ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Drafti i plote per hapjen e dosjeve i hartuar nga deputeti Biberaj

Shko poshtė

08072008

Mesazh 

Drafti i plote per hapjen e dosjeve i hartuar nga deputeti Biberaj Empty Drafti i plote per hapjen e dosjeve i hartuar nga deputeti Biberaj




Drafti i plote per hapjen e dosjeve i hartuar nga deputeti Biberaj

Nė mbėshtetje tė nenit 81 si dhe nenit 83 pika 1 tė Kushtetutės sė Republikės sė Shqipėrisė,


Neni 1


Qėllimi i ligjit


Ky ligj ka pėr qėllim tė kontrollojė pastėrtinė e figurės sė ēdo funksionari publik tė zgjedhur apo tė emėruar, lidhur me pjesėmarrjen e tyre nė strukturat politikėbėrėse dhe zbatuese tė dhunės sė diktaturės sė proletariatit, si drejtues apo punonjės operativ (legal apo ilegal), apo si dhe bashkėpunėtorė sekret tė ish-Sigurimit tė Shtetit, pėr periudhėn 29 nėntor 1944 deri nė 31 mars 1991.


Neni 2


Objekti i ligjit


Objekti i kėtij ligji ėshtė pėrcaktimi i funksioneve shtetėrore, mbajtja e tė cilave ėshtė e papajtueshme, pėr arsye tė veprimtarisė sė funksionarit nė tė kaluarėn e tij.


Neni 3


Subjektet e verifikimit


(Varianti I)


Hapen tė gjitha arkivat e ish-Sigurimit tė Shtetit dhe behen pubike me pėrjashtim tė atyre qė trajtojnė cėshtje tė sigurisė kombetare.


(Varianti II)
Hapen tė gjitha arkivat e ish-Sigurimit tė Shtetit, por nuk behen publike.

Cdo qytetar i interesuar mund tė marrė informacion pėr vehten e vet ose familjen e tij, pranė Autoritetit tė Kontrollit tė Figurave.


(Varianti III)
Subjekti i verifikimit sipas kėtij ligji, janė tė gjithė funksionarėt publikė, tė zgjedhur apo tė emėruar, tė cilėt aktualisht ushtrojnė apo do tė ushtrojnė njė nga funksionet e mėposhtme: Presidenti i Republikės sė Shqipėrisė dhe tė dekretuarit nga Presidenti i Republikės; Deputetėt e Kuvendit tė Shqipėrisė si dhe tė zgjedhurit nga Kuvendi; Anėtarėt e Kėshillit tė Ministrave, zėvendėsministrat, sekretarėt e pėrgjithshėm, funksionarėt politikė, drejtorėt e pėrgjithshėm dhe drejtorėt e drejtorive tė dikastereve, si dhe tė barazuarit me ta nė strukturat e tjera shtetėrore; Anėtarėt e Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė si dhe gjyqtarėt e prokurorėt e tė gjitha niveleve tė gjykatave dhe prokurorive; Funksionarė tė lartė tė Presidencės, administratės sė Kuvendit, tė Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė, tė Gjykatės sė Lartė, tė Gjykatės Kushtetuese, tė Prokurorisė sė Pėrgjithshme, sipas rangjeve tė caktuara nė pikėn c; Guvernatorė, zėvendėsguvernatorė dhe drejtorėt e Bankės sė Shqipėrisė; Funksionarė nė Forcat e Armatosura tė Republikės sė Shqipėrisė, nė Shtabin e Pėrgjithshėm tė Ushtrisė, si dhe oficerėt me gradė “Gjeneral” dhe “Kolonel”; Prefektėt, kryetarėt e kėshillave tė qarkut si dhe kryetarėt e bashkive dhe komunave; Anėtarėt e kėshillave tė qarkut si dhe tė kėshillave bashkiake;

Funksionarė nė Shėrbimin Informativ Shtetėror (SHISH), nė Shėrbimin Informativ Ushtarak (SHIU) dhe nė Shėrbimin Informativ tė Rendit (SHIR); Funksionarė nė Gardėn e Republikės; Drejtues tė policisė sė shtetit, drejtorė dhe shefa policie nė nivel qarku si dhe nė nivel komisariati; Diplomatėt nė pėrfaqėsitė tona diplomatike; Drejtuesit dhe anėtarėt e forumeve drejtuese nė nivel qendror apo lokalė tė partive politike parlamentare si dhe tė atyre qė financohen nga buxheti i shtetit; Drejtues, kryeredaktorė dhe redaktorė tė mediave audio-vizive, si dhe te mediave tė shkruara me njė tirazh ditor mė tė madh se 2000 kopje nė ditė; Akademikė, rektorė/zv. rektorė, dekanė tė universiteteve shtetėrore si dhe drejtorėt e shkollave tė mesme publike. Pėrfaqėsuesit e lartė tė komuniteteve fetare me nėnshtetėsi shqiptare.


Neni 4


Papajtueshmėria e funksioneve


Pastėrtia e figurės morale tė funksionarit, tė pėrcaktuar nė Nenin 3 tė kėtij ligji, ėshtė e papajtueshme, me mbajtjen prej tij, gjatė periudhės 29 nėntor 1944 deri mė 31 mars 1991 tė njė prej detyrave tė mėposhtme: Anėtarė ose kandidat i Byrosė Politike, anėtarė ose kandidat i Komitetit Qendror tė PPSH-sė, sekretar i parė ose i dytė i komitetit tė partisė sė rrethit, kryetar ose zv. kryetar i komitetit ekzekutiv tė rrethit, me pėrjashtim tė rasteve kur ėshtė larguar vetė nga detyra nė mėnyrė publike; Anėtarė qeverie, anėtarė i Kėshillit Presidencial, kryetar dhe anėtar i Gjykatės sė Lartė, Prokuror i Pėrgjithshėm dhe zėvendės tė tij, para zgjedhjeve tė 31 Marsit 1991; Zv. Ministėr i Punėve tė Brendshme, oficer madhor apo funksionar drejtues i organeve tė Sigurimit tė Shtetit si dhe kryetar dege; punonjės operativė (legal apo ilegal), bashkėpunėtorė sekret tė organeve tė Sigurimit tė Shtetit; Bashkėpunėtorė si dhe agjent nė shėrbim tė shėrbimeve tė huaja apo tė organeve analoge; I dėnuar me vendim tė formės sė prerė, pėr krimet kundėr njerėzimit, pėr shpifje apo dėshmi tė rremė nė procese politike speciale; Anėtarė i Komisionit Qendror tė Dėbim-Internimeve; Hetues nė organet e Sigurimit tė Shtetit si dhe prokuror, gjyqtar apo ndihmės gjyqtarė nė procese politike speciale; Denoncues apo dėshmitarė rėndues nė proceset politike.


Neni 5


Statusi dhe Pėrbėrja e Autoritetit
Pėr zbatimin e kėtij ligji, krijohet Autoriteti i Kontrollit tė Figurave, Autoritet i

cili organizohet dhe funksionon si autoritet i pavarur. Autoriteti ėshtė organ i pėrhershėm mbikqyrje dhe kontrolli i pastėrtisė sė figurave tė funksionarėve. Autoriteti pėrbėhet nga 5 anėtarė, tė cilėt propozohen si vijon: Presidenti i Republikės; Kėshilli i Ministrave; Drejtori i Pėrgjithshėm i SHISH; Grupi parlamentar mė i madh i maxhorancės; Grupi parlamentar mė i madh i opozitės. Anėtarėt e Autoriteti miratohen nga Kuvendi i Shqipėrisė.


(Varianti I)


Pėrfaqėsuesi i Presidentit zgjidhet kryetar, ndėrsa ai i Kėshillit tė Ministrave n/kryetar.


(Varianti II)


Kryetar zgjidhet i propozuari qė merr me shumė vota nė Kuvend ndėrsa n/kryetar i dyti sipas votave.
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34536
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Drafti i plote per hapjen e dosjeve i hartuar nga deputeti Biberaj :: Komentet

ILIRI

Mesazh Tue Jul 08, 2008 10:14 am nga ILIRI

Neni 6

Kushtet pėr tu zgjedhur anėtarė Autoriteti Anėtari i autoritetit tė kontrollit tė figurės sė funksionarit duhet tė plotėsojė kėto kushte:

tė jetė shtetas shqiptar tė ketė arsimin e lartė; tė ketė vjetėrsi pune jo mė pak se 10 vjet dhe moshė mbi 35 vjeē; tė mos jetė i dėnuar pėr vepra penale; tė mos jetė larguar nga puna ose nga shėrbimi civil me masė disiplinore. Ēdo kandidat pėr anėtarė, pėrpara se tė emėrohet duhet tė bėjė njė deklaratė pėr pastėrtinė e figurės sė tij, lidhur me papajtueshmėrinė e funksioneve siē pėrcaktohet nė Nenin 4 tė kėtij ligji.

Neni 7

Fillimi i detyrės nga anėtarėt e Autoritetit

Anėtarėt e Autoritetit fillojnė ushtrimin e detyrės brenda 5 ditėve nga miratimi i Autoritetit.

Neni 8

Pėrfundimi i detyrės nga anėtarėt e Autoritetit Mandati i anėtarėve tė Autoritetit ėshtė 5 vjecar.Ēdo anėtar i Autoritetit zėvendėsohet apo lirohet nga detyra, nė njė nga raste kur:

jep dorėheqjen; nxjerr pėr tė tretė, informacione konfidenciale, tė marra gjatė ushtrimit tė detyrės; kryen veprime qė cenojnė rėndė integritetin e tij; Kuvendi i Shqipėrisė brenda 10 ditėsh nga marrja dijeni pėr njė nga rastet e pėrcaktuara nga shkronjat ‘’a’’, “b”, dhe “c”, me kėrkesė tė Autoritetit apo propozuesit, nis procedurėn pėr zėvendėsimin e anėtareve.

Neni 9

Veprimtaria e Autoritetit a) Autoriteti organizohet dhe funksionon si autoritet i pavarur, si organ i pėrhershėm mbikėqyrje dhe kontrolli i pastėrtisė sė figurave tė funksionarėve, sipas kritereve te pėrcaktuara nė kėtė ligj. c) Mbledhjet e Autoritetit janė tė vlefshme, kur janė tė pranishėm tė paktėn 4 anėtarė, ndėrsa vendim-marrja kur pėr tė shprehen pro ose kundėr, te paktėn 3 anėtarė sipas rastit. Ndalohet abstenimi, apo tėrheqja e anėtarėve nga votimi. d) Autoriteti gjatė veprimtarisė sė vet, asistohet, nga njė personel ndihmės i SHISH, Ministrisė sė Brendshme si dhe i Drejtorisė sė Pėrgjithėshme tė Arkivave, pėr tė cilėt ėshtė bėrė mė parė verifikimi i pastėrtisė sė figurės. Numri i personelit ndihmės dhe buxheti pėrcaktohet nga Kėshilli i Ministarve. 5. Autoriteti brenda 1 muaji miraton rregulloren e funksionimit. Pjesė e kėsaj rregulloreje ėshtė edhe mėnyra e ndarjes sė pėrgjegjėsive dhe e komunikimit ndėrmjet Autoritetit dhe stafit ndihmės s tij.

6. Anėtarėt e Autoritetit pėrfitojnė pagėn nė nivelin e anėtėrėve tė autoriteteve/enteve tė tjera homologe.

Neni 10

Papajtueshmėria dhe konflikti i interesave Anėtari i Autoritetit ėshtė i detyruar tė heqė dorė nga verifikimi i figurės sė funksionarit nė hetim, pėr shkak te pa pajtueshmėrisė apo konfliktit te interesave si pasojė e lidhjes sė tij me njė nga rrethanat e nenit 72, pikat 2, 3, 4, dhe 6, tė ligjit 8116, datė 22.03.1996, “Kodi i procedurės civile tė Republikės sė Shqipėrisė”, tė ndryshuar.

Pėrpara verifikimit tė figurės sė cdo funksionari, anėtarėt e Autoritetit nėnshkruajnė njė deklaratė pėr mungesėn e konfliktit tė interesit.

Neni 11

Tė drejta tė Autoritetit

1. Autoriteti shtetėror, nė funksion tė pėrmbushjes sė detyrave tė ngarkuara me kėtė ligj, ka tė drejtė tė kėrkojė t’i vihen nė dispozicion tė gjitha materialet arkivore, duke pėrfshirė edhe dokumentacionet e Partisė sė Punės tė Shqipėrisė, nga tė cilat mund tė merren tė dhėna pėr veprimtarinė e Sigurimit tė Shtetit dhe tė personave tė veēantė, qe kanė tė bėjnė me zbatimin e kėtij ligji. 2. Ministria e Brendshme, Shėrbimi Informativ Shtetėror, gjykatat dhe prokuroritė, Drejtoria e Pėrgjithshme e Arkivave, jane te detyruara t’i paraqesin menjėherė komisionit, kundrejt kėrkesės, te gjitha materialet arkivore te kėrkuara.

Neni 12

Nisja e procedurės sė verifikimit

Autoriteti vihet ne lėvizje dhe nis procedurėn e verifikimit tė funksionareve: me kėrkesė me shkrim, tė titullarit tė institucionit apo organit tė emėrtesės sė tij, pėr funksionarin publik; kryesisht, pėr tė gjithė subjektet e pėrcaktuara nė nenin 3, tė kėtij ligji.

Neni 13

Detyrimi pėr njoftime pėr emėrimet apo zgjedhjet e reja

Drejtuesi i ēdo institucioni apo organi pėrfaqėsues i emėrtesės, depoziton brenda 10 ditėsh, njoftimin pėr emėrime apo zgjedhje tė reja, nė njė nga funksionet e pėrcaktuara nė nenin 3, tė kėtij ligji. Vendimi i emėrtesės apo zgjedhjes behet i formės se prerė, vetėm pas verifikimit si tė pajtueshme tė figurės sė zyrtarit.

Neni 14

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ILIRI

Mesazh Tue Jul 08, 2008 10:15 am nga ILIRI

Neni 14

Afatet dhe procedurat e shqyrtimit nga Autoriteti 1. Brenda 30 ditėve, Autoriteti shqyrton sipas procedurės sė pėrcaktuar nė kėtė ligj, papajtueshmėrinė morale tė figurės sė objektit qė kryen njė nga funksionet e pėrcaktuara nė nenin 3 tė kėtij ligji. Nė pėrfundim tė verifikimit, Autorireti procedon si vijon:

a) Kur rezulton se zyrtari ėshtė i pa pėrfshirė (nuk paraqet papajtueshmėri) njė kopje e kėtij vendimi, i komunikohet sipas formularėve aneksi “A” dhe “A/1” bashkėlidhur kėtij ligji, eprorit tė institucionit apo organit qė e ka zgjedhur si dhe pėr dijeni zyrtarit konkret; b) Kur rezulton se zyrtari ėshtė i pėrfshirė (ka papajtueshmėri), kopje e vendimit pėr ēėshtjen, i dėrgohet kėtij tė fundit si material konfidencial sipas formularit aneksi”B/1”, bashkėlidhur. Ēdo zyrtar, qė nė pėrfundim tė hetimit klasifikohet i pėrfshirė, sipas kėtij ligji, i garantohet e drejta pėr tu njohur me materialin e shqyrtuar. Komisioni ka detyrim tė vendosė nė dispozicion te zyrtarit materialin pėr njohje, vetėm kur zyrtari nėnshkruan “formularin pėr mbrojtje tė informacionit te klasifikuar”. 2. Kur zyrtari nuk ėshtė dakord me vendimin e shkronjės “b’’, te paragrafit te parė te kėtij neni apo ka pretendime te tjera ndaj komisionit, ai gėzon te drejtėn te paraqesė shpjegime me shkrim pėr ēėshtjen brenda 30 ditėve. Komisioni ka detyrim tė shqyrtojė shpjegimet e zyrtarit dhe brenda 10 ditėsh nga paraqitja e tyre tė vendos: a) lėnien ne fuqi tė vendimit, ose: b) ndryshimin e tij. Njė kopje e kėtij vendimi i njoftohet brenda 10 ditėsh, zyrtarit dhe institucionit tė tij tė punės apo organit qė e ka zgjedhur. Njoftimi i institucionit kryhet sipas formularit “B”. Ky vendim mund tė ankohet vetėm sipas procedurės sė pėrcaktuar nė nenin 16 tė kėtij ligji.

Neni 15

Vendimi i Autoritetit

1. Vendimi i komisionit i shkronjės “b”, pika 1, e nenit 14, tė kėtij ligji, ėshtė i formės sė prerė dhe i pa ankueshėm, kur funksionari apo trashėgimtarėt e tij ezaurojnė sipas afateve dhe procedurave pėrkatėse, mjetet e ankimit tė pėrcaktuara nė kėtė ligj. 2. Vendimi i komisionit i shkronjės “a”, pika 1, e nenit 14 tė kėtij ligji, merr forme te prere menjėherė me nėnshkrimin e procesverbalit nga tė gjithė tė anėtarėt e mbledhjes. Kryetari i komisionit sipas formularit “A” dhe “A/1”, nėnshkruan vendimin e komunikimit.

Neni 16

Ankimi gjyqėsor

Kundėr vendimit tė komisionit, zyrtari apo funksionari, ka tė drejtė tė paraqesė ankim nė Gjykatėn e Lartė, brenda 7 ditėve nga dita e njoftimit tė vendimit. Gjykata e Lartė, brenda 15 ditėve nga depozitimi i ankimit, zhvillon shqyrtimin gjyqėsor me dyer tė mbyllura, nė prani te palėve, dhe vendos pėr ēėshtjen. Vendimi ėshtė i formės sė prerė dhe i pa ankueshėm. Njė kopje e dispozitivit tė kėtij vendimi i komunikohet palėve dhe botohet nė “Fletoren zyrtare”, brenda 10 ditėsh.

Neni 17

Pasojat e vendimit 1. Eprori i institucionit apo organi i emėrtesės se tij, menjėherė, pas marrjes sė vendimit tė komisionit: kur zyrtari ėshtė i pa pėrfshirė, depoziton njė kopje tė vendimit nė dosjen individuale tė personelit; kur zyrtari ėshtė i pėrfshirė, depoziton njė kopje tė vendimit nė dosjen individuale tė personelit, dhe cakton brenda 3 ditėsh, njė seance tė mbyllur pėr t’u informuar, pėr qėndrimin qė do tė ndjekė zyrtari nė vijim. Gjatė zhvillimit tė kėsaj seance mbahet procesverbali, i cili firmoset nga tė gjithė tė pranishmit dhe zyrtari dhe njė kopje e tij i dorėzohet nė pėrfundim tė seancės edhe zyrtarit. Eprori direkt nė pėrfundim tė kėtij takimi, ndjek kėtė procedure: kur funksionari deklaron/ose depoziton dorėheqjen e menjėhershme nga detyra, eprori, arkivon kopjen e vendimit te komisionit si dokument te klasifikuar; ii) kur funksionari deklaron se, refuzon dorėheqjen vullnetare eprori i institucionit, arkivon kopjen e vendimit tė komisionit, dhe brenda 10 ditėsh:

pėrfundon marrėdhėniet e punės me zyrtarin, pėr shkak tė padenjėsisė sė figurės sė tij. Kur zyrtari apo funksionari bėn ankim gjyqėsor sipas nenit 16 tė kėtij ligji, eprori i institucionit apo i organit i emėrtesės sipas rastit, pezullon nisjen e procedurės nė shkronjės “b” tė kėtij neni, deri nė botimin e diapozitivit tė vendimit tė formės sė prerė nė “Fletoren Zyrtare’’.

Neni 18

Transparenca me publikun

Autoritetit i Kontrollit tė Figurave do tė publikojė nė faqen e vet zyrtare, informacion pėr numrin dhe identitetin e personave tė verifikuar sipas kėtij ligji dhe pozicionet pėrkatėse qė ata kryejnė apo kryenin. Gjithashtu komisioni bėn publike nė kėtė direktori, identitetin e tė gjithė zyrtarėve tė kualifikuar si tė papajtueshėm pėr tė vazhduar detyrėn, pėr tė cilėt, eprori i institucionit apo organi i emėrtesės, nuk ka pėrfunduar marrėdhėnien e punės brenda afatit 10 ditor tė caktuar sipas nenit 17, pika 1 shkronja c.

Neni 19

Fondi arkivor

Komisioni, brenda 3 muajve, i vihet nė dispozicion, dublikatat e dokumenteve dhe fondit arkivor tė komisionit tė ngritur me ligjin nr.8043, date 30.11.1995 “Pėr kontrollin e figurės sė zyrtareve dhe personave tė tjerė qė lidhen me mbrojtjen e shtetit demokratik”.

Neni 20

Verifikimi i figurės se zyrtareve nė detyrė Autoriteti, sipas radhės sė pėrparėsisė sė pėrcaktuar nė Nenin 3 tė kėtij ligji, brenda 6 muajsh, pėrfundon, verifikimin e figurės sė ēdo funksionari

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Wed Jul 09, 2008 11:45 am nga Iliriada Portal

Sigurisht qe ky projektligj do te kundershtohej nga PD sepse eshte nje projektligj qe ben nje spastrim rrenjesor dhe ne keto kushte shkel interesat e PD.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

bulqizaku

Mesazh Wed Jul 09, 2008 6:26 pm nga bulqizaku

Ki shoi i paska hi me eskavator. Kush tle ashtu or? Qeke hutu tej. Do votoje aj tja hapish dosjen tej. Jiaah ene un si jam pa shkoll qaq men i kam. Laughing

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi