ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Presidenti Topi po pėrfundon i lidhur me Ben Qimen

Shko poshtė

13072008

Mesazh 

Presidenti Topi po pėrfundon i lidhur me Ben Qimen Empty Presidenti Topi po pėrfundon i lidhur me Ben Qimen




Presidenti Topi po pėrfundon i lidhur me Ben Qimen
Nga Tema

Antena brenda familjes


Ministri i Drejtėsisė, Enkelejd Alibeaj, ia ka kthyer reston dje publikisht nėnkryetarit tė KLD, Kreshnik Spahiu. Debati mes tyre nė tė vėrtetė nuk ėshtė debat mes tyre, por mes shefave tė tyre. Nė pėrpjekje pėr ta fshehur debatin e madh, iu ka ngelur nė dorė dy tė vegjėlve tė zihen me njėri-tjetrin publikisht. Pėr t’i dhėnė njė mesazh tė fortė kundėr presidentit, Berisha po kėrkon shkarkimin e Kreshnik Spahiut. Deri kėtu gjithēka ėshtė e qartė. Por problemin e krijoi papritur ministri Alibeaj. I pastėrvitur me median dhe i pazoti pėr ta pėrballuar debatin publikisht, ai bėri njė gafė tė pakorrigjueshme, kur kundėrshtoi kėrkesėn e KLD pėr verifikimin e tre gjyqtarėve qė kanė favorizuar Delijorgjin. Media, e cila ėshtė shumė e ndjeshme ndaj emrit tė Delijorgjit, e afishoi atė menjėherė si avokat tė shtetit pėr Delijorgjin. Kjo e tėrboi kryeministrin, i cili e bėri pėr ujė tė ftohtė ministrin Alibeaj. Aq shumė u acarua nė bisedė me tė duke folur nga jashtė Shqipėrisė, sa disa orė pas bisedės Alibeaj u mbyll nė zyrė dhe nuk komunikonte me njeri, pėrfshi dhe vetė Berishėn, tė cilit i mbylli telefonin. Tė nesėrmen, nisi agresioni ndaj Spahiut. U korrigjua gafa e Alibeajt dhe u kėrkua shkarkim pėr tre gjyqtarėt, por nga ana tjetėr dhe shkarkim pėr Kreshnik Spahiun. Kjo e bėri situatėn komike, pasi shkarkimin e Kreshnik Spahiut e ka nė dorė KLD dhe jo ministri.
Kėshtu, debati evoluoi dhe nga burgu Mihal Delijorgji i doli nė krah Alibeajt dhe qeverisė, duke sulmuar Kreshnik Spahiun. Dyshimet ishin aq tė mėdha, sa dukej se Delijorgjin e kishte nxitur vetė Kreshniku tė bėnte atė gafė.
Por jo. Prapė ministri Alibeaj i doli zot duke mbėshtetur akuzat e Delijorgjit. Kjo e vuri sėrish nė pozita komode Kreshnikun dhe natyrisht acaroi pa fund kryeministrin. Dje u zhvillua dueli mė i egėr publik mes tė dyve. Kreshnik Spahiu u shpreh qartė dhe shkurt se shteti duhet tė zgjedhė mes drejtėsisė dhe Delijorgjit dhe po merr anėn e Delijorgjit. Kaq mjaftoi qė ministrit tė Drejtėsisė t’i binte telefoni dhe tė urdhėrohej tė shkruante deklaratėn.
Sipas Alibeajt, nėnkryetari i KLD, Spahiu, duhet t’i nėnshtrohet votėbesimit dhe nuk mund tė fshihet pas emrit tė Delijorgjit dhe Ben Qimes. Deklarata shkaktoi habi tė madhe, pasi pėrveē frazave stereotipe tė Berishės dhe pėrveē emrit tė njohur tė Delijorgjit, u shfaq nė skenė dhe njė personazh i ri qė u quajtkėrka Ben Qimja. Sipas gjithė dijenive tė Antenės, ky ėshtė njė person i vetėdorėzuar njė muaj mė parė, qė dyshohet pėr njė vrasje tė kryer nė Tiranė dhe ėshtė me origjinė nga Fieri. Mė parė thuhej se e mbronte Dhori Sollaku dhe disa ish-funksionarė tė lartė tė Berishės, deri pjesėtarė tė qeverisė. Megjithatė tė gjitha ngelėn thashetheme, pasi Ben Qimja nuk arrestohej, edhe pse kishte ēarmatosur policinė nė mes tė ditės nė Fier. Situata u bė komike, kur miq tė Ben Qimes nė qeveri e siguruan atė se nuk do tė dėnohet, po tė dorėzohet, pasi e kishin rregulluar me Gjykatėn e Lartė qė ta hidhte poshtė provėn e AND, bėrė nė njė laborator anglez. Dhe kėshtu gjithēka po shkonte vaj. Por nė momentin qė Ben Qimja po lirohej me ndihmėn e njerėzve tė qeverisė, prokuroria kėrkoi mbajtjen e tij nė burg dhe rimarrjen e provės, ēka mund t’i hapė telashe tė reja kėtij njeriu. Me sa dimė ne, prokuroria varet nga presidenti, nga ku dyshohet se varet dhe Kreshnik Spahiu, kėshtu qė akuza e ministrit Alibeaj mund tė hapė njė debat tė ri mbi pronėsinė politike tė Ben Qimes. Pėr mė tepėr, njė ministėr Drejtėsie, kur flet pėr njė tė akuzuar, nuk ka lezet tė flasė me pseudonime, pasi emri i vėrtetė i tė dyshuarit ėshtė Arben Isufaj. Kur do tė akuzojė, duhet tė akuzojė tamam, se pastaj, nesėr, nėse ndodh qė pėrpjekjet e njerėzve tė qeverisė kanė sukses dhe ky person lirohet, Alibeaj mund tė thotė qė “nuk e kisha fjalėn pėr Arben Isufajn, por pėr Ben Qimen”. E sigurt ėshtė se Kreshnik Spahiu nuk e njeh kėtė person as me emėr, as me pseudonim. Dhe e vetmja gjė qė kuptohet nga sulmi i Alibeajt, ėshtė se Berisha kėrkon tė akuzojė Bamir Topin si tė lidhur me Ben Qimen. Guxim i madh ėshtė!
Nuk ka faj Flamur Noka qė i merr si tė vėrteta arritjet e qeverisė dhe mburret para njerėzve.
- Mbaj mend, kur u vetėdorėzua Ben Qimja, - po iu tregonte disa militantėve tė PD, - se si urdhėrova ministrin e Brendshėm dhe i thashė: - Atė Ben Qimen “mos ta shoh mė jashtė”. Tani po mendon se po e ha Kreshnik Spahiu, se dje, po ashtu, po thoshte te parkingu i PD qė i kishte dhėnė urdhėr kėtij Alibeajt duke i thėnė: “Mos ta shoh mė atė Kreshnikun nė KLD”
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34521
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Presidenti Topi po pėrfundon i lidhur me Ben Qimen :: Komentet

Drini

Mesazh Sun Jul 13, 2008 4:01 pm nga Drini

Berisha eshte ky qe thote;
Atė Ben Qimen “mos ta shoh mė jashtė”. Tani po mendon se po e ha Kreshnik Spahiu, se dje, po ashtu, po thoshte te parkingu i PD qė i kishte dhėnė urdhėr kėtij Alibeajt duke i thėnė: “Mos ta shoh mė atė Kreshnikun nė KLD”

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi