ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

PS ne kaos: Kerkojme hapjen e kutive, por jo rinumerim

Shko poshtė

23112009

Mesazh 

PS ne kaos: Kerkojme hapjen e kutive, por jo rinumerim Empty PS ne kaos: Kerkojme hapjen e kutive, por jo rinumerim




PS ne kaos: Kerkojme hapjen e kutive, por jo rinumerim 20091122182848_artikullPas pese muajsh "lufte" te Partise Socialiste dhe partive te tjera te opozites, zedhenesja e selise roze, Armela Imeraj, tha dje se PS nuk kerkon rinumerim te votave, por hetim te zgjedhjeve. Gafe apo jo, e zedheneses se partise me te madhe te opozites, kjo fjali perkthehet ndryshe ne nje hap prapa te opozites ne kerkesat e saj. "Ne emer te opozites sqaroj, se eshte Sali Berisha qe e mbeshtet mbi mashtrimin mos hapjen e kutive, jo opozita. Ne nuk kerkojme rinumerim te votave po hetim te zgjedhjeve",-tha Imeraj, duke lene te kuptohet ketu, se opozita nuk kerkon rinumerimin, qe do te thote hapje e kutive te votimit. Perkundrazi, vetem ngritjen e nje komisioni hetimor parlamentar. Komision per te cilin kryeministri Sali Berisha eshte shprehur i gatshem ta pranoje. "Ne s'kemi pune me vendimin e gjykates per zgjedhjet, po me te drejten e Parlamentit per te hetuar me ligj procesin zgjedhor. Ne qofte se Sali Berisha nuk do hapjen e kutive, le t'i hape rruge zgjedhjeve te reja", vijoi Imeraj. Si mund t'i shpetonte Partise Demokratike nje qendrim i tille. Menjehere, zedhenesja e selise blu, Erla Mehilli i ktheu pergjigje teper pozitive socialisteve per hetimin e zgjedhjeve. "Sot pasdite zedhenesja e Partise Socialiste, Imeraj, me ne fund dhe per here te pare qe nga 28 qershori, deklaroi ne emer te opozites, se opozita nuk kerkon rinumerim te votave, as ndryshimin e vendimit te Gjykates, por kerkon hetim parlamentar te zgjedhjeve. PD deklaron se mbetet e gatshme dhe e hapur, per krijimin e Komisionit Hetimor Parlamentar ne perputhje me Kushtetuten, ligjin organik te

Komisioneve Parlamentare dhe Gjykates Kushtetuese per objektin e hetimit te Komisionit Parlamentar", u kunderpergjigj Partia Demokratike. Ne emer te selise blu, Mehilli, tha se PD i permbahet angazhimit te saj, se ne kete komision, pavaresisht se ligji parashikon ne menyre taksative qe mazhoranca ka shumicen e komisionit, te krijoje mundesine qe shumicen ta kete opozita, duke terhequr anetaret e saj prej tij. Reagimi i PD-se, shkaktoi serish levizje ne PS. Imeraj ne repliken ne distance me zedhenesen e PD-se, tha se perseri Berisha mashtron. "E kemi thene gjithnje, nuk duam rinumerim te votave per efekt te mandateve, po hetim te zgjedhjeve, duke filluar sigurisht nga kutite, nga hetimi i numrit te votave, nga listat e votuesve dhe procesverbalet ne kuti", sqaroi ajo. Sipas Imeraj, e kane marre vesh te gjithe, qe Sali Berisha e di se nuk i ka ne kuti votat per te justifikuar mandatet qe ka marre. Po duke mbajtur peng kutite, do t'i humbase te gjitha mandatet.
koha jone
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34496
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

PS ne kaos: Kerkojme hapjen e kutive, por jo rinumerim :: Komentet

bulqizaku

Mesazh Mon Nov 23, 2009 5:28 pm nga bulqizaku

ki kishte qe budall i madh.. ene pak jan tu ardh zgjedhjet e qera ki kerko kutiat.. kam pa skam pa ma trap se ki sma ha menia se gjinet ntok shqiptare PS ne kaos: Kerkojme hapjen e kutive, por jo rinumerim Icon_exclaim

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi