ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tiranė, bashkia i hap luftė biznesit duke i shkatėrruar pronat

Shko poshtė

12072008

Mesazh 

Tiranė, bashkia i hap luftė biznesit duke i shkatėrruar pronat Empty Tiranė, bashkia i hap luftė biznesit duke i shkatėrruar pronat




Tiranė, bashkia i hap luftė biznesit duke i shkatėrruar pronat
Biznesi shqiptar prej kohėsh po jeton njė periudhė “trazirash”, ku nuk po merr dot frymė. Si situata Tiranė, bashkia i hap luftė biznesit duke i shkatėrruar pronat Bashkia_e_tiranesligjore ashtu dhe pushteti qėndror e ai lokal i janė kthyer biznesit pėr t’i vjelur atij sa mė shumė tė ardhura dhe pėr ta vėnė pėrpara presionit tė realizimit sa mė shpejtė tė objektivave, pėr tė mos rrezikuar mė pas falimentin. Asnjė situatė nuk paraqitet favorizuese pėr biznesin sot. Kėtė herė Dhoma e Tregtisė dhe e Industrisė, e pėrfaqėsuar nga kryetari i saj Gjok Uldedaj, ka shprehur revoltimin mbi sjelljen e Bashkisė sė Tiranės, qė sipas kėsaj dhome ka ndėrmarrė “goditje selektive” ndaj njė biznesi tė caktuar.Sipas Uldedaj, ky ėshtė problem evident, i cili ėshtė shumė shqetėsues pėr ecurinė e sipėrmarrjes private, ngaqė rrezikon vetė ekzistencėn e saj. Biznesi duket i revoltuar nga ky akt i Bashkisė sė Tiranės, vetėm njė javė para se hyjė nė fuqi ligji i ri pėr legalizimet, nga i cili biznesi pret shumė. Ligji i ri i legalizimeve ka si objektiv tė legalizojė, pra tė formalizojė atė kapital qė ndonėse ėshtė real, ėshtė nga ana tjetėr edhe informal dhe pėr kėtė arsye jashtė tregut tė qarkullimit tė vlerave. Nėpėrmjet kėtij ligji, biznesi do tė bėhet njė kontribues i tregut. Ky ligj do tė rikthejė nė treg njė kapital me vlerė rreth 10 miliardė euro, qė kanė qenė deri mė sot njė pronė e fjetur e kėtij vendi. Sipas Dhomės sė Tregtisė dhe Industrisė, ky proces do t’i japė shtetit njė pėrfitim prej rreth 700 milionė eurosh, 80% e tė cilave do tė pėrdoren pėr kompensime tė pronarėve dhe 20% pėr tė nxitur zhvillimin urban. Sipas Uldedaj, veprimet e Bashkisė sė Tiranės, duke shkatėrruar pronat qė pas njė jave mund tė formalizohen, janė nė dėm mė tepėr tė pushtetit. Biznesi kontribuon me 85% tė GDP-sė dhe punėson rreth 80% tė fuqisė punėtore. Kreu i Dhomės sė Tregtisė dhe Industrisė, vuri nė dukje se pėr tė gjitha reformat qė i kanė kontribuar rritjes dhe konsolidimit tė shtetit gjatė kėtij 18-vjeēari, biznesi ka qenė nxitės dhe bashkėpunues. “Kemi pėrkrahur ēdo iniciativė edhe pse ajo mund tė ketė rėnduar mbi sipėrmarrjen tonė, pasi pėrtej kėsaj kemi parė njė interes tė pėrbashkėt pėr arritjen e standardeve ndėrkombėtare. Kemi dalė thuajse jashtė kapaciteteve dhe mundėsive tona reale, pėr tė ecur nė krah me homologėt tanė nėpėr Europė, pėr tė treguar se jemi njerėz qė marrin dhe realizojmė iniciativa, madje mė mirė se sipėrmarrėsit e tjerė”, u shpreh Uldedaj.
Biznesi bashkohet kundėr sulmeve abuzive
Nė kėto kushte, ku biznesi nuk po gjen njė pėrkrahje, Dhoma e Tregtisė ka marrė njė sėrė iniciativash nė kuadrin e pėrmirėsimit tė vazhdueshėm tė punės sė saj, si dhe nė funksion tė shėrbimit dhe asistencės mė tė mirė ndaj biznesit ka ndėrmarrė njė fushatė tė evidentimit tė problemeve dhe shqetėsimeve tė tij. Me ligjin e ri tė “Procedurave Tatimore” si dhe ligjin e “Falimentimit” tė dekretuar pak javė mė parė nga Presidenti Topi, problemet qė do tė ketė biznesi do tė jenė tė shumta edhe pse aktualisht biznesi i mesmė paraqitet me probleme, sipas qeverisė nė mospagimin e detyrimeve tė tij tatimore ndaj pushtetit vendor. Kėtu pėrfshihen, vėshtirėsitė dhe pengesat qė ju krijohen bizneseve pėr shkak tė mėnyrės se si janė konceptuar aktet dhe procedurat. Gjithashtu do tė jepet ndihmė dhe nė raste tė aplikimeve abuzive tė akteve dhe procedurave. Nė kėtė kuadėr do tė trajtohen dhe raportet e biznesit me administratėn nė pėrgjithėsi apo me sektorė tė veēantė tė saj.
Biznesi: Tė bėhet legalizimi i aseteve
Biznesi kėrkon tė vė nė lėvizje pasuritė e tij tė “vdekura”. Edhe Dhoma e Tregtisė dhe e Industrisė e ka ritheksuar kėtė kėrkesė, njė ditė pas deklaratės sė Ministrit tė Financave Bode, mbi pėrfundimin e draftit tė amnistisė fiskale. Nė kėto kushte biznesi nga ana e tij duket i pakėnaqur thjeshtė me njė amnisti fiskale, pėr borxhet e kėqija tė tij, duke kėrkuar mė shumė se kaq. Sipas biznesit, drafti i ri i hartuar nga Ministria e Financave pėr faljen e borxheve tė kėqija, nuk ėshtė zgjidhja e problemit, pasi njė pjesė e mirė e kėtij borxhi ėshtė mbledhur nga biznese tashmė tė falimentuara. Mė shumė se kaq, biznesi kėrkon legalizim tė plotė tė aseteve, njė situatė kjo pak problematike, pasi shumė biznese mund t’i kenė ndėrtuar asetet e tyre mbi baza informaliteti dhe legalizimi i tyre, do tė thoshte t’i jepje dorė informalitetit nė vend. Por pretendimet e biznesit, nė kėtė aspekt janė tė tjera. Biznesi pretendon se, shumė kompanive pėr vite tė tėra nuk i ėshtė bėrė sistemimi i duhur i aseteve nė bilanc. Sipas kėtij pretendimi njė pjesė e kompanive kanė investuar tej mundėsive tė tyre dhe kėto investime nuk janė tė pasqyruara plotėsisht nė bilance. Pėr kėtė fakt duhet tė ketė njė rakordim tė kėtyre aseteve, pasurive, tė cilat kanė ardhur si mosdeklarim pėr faj tė tė dy palėve. Biznesi e shikon legalizimin si njė reformė rregulluese, e cila do t’i jepte frymėmarrje tė plotė biznesit, ndėrkohė qė njė amnisti fiskale do ta dėmtonte biznesin, pasi nuk do ta shpėtonte atė nga pagesa e principalit.
SOT
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34521
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Tiranė, bashkia i hap luftė biznesit duke i shkatėrruar pronat :: Komentet

avatar

Mesazh Sat Jul 12, 2008 6:34 pm nga Iliriada Portal

Kur do te degjojme ndonjehere nje lajm te mire nga Shqiperia?

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Drini

Mesazh Sat Jul 12, 2008 7:28 pm nga Drini

Kaq i gjithfuqishem eshte ky Rama?

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi