ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tė pėrndjekurit: Ministri me pseudonim nė qeveri

Shko poshtė

06072008

Mesazh 

Tė pėrndjekurit: Ministri me pseudonim nė qeveri Empty Tė pėrndjekurit: Ministri me pseudonim nė qeveri




Tė pėrndjekurit: Ministri me pseudonim nė qeveri
Pas nisjes sė debatit pėr hapjen e dosjeve tė kohės sė diktaturės, reagojnė edhe ish tė pėrndjekurit dhe tė dėnuarit politikė.

Sipas sekretarit tė pėrgjithshėm tė tė pėrndjekurve, Besim Ndregjoni, "spiunėt" janė futur edhe nė qeveri. "Ndodhet njė ministėr nė kabinet, mesa di unė, por qė nuk dua ta jap emrin, se s'dua tė bėj rolin e dėshmisė, por qė ka njė pseudonim shumė tė bukur 'pėrrenjasi'. Ka edhe disa zv.ministra, p.sh. lapsi", ka deklaruar Ndregjoni nė njė intervistė pėr "Vizion Plus". I kontaktuar nga gazeta, ai ka ngurruar tė japė mė shumė informacion rreth fakteve tė mbledhura nga tė pėrndjekurit pėr "spiunėt" e kohės sė diktaturės, teksa beson njė gjė tė tillė do ta bėjė komisioni i verifikimit tė figurave qė pritet tė ngrihet pas miratimit tė ligjit tė ri nė Kuvend. I pyetur nėse gjatė takimeve me Kryeministrin Berisha dhe me Presidentin Topi ėshtė ngritur ēėshtja e pėrfshirjes sė zyrtarėve me dosje nė qeveri, Ndregjonji thotė se ky ka qenė njė shqetėsim konstant i tė pėrndjekurve nė tė gjitha takimet me zyrtarėt e lartė. "Ia kam kėrkuar edhe Presidentit, edhe Kryeministrit, qė zyrtarėt me dosje gjatė kohės sė regjimit komunist tė mos jenė pjesė e niveleve drejtuese tė vendit. Nė takimin e fundit, Presidenti Topi ishte dakord, por mė ka thėnė qė duhet tė miratohet ligji, qė ndalon emėrimin dhe dekorimin e zyrtarėve me dosje, nė rast tė kundėr njė gjė e tillė nuk mund tė parandalohet. Pėr kėtė fajin e ka Parlamenti", theksoi Ndregjoni. Sipas tij, "edhe me Kryeministrin Berisha e kam ngritur kėtė ēėshtje dhe i kam kėrkuar tė dėnohen krimet e komunizmit dhe tė hapen dosjet".
Katėr draftet
Nė kėto tri javė qė kanė ngelur deri nė pėrfundim tė sesionit parlamentar, pritet tė ketė njė debat tė fortė nė Parlament pėrsa i pėrket hapjes sė ligjit tė dosjeve. Prej gati dy vjetėsh nė zyrat e Kuvendit ndodhen tre drafte tė paraqitura nga Partia Demokratike, Partia Socialiste dhe Partia Republikane. Por njė muaj para mbylljes sė punimeve tė Kuvendit, u rihap ēėshtja e dosjeve tė spiunėve tė sigurimit. Pak ditė mė parė edhe deputeti i PD-sė, Aleksandėr Biberaj, paraqiti nė Parlament njė draft, i cili sipas tij ėshtė njė bashkim i tre drafteve tė paraqitura mė parė. Por edhe nė kėtė ēėshtje duket se nuk ka konsensus nė grupin e PD-sė. Fillimisht, Biberaj deklaroi se drafti qė ka paraqitur nė Kuvend ka edhe pėlqimin e Kryeministrit Berisha. Nė draftin e propozuar prej tij, pėrcaktohen kategoritė qė do tė verifikohen si dhe papajtueshmėria e funksioneve, ēka do tė thotė se ish-zyrtarėt e regjimit, tė cilėt kanė mbajtur njė seri postesh, tė pėrcaktuara nė nenin 4, nuk do tė mund tė zgjidhen dot nė nivele tė larta drejtuese. Tė tillė janė ish-anėtarėt ose kandidatėt e byrosė politike, ish-anėtarėt ose kandidatėt e komitetit qendror tė partisė, ish-ministrat, ish-anėtarėt e kėshillit presidencial etj. Kėshtu, dy prej deputetėve tė parė qė do tė lėnė politikėn, nėse ky variant i paraqitur nga deputeti Biberaj do tė miratohet, janė ish-ministri i Arsimit, Skėnder Gjinushi dhe ish-ministri i Brendshėm, Gramoz Ruēi. Ndėrkohė, njė ditė mė vonė, anėtari i Komisionit tė Ligjeve, Aldo Bumēi, deklaroi se tė drejtėn pėr t'i shkrirė tre p/ligjet nė njė tė vetėm e ka pikėrisht ky komision. Bumēi tha se nė mbledhjet e ardhshme tė komisionit do tė shqyrtohet edhe drafti i paraqitur nga deputeti i PD-sė, Aleksandėr Biberaj, ndėrkohė qė, sipas tij, do tė priten edhe mendime apo amendime tė deputetėve tė tjerė tė Kuvendit.
Panorama
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34581
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Tė pėrndjekurit: Ministri me pseudonim nė qeveri :: Komentet

mira

Mesazh Sun Jul 06, 2008 12:58 pm nga mira

Te perndjekurit i ane votuar vete ministrat spiune. Very Happy

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi