ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rama: S’do tė jem nė krye tė listės sė kandidatėve pėr deputetė

Shko poshtė

13072008

Mesazh 

Rama: S’do tė jem nė krye tė listės sė kandidatėve pėr deputetė Empty Rama: S’do tė jem nė krye tė listės sė kandidatėve pėr deputetė




Rama: S’do tė jem nė krye tė listės sė kandidatėve pėr deputetė

Nga L.Progni
Rama: S’do tė jem nė krye tė listės sė kandidatėve pėr deputetė Kryetariips
Edi Rama ka deklaruar dje nė mbledhjen e Asamblesė Kombėtare tė PS, se nuk do tė jetė nė krye tė asnjė liste kandidatėsh pėr deputetė nė zgjedhjet e vitit 2009. Ai ėshtė shprehur nė mbledhjen e djeshme tė Asamblesė Kombėtare tė PS, se nė vendet e para nė listėn e kandidatėve pėr deputetė nė ēdo qark do tė jenė personalitetet e spikatura tė qarqeve pėrkatėse. Nė kėtė mėnyrė ai ka bėrė tė ditur se nuk do tė ketė hapėsira pėr privilegjim tė deputetėve aktualė tė PS, pasi nė krye tė listave do tė jenė pikėrisht personalitetet e qarqeve qė jo domosdoshmėrisht i bie tė jenė deputetėt aktualė tė PS. Sipas deklarimit tė djeshėm tė Ramės nė Asamblenė Kombėtare tė PS, duket se Rama do tė jetė te vendi i tretė i katėrt apo i pestė i listės sė kandidatėve pėr deputetė nė qarkun e Tiranės, gjė e cila gjithsesi i garanton atij mandatin e deputetit. Nė mėnyrė tė natyrshme ai ka qartėsuar idenė se do tė jetė deputet nė parlamentin e ardhshėm dhe pėr pasojė ai lė postin e kryetarit tė bashkisė sė kryeqytetit, e cila pasohet me njė tjetėr sfidė tė PS nė Tiranė, pėrballė kundėrshtarėve. Kjo pėr shkak se nė rastin kur kryetari aktual i Bashkisė sė Tiranės do tė dorėhiqet nga ky post pėr tė kandiduar pėr deputet tė PS, atėherė do tė zhvillohen zgjedhje tė parakohshme pėr bashkinė e kryeqytetit. Nė rastin kur Rama dorėhiqet nga posti i kryetarit tė Bashkisė sė Tiranės, nė zgjedhjet pėr kėtė bashki do tė jetė rasti tė verifikohet elektorati i dy partive, qė i bie tė ndodhė nė mes tė mandatit tė parlamentit tė ardhshėm.



Lista e kandidatėve

Nė mbledhjen e djeshme tė Asamblesė Kombėtare tė PS janė hedhur kėshtu hapat e parė drejt zbardhjes sė cilėsisė sė listės sė kandidatėve pėr deputetė tė PS nė zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Sa i pėrket vendimit tė Ramės pėr tė mos qenė nė krye tė listės sė kandidatėve pėr deputetė, ai njėherėsh i “mbyll” gojėn deputetėve aktualė, pėr tė qenė nė krye tė listave. Burime pranė PS thanė dje se, sa i pėrket pėrbėrjes sė listės, do tė pėrfshijė shumė kandidatė qė i pėrkasin shoqėrisė civile, duke u mbėshtetur nė filozofinė e Ramės: “Pėrtej sė majtės dhe sė djathtės ėshtė Shqipėria”. Nėse kjo do tė ngjasė, atėherė problemi i Ramės nė zgjedhjet e ardhshme parlamentare do tė jenė pikėrisht deputetėt aktualė apo pretendentė tė tjerė pėr tė qenė deputetė nė legjislaturėn e ardhshme. Ata kanė mundėsinė tė akuzojnė Ramėn pėr privatizim tė PS nga shoqėria civile, gjė pėr tė cilėn ai prej kohėsh ėshtė akuzuar dhe po vazhdon tė goditet nga kundėrshtarėt. Sidoqoftė, nė listėn e kandidatėve pėr deputetė tė PS nė zgjedhjet e ardhshme parlamentare, sipas burimeve Rama do tė jetė nga numri 3 apo katėr, gjė e cila i jep garancinė e nevojshme pėr tė fituar. Nė qarkun e Tiranės do tė jenė 33 kandidatė tė PS, nė Korēė 12, nė Berat 8 kandidatė, Fier 17 kandidatė, Durrės 11 kandidatė, Shkodėr 13, Lezhė 7, Kukės 4, Vlorė 11, Gjirokastėr 7, Elbasan 13 kandidatė pėr deputetė. Sidoqoftė, kriteret qė do tė pėrcaktohen pėr hartimin e listave do tė kalojnė nėpėrmjet njė procesi tė gjatė debatesh nė forumet e PS, por duket se fuqia e kėtyre forumeve pėr tė ndryshuar atė ēfarė tashmė duket se ėshtė vendosur, ėshtė e pamjaftueshme. Kundėrshtarėt e Ramės nė PS janė tė paktė dhe pesha e tyre nė kėtė parti ėshtė e pamjaftueshme. Megjithatė, radhėve tė tė pakėnaqurve do t’iu shtohen shumė shpejt tė tjerė, pasi do tė jetė pikėrisht lista e kandidatėve qė do ta shtojė dita-ditės kėtė listė tė pakėnaqurish. Nė mbledhjen e djeshme tė Asamblesė Kombėtare mungoi Erion Braēe, nėnkryetari i grupit parlamentar socialist, i cili pak ditė mė parė ka shkėmbyer debate me kryetarin e PS pėr mėnyrėn e tė bėrit opozitė dhe pėr marrėveshjen me kryeministrin Berisha. Nė mbledhjen e djeshme tė Asamblesė Kombėtare tė PS mungoi edhe profesori i socialistėve, ish-kryetar i parlamentit nė kohėn e qeverisjes socialiste, Servet Pėllumbi. Nė mbledhjen pararendėse tė Asamblesė Kombėtare tė PS, Pėllumbi pati hedhur disa kritika ndaj Ramės, por edhe nė shtypin e ditėve tė fundit, Pėllumbi gjithashtu ka intensifikuar kritikat ndaj Ramės, kryesisht pėr mėnyrėn e tė bėrit opozitė dhe mangėsive nė aksionin opozitar kundėr qeverisjes sė PD.
Tema
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34521
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Rama: S’do tė jem nė krye tė listės sė kandidatėve pėr deputetė :: Komentet

Drini

Mesazh Sun Jul 13, 2008 4:02 pm nga Drini

Ka vendos te behet me imunitet ky? Very Happy

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

lola

Mesazh Sun Jul 13, 2008 10:01 pm nga lola

Edhe kater vjetet e ardhshem ne pushtet do te jete PD ska diskutim. Very Happy

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi