ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ben Qimja, skandali i dytė i drejtėsisė

Shko poshtė

12072008

Mesazh 

Ben Qimja, skandali i dytė i drejtėsisė Empty Ben Qimja, skandali i dytė i drejtėsisė




Ben Qimja, skandali i dytė i drejtėsisė
Letėr-porosia e ardhur nga Anglia, me gjurmėt e gishtave, ėshtė falsifikuar

Ben Qimja, skandali i dytė i drejtėsisė Ben-qimja


Arrestimi nga Policia e Shtetit i Ben Qimes, pa urdhėr nga prokuroria, ka sjellė skandalin e radhės nė drejtėsinė shqiptare. Letėr-porosia e ardhur nga Anglia me gjurmėt e gishtave nė pistoletėn qė vrau Pirro Koēiun nė vitin 2002 dyshohet se ėshtė falsifikuar. Lajmi bėhet i ditur nga burime pranė akuzės qendrore. Sipas saj, prokuroria shqiptare ka pėrgatitur materialin pėr letėr-porosinė, material i cili ėshtė dėrguar nė Ministrinė e Drejtėsisė. Kjo e fundit e ka pėrkthyer dosjen dhe besohet se kėrkesėn e ka dorėzuar pranė policisė angleze nė datėn 16 qershor tė kėtij viti. Por e papritura pėr organin e akuzės ka qenė kthimi i pėrgjigjes nga pala angleze, e cila nė shkresėn pėrcjellėse shkruan se materiali ka ardhur nė Shqipėri nė datėn 12 qershor. Pra, sipas hetuesve, letėr-porosia mė parė ka ardhur sesa ėshtė dėrguar nė Angli. Gjithashtu, hetuesit e Prokurorisė sė Tiranės pėrcaktojnė se nė letėr-porosinė e ardhur nga Anglia ka tė tjera parregullsi. Njė ndėr to ėshtė origjinaliteti me ekspertizėn e parė tė siguruar nė mėnyrė private. Gabimi procedural i radhės ėshtė eksperti qė ka kryer ekzaminimin nė Angli, i cili ėshtė i njėjti ekspert qė ka hartuar dy ekspertiza. Sipas ligjit shqiptar, nė rastin qė dėrgohet pėr ekzaminime njė provė nė vendet e tjera, atėherė kėrkesa duhet tė shoqėrohet me njė ekspert shqiptar. Por edhe nė kėtė rast ka munguar njė procedurė e tillė. Tė gjitha faktet e mėsipėrme kanė hedhur dyshimin se Drejtėsia Shqiptare nuk ka dėrguar asnjė kėrkesė nė shtetin anglez, pėrkundrazi ekspertiza e pistoletės qė u vra Pirro Koēiu nė vitin 2002 ėshtė falsifikuar nė Shqipėri. Pėr hetimin e kėtij rasti po merret Prokuroria e Tiranės. Por skandali ka edhe pėrfituesit. Mbrojtja e Ben Qimes do tė kėrkojė lirimin nė vlerėsimin e masės sė sigurisė, pasi mosmarrja e provės nė mėnyrė tė ligjshme ka detyruar prokurorinė dhe gjykatėn tė rishikojnė masėn e arrestit. Pas vendimit tė dhėnė nga Gjykata e Apelit nė Tiranė pėr masėn e sigurisė ndaj Arben Isufajt, avokati mbrojtės hodhi dyshime lidhur me kohėzgjatjen e mbėrritjes sė ekspertizės. Genc Gjokutaj ka deklaruar se ekspertiza ka ardhur brenda 24 orėsh, ēka bie ndesh me shėrbimin qė kryen posta diplomatike. Gjithashtu, avokati mbrojtės, i cili ka folur nė emėr tė Ben Qimes, ka thėnė se shteti po kėrkon me ngulm qė tė inkriminojė klientin e tij nė vrasjen e pazbardhur prej autoriteteve policore. "Lidhur me kėtė vendim qė ka dhėnė Gjykata e Apelit Tiranė, unė pohoj faktin se nė datėn 11 qershor Prokuroria e Tiranės ka dėrguar pėr ekspertizė nė Angli shenjat e gishtėrinjve tė gjetura nė njė armė zjarri tip pistoletė qė ėshtė siguruar si provė materiale nė vendngjarje nė ditėn qė ėshtė vrarė shtetasi Pirro Koēiu. Sė bashku me shenjat e gishtėrinjve tė klientit tim, Arben Isufaj, janė dėrguar edhe dy deklarata dėshmitarėsh", ka pohuar avokati. Bashkėngjitur me kėto materiale, ai ka dėrguar edhe dy pyetje pėr t‘u sqaruar sė bashku me materialet e prokurorisė, tė cilat janė futur nė njė zarf dhe i janė dėrguar palės angleze qė do tė kryente ekspertizėn. Kthimi i pėrgjigjes pėr 24 orė, sipas avokatit, ishte tėrėsisht i pamundur pėr shkak tė afateve. Kėtė gjė e argumentonte me faktin se posta diplomatike me tė cilėn dėrgohet dokumentacioni pėr raste tė tilla zgjat tė paktėn dy javė.

Disa javė mė parė, Prokuroria e Tiranės kishte siguruar njė provė, e cila hidhte sadopak dritė mbi mėnyrėn e vrasjes sė shtetasit Pirro Koēiu. Materialet ishin marrė nga familjarėt e viktimės, tė cilėt kishin kryer njė akt-ekspertimi nė Angli tė pistoletės qė ėshtė kryer vrasja. Nga tė dhėnat rezultoi se nė pistoletė kishte shenja tė Arben Isufajt. Nė bazė tė kėsaj prove, prokuroria kėrkoi nė gjykatė arrestimin e Ben Qimes. Shkalla e Parė dhe e Apelit vendosėn tė pranojnė kėrkesėn e organit tė akuzės. Dosja ėshtė ankimuar nė Gjykatėn e Lartė, e cila vendosi tė mos e pranojė kėrkesėn e organit tė akuzės, ndėrsa urdhėroi qė personi nė fjalė duhet tė lirohet. Vendimi ėshtė dėrguar nė Prokurorinė e Pėrgjithshme. Kjo e fundit i ka kthyer njė pėrgjigje Gjykatės sė Lartė, se personi nė fjalė nuk ėshtė i arrestuar. "Si mund tė lirojmė njė person qė nuk ėshtė nė burg?!!!" - ishte pėrgjigjja e organit tė akuzės drejtuar Gjykatės sė Lartė.






Premēi: Ėshtė mė mirė

ta kemi nė qeli Qimen


"Ėshtė mė mirė ta kemi nė qeli Arben Isufajn, qė tė mund ta pėrballim me provat". Ky ėshtė pohimi i drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Policisė sė Shtetit, Ahmet Premēi, njė ditė pas arrestimit tė Arben Isufajt, tė njohur nė Fier me nofkėn Qimja. Policia duket se ėshtė befasuar nga lajmi se 37-vjeēari fierak ėshtė shpallur i pafajshėm nga Gjykata e Lartė pėr akuzėn e vrasjes sė Pirro Koēiut. Drejtori i Pėrgjithshėm i Policisė ka deklaruar se "ne nuk kemi qenė nė dijeni tė ndryshimit tė masės sė sigurisė pėr Arben Isufajn, ndaj dhe arrestimin e tij e quajmė tė vlefshėm dhe konform ligjit". Por i vetėdijshėm pėr fuqinė e vendimit tė gjykatės, Premēi thotė se "ne do tė kėrkojmė nga prokuroria qė Isufaj tė mbetet nė burg, pasi duke qenė i prangosur ėshtė mė e lehtė pėrballja e tij me provat e siguruara nga policia".
Shqip
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34521
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi