ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ēfarė dinte Azemi pėr spiunėt

Shko poshtė

09072008

Mesazh 

Ēfarė dinte Azemi pėr spiunėt Empty Ēfarė dinte Azemi pėr spiunėt




Ēfarė dinte Azemi pėr spiunėt
Kreshnik Kuēaj
Ish-deputeti i PD-sė kėrkon tė hapen dosjet e bashkėpunėtorėve tė huaj dhe thotė se politika shqiptare ėshtė e infektuar nga Shėrbimet e Fshehta. Sipas Arben Meēes, “nė PD ka bashkėpunėtorė tė shėrbimeve tė huaja” Njė ndėr themeluesit e Partisė Demokratike nė dhjetor 1990, Arben Meēe, nė bisedė me “Korrierin” thekson disa elemente tė rinj qė lidhen me veprimtarinė e bashkėpunėtorėve tė ish-Sigurimit tė Shtetit. Meēe shtyn debatin tek agjentėt e huaj qė ka nė politikėn e vendit qėkurse u themelua PD-ja e nė vazhdim. Ai i rikthehet gjithashtu debatit tė asokohshėm nė PD pėr dosjet. I larguar nga politika, ish-kryetari i grupit tė deputetėve tė PD-sė, nismėtar i veprimit tė fraksionit “Lėvizja pėr reformim” para vitit 1997, shpjegon edhe akuzat e ndėrsjella me mbėshtetėsit e kryetarit tė pandryshuar (tė PD-sė) Sali Berisha.

-Zoti Meēe, ju keni qenė njė ndėr themeluesit e parė tė Partisė Demokratike. Megjithatė, keni pasur edhe njė konflikt brenda saj pėr ēėshtjen e dosjeve. Anėtarėt e PD-sė qė ishin mbėshtetės tė “Lėvizjes pėr reformim” u akuzuan si bashkėpunėtorė tė Sigurimit tė Shtetit, kurse ju akuzuat kryeministrin Berisha si bashkėpunėtor tė Sigurimit tė Shtetit dhe si bashkėpunėtor i shėrbimeve tė huaja. Si ishte e vėrteta e atyre akuzave tė ndėrsjella mes jush dhe pjesės tjetėr tė PD-sė?

Arben Meēe: “Kėrkesa ime e atėhershme ishte, pėr tė qenė i vėrtetė, njė kėrkesė demagogjike. Unė isha i bindur qė nuk ishte komisioni, i cili bėnte zbardhje. Edhe tani po them, nė rast se ngrihet njė komision, nuk ėshtė njė komision qė do tė bėjė zbardhje. Do tė bėjė goditje klienteliste. Nuk kanė pėr t’u hapur dosjet nė Shqipėri, ēfarėdo ligji tė bėhet. Shikoni seriozitetin: njė person merr pėrsipėr qė tė bėjė njė ligj kaq serioz, natyrisht qė nuk ėshtė ai person. Por janė manovra politike: mandatojmė njėrin e mandatojmė tjetrin. Asgjė nuk ka pėr t’u bėrė. Po kthehet situata e vitit 1996. Po bėhet rotacion, e njėjta gjė. Nė momentin kur pushteti do tė ushtronte presionin ndaj kundėrshtarit, prodhonte njė legjislacion pėr individė me begraund tė dukshėm, jo tė padukshėm, se pėr ata me begraund tė padukshėm tė jeni tė bindur se nuk kanė pėr t’u hapur kurrė”.

-Po thoni qė ishte njė kėrkesė demagogjike. Nė ēfarė kuptimi?

“Ishte demagogjike, sepse ne ishim tė bindur qė ky komision nuk kishte pėr tė provuar gjė. Ne godisnin me tė njėjtėn skemė, me tė cilėn lėvizja jonė po goditej nga strukturat e PD-sė. Zėdhėnėsi i asaj kohe dilte dhe deklaronte, se personat qė janė marrė dhe po merren me kėtė lėvizje, janė ish-bashkėpunėtorė tė Sigurimit tė Shtetit. Dhe ishte normale qė ne tė vepronim nė tė njėjtėn mėnyrė, por nė mėnyrė mė transparente. Dhe pėr kėtė ne ishim tė ndėrgjegjshėm qė dosjet kurrė nuk kishin pėr t’u hapur. 13 veta tė kėtij grupi qė prodhoi “Lėvizjen pėr reformim”, nė mėnyrė publike u paraqitėm para kėtij komisioni dhe morėm pastėrtinė e figurės, qė e kanė marrė tė gjithė”.

-Nė atė kohė, ju keni akuzuar edhe disa anėtarė tė kryesisė sė Partisė Demokratike si bashkėpunėtorė tė Shėrbimeve tė huaja Sekrete. Nė tė njėjtėn linjė edhe juve iu kanė akuzuar pala tjetėr.

“Unė pėr vete i kam marrė dy vėrtetimet nga komisioni “Bezhani” dhe komisioni “Mezini”, tė cilėt vėrtetojnė pastėrtinė e figurės sime. Megjithatė, unė kisha dijeni tė plotė me emėr, mbiemėr e pseudonim pėr anėtarėt e kryesisė sė Partisė Demokratike qė ishin agjenturė. Nė atė kohė kam thėnė qė janė agjenturė e shėrbimeve lindore”.

-A ka figura tė Partisė Demokratike qė kanė dalė “tė papastėr” nga komisionet e Mezinit apo Bezhanit dhe qė sot janė nė politikė e nė poste drejtuese tė shtetit?

“Ata nuk janė tė papastėr. Kjo ėshtė njė ēėshtje subjektive. Unė di njerėz, edhe nė nivel ministrash madje, qė edhe pse janė “tė papastėr”, kanė marrė njė kartė dhe kanė dalė tė pastėr. Kjo, sepse nuk ėshtė zbatuar ligji. Kėtė po them, sepse ligji i parė dhe i dyti kanė qenė shumė seleksionues, dhe sot me ato dy ligje, po tė zbatoheshin nė politikėn shqiptare, do tė ishte plotėsisht e pastruar”.

-I njihni mirė disa nga drejtuesit aktualė tė PD-sė? A ka nė qeverisje apo nė postet drejtuese tė shtetit individė qė kanė qenė “tė papastėr”?

“Tė gjithė marrim pėrsipėr tė themi qė ka apo nuk ka. Por duhet tė kuptojmė njė gjė. Nė momentin kur skema e pastrimit nuk ka funksionuar, do tė thotė qė, kur ti nuk e ke bėrė pastrimin gjatė rrugės, si mund tė pretendosh se nuk ke. Dhe unė e thashė qartė, qė sot shėrbimet e fshehta tė huaja, nė momentet kur filloi dhe lėvizi situata, prodhuan edhe skema tė tėra pėr tė infiltruar agjenturė. Kjo gjė ėshtė normale, kėtė e bėn ēdo politikė e huaj dhe nuk ėshtė se po bėjnė agresion mbi Shqipėrinė. Edhe ne tė njėjtėn gjė bėjmė. Ky ėshtė shėrbimi mė normal, qė shėrbimet sekrete bėjnė nė botė. Nė mėnyrė potenciale, Shqipėria duhej tė prodhonte skema filtrimi. Dhe dy komisione tė tillė tregojnė se nuk ka funksionuar, ēka do tė thotė se nuk ka bėrė filtrimin. Tė gjitha kėto pa kusht tė shpien jo mė nė alibinė, por nė atė qė sot politika shqiptare ėshtė mė se e infektuar nga shėrbimet e fshehta”.

-Nga i keni kėto informacione zoti Meēe?

“Gjatė viteve 1992-1996, ēėshtja e sigurimsave u bė problem qė diskutohej nė ēdo vend. Natyrisht ishte shumė e thjeshtė, qė me bujari tė ulje nė tavolinė punonjės tė sigurimit dhe nga njė hobi pėr tė marrė tė dhėna sesi funksiononte. E dyta, unė kam pasur nė dorė dy platformat sesi funksiononte Shėrbimi i Fshehtė. Atėherė ishin sekret shtetėror. Numri i tyre ishte shumė i kufizuar dhe nuk ishte nė dorė tė ēfarėdolloj njeriu. Kisha edhe lidhje tė afėrta me tė ndjerin Azem Hajdari, i cili kishte natyrisht shumė informacione. Pastaj edhe nga njerėz qė kishin informacione dhe i dispononin ato dokumente. Tė mos i gėnjejė mendja njerėzit, qė ato dosje janė mė nė arkiv. Kush i mori dhe kush nuk i mori! Mua nė dorė mė kanė rėnė dosje tė tilla”.

-Cila ėshtė periudha, nė tė cilėn ju thoni se ėshtė zhdukur arkiva?

“I gjithė procesi i tillė ka qenė. Nuk mund tė themi qė i ka hequr Saliu apo i ka hequr Azemi. I gjithė procesi i tillė ka qenė. Qė tė gjithė kanė futur dorėn atje”.

-Qė nga 1991?

“Po, nė ‘91 u pėrdorėn ato. U pėrdorėn gjatė vitit 1994, gjatė referendumit dhe u pėrdorėn shumė keq. U pėrdorėn nė vitin 1996 pėr tė hequr njė pjesė. U pėrdorėn dhe nė vitin 1998 dhe deri atėherė janė pėrdorur, sepse mė tutje nuk janė pėrdorur mė. Dosjet e sigurimit u zėvendėsuan me dosjet e korrupsionit dhe nuk kishte mė nevojė pėr to”.

-Azem Hajdari kishte dijeni vetėm pėr kastėn e PD-sė, apo pėr tė gjithė?

“Kishte nė pėrgjithėsi. Azemi ka qenė shumė i informuar, sepse ishte edhe kryetar i Komisionit Parlamentar tė SHIK-ut. Dhe nė atė kohė kishte njerėz qė vazhdonin tė jepnin informacion. Ki parasysh se shumė punonjės tė Shėrbimit tė Fshehtė kishin prodhuar dosje tė tyre qė nuk ishin zyrtarė me vulė tė njomė, por qė ishin dosje, qė siē i pėrdorin tani, i pėrdornin edhe ndaj kėtyre agjentėve pėr pėrfitime. Dhe mė tepėr kanė bėrė kėta presion mbi ata, sesa ka bėrė politika ndaj tyre”.

-Gjatė bisedės, ju vėreni se mė e rėndėsishme ėshtė hapja e dosjeve pėr ata politikanėve qė kanė qenė bashkėpunėtorė tė shėrbimeve tė huaja. Pse mendoni kėshtu?

“Duhet tė kuptojmė, qė vetė shėrbimet e huaja nė skemėn klasike tė sotme ose moderne tė uzurpimit tė njė ambienti, nuk veprojnė mė me skema ushtarake, as me terrorizėm, as me diversion ekonomik dhe politik, sikurse i kemi njohur nė kohėn e Enverit. Por ēfarė ka? Ka kapje tė politikės, sepse njė menaxhim i keq i ekonomisė nė thelb, do tė thotė sabotazh nė ekonomi. Kėshtu qė nuk ke nevojė qė tė angazhosh bomba andej e kėtej, por merr liderin politik, vendose dhe po tė ketė degradim tė ekonomisė, do tė thotė qė e ka kryer misionin. Ēfarė dua tė them me kėtė? Dua tė them qė nė shoqėrinė e re qė u hap, i gjithė qėllimi i Shėrbimeve tė Fshehta tė vendeve tė huaja ishte tė kapte kokat e politikės, tė futeshin nė krye tė partive. Mirėpo ata kanė infiltruar. Procesi nuk ndėrpritet nė vitin 1991. Tė mos harrojmė qė lėvizja e fshehtė, aksioni i shėrbimeve tė fshehta nė Shqipėri nė vitin 1991 ėshtė aktiv edhe sot. Kjo ėshtė normale. Historikisht, unė jam qė tė mos ngacmohet Shėrbimi Informativ. Unė nuk jam qė tė hapen dosjet e vendit, por jo dosjet e kundėrzbulimit. Ato paraqesin rrezikshmėri mė tė lartė dhe ato duhet tė spastrohen”.

-A janė aktivė edhe sot?

“Janė aktivė, sepse nuk ėshtė e rastėsishme qė kaluan pranė PD-sė dhe nuk ishin ata qė u instaluan, por i instaluan. Sepse shėrbimet e fshehta vėrtet dalin nėpėrmjet njerėzve, por ka struktura tė tėra qė mbėshtesin prezencėn e individit nė politikė. Shpeshherė i sheh nė media, shpeshherė i sheh edhe me katapultė nė politikė. Dhe pėr kėta qė katapultohen nė politikė fillon edhe pikėpyetja e madhe. Kush i solli nė politikė? Pėr mendimin tim, persona tė tillė sot PD-ja ka plot. Sigurisht qė pėr kėtė kam edhe informacione.

-Edhe tė rinjtė qė kanė ardhur nė politikė?

“Kjo ėshtė e vėrteta. Sot nuk ka mė nė politikė struktura tė vjetra tė Sigurimit tė Shtetit. Ato janė neutralizuar, sepse dinamika e zhvillimit tė vetė Shėrbimit tė Fshehtė i ka neutralizuar, dhe nė fund tė fundit nuk janė mė aktivė. Dhe ē’ėshtė mė kryesorja, kėta tė vjetrit kanė prodhuar brezin e ri dhe kanė trashėguar lidhjet. Dhe kėto lidhje janė bėrė mė aktive, sepse brezi i ri e ndjen veten mė tė shfrytė dhe tė ēlirėt nga ngarkesa e ish- Sigurimit. Nė qoftė se ne do tė hapim dosjet, ne duhet tė shohim rrezikshmėrinė e sotme tė tyre dhe jo vetėm faktin moral tė dosjeve qė kėta kanė spiunuar para 19 vjetėsh. Mua mė shqetėson rrezikshmėria e sotme dhe nuk mė intereson pjesa morale e aktivitetit tė Sigurimit tė Shtetit”.

-Tė rikthehemi tek bashkėpunėtorėt e ish-Sigurimit tė Shtetit. A mendoni se ka dosje pėr t’u hapur?

“Pas 19 vjetėsh neve na u zhduk Arkivi i Shtetit dhe nuk dimė qė ndonjė njeri tė mbajė pėrgjegjėsi. Janė zhdukur disa dokumente tė rėndėsishme, janė zhdukur deri edhe dokumente pronash. Atėherė, kush do tė na garantojė ne, se kjo dorė e padukshme, qė sot e kėsaj dite kur njė njeri shkon pėr tė gjetur dokumentin e pronės nuk e gjen atė, tė mos ketė zhdukur edhe dosjet?! Megjithatė, ka disa skema tė mbajtjes sė informacionit dhe sot politika menaxhon brenda lidhjeve tė veta edhe opinione, si “dosjet i kemi ne dhe po tė duam i hapim, por tė mos duam nuk i hapim”. Sipas meje, kjo ēėshtje nuk ka pėr t’u marrė me seriozitet pėr shumė e shumė arsye. Tė jeni tė sigurt qė, ata njerėz tė cilėt janė gėnjyer qė ēdo dosje e tyre ėshtė zhdukur, ato nuk janė zhdukur, por ato dosje ekzistojnė. Pra, problemi nuk ėshtė se ata njerėz do tė gėnjehen qė ato dosje janė zhdukur dhe o burra tė votojmė pėr projektligjin. Ato janė edhe nė mėnyrė zyrtare, edhe nė mėnyrė jozyrtare. Megjithatė, mendoj se kryesorja ėshtė nėse do tė ketė seriozitet nė kėtė ēėshtje kėsaj herė apo jo”?

-Pse dyshoni nė seriozitetin e kėsaj ēėshtjeje?

“Tė jeni tė sigurt qė, pas pothuajse 19 vjetėsh, nuk merret me seriozitet mė. Ka tė dhėna tė sakta fare, se prindėrit informatorė tė Shėrbimeve tė Huaja, fėmijėt e tyre sot janė futur rėndė nė politikė. Edhe pse prindi i tij ka dalė nga politika, ėshtė biri i tij, i cili do tė trashėgojė tė njėjta lidhje nga i ati, por tė padokumentuar. Dhe kėtė pikė duhet ta fiksojmė mirė dhe ka tė tillė nė Shqipėri. Pra, 19 vite ishin tė mjaftueshme qė lidhjet e vjetra tė zhdukeshin dhe tė prodhoheshin lidhjet e reja. Sepse pėr 19 vjet kėta njerėz me lidhje tė vjetra u janė mbajtur, u arkivuan dhe u dha detyrė qė tė prodhonin lidhjet e reja. Kėto lidhjet e reja praktikisht nuk ekzistojnė mė tė dokumentuara nė dosjet e Sigurimit tė Shtetit. Atėherė, ēfarė do tė hapet? Prandaj ėshtė demagogji pretendimi pėr tė hapur dosjet dhe e ashtuquajtura luftė pėr tė zbardhur politikėn shqiptare. 19 vjet nėse kishin pėr tė bėrė efekte mbi Shėrbimin e Fshehtė, tė huaj apo tė vendit nė politikėn shqiptare, e ka bėrė. Pra, tashmė ka ndodhur qė lidhjet janė trashėguar nga babai tek fėmija, pra ėshtė trashėguar lidhja, e cila nuk ėshtė e arkivuar. Kjo ėshtė e rrezikshme. Pse po bėhen?! Thjesht pėr politikė po bėhen dhe kjo ėshtė arsyeja e dytė se pse ato dosje nuk do tė hapen. Nė momentin kur njė ligj prodhohet pėr efekte tė mirėfillta politike, sikurse u prodhua nė vitin 1996 dhe mė vonė, asnjėherė nuk u bė pėr arsye tė mirėfillta. Ne kemi dy komisione, tė cilėt kanė qenė realė, dhe nėse do tė shihni median e asaj kohe, ka qenė po aq intensive sa ėshtė tani. Dhe atėherė argumenti i atyre qė bėnė ligjin, ishte ky qė ėshtė tani. E vetmja gjė ėshtė se tani situata e re politike kėrkon qė nga politika tė spostosh dikė”.

-Pra, ju nuk e shihni si serioze nismėn e PD-sė?

“Partia Demokratike gjėja e parė qė duhej tė bėnte kur tė vinte nė pushtet, ishte qė tė pastronte infiltrimin. Kėtė e bėn nė fund tė mandatit tė vet 4-vjeēar, qė do tė thotė se tenton tė pastrojė politikėn nga kundėrshtarėt pėr fushatėn e re elektorale. Me ēfarė morali e ka mbajtur deri tani? Me ē’tė drejtė pėr tre vjet ajo nuk e ngriti kėtė ēėshtje”?

-Pse mendoni se nuk do tė funksionojė edhe kėsaj here hapja e dosjeve?

“Sepse Shqipėria ka njė problem serioz me legjislacionin. Deri tashmė nuk po shoh njė fushė nė tė cilėn legjislacioni tė kurorėzohet. Legjislacioni nė Shqipėri prodhohet pėr t’u shfrytėzuar nga pushteti dhe jo pėr t’u zbatuar. Ēfarė dua tė them me kėtė? Kemi kaluar dy komisione pėr verifikimin e figurave dhe natyrisht e vėrteta ėshtė se pas dy komisioneve, politika shqiptare ėshtė e mbushur mė tepėr me bashkėpunėtorė. Tė dy komisionet e mėparshėm, “Bezhani” dhe “Mezini”, janė keqpėrdorur, njėri pėr tė spostuar kundėrshtarin politik dhe tjetri pėr tė mbuluar kundėrshtarin politik dhe veten e vet”.

korrieri
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34521
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Ēfarė dinte Azemi pėr spiunėt :: Komentet

avatar

Mesazh Wed Jul 09, 2008 12:08 pm nga neni 55

Eshte e qarte qe te rinjte jane me te rrezikshem.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

bulqizaku

Mesazh Wed Jul 09, 2008 6:12 pm nga bulqizaku

Ne ki e hangri kot. ēju desh me i dit gjiqato pune.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ILIRI

Mesazh Thu Jul 10, 2008 8:32 am nga ILIRI

Njė nga deputetėt mė tė vjetėr tė Kuvendit, Tritan Shehu, ish-zėvendėskryeministėr deri nė vitin 1997, thotė se dosjet janė ruajtur deri nė kėtė periudhė kohore, kur ai veē kėtij funksioni, ishte edhe kryetar i PD-sė dhe ministėr i Jashtėm. Sipas Shehut, ka shumė mėnyra pėr tė gjendur se ku janė sot dosjet dhe sesi mund tė hapen ato.

Sot deputet i Partisė Demokrate tė Re, ndryshe “reformatore”, Shehu thotė se tashmė nuk ka asnjė element ligjor qė tė pengojė hapjen e dosjeve. Sipas tij, dosjet duhet tė bėhen publike, nė mėnyrė qė edhe qytetarėt tė mund tė njihen me to. Megjithatė, Shehu thotė se njė ndėr ēėshtjet mė problematike ėshtė edhe ndarja e disa elementeve tė veēantė tek bashkėpunėtorėt. “Nuk kanė pasur bashkėpunėtorėt e sigurimit tė gjithė tė njėjtėn peshė. Ka bashkėpunėtorė qė kanė dosje tė bardha dhe qė nuk kanė bėrė denoncime, ka bashkėpunėtorė qė kanė qenė vullnetarė e qė i kanė mbushur dosjet, ka pastaj tė tjerė qė kanė bėrė krime, ka edhe bashkėpunėtorė qė kanė qenė nė gjykatė e qė kanė dhėnė vendime me vdekje. Ka shumė elemente qė duhen parė nė kėtė kėndvėshtrim”, thotė nėnkryetari i PDR-sė, Tritan Shehu pėr “Korrierin”. I pyetur nėse dosjet kanė ekzistuar deri nė vitin 1996, kohė nė tė cilėn ai mbante tė tri detyrat e larta shtetėrore dhe partiake, Shehu thotė se deri nė atė vit dosjet kanė qenė tė ruajtura dhe ekzistonin. “Deri nė periudhėn qė kemi qenė ne, dosjet janė ruajtur, edhe pse deri nė 1997 kemi pasur ligjin qė ėshtė aplikuar. Pas vitit 1997 ndodhi ajo qė ndodhi. Unė mendoj se ato janė. Gjurmėt nuk zhduken. Ose i ke nė regjistrat qendrorė, ose nė regjistrat lokalė. Por gjithashtu mund tė kesh kartelat, ose dosjet e atyre qė janė denoncuar. Absolutisht qė ato mund tė gjenden, nuk mund tė evitohen”, thotė Shehu. Ndėrkohė, Shehu thotė se edhe pas trazirave tė vitit 1997 dosjet sėrish nuk janė zhdukur. “Mesa di unė, nuk janė zhdukur dhe nuk mund tė zhduken. Nė njė nga regjistrat, nė njė nga kartelat, nė njė nga dosjet, diku ėshtė lėnė gjurma qė nuk zhduket kurrė”, thotė Shehu. Ndėrkohė, i pyetur nėse ėshtė lojė politike kėrkesa e mazhorancės pėr tė hapur dosjet, tani qė jemi njė vit para zgjedhjeve, reformatori Shehu thotė se edhe pastrimi ėshtė pjesė e politikės. Ai shton se nuk ka rėndėsi koha nė tė cilėn po hapen dosjet, por rėndėsi ka qė tė ketė transparencė pėr qytetarėt pėr ēėshtjen e ish-Sigurimit tė Shtetit. Tashmė, debati pėr dosjet ka pėrfshirė politikėn, ish-zyrtarėt e Shėrbimeve Sekrete, por edhe shtresėn e tė pėrndjekurve. Njė pjesė e politikės deklaron se dosjet ekzistojnė dhe ato mund tė hapen. Ndėrkohė, pala tjetėr, kryesisht ish-zyrtarė tė shėrbimit sekret shqiptar, shprehen se dosjet janė zhdukur, djegur dhe pėrvetėsuar nga vetė politikanėt qė kanė dosje.

Kreshnik Kuēaj

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi