ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sulka: “Qeveria rrėzoi skemėn e minatorėve”

Shko poshtė

11072008

Mesazh 

Sulka: “Qeveria rrėzoi skemėn e minatorėve” Empty Sulka: “Qeveria rrėzoi skemėn e minatorėve”




Sulka: “Qeveria rrėzoi skemėn e minatorėve”
Sipas zėvendėsministrit tė Punės, ėshtė duke u hartuar njė skemė e dytė pėr trajtime tė veēanta pėr 6 mijė minatorėt
Dorina Azo
Ėshtė thyer mė nė fund heshtja qeveritare pėr 17 minatorėt e ngujuar prej 23 ditėsh pėr plotėsimin e kushteve tė punės, rritjen e masės sė pensionit dhe uljen e moshės sė punės. Zėvendėsministri i Punėve Sociale, Kastriot Sulka, ka deklaruar dje nė Komisionin Parlamentar tė Veprimtarisė Prodhuese, se nga ky institucion ėshtė llogaritur fatura financiare pėr rritjen e pensionit tė minatorėve, por ajo ėshtė hedhur poshtė nga Ministria e Financave. Fatura financiare e llogaritur pėr vetėm 400 minatorė kishte si efekt financiar 1 milion dollarė nė vit, nė tė cilėn janė pėrfshirė disa shtesa pensionesh, por nuk ėshtė pranuar nga Financat. Deklarata e numrit dy tė Ministrisė sė Punės ėshtė bėrė gjatė raportimit nė kėtė komision, i thirrur nga deputetėt pėr projektligjin “Pėr njė trajtim tė veēantė tė punonjėsve tė nėntokės”. Pėrveē kėsaj, sipas Sulkės, nė mbledhjen e Kėshillit Kombėtar tė Punės janė miratuar dy projektligje nė ndihmė tė minatorėve, por tė cilėt janė rrėzuar nga qeveria. Sakaq, zėvendėsministri i Punės, Kastriot Sulka, ka pranuar qė statusi i minatorit kėrkohet qė prej njė viti nga sindikatat, duke shtuar se pėr kėtė dikasteri i Ministrisė sė Punės ėshtė nė negociata me minatorėt pėr tė arritur njė rezultat final. Sipas tij, ky ėshtė njė shqetėsim dhe njė pėrgjegjėsi e Ministrisė sė Punės, pasi ėshtė e vetmja ministri qė funksionon nė bazė tė njė Kėshilli Kombėtar tė Punės. “Kėrkesa kryesore e minatorėve ėshtė ajo pėr statusin dhe brenda tij, dy mė kryesorėt janė mosha dhe pensionet”, tha Sulka. Gjatė diskutimeve, deputetėt kėrkuan hartimin e njė raporti nga tri ministri, ajo e Financave, e Ekonomisė, si dhe Ministria e Punės mbi ecurinė dhe mundėsinė e realizimit tė kėrkesave tė minatorėve.

Ministria e Punės: “Gati skema II pėr minatorėt”

Njė skemė e dytė pėr trajtimin e veēantė tė minatorėve pritet tė krijohet, por pėrpara se ajo tė fillojė nga aplikimi, mė parė do tė bėhet pėrllogaritja e efekteve financiare qė vijnė nga zbatimi i kėsaj skeme. Janė ekspertėt e Ministrisė sė Punės, ata qė janė duke hartuar kėtė skemė tė dytė pėr trajtimin e kėsaj kategorie, por ajo do tė fillojė nga zbatimi vetėm pasi tė jetė bėrė pėrllogaritja e efekteve financiare. Detajet e skemės janė bėrė tė ditura dje nė Komisionin Parlamentar tė Veprimtarisė Prodhuese, ku nė thelb kanė zbatimin e trajtimeve tė veēanta financiare nga shteti, tė cilat nuk dėmtojnė skemėn e sigurimeve shoqėrore. Sipas Ministrisė sė Punės, efektet financiare pėr zbatimin e kėsaj skeme duhen rillogaritur, pasi efektivisht ajo u studiua kur u bė skema e parė, ku fillimisht u mendua pėr 1300 minatorė dhe doli se ajo duhej zbatuar pėr 6 mijė minatorė nė total. Pra, nė atė kohė METE mori njė iniciativė pėr dyfishimin e formularėve qė do tė bėnin regjistrimin e minatorėve. Nga ana tjetėr, Ministria e Punės ka kėrkuar rritjen e investimeve pėr kushtet e punės sė minatorėve.



Drafti i opozitės

Projektligji pėr trajtim tė veēantė tė punonjėsve tė nėntokės ėshtė iniciativė e deputetėve tė opozitės, tė cilėt parashikojnė qė punonjėsit qė kanė punuar nė miniera pėr njė periudhė jo mė pak se 11 vjet e gjysmė nė nėntokė dhe janė njė periudhė sigurimi jo mė pak se 23 vjet, nė rastet kur nuk ushtrojnė veprimtari ekonomike, trajtohen me pėrfitim. Masa e pėrfitimit pėr kėta punonjės ėshtė e barabartė me 60 pėr qind tė bazės sė vlerėsuar. Me ndryshimin e paraqitur, kėrkohet qė kėta minatorė tė mos marrim 6 mijė lekė nė muaj, por 10 mijė lekė, aq sa ėshtė pensioni minimal nė qytet. Gjithashtu, nė relacionin e projektligjit thuhet se rasti i trajtimit tė veēantė tė punonjėsve tė nėntokės ėshtė tejet specifik dhe ai duhet tė rregullohet nė bazė tė njė ligji tė nxjerrė nė vitin 2000.

Korrieri
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34521
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Sulka: “Qeveria rrėzoi skemėn e minatorėve” :: Komentet

avatar

Mesazh Fri Jul 11, 2008 7:07 pm nga Iliriada Portal

Turp dhe skandal per qeverine te mos e ktheje koken nga punetoret e minierave qe me gjakun e tyre po mbajne ne kembe pjesen me te madhe te ekonomise shqiptare.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi