ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rėra e Vlorės, bashkia ua premton italianėve

Shko poshtė

12072008

Mesazh 

Rėra e Vlorės, bashkia ua premton italianėve Empty Rėra e Vlorės, bashkia ua premton italianėve




Rėra e Vlorės, bashkia ua premton italianėve

Italianėt duket se nuk kanė ndėr mėnd tė dorėzohen teksa pėrfaqėsuesit lokalė tė Bashkisė sė Vlorės u kanė premtuar tonelata tė tėra rėrė pėr tė mbushur plazhin e San Kataldos. Ndryshe nga aludimet e hedhura dy ditė mė parė nė gazetėn “La Stampa”, sikur Kryeministri i vendit Sali Berisha u kishte vėnė rėrėn e brigjeve tė Vlorės nė dispozicion, ky i fundit nuk ka asnjė dijeni pėr kėtė. Madje, gjithēka forcohet nė njė tjetėr botim tė njė dite mė parė nė agjencinė italiane tė lajmeve, “ilpaesenuovo.it”, ku nė njė artikull tė saj pėr kėtė ēėshtje thuhet se ka qenė nėnkryetarja e Bashkisė e Leēes, Adriana Poli Bortone, njėkohėsisht presidente e Agjencisė pėr Mbrojtjen e Vlerave Kulturore Ndėrmesdhetare, e cila i ėshtė drejtuar pėr tė gjetur zgjidhje pikėrisht Bashkisė sė Vlorės. Sipas artikullit, kryebashkiaku vlonjat ėshtė deklaruar nė favor pėr tė autorizuar marrjen e rėrės nė njė territor nėn kompetencat e tij, gjithmonė nėse do tė jetė nė pėrputhje me bregdetin italian.

Megjithatė, pėr kėtė pikė Poli Bortone ka vlerėsuar se tani pėr tani, kjo mundėsi nuk mund tė shfrytėzohet menjėherė, pėr shkak se fillimisht duhet krijuar njė komision shkencor pėr tė operuar transferimin e rėrės.

Pėr kėtė, mbledhja e dy ditėve mė parė tė pėrfaqėsuesve lokalė tė Leēes ka hapur pistėn shqiptare tė marrjes sė rėrės, sikundėr nuk kanė munguar as polemikat mes tė pranishmėve. Megjithatė, duket se ngutja e italianėve, siē dhe e kanė shprehur, ėshtė tė mos digjet fondi i 5.5 milionė eurove ofruar nga BE-ja pėr zgjidhjen e problemit tė rėrės pėr plazhin e San Kataldos.

Sipas artikullit tė djeshėm, interesi mė i madh i Bortones ėshtė, nė fakt t’i sigurojė plazhit leēian njė mbėshtetje tė denjė, pas dhjetė vjet marrėdhėniesh tė vėshtira.

Pėr kėtė, nė konferencėn e shtypit nė Pallatin Karafa tė mbajtur gjatė sė mėrkurės, nė tė cilin ishte i pranishėm edhe Severo Martini, pėrgjegjės lokal nė Ministrinė e Punėve Publike, arkitekti Klaudio Branca, avokati Franēesko Flashasoviti dhe drejtori i Laboratorit tė Biologjisė “Marina” tė Universitetit tė Barit, Xhovani Marano, gjithashtu edhe presidenti i provincės sė Brindizit, tė cilėt nė fakt kanė qenė kundėr, nėnkryetarja e Bashkisė sė Leēes ka folur nė mbėshtetje tė marrjes sė rėrės nga plazhet shqiptare. Duke iu referuar njė vendimi tė 16 majit tė vitit tė kaluar, i cili lejonte mbushjen e plazhit tė Leēes me 200 metra nga plazhi i Brindizit dhe ai i Pulias, ajo ka thėnė se, “krahina nuk ka marrė sa duhet dhe mjaftueshėm rėrė nga vendi qė ishte parashikuar, Brindizi”.

Sipas saj, “ėshtė detyra e bashkisė, mė fjalė tė tjera, tė gjendet menjėherė njė vend nga i cili tė nxirret dhe tė merret rėra e plazhit”. “Plazhi duhet tė mbushet me rėrė nė ēdo centimetėr tė tij, dhe brenda muajit dhjetor financimi i projektit tė bashkisė, qė, mbi tė gjitha ka shpenzuar shumė para nga xhepi i saj duhet tė ketė marrė fund”, - ka pėrfunduar Poli.

Ndėrkohė, drejtori i Laboratorit tė Biologjisė detare,Xhovani Marano, ka treguar se si pas disa studimesh tė shumta qė janė bėrė, ėshtė piketuar Puna Pene nė Brindizi, sepse rėra atje ėshtė e njėjtė me atė tė plazhit tė San Kataldos nė Leēe”.

Sipas tij, “nė kėtė vend, ekzistojnė, nė fakt, depozita detare tė fshehura nėntokė, ku pas analizave na rezulton se sasia ėshtė mjaft e vjetėr duke u pėrllogaritur nė rreth 5 milionė metra kub, nga kėto, edhe 200 mijė metra kub rėrė, pra sasia qė neve na duhet, duke ditur qė kjo nuk pėrbėn asnjė ndotje ambienti”.
Standart
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34521
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Rėra e Vlorės, bashkia ua premton italianėve :: Komentet

avatar

Mesazh Sat Jul 12, 2008 7:24 pm nga Iliriada Portal

Gjithe keto sqarime per palen italjane asnje sqarim serioz per qendrimin e qeverise shqiptare pas publikimit te artikujve qe akuzonin Berishen per kete ēeshtje? Mire qe deri dje Berisha nuk e paska ditur, po tani qe e di ēthote?

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Drini

Mesazh Sat Jul 12, 2008 7:27 pm nga Drini

Qellimi i artikullit eshte qe Berisha te dale i lare nga ky skandal. Very Happy

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi