ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zyra Ago: Kur e kuptova qė ma kishin vjedhur njė veshkė

Shko poshtė

10072008

Mesazh 

Zyra Ago: Kur e kuptova qė ma kishin vjedhur njė veshkė Empty Zyra Ago: Kur e kuptova qė ma kishin vjedhur njė veshkė




Zyra Ago: Kur e kuptova qė ma kishin vjedhur njė veshkė
Rrėfimi tronditės i pacientes nga Laēi: Vuajtjet e mia pėr tė gjetur tė vėrtetėn
Denoncimi i Zyra Agos ka vėnė nėn hetim mjekun Kastriot Dautaj, e cila ka kėrkuar tė dijė pse nuk ishte njoftuar pėr heqjen e veshkės. Nė njė intervistė, 52-vjeēarja ka rrėfyer se ka pesė vjet qė ėshtė operuar pėr gurė nė veshka, por mjeku Kastriot Dautaj, pėrveē gurėve, i ka hequr edhe veshkėn pa dijeninė e saj dhe familjarėve. Ndėrsa Ago ėshtė vėnė nė dijeni pėr kėtė 3 vjet pas operacionit, pa e ditur se nė trupin e saj ka vetėm njėrėn veshkė. Njė eko e bėrė rastėsisht, pas shfaqjes sė trombozės nė kėmbėn e majtė, ka treguar se veshka qė kishte operuar nuk ekziston fare. Sipas Zyra Agos, kjo gjė ka ndodhur nė vitin 2002, ku kirurgu Kastriot Dautaj i kishte thėnė se do i hiqte gurėt nė veshka, ndėrkohė qė nuk i ka treguar as tė afėrmve tė saj as para dhe as pas operacionit. Prej pesė vitesh, Zyra Ago dhe familjarėt e saj kanė kėrkuar qė mjeku Kastriot Dautaj tė marrė dėnimin qė meriton. Madje, Zyra Ago nuk ka marrė as statutin e invalidit, pasi mjeku nuk i ka dhėnė epikrizėn e rregullt tė operacionit. Kjo ka qenė edhe zanafilla e zbulimit tė skandalit tė veshkės sė Zyra Agos.

Sa kohė keni qė jeni operuar?

Kam tė paktėn pesė vjet, nuk e mbaj mend datėn, por e kam tė shėnuar nė njė dosje, tė cilėn e ruaj te njerėzit e mi, pasi njė kopje tė saj e kam dorėzuar nė Prokurorinė pėr Krime tė Rėnda prej gjashtė muajsh.

Cila ka qenė diagnoza pėr tė cilėn jeni operuar nė QSUT?

Kam qenė me kriza nė veshka dhe pas ekos qė mė kanė bėrė mjekėt, mė thanė se isha me gurė nė veshka dhe duhej tė operohesha pėr tė hequr gurėt nė njėrėn veshkė. Pėr kėtė, me mik kam takuar doktorin Kastriot Dautaj, i cili, pasi ka parė ekon, vendosi tė mė operonte, duke mė thėnė se nuk ėshtė ndonjė operacion i rėndė dhe kurimi im ėshtė i padiskutueshėm. Nė kėto kushte, vendosa tė operohesha. Kam hyrė nė sallėn e operacionit nė orėn 8 tė mėngjesit dhe kam dalė prej andej nė orėn 11.00. Ndėrkohė, kisha 4 familjarė qė ishin duke mė pritur te dera. Sapo kam dalė nga salla, mė kanė dėrguar te dhoma gjashtė, ku kanė ardhur vetėm kryeinfermierja dhe infermierėt dhe mė kanė shėrbyer, ndėrsa mjeku qė mė operoi, Kastriot Dautaj, nuk erdhi asnjėherė. Pas shtatė ditėsh pyeta kryeinfermieren se cila ishte arsyeja qė nuk vinte doktori pėr tė mė parė dhe ajo mė tha se sapo jam operuar, ka ikur me avion nė Kosovė, pasi ka pasur njė mbledhje. Kam kėrkuar epikrizėn dhe kryeinfermierja e spitalit mė tha qė nuk ka epikrizė tė gatshme dhe formularė pėr ta plotėsuar.

Kur u vutė nė dijeni qė mjeku ju kishte hequr veshkėn?

Pas tre vitesh e kam marrė vesh. Kėmba e majtė mė shfaqi trombozė. Jam nisur nga Laēi nė Tiranė me urgjencė. Kėrkova mjekun qė mė kishte operuar, por nuk erdhi tė mė shikonte. Mė ka bėrė ekon njė doktor me emrin Genci, mbiemri nuk mė kujtohet. Pasi mė ka kontrolluar mė tha, "Zyra, ti s‘e ke njėrėn veshkė". Aty sa nuk vdiqa nga meraku. Mjeku qė mė bėri ekon kėmbėnguli duke kėrkuar qė tė vinte dhe ta shikonte mjeku Kastriot Dautaj gjendjen time shėndetėsore. Erdhi doktor Kastrioti dhe menjėherė m‘u afrua dhe mė tha, "Zyra, duhet tė krenohesh me njerėzit e tu, qė tė kanė shpėtuar jetėn, pasi tromboza ėshtė vdekjeprurėse dhe aty kam debatuar me tė, por ai as mė pėrfilli. I kėrkova epikrizėn, por nuk pranoi tė ma jepte. Kam ardhur nga Laēi nė Tiranė 12 herė pėr tė marrė epikrizėn, qė tė paktėn tė paguhesha si invalid, por Kastriot Dautaj as nuk pranonte tė mė takonte. Herėn e 13-tė e kam takuar dhe hymė te dhoma e kryeinfermieres, ku Kastriot Dautaj i dha njė fletė tė bardhė infermieres, e cila filloi ta plotėsonte me shkrim dore, ndėrsa i fliste doktori. Prej aty kam shkuar te shefi i pavijonit, Mustafa Xhani, me njė tufė letrash qė kisha mbledhur dhe i tregova historinė time, si e mėsova pas tre vitesh se nuk kam veshkėn. I thashė se mjeku qė mė ka operuar nuk ma jep epikrizėn ekzakte. Mbeti i befasuar dhe mė tha, duhet tė shkosh te Ministria e Shėndetėsisė. I thashė se kur jam operuar unė, keni qenė ministėr, tani keni ndėrruar vendet me Solin, kėshtu qė nuk kam asnjė besim. U ēua nė kėmbė dhe filloi tė djersiste dhe mė tha: "Ti moj motėr me kėto letra dhe kėtė problem qė ke duhet t‘i drejtohesh prokurorisė". Dhe menjėherė i jam drejtuar Prokurorisė sė Tiranės, e cila pas gjashtė muajsh hetime ka mbyllur ēėshtjen. Nuk e di se me ēfarė ligji. Unė i kam kėrkuar prokurores sė ēėshtjes tė mė ballafaqonte me doktorin dhe ajo nuk ka pranuar asnjėherė.

Para operacionit, doktori ju tha qė do t‘ju a hiqte veshkėn?

Jo, nuk mė tha as mua dhe as familjarėve tė mi qė nuk ishin pak. Madje, unė u kam marrė edhe nga njė deklaratė personave qė kanė qenė aty, tė cilėt thonė qė mjeku nuk na ka treguar. Sapo ka dalė nga operacioni, i ka dhėnė bashkėshortit tim gurėt qė m‘i kishte hequr nga veshkat dhe qė i mbaj akoma nė shtėpi. Unė nuk do e ndiqja kėtė problem sikur Kastriot Dautaj t‘u thoshte njerėzve tė mi, ia kam hequr edhe veshkėn dhe ja tek e ka. Edhe sikur tė thoshte kam gabuar, kam prerė njė venė apo arterie dhe e hoqa se s‘kisha se ē‘bėja, pasi ai ishte mjek. Por jo ta marr vesh pas tre vitesh dhe ai tė mos mė kėrkojė as tė falur, por duke mė pėrbuzur, duke u tallur me jetėn time. Kėtė nuk ia fal kurrė.

A keni insistuar nė organet e drejtėsisė pėr tė kėrkuar tė drejtėn tuaj, pėr heqjen e veshkės?

Kam denoncuar Kastriot Dautajn edhe tek Urdhri i Mjekut, por nuk kam gjetur zgjidhje. Mė pas kam insistuar sėrish qė tė dalė e vėrteta, por nuk kam gjetur pėrkrahje. Para gjashtė muajsh mė ka marrė nė telefon njė prokuror i Krimeve tė Rėnda, me emrin Ismail, qė donte tė mė takonte dhe intervistonte. I shpjegova tė gjitha gjėrat, ka pyetur edhe bashkėshortin dhe djalin tim dhe ka marrė nė pyetje edhe fqinjėt e mi, qė mė kishin ndjekur nė spital, si dhe kolektivin e punės, qė kanė qenė ditėn e operimit. Pas gjashtė muajsh, tė them tė drejtėn i humba shpresat, por kur mė trokiti nė derė fqinja ime dhe mė tha, Zyra ndiq lajmet se Kastriot Dautaj u arrestua pėr veshkėn qė tė ka marrė dhe shitur nė Kosovė. Tė them tė drejtėn u qetėsova disi, pasi e drejta vonon, por nuk rri pa dalė. Unė e di qė Kastriot Dautaj ka para, por njė apel u bėj mediave tė mė ndihmojnė tė dalė e vėrteta deri nė fund. Tė hiqen kasapėt qė bėjnė miliona me tregti organesh, duke ua vjedhur edhe brenda organizmit. Kėta janė mė kriminelė se kriminelėt.
Shqip
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34521
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Zyra Ago: Kur e kuptova qė ma kishin vjedhur njė veshkė :: Komentet

dea

Mesazh Thu Jul 10, 2008 9:45 pm nga dea

"Zyra, duhet tė krenohesh me njerėzit e tu, qė tė kanė shpėtuar jetėn, pasi tromboza ėshtė vdekjeprurėse .."
D.m.th Zyra krenohu per ata qe luajten xhepin se perndryshe e kishe vendin ne varr.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

bulqizaku

Mesazh Thu Jul 10, 2008 9:47 pm nga bulqizaku

Ah po kto jan kriminela e kalu kriminelave. Per kto lloj njerzish denimi me varje osht pak. Razz

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi