Ngjarja ka marrė pėrmasa dramatike duke ditur qė bėhet fjalė pėr njė bazė tė demontimit tė municioneve tė kalibrit tė rėndė ushtarak. Megjithatė, fatmirėsisht deri nė orėt e vona tė mbrėmjes sė djeshme nuk ėshtė folur pėr viktima nė njerėz, por vetėm pėr dėme materiale. Nga ana tjetėr, rreth zonės ku ndodhėn shpėrthimet ėshtė ndaluar qarkullimi i njerėzve, ndėrsa gjithēka ėshtė duke hetuar nga strukturat shtetėrore bullgare. Shpėrthimet janė dėgjuar nė orėn 6:30 minuta tė mėngjesit tė djeshėm nė rajonin Ēellopeēene, njė lagje nė pjesėn veriore tė kryeqytetit Sofje. Fillimisht, lindi njė zjarr dhe mė pas shpėrthime. Sipas dikasterit kombėtar “Mbrojtja civile”, nga tė dhėnat paraprake, janė shpėrthyer katėr depo, nė tė cilat ruheshin para asgjėsimit tė tyre patronė me afat skadimi tė kaluar dhe predha klasike artilerie. Sipas tė dhėnave tė autoriteteve bullgare pėr agjencitė vendase, sasia e pėrgjithshme e municioneve tė ruajtura nė depot nė momentin e plasjes ishte 2500 tonė municione tė vjetruara klasike dhe 15 tonė tritol. Ndėrkaq, Agjencia e Rregullimit Bėrthamor pohoi menjėherė se nuk ka burime tė rrezatimit radioaktiv dhe tė jonizuar. Sipas saj, rrezatimi nė rajonet e plasjeve ėshtė normal, madje pas matjeve kontrolluese, u vendosėn pėrqendrime tė rritura tė dioksidit karbonik, tė cilat janė nė normat e lejueshme. Ndėrkohė, nė vendin e incidentit ishte Presidenti Georgi Pėrvanov, ministri i Mbrojtjes Nikollaj Conev dhe shefi i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė Bullgare gjeneral Zllatan Stojkov. Ata kanė urdhėruar hetimin e menjėhershėm tė shkaqeve tė incidentit. Shefi i kabinetit tė Presidentit, Nikolla Kollev, deklaroi se kryetari i shtetit do tė ndjekė rastin nga afėr, sepse problemi me asgjėsimin e municioneve tė vjetra ėshtė i madh. Ai i bėri thirrje qeverisė tė ndėrmarrė tė gjitha masat dhe tė miratojė vendimin pėr likuidimin e municioneve tė ngjashme. Sipas tij, nė mbarė vendin ato numėrojnė nga 80000 deri nė 100000 tonė. Deri nė orėt e pasdites sė djeshme, ekipet e Mbrojtjes Civile bullgare kanė vazhduar tė punojnė nė rajonin e incidentit, nė Ēellopeēene. Sipas tė dhėnave policore, menjėherė pas plasjeve tė para nga zona e incidentit u evakuuan afro 750 veta. Mė vonė, nga fshatrat pėrreth u evakuuan edhe 1500 veta tė tjerė. Policia bėri tė ditur se aktualisht po vazhdojnė matjet nė vendbanimet e rajonit, ndėrsa nuk ka pėrqendrime tė rritura tė lėndėve dėmtuese. Tė dhėnat e para tregojnė ndotje tė ajrit me pluhur dhe me copėza tė ngurta. Fatmirėsisht, nė vendbanimet nė afėrsi tė incidentit ka dėme materiale. Situata nė rajon gradualisht ka shkuar drejt normalizimit dhe deri nė orėt e vona tė mbrėmjes sė djeshme, nuk ėshtė lajmėruar pėr viktima. Aeroporti i kryeqytetit ėshtė i mbyllur Nė lidhje me situatėn e jashtėzakonshme qė lindi pas plasjeve nė lagjen Ēellopeēene, autoritetet kanė urdhėruar mbylljen e aeroportit tė Sofjes deri nė orėn 14:30 tė ditės sė djeshme. Megjithatė, Agjencia Telegrafike Bullgare lajmėroi nga qendra e komunikimit nė aeroport se kjo orė mund tė ndryshohet nė varėsi tė situatės. Nė rast domosdoshmėrie, udhėheqja e aeroportit, Mbrojtja Civile dhe Ministria e Mbrojtjes do tė miratojnė vendim pėr ndryshimin e orės. KE po studion shpėrthimin nė Ēellopeēene Komisioni Evropian po studion faktet dhe informatėn pėr shpėrthimin nė depot ushtarake rreth Sofjes. Sipas korrespondentit tė radios kombėtare bullgare nė Bruksel, informata ėshtė marrė nė tė ashtuquajturėn Hallkė pėr njė mbrojtje civile, mė saktė nė Qendrėn pėr monitorim dhe koordinim pranė tij. Nė kėtė qendėr mbėrriti informata, si dhe kėrkesa pėr ndihmė dhe pėrkrahje gjatė fatkeqėsive tė mėdha natyrore ose gjatė ngjarjeve tė shkaktuara nga vet njerėzit me pasoja tė rėnda pėr mjedisin rrethues dhe shoqėrinė. Deri tani nga pala bullgare nuk janė vėnė kėrkesa pėr dhėnien e ndonjė lloj ndihme ose pėrkrahje, shtuan burime nga Komisioni Evropian. Mbledhja e jashtėzakonshme e qeverisė Tė gjitha rreziqet lidhur me incidentin nė depot ushtarake nė Ēellopeēene kaluan. Kėtė e tha ministri ushtarak Nikollaj Conev pas mbledhjes sė jashtėzakonshme tė qeverisė, nė tė cilėn u diskutua situata nė rajon. “Rreziku mė i madh ishte me njė depo me 20 tonė trotil, por ai kaloi”, - theksoi ministri. Nuk ka ndotje tė ajrit nė rajon, vetėm niveli i pluhurit ėshtė i rritur pesė herė. Kėtė e njoftoi ministri i Ambientit Rrethues dhe i Ujėrave, Xhevdet Ēakėrov. Ministri i Punėve tė Brendshme, Mihaill Mikov tha se nė etapėn e tanishme nuk ka nevojė qė banorėt e rajonit tė evakuohen.
Standart
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34581
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Sofja pėrjeton Gėrdecin, shpėrthen baza e demontimit tė predhave :: Komentet

avatar

Mesazh Sat Jul 05, 2008 4:41 pm nga Iliriada Portal

Keta paskan shpetuar paster.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

emigranti

Mesazh Sat Jul 05, 2008 5:01 pm nga emigranti

Edhe ato me keq se ne. Populli puno e qeverite komuniste bli rrangallat e Kines dhe Rusit. Kjo eshte ajo pasuria qe na lane. Vdekja.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi